Discover millions of ebooks, audiobooks, and so much more with a free trial

Only $11.99/month after trial. Cancel anytime.

Si mund ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde
Si mund ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde
Si mund ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde
Ebook148 pages1 hour

Si mund ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde

Rating: 0 out of 5 stars

()

Read preview

About this ebook

Asnjë prej nesh nuk ka në plan të mbërrijë në qiell pa kryer atë që Perëndia dëshiron që ne të bëjmë në tokë. Jo, asnjëri prej nesh! Ne duam të përmbushim detyrat që na ka caktuar Perëndia. Ky libër flet për përmbushjen e shërbesës tënde. Është një guidë se si mund t’u përgjigjemi ngjarjeve hyjnore në jetën tonë – në mënyrë që të mos gjendet në ne asnjë mangësi atë ditë. Urimi im është të përmbushësh shërbesën tënde dhe Perëndia le të të thotë: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik!”.

LanguageGjuha shqipe
Release dateApr 3, 2019
ISBN9781643290157
Si mund ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde
Author

Dag Heward-Mills

Bishop Dag Heward-Mills is a medical doctor by profession and the founder of the United Denominations Originating from the Lighthouse Group of Churches (UD-OLGC). The UD-OLGC comprises over three thousand churches pastored by seasoned ministers, groomed and trained in-house. Bishop Dag Heward-Mills oversees this charismatic group of denominations, which operates in over 90 different countries in Africa, Asia, Europe, the Caribbean, Australia, and North and South America. With a ministry spanning over thirty years, Dag Heward-Mills has authored several books with bestsellers including ‘The Art of Leadership’, ‘Loyalty and Disloyalty’, and ‘The Mega Church’. He is considered to be the largest publishing author in Africa, having had his books translated into over 52 languages with more than 40 million copies in print.

Related to Si mund ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde

Related ebooks

Reviews for Si mund ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde

Rating: 0 out of 5 stars
0 ratings

0 ratings0 reviews

What did you think?

Tap to rate

Review must be at least 10 words

    Book preview

    Si mund ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde - Dag Heward-Mills

    Ngjarje hyjnore të cilat e përmbushin plotësisht shërbesën tënde

    Por ti ji i kthjellët në çdo gjë, hiq keq, kryeje punën e ungjilltarit, PËRMBUSHE PLOTËSISHT shërbesën tënde.

    2 e Timoteut 4:5

    Është e mundur që ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde. Shërbesa e Jezus Krishtit është aktiviteti më i rëndësishëm në të cilin mund të përfshihesh ndonjëherë. Privilegji më i madh që i është dhënë qenies njerëzore është që të punojë për Perëndinë. Të punuarit për Perëndinë quhet ‘shërbesë’. Ka një rëndësi maksimale që ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde. Ka një rëndësi maksimale që të përmbushësh cilëndo detyrë apo funksion që të jep Perëndia në këtë tokë. Mos u tako me vdekjen pa e përmbushur plotësisht shërbesën tënde.

    Nuk do të arrish ta shijosh mbërritjen tënde në qiell nëse nuk do ta kesh përmbushur shërbesën tënde.

    Ti e ke përjetuar gjendjen se si është që të bësh një provim për të cilin nuk je përgatitur! Ti e ke përjetuar gjendjen se si është kur eprori të gjen të papërgatitur dhe jo të gatshëm për punën që duhet të kryesh.

    Dhe i thoni Arkipit: «Ki kujdes shërbesën që more në Zotin, që ta plotësosh atë».

    Kolosianëve 4:17

    Pjesa më e madhe e njerëzve do të thoshin se ata nuk e dinë se cila është thirrja e tyre, le pastaj që të dinë se si ta përmbushin atë! Ata e kanë tepër të nevojshme që të dinë se si ta përmbushin plotësisht shërbesën e tyre! Ky libër flet për mënyrën se si ta përmbushni shërbesën tuaj. Në qoftë se po e lexoni këtë libër, ju jeni tashmë në një shërbesë. Vini re paralajmërimin e rreptë që Pali i drejtoi Arkipit, Ta plotësosh shërbesën tënde. Me fjalë të tjera, sigurohu që ta përmbushësh dhe ta çosh deri në fund shërbesën tënde.

    Shumë njerëz thonë, Unë nuk e kam një dhunti siç e ke ti dhe nuk kam një detyrë frymërore. E vërteta është që pjesa më e madhe e jona nuk ndihen të pajisur në mënyrë të veçantë për shërbesë. Në të vërtetë, shumë prej nesh janë të veçuar me një thirrje nga Perëndia, por nuk i përgjigjen asaj thirrjeje. Shumë njerëzve iu është treguar dashuria, por ata nuk i përgjigjen asaj.

    Në qoftë se mendoni që duhet të shihni një engjëll përpara se t’i përgjigjeni thirrjes së Perëndisë, ka shumë gjasa që të mos i përgjigjeni asnjëherë kësaj thirrjeje.

    Për ta përmbushur plotësisht shërbesën tënde, duhet të kuptosh se si të thërret Perëndia dhe si të drejton në mënyrë që të jesh i frytshëm. Për ta përmbushur shërbesën tënde, ti duhet t’i përgjigjesh ngjarjeve hyjnore që të ndodhin në jetë.

    Ngjarje hyjnore

    Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e kuptojnë se çfarë janë ngjarjet e orkestruara në mënyrë hyjnore. Pavarësisht nëse i kuptoj ose jo, mos-përgjigjja ndaj ngjarjeve hyjnore në jetë do të garantojë mos-përmbushjen e shërbesës tënde. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk i përmbushin shërbesat e tyre sepse ata nuk iu përgjigjen ngjarjeve të orkestruara në mënyrë hyjnore në jetët e tyre. Çfarë janë këto ngjarje hyjnore? Ngjarjet hyjnore të jetës suaj janë:

    1. Tërheqja hyjnore. (Gjoni 6:44)

    2. Dëshirat hyjnore. (1 Timoteut 3:1)

    3. Bindjet hyjnore. (Gjoni 16:7-8)

    4. Dashuria hyjnore. (Ligji i Përtërirë 6:5)

    5. Përdëllimi apo mëshira hyjnore e Perëndisë. (2 Korintasve 4:1)

    6. Veçimi hyjnor. (Ligji i Përtërirë 10:8)

    7. Vullneti hyjnor i Perëndisë. (Efesianëve 1:9)

    8. Thirrja hyjnore. (Romakëve 1:1)

    9. Misioni hyjnor. (Jona 1:1-3)

    10. Qëllimet hyjnore. (Fjalët e Urta 16:4)

    11. Vegimet hyjnore. (Veprat 26:19)

    12. Ndarjet hyjnore të dhuntive. (Romakëve 1:11)

    13. Hiri hyjnor. (2 Timoteut 1:8-9)

    14. Funksioni hyjnor. (Romakëve 12:4)

    Nuk ka asnjë dobi të pretendosh se duhet të dëgjosh një zë të mirëfilltë para se ta dish se çfarë duhet të bësh me shërbesën tënde. Nuk ka asnjë dobi të pohosh se po pret që Jezusi të të shfaqet para se të dish se çfarë duhet të bësh. Ka shumë ngjarje hyjnore që do të të udhëheqin drejt shërbesës së vërtetë dhe do të të ndihmojnë që ta përmbushësh atë.

    Vullneti i mistershëm i Perëndisë, qëllimi i Perëndisë dhe Perëndia që të tregon përdëllimin apo dhembshurinë e tij janë ngjarje jetë-ndryshuese që do të të udhëheqin drejtpërdrejt në shërbesë.

    Pa iu përgjigjur dhembshurisë dhe dashurisë së Perëndisë, nuk do të jesh asnjëherë në shërbesë. Në lidhje me këtë, Pali ka thënë se ai ishte i detyruar nga dashuria e Perëndisë. Ndarja juaj nga familja, vendi apo populli juaj është një ngjarje e rëndësishme frymërore që ka ndodhur pikërisht në jetën tënde. Përgjigja në mënyrën e duhur ndaj këtyre ngjarjeve frymërore do të bëjë që ju ta përmbushni shërbesën tuaj.

    Kapitulli 2

    Ndiq atë që të tërheq

    Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk E TËRHEQ dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.

    Gjoni 6:44

    Ndiq personin që të tërheq dhe në këtë mënyrë do ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde! Tërheqja nga dikush është diçka e mbinatyrshme. Duhet ta mbash frikën e Perëndisë në zemër dhe duhet të kesh respektin e duhur për personin tek i cili po të tërheq Perëndia. Teksa ndjek njerëzit nga të cilët po tërhiqesh, do ta përmbushësh plotësisht shërbesën tënde!

    1. Në qoftë se po tërhiqesh drejt Perëndisë, ti po përjeton një përvojë të mbinatyrshme.

    Të tërhiqesh drejt Perëndisë është diçka e mbinatyrshme. Është Ati Ai që po të tërheq. Shumë njerëz nuk e pëlqejnë Perëndinë! Shumë njerëz nuk duan të luten apo të agjërojnë. Shumë njerëz nuk e pëlqejnë Biblën! Shumë njerëz nuk e pëlqejnë kishën. Të tërhiqesh nga diçka do të thotë që ajo të të bëjë për vete. Perëndia e vendos në zemrën tënde që ti të tërhiqesh nga Ai dhe nga kisha!

    Mund të zbulosh se kisha, gjërat e krishtera dhe Perëndia janë tërheqëse për ty. Është diçka kaq e paperceptueshme saqë as nuk e vëren se po i afrohesh kishës dhe po i largohesh klubit të natës.

    Është e rëndësishme që të dallosh se çfarë po të tërheq. Të gjithë ne tërhiqemi nga gjëra të ndryshme. Kur ti e identifikon atë gjë nga e cila tërhiqesh, do të fillosh të dallosh thirrjen që ke në jetë dhe do të fillosh ta përmbushësh shërbesën tënde.

    2. Nëse tërhiqesh drejt një njeriu, gjithashtu je duke pasur një përjetim frymëror.

    Cili është dallimi mes tërheqjes drejt dikujt dhe dëshirimit të diçkaje? Kur tërhiqesh drejt dikujt, e gjen veten duke ndjerë tërheqje ndaj atij personi. E gjen veten të interesuar ndaj asaj që ai person thotë dhe bën. Kur ti dëshiron diçka, ke një etje të brendshme për atë gjë. Një dëshirë krijon një përshtypje më të madhe tek ty sesa thjesht tërheqja.

    3. Mund të jetë e vështirë që të dallohet kur ti po tërhiqesh nga diçka.

    Të dallosh se po tërhiqesh nga diçka është ndoshta përjetimi më i vështirë frymëror nga të gjithë. Kjo ndodh për shkak se kur po tërhiqesh nga Perëndia, nuk e vë re se çfarë po ndodh me ty. Ti thjesht vazhdon që ta gjesh veten në kishë, në një bashkësi miqësore, në një shërbesë dhe me vëllezër e motra.

    4. Po tërhiqesh ndaj njerëzve të Perëndisë të cilët Ai i zgjedh.

    Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk E TËRHEQ dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit.

    Gjoni 6:44

    Mund të tërhiqesh nga një njeri i Perëndisë! Perëndia mund të të tërheqë ndaj njerëzve prej të cilëve Ai do që ti të marrësh mësime. Pjesa më e madhe e njerëzve të Perëndisë pëlqehen nga disa persona dhe përçmohen nga të tjerë. I njëjti njeri i Perëndisë i cili të bën ty për vete, mund të irritojë të tjerë njerëz.

    Ti mund të tërhiqesh nga një njeri i Perëndisë, ndërkohë që dikush tjetër nuk e duron dot të njëjtin person. Askush nuk vjen tek Perëndia po qe se Ati nuk e tërheq. Shpesh është Ati Ai që të tërheq drejt Vetes në një mënyrë shumë të padallueshme e pa u vënë re, nëpërmjet një shërbëtori të Tij. Jezusi e tregoi qartë se askush nuk mund të tërhiqej tek Ai po qe se Perëndia nuk vepronte në zemrën e atij njeriu dhe po qe se nuk e tërhiqte atë. Jezusi nuk është se pëlqehej apo duhej nga të gjithë njerëzit. Pjesa më e madhe e hebrenjve thirrën që Ai të kryqëzohej. Nuk ishte mendimi i të gjithëve që Ai ishte një burrë i shkëlqyer. Jezusi na e shpjegoi këtë fenomen kur tha, Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq. Jezusi dalloi secilin prej personave që tërhiqej prej Tij ngaqë e dinte se ishte diçka e mbinatyrshme që të tërhiqeshe drejt Tij.

    5. Do të tërhiqesh ndaj njerëzve të ndryshëm në kohë të ndryshme.

    Të nesërmen, Gjoni qëndronte përsëri atje dhe dy nga dishepujt e vet, dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin, që po ecte, tha: «Ja Qengji i Perëndisë!».

    Dhe të dy dishepujt dëgjuan atë duke folur dhe ndoqën Jezusin.

    Gjoni 1:35-37

    Përgjatë shërbesës tënde, Perëndia do të vendosë brenda teje një tërheqje të pashpjegueshme ndaj njerëzve që janë të rëndësishëm për përmbushjen e shërbesës tuaj. Është e rëndësishme që të dallohet tërheqja e mbinatyrshme e Frymës së Shenjë. Prano se Fryma e Shenjtë po të tërheq tek disa njerëz të caktuar.

    Edhe dishepujt e Gjonit u tërhoqën nga Jezusi kur dëgjuan për Të. E lanë mësuesin e tyre, Gjon Pagëzorin dhe ndoqën Jezus Krishtin që nga dita që u takuan me Të. Gjon Pagëzori nuk e kishte problem këtë, ngaqë e dinte se ishte thjesht një pararendës për t’ia paraqitur Jezusin botës.

    Përgjatë shërbesës sime, kam vënë re një tërheqje dhe interesim tek njerëz të ndryshëm të Perëndisë. Këta

    Enjoying the preview?
    Page 1 of 1