Sie sind auf Seite 1von 33

EKZAMINIMI I GJAKUT

KOMPLET
Prof. As. Alma Idrizi

Hemograma
Hemograma eshte nje
studim sasior i elementeve
te figuruar te gjakut.
Vlerat normale te elementeve
te figuruar te gjakut:
Eritrocitet: 4.500.000
5.000.000 /mm3
Leukocitet: 4000
10.000 /mm3
Trombocitet: 150.000
450.000 /mm3

1. Eritrosedimenti

Eshte shpejtesia me te cilen sedimentojne (precipitojne)


eritrocitet ne nje njesi kohe te caktuar (zakonisht
llogaritet per 1 ose 2 ore). Vlerat normale jane:
per burrat: 4-7 mm/ore
per grate: 7-14 mm/ore

Eritrosedimentacioni rritet ne kushte fiziologjike:


te moshuarit;
gjate ciklit menstrual te grate;
pas kryerjes se procedurave te ngrohta;
marrjes se shtuar te proteinave ne diete etj.
Ne kushte patologjike:
semundjet e gjakut (leukoza, anemi, mieloma, limfoma);
semundjet infektive;
inflamacionet akute dhe kronike;
TBC.

2. Formula leukocitare normale

vazhdim
Rritja e numrit te leukociteve mbi 10.000 /mm3
(neutrofileve polimorfonukleare mbi 8000 /mm3)
quhet leukocitoze. Shkaqet jane:
infeksionet bakteriale;
sindromat inflamatore (semundjet
reumatizmale, Ca, limfomat malinje);
nekrozat indore (IM, pankreatiti akut);
sindromat mieloproliferative (poliglobulite,
LMC, splenomegalia mieloide).

vazhdim
Renia e numrit te leukociteve nen 4000 /mm3
(neutrofileve polimorfonukleare nen 1800 /mm3)
quhet leukopeni. Shkaqet:
hipersplenizmi;
semundjet autoimmune (LED);
insuficienca medulare (toksike dhe
medikamentoze).

3. Rradhitja e elementeve te figuruar te gjakut (seria


mieloide) nga elementi me i papjekur deri tek ai me i pjekuri
Mieloblast
Promielocit
Mielocit
Metamielocit
Shkop
Segment (eozinofil, bazofil, neutrofil)

4. Ndryshimet ne serine e kuqe (madhesi, forme, ngjyre)


Diametri normal i eritrociteve eshte 7-8 .
Ndryshimet e madhesise

Gjetja e eritrociteve te madhesive te


ndryshme quhet anizocitoze. Kjo eshte
shenje e hershme e anemise.

Eritrocitet me diameter me te madh se 9


quhen makrocite dhe mbi 12 quhen
megalocite. Makrocitoza flet per deficit te
vit. B12 dhe acidit folik.

Eritrocitet me diameter me te vogel se 6


quhen mikrocite (anemi ferrodeficitare
dhe disa anemi hemolitike).

Forma

Eritrocitet normale kane formen


e nje disku bikonkav me pjesen
qendrore me te holle.
Ndryshimi i formes quhet
poikilocitoze. Zakonisht
poikilocitet i gjejme ne anemite
e trasheguara si ato hemolitike
(talasemi, drepanocitoze,
deficiti i G 6 PDH) apo ato te
fituara nga deficitet e Fe, vit.
B12, acidit folik.

Forma te ndryshme te eritrociteteve


Ovalocite ose eliptocite

Me dhembezime:
akantocite

Si draper:
drepanocite

Te fragmentuara si
helmete: shistocite
(HUS, hemolize)

Sferocite

Ngjyra

Eritrocitet kane ngjyre uniforme me


nje zbehtesi te lehte ne qender. Kur
ngjyrimi i tyre pakesohet zbehtesia
ne qender shtohet dhe ne kete rast
kemi te bejme me hipokromi.

Eritrocitet hipokrome, te sheshte dhe


te zbehte quhen planocite.

Kur zbehtesia ne qender behet me e


theksuar ngjyrimi mund te duket
vetem ne periferi dhe eritrocitet
marrin emrin anulocite.

N.q.s. eritrocitet jane shume te


ngjyrosura ne teresine e tyre kemi te
bejme me hiperkromi.

vazhdim
Ne talasemi gjejme eritrocite me qendren te
ngjyrosur ne forme pike te cilat quhen
eritrocite me shenje (target).

Trupezat Howell Jolly jane mbeturina


berthamash ne brendesi te eritrociteve
qe i gjejme ne anemite megaloblastike,
hemolitike ose pas splenektomise.

Po ne keto eritrocite mund te


gjejme nje unaze te holle ne
ngjyre roze ne te kuqe qe
quhet unaza Cabot.

5. Retikulociti

Eshte eritrocit i papjekur, pa


berthame qe permban ARN, qe
per 1 ose 2 dite shnderrohet ne
eritrocit. Ne norme eshte 10-20
(per mije) dhe llogaritja behet
duke numeruar retikulocitet per
nje mije eritrocite.
Rritja

e retikulociteve ne mbi 20 ne gjakun periferik


ndodh ne hemolize (nga anemite hemolitike talasemia,
nga hemotransfuzionet heterogrup apo heterorhezus), dhe ne
hemorragjite massive. Ne keto raste palca kockore shton
prodhimin e eritrociteve per te kompensuar humbjen e per
pasoje ne gjakun periferik gjenden me shume retikulocite.

vazhdim

Pakesimi i retikulociteve nen 10


tregon per pakesim kuantitativ te
eritroblasteve (eritroblastopeni aplazi medulare), apo crregullim te
maturimit te tyre duke mosprodhuar
eritrocite ne sasine e duhur
(eritropoeze inefikase).

Rritja e numrit te retikulociteve disa


dite pas trajtimit me hekur, acid
folik, vit. B12 (kriza retikulocitare)
tregon per efikasitetin e mjekimit
me keto preparate.

6. Koha e hemorragjise (KH)


Matja e standartizuar e KH behet me
dy metoda:

metoda Duke: shpimi i lobulit te


veshit. Vlera normale eshte nen 5
minuta; kur eshte mbi 5 minuta
themi qe eshte e zgjatur.
metoda Ivy: incizioni ne nivelin e
parakrahut. Vlera normale eshte nen
10 minuta.
Ne trombocitopeni dhe trombopati
koha e hemorragjise eshte e zgjatur.

7. Koha e koagulimit (KK)

Matja e KK realizohet me dy metoda:

metoda I: hedhim nje pike gjak mbi xham, dhe provojme cdo 1/2
minute formimin e fijeve te fibrines. Vlera normale eshte 1-3
minuta;

metoda II Lee White: gjaku hidhet ne 2 tuba dhe futet ne banjo mari.
Levizim tubin e pare derisa te koaguloje e me pas vazhdojme dhe me
tubin e dyte derisa edhe ketu te koaguloje gjaku. Koha qe kalon nga
marrja e gjakut nga vena deri ne koagulimin e gjakut ne tubin e dyte
quhet dhe KK. Norma eshte 8-12 minuta. KK zgjatet kur kalojne
mbi 20 minuta.

KK eshte e zgjatur ne hemofili, afibrinogjenemi, mungesa e


faktoreve trombocitare, gjendje hemorragjike, poliglobulite,
perdorimi i medikamenteve antikoagulante.

KK eshte e ulur nen 6 minuta ne infeksionet akute (pneumoni),


poliartrit reumatizmal akut, intoksikacione.

8. Trombocitet

Jane elemente me madhesi 2-4 . Kane nje jete


te shkurter rreth nje jave. Trombocitopenia
eshte ulja e numrit te trombociteve ne shifrat
100.000-150.000 /mm3. Ndodh ne patologji te
ndryshme si PTT, HUS, HELLP sindrom,
hipersplenizem, nga perdorimi i disa
medikamenteve etj. Klinikisht kane shfaqjen e
elementeve kutane te tipit te purpures (petekie,
ekimoza). Koha e hemorragjise ne keto raste
eshte e zgjatur.

Ne rast te nje uljeje nen 50.000 /mm3, mund te shfaqen hematoma


ne lekure, inde te buta dhe kur numri i tyre ulet ekstremisht (nen
10.000 /mm3), ekziston rreziku i hemorragjive ne organe te
ndryshme (cerebro-meningeale). Ne kete rast kemi jo vetem deficit
sasior por dhe cilesor te trombociteve (trombopati) sepse ulet aftesia
e tyre per tu agreguar.

vazhdim

Ne rast te rritjes se numrit te trombociteve mbi


600.000 /mm3, kemi te bejme me trombocitoze
dhe risku per tromboza eshte i madh. Shkaqet:

splenektomia;
hemorragjite akute;
tumoret e ndryshme;
tromboza e venes lienale.

EKZAMINIMI I URINES
KOMPLET

Analiza e urines eshte nje ekzaminim diagnostik,


fizik, kimik, mikroskopik dhe mbi te gjitha
joinvaziv.

Per te bere nje ekzaminim te thjeshte te urines


merret porcioni i mesit i urines se mengjesit, pas
pastrimit te mire higjienik te organeve te jashtme
gjenitale.

Analiza e urines nuk realizohet ne grate me


menstruacione dhe ne ato qe kane sekrecione
vaginale te shtuara.

Duhet te evitohet mbledhja e urines me kateter pasi kjo


ndikon ne futjen retrograde te infeksionit rezistent ne
rruget urinare.

Qe nga momenti i marrjes se urines prej te semurit e


deri ne momentin e ekzaminimit klinik te urines nuk
duhet te kalojne me shume se 15 minuta me qellim qe
te mos ndodhin shperberje te elementeve qe ka ne te.

Ne disa raste eshte e nevojshme te mblidhet urina e 24


oreve. Kjo ka vlere te vecante kur duhet percaktuar
sasia e proteinave apo glukozes ne urinen e 24 oreve.

Ekzaminimi i urines

Ngjyra
Aspekti
Era
Densiteti
pH
Proteinuria

Hemoglobina
Glukoza
Ketonet
Pigmentet dhe kriperat
biliare
Nitritet
Sedimenti

1. Densiteti urinar (pesha specifike)

Koncentrimi urinar i referohet densitetit


urinar apo peshes specifike (PS) dhe matet
me aparate te vecanta te quajtura Urometer
ose Densitometer.

PS e urines ne femijet e porsalindur eshte


1002-1004, ne te rriturit ajo varion 10051030 ne urinen 24 oreshe.

Themi se veshka ka aftesi te mire


koncentruese nese ne nje pacient PS e urines
ne proven Zimnicki, te pakten ne nje porcion
te vecante eshte mbi 1020.

vazhdim

Ne insuficience renale humbet aftesia e veshkes per te


koncetruar ose holluar urinen. Ne keto raste PS e urines
rezulton e njejte me PS te plazmes: 1010-1011. Urina ne
kete rast konsiderohet izostenurike.

Ne pielonefritet kronike e nefropatite intersticiale ulet


aftesia koncentruese e tubujve renale dhe PS e urines
arrin ne shifrat 1016-1017. Ne kete rast urina quhet
hipostenurike.

Ne diabetin insipid urina eshte shume e holluar, PS e saj


mund te arrije ne 1005-1006, duke u quajtur
subizostenurike.

Nje PS mbi 1035 verehet ne diabetin mellitus, gjendje


shoku, dehidrim, ne sindromen nefrotike, GNA, IKK,
insuficiencen hepatike.

2. Proteinuria

Ne kushte normale rreth 35 gram proteina


reabsorbohen ne tubulin proksimal per 24
ore. Ne urinen perfundimtare sasia e
proteinave eshte me pak se 150 mg qe
quhet dhe proteinuri fiziologjike. Mbi 70%
jane proteina qe vijne nga plazma
nepermjet procesit te filtrimit glomerular;
pjesa qe mbetet jane proteina qe derivojne
nga tubujt ose trakti i poshtem urinar.

Eleminimi nepermjet urines i me shume se 150 mg proteina gjate


24 oreve quhet patologjike:
1. proteinuria glomerulare; 2. proteinuria tubulare; 3. proteinuria
patologjike (MM, hemoglobinuria, mioglobinuria).

vazhdim

Ekzistojne dhe proterinuri te ashtequajtura funksionale, qe takohen


ne kushte fiziologjike, qe nuk kalojne me shume se 0.5 g/24 ore
dhe qe konsiderohen me prognoze te mire:
proteinuria intermitente vihet re gjate ushtrimeve te sforcuara
fizike, temperatures se larte ose streseve emocionale.
proteinuria posturale ose ortostatike lidhet me pozicionin e
pacientit.
Nje vleresim me i sakte i ekskretimit te proteinave arrihet duke
mbledhur e matur proteinat ne urinen e 24 oreve. Vitet e fundit nje
menyre tjeter qe mund te zevendesoje mbledhjen 24 oreshe te
urines eshte raporti i koncentrimit te proteinave me kreatininen ne
nje kampion te zakonshem te urines Uprot/Ucr. Dukeqenese
ekskretimi i kreatinines eshte relativisht konstant rritja e raportit
Uprot/Ucr tregon per patologji.

3. Hematuria
-

Makroskopike (e dukshme me sy)


Mikroskopike (e zbuluar me mikroskop)

- Me origjine renale (GN, PN, PKD, TBC,


kalkuloza, infarkti renal)
- Me origjine nga trakti i poshtem urinar
(ITU, litiaza, Tu e vezikes, hipertrofia
ose Ca i prostates)
Prova me tre gota:
- totale (gjate gjithe miksionit-veshkat)
- iniciale (ne fillim te miksionit-uretra,
prostata)
- terminale (ne fund te miksionit-vezika
urinare)

vazhdim

Ne semundjet glomerulare
makrohematuria ka ngjyre te erret (si te
shpelara mishi) per shkak te shnderrimit te
hemoglobines ne hematine ne tubulin
distal aty ku urina behet acide, dhe
shoqerohet me proteinuri dhe cilindruri.
Nderkohe qe ne semundje si TBC renal,
kalkuloza, neoplazite e traktit urinar
makrohematuria ka ngjyre te kuqe te
ndezur dhe nuk shoqerohet me cilindruri
dhe proteinuri te dozueshme, pra thuhet qe
eshte e izoluar.
Semundjet

ekstrarenale qe japin hematuri jane diatezat


hemorragjike, leucemite, policitemia, anemia drepanocitare, si
dhe disa medikamente (heparina, aspirina, etj).

4. Hemoglobinuria
Prania e hemoglobines se lire ne urine. Vjen si pasoje e
hemolizes:
anemite hemolitike,
helmimet akute medikamentoze,
gjendjet septike,
transfuzionet me grup gjaku te ndryshem,
semundjet infektive si leptospiroza ikterohemoragjike,
malarja.

Urina eshte e kuqe ose kafe e erret. Ky ngjyrim


ngaterrohet ne shikimin me sy me ngjyrimin qe jep
hematuria.

Menyra me e mire per te dalluar hemoglobinurine eshte


ekzaminimi i urines me dipstick. Ky ekzaminim eshte
shume i thjeshte per t'u kryer e nuk kerkon ndonje aftesi te
vecante nga personi qe e kryen.

Nje tjeter menyre eshte centrifugimi i urines. Ne prani te


hematurise supernatanti do te rezultonte pa ngjyre, kurse
ne prani te hemoglobinurise ai do ngjyrosej ne te kuqe.

5. Cilindrat

Jane elemente ne forme cilindrike, me buze te


rregullta, madhesi te ndryshme dhe marrin
formen e lumenit tubular ku edhe formohen.

Zakonisht formohen ne tubulin distal dhe


kolektor, nga precipitimi i nje mukoproteine te
quajtur proteina Tamm-Horsfall e cila sherben
si matriks, dhe elemente te ndryshem si
leukocite, qeliza epiteliale, eritrocite, lipide etj.
Prania e nje pjese te tyre ne urine tregon per nje
semundje renale.

Cilindrat hialine qe kane aspekt


transparent, perbehen nga PTH
me inkluzione lipidike dhe
qelizore. Keto cilindra formohen
kur urina eshte acide dhe e
koncentruar.

Cilindrat leukocitare
jane te pranishem ne
inflamacionin e
parenkimes renale.
Cilindrat granulare dhe dyllore
perfaqesojne stade te metejshme te
degjenerimit te cilindrave qelizore
kur ato kalojne gjate nefronit.

Cilindrat eritrocitare
perbehen nga
eritrocite kryesisht te
degjeneruara dhe
sugjerojne nefropati
glomerulare.

Cilindrat

yndyrore jane
cilindra te qelizave epiteliale
ose granulare ku shihen pikeza
yndyrore. Keto lloj cilindrash
shihen me teper ne GNK me
proteinuri te madhe mbi 3
gr/24h.

6. Glukozuria

Prania e sheqerit ne urine. Ajo mund


te takohet ne diabetin e sheqerit kur
kalohet pragu renal i glukozes qe i
pergjigjet nje glicemie mbi 180
mg/dl. Por glukozuria mund te
takohet dhe ne semundje te tjera
pervec diabetit te sheqerit:
diabeti nefrogjen;
sindroma Cushing;
feokromocitoma;
kanceri i pankreasit;
glukozuria e barres;
glukozuria nga perdorimi i disa
medikamenteve (D-korteni, ACTH
etj.).

Das könnte Ihnen auch gefallen