Sie sind auf Seite 1von 1

Biznesi dhe politika jonë

Nga: Dr. MBA. MSc. Enriko Ceko

Ekonomia shqiptare prej kohësh është në rënie. Cikli aktuali binzesit i ka pothuajse të tërë parametrat në
nivelet më të ulëta. Parametrat makroekonomikë, atribut i qeverisë për t’u manaxhuar dhe për t’u mbajtur në
nivele të afta të nxisin veprimtarinë e biznesit, duket se mezi po mbahen në kufijtë e pranueshmërisë. Kjo jo
vetëm për periudhën afatshkurtër. Të tërë indikatorët ekonomikë përgjatë periudhës së 20 viteve të fundit
kanë patur luhatje të mëdha, gjë që ndikon në ecurinë jonormale dhe me risk të lartë të biznesit. Alternativat
e strategjive ekonomike të deritanishme kanë qenë të paafta të garantojnë zhvillim të qendrueshëm. Më
specifikisht, gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjysmës së parë të vitit aktual, rritja ekonomike
ka qenë në nivelin më të ulët të 20 viteve të fundit, rreth 2 – 3%, kursi i këmbimit të monedhës vendase
kundrejt euros, dollarit dhe monedhave të tjera të forta ndërkombëtre ka shfaqur luhatje të mëdha, hyrja e të
ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksat dhe doganat ka shfaqur mangësi si skemë, shpenzimet buxhetore
gjithashtu, ka patur biznese që janë regjistruar rishtazi por edhe mjaft të tilla janë mbyllur, niveli i prodhimit
ka rënë në veprimtaritë kryesore ekonomike, veprimtaria eksport – import nuk është kanalizuar në logjikën e
avantazheve konkurruese, sektori bankar ka treguar shenja joprijëse për nxitjen e veprimtarisë ekonomike
dhe të biznesit, skema e pensioneve ka shfaqur difektet e saj, etj. Këto nuk janë shenja të mira dhe, edhe pse
situata fare lehtë mund t‘i faturohet qeverisë, në fakt është një këmbanë për të tërë ne. Prej kohësh disa
specialistë, ndër më të mirët në vend, kanë vënë theksin në vështirësitë që po kalon ekonomia, por pjesa
tjetër e shoqërisë ka bërë fare pak që kjo situatë të kthehet në problem kryesor për të tërë ne. Ky është një
luks shumë i madh për një vend kaq të varfër në të cilin mungon forca lëvizëse e shoqërisë, shtresa e mesme,
pikërisht kjo shtresë e cila në vendet ku ekziston ka treguar se është më e interesuara për ekonominë dhe
biznesin, që kur janë në situata normale, sjellin zhvillim dhe qendrueshmëri. Përgjatë tërë kohëkalimit të
kësaj situate, klasa politike në vend nuk ka treguar aspak vizion dhe largpamësi por është marrë vetëm me
çështjen e saj kryesore, pushtetin. Kjo klasë politike edhe situatën ekonomike në rënie dhe gjendjen
jonormale të klimës së biznesit e trajton jo si çështjen kryesore, por si një mekanizëm për marrjen dhe / apo
mbajtjen e pushtetit. Forcat në pushtet mburren me arritjet dhe mrekullinë ekonomike shqiptare, “që e ka zili
çdo vend në botë“, ndërsa opozita çirret e bërtet se “vendi është në një krizë të thellë të gjithanshme“, por se
si dilet nga kriza nuk e thotë. Në llogoren e vet të shkalafitur, komuniteti i biznesit, i përçarë, pa liderë të aftë
të shikojnë përtej parametave makroekonomikë dhe deklaratave të ministrave të financave dhe ekonomisë
dhe i paaftë të zbërthejë thëniet sofiste të pakuptimta të governatorit të Bankës së Shqipërisë, nuk është në
gjendje të marrë në dorë situatën, e cila fare lehtë mund të përshkruhet si një përballje midis një lope që nuk
bën qumësht se nuk ka për të ngrënë dhe një dhije që e ngre bishtin përpjetë se është gjëja e vetme që di të
bëjë, një lopë që nuk di të gjejë as edhe ushqimin e vet dhe një dhi që nuk është në gjendje të dallojë as edhe
zgjeben e vet. Biznesi, që ende nuk e ka kuptuar se është lokomotiva që tërheq vendin drejt zhvillimit,
përballë politikës, që ende nuk është e gatshme të marrë pozitën e mekanikut që duhet të kujdeset për
lokomotivën, e cila kërkon mirëmbajtje, pjesë ndërrimi dhe vajisje për të ecur fort përpara.

Das könnte Ihnen auch gefallen