Sie sind auf Seite 1von 14

N.K. LLISJENKOV V.I. BUSHKOVIÇ M.G.

PRIVJES

ANATOMIA NORMALE E
NJERIUT

PJESA E PARË

Nën redaktimin e përgjithshëm

të Profesor M.G. PRIVJES

KLEDI RUSHITI
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

HYRJE
SHKENCA E ANATOMISË SË NJERIUT

“HIC LOCUS
Anatomia e njeriut është shkenca që studion EST UBI MORS
formën dhe strukturën e organizmit të njeriut,
merret me ligjet e dinamikës të kësaj strukture në GAUDET
lidhje me funksionin dhe mjedisin që e rrethon
atë. SUCCURRERE
Anatomia e vjetër deskriptive vendoste përpara saj VITAE”
objektin-problem “Si është ndërtuar organizmi i
njeriut?”. Ajo kufizohej vetëm në përshkrimin e
strukturës prej nga mori edhe emrin e saj. Anatomia
deskriptive analizonte formën jo në lidhje me
funksionin dhe nuk synonte të zbulonte ligjet e
zhvillimit të organizmit. Megjithatë, shkenca në
zhvillimin e saj kalon në dy faza kryesore:

1- Faza përshkruese që merret me grumbullimin e


fakteve, përshkrimin dhe sintetikën e tyre;
2- Faza e përgjithësimit të fakteve të grumbulluara,
të sistemimit dhe zbulimit të ligjësive.

Për këtë arsye, edhe anatomia e sotme mundohet jo


vetëm që t’i përshkruaj faktet, por edhe t’i përgjithësoj
ato.

Në qoftëse për anatominë e vjetër përshkruese qëllimi


ka qënë përshkrimi, në anatominë e sotme përshkrimi
u bë një nga metodat për studimin e strukturës.
Magjithatë, anatomia e sotme mundohet të sqarojë jo
vetëm “si” është ndërtuar organizmi, por edhe “pse”
ai është ndërtuar në këtë formë. Për t’iu përgjigjur “KËTU ËSHTË
pyetjes së dytë ajo analizon si lidhjet e brendëshme,
ashtu edhe lidhjet e jashtme të organizmit.
VENDI KU
Organizmi i njeriut nuk paraqet një diçka të ngrirë, të
VDEKJA JEP
derdhur në një formë krejtësisht të mbaruar, por DRITË PËR
zhvillohet e ndryshon vazhdimisht që nga çasti i
lindjes e deri në atë të vdekjes. Për këtë arsye JETËN”
anatomia nuk studion vetëm ndërtimin e njeriut të
rritur të sotëm, por analizon edhe se si është formuar

2
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

organizmi i njeriut në zhvillimin e tij të vazhdueshëm. Në këtë këndvështrim shkencor


anatomia përqëndrohet në:

1- Zhvillimin e llojit njerëzor në proçesin e evolucionit të kafshëve – filogeneze


(phylon-gjini, genesis-zhvillim) dhe prejardhjen e njeriut – antropogeneza (anthropos-
njeriu) & për këto shfrytëzohen të dhënat e anatomisë krahasuese; 2- Proçesin e
zhvillimit të njeriut të sotëm në raport me zhvillimin e shoqërisë, dhe për këtë shfrytëzohen
sidomos të dhënat e antropologjisë; 3- Proçesin e zhvillimit të individit – ontogeneza
(onthos-individ) gjatë gjithë jetës së tij – uterine (embriogenezës) dhe ekstra uterine, nga
lindja deri në momentin e vdekjes. Për këtë qëllim përdoren të dhënat e embriologjisë
dhe “anatomia moshatare”.

Studiohen edhe format individuale dhe seksuale të gjinisë, strukturës dhe pozicioni i trupit
dhe i organeve që e formojnë atë, si dhe raportet topografike të tyre.

Si rezultat anatomia studion organizmin e njeriut si tërësi, që zhvillohet duke patur si bazë
ligje të caktuara nën influencën e kushteve të brendëshme dhe të jashtme gjatë gjithë
evolucionit të tij. Një studim i tillë i strukturës së organizmit njerëzor, përbën
karakteristikën evolutive të anatomisë. I gjithë studimi i anatomisë së njeriut nuk paraqitet i
thjeshtesuar, por i bazuar në principet e unitetit të teorisë dhe të praktikës dhe i shërben
qëllimeve të mjekësisë si edhe kulturës fizike.

Veçoritë deskriptive evolutive dhe funksionale paraqiten si anë të ndryshme të një


anatomie të vetme. Karakteristika më e rëndësishme e anatomisë është veprimi dhe
zbulimi i ligjeve të ndërtimit dhe të zhvillimit të organizmit me qëllim zbatimin në
organizmin njerëzor në atë drejtim që është i nevojshëm për zhvillimin e favorshëm dhe
harmonik të njeriut.

Meqënëse materiali anatomik është i madh dhe ka vështirësi në studimin e organizmit, ky


i fundit studiohet në fillim sipas sistemeve dhe për këtë arsye anatomia ka marrë edhe
emrin sistematikë. Duke e studiuar organizmin sipas sistemeve, ne e ndajmë atë
artificialisht në pjesë të tij, duke përdorur metodën analitike.

Për t’a kuptuar organizmin në tërësi është e nevojshme që të përdoret edhe metoda e
sintezës. Sinteza e dijeve anatomike bëhet gjatë proçesit të tërë të kursit të studimit të
anatomisë, duke zbuluar lidhjet e formës me funksionin dhe duke studiuar strukturën në
aspektin e zhvillimit të saj nën ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendëshëm. Në
mbarim të kursit të anatomisë të gjithë sistemet studiohen së bashku, ashtu siç ekzistojnë
në organizmin e gjallë. Në këtë rast i kushtohet vëmendje raporteve reciproke të tyre dhe
veçanërisht me sistemin nervor, i cili e bashkon organizmin në një tërësi të vetme.

Krahas anatomisë sistematike, ekziston edhe anatomia topografike, e cila studion raportet
e organeve (në hapsirë) në zona të ndryshme të trupit dhe që ka rëndësi direkte të
aplikueshme në klinikë veçanërisht për kirurgjinë praktike dhe për këtë arsye e quajmë
gjithashtu edhe anatomi kirurgjikale.

3
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

Për të kënaqur nevojat e arteve figurative (piktura dhe skulptura), shërben anatomia
plastike, e cila studiohet në institucionet mësimore artistike.

Për derisa anatomia ka të bëjë me studimin e organizmit normal, të shëndoshë, ajo quhet
anatomi normale me ndryshim nga anatomia patologjike, e cila studion organizmin e
sëmurë dhe ndryshimet patologjike të organeve të tij.

Lidhjet që ekzistojne në organizmin e tërë mund të zbulohen vetëm kur krahasohen të


dhënat e anatomisë me të dhënat e tjera të degëve të ngjashme me të.

Njeriu paraqitet si produkti më i lartë i zhvillimit të materies së gjallë. Për këtë arsye, që të
kuptohet struktura e tij duhet të përdorim të dhënat e biologjisë që është shkenca e ligjeve
të krijmit dhe të zhvillimit të natyrës së gjallë. Sikurse njeriu paraqitet si një pjesë e natyrës
së gjallë, ashtu edhe shkenca, që studion strukturën e tij, d.m.th. anatomia, është pjesë e
biologjisë.

Për të kuptuar strukturën e organeve nga pikëpamja e lidhjes së formës me funksionin,


anatomia përdor të dhënat e fiziologjisë që është shkenca e aktivitetit jetik të organizmit.
Në këtë kuadër biologjia ndahet në morfologji, që është shkenca që studion formën dhe
në fiziologji, që është shkenca që studion funksionin.

Anatomia dhe fiziologjia studiojnë aspektet e ndryshme të të njëjtit organizëm njerëzor në


tërësi dhe për këtë qëllim përdoren metoda të ndryshme dhe trajtim të ndryshme:
anatomia metodën morfologjike kurse fiziologjia metodën funksionale.

“Anatomia e bashkuar me Fiziologjinë është mbretëresha e mjekësisë”


(A.P. Valter, 1853). Të këtilla janë marrëdhëniet reciproke të këtyre dy degëve gjinore, të
cilat paraqiten si alfa dhe omega e dijeve mjekësore. Me qënë se nuk mund të shkëputet
forma e jashtme e organeve nga struktura e brendëshme e tyre atëherë anatomia është e
lidhur ngushtë me Histologjinë, e cila është shkenca që merret me indet dhe zhvillimin e
tyre – anatomia mikroskopike. Anatomia makro dhe mikroskopike në esencë paraqesin
një shkencë e cila është e ndarë në dy degë për sa i përketë teknikës së analizës.
Megjithatë, specifiteti i metodave të analizës (mikroskopi), materiali dhe ligjet e veçanta të
zhvillimit të indeve, të qelizave dhe të substancës jo qelizore, detyruan që të ndahet
histologjia në një disiplinë të veçantë.

METODAT E ANALIZËS ANATOMIKE

Metoda kryesore e studimit të anatomisë duhet të jetë njeriu i gjallë; kufoma nga ana tjetër
shërben si njësi përplotësuese (P.F. Lesgaft).

Paraqitja reale e anatomisë së njeriut vetëm në materialin e kufomave nuk jep ide të plotë
mbi strukturën dhe zhvillimin e organizmit të njeriut, e cila duhet dhe është e nevojshme
për të ekzaminuar njerëzit e gjallë.

4
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

Megjithatë, teknika e sotme e ekzaminimit nuk të lejon që të analizohet kaq thellë


struktura e trupit njerëzor të gjallë, ashtu sikurse kjo mund të bëhet duke preparuar
kufomën. Për këtë arsye anatomia në kohën e sotme përdor për studim kufomën ashtu
edhe subjektet e gjalla.

Sipas kësaj ekzistojnë dy metoda kryesore të studimit anatomik:

I - Studimi i kufomës dhe i organeve të veçanta të saj, e cila arrihet me


këto manipulime teknike:

a- Diseksioni – ndarja e indeve dhe hapja e kaviteteve të trupit, domethënë ndarja e


kufomës në pjesë dhe prej nga rrjedh edhe emri anatomi (anatemno - prerje -
greqisht). Me anën e kësaj metode, duke përdorur instrumente anatomike (pincet,
skalpel, gërshër ...etj.) bëhet preparimi i organeve dhe i indeve;
b- Makro dhe mikroskopia – është preparimi i hollë i indeve me anën e instrumenteve
optikë si edhe me ujin që bie pika – pika;
c- Injektimi – është futja e masave te ndryshme në organet tubulare (vazat, kanalet ...
etj.) dhe pas kësaj bëhet ose preparimi ose ndriçimi, domethënë pregatitja e
preparateve transparente të shnderritshëm duke i futur organet ne lëngjet që kaneë
indeks reflektimi drite të barabartë me to, ose korrozionin d.m.th pregatitja e
mulazheve të sistemeve tubulare; për këtë qellim, organet që janë të mbushur me
masë të ngrirëshme, futen në acide ose baza të forta që e zhdukin indin e organeve
dhe lënë të paprekur masën e ngrirë, e cila ka marrë formën e vazave ose të kanaleve,
ose roentgenografia – domethënë filmi roentgenologjik i organit, sistemet tubulare të të
cilit janë të mbushur me masë kontraste;
d- Ngjyrosja e nervave me ngjyrosës selektiv – është metodë preparimi që i bën të
dukshëm elementët nervorë në sfondin e indeve të tjerë.

II – Studimi i trupit të njeriut të gjallë.


1 – Inspeksioni i jashtëm dhe prekja – palpacioni;

2 – Trokitja – perkusioni;

3 – Matja e perimetrit dhe e gjatësisë së trupit si edhe pjesëve të tij në drejtime të


ndryshme – antropometria;

4 – Ekzaminimet instrumentale të organeve kavitare nëpërmjet vrimave të trupit –


endoskopia (endo – brenda, skopeo - vëzhgim);

5 – Roentgenografia (filma me anën e rrezeve ROENTGEN) dhe roentgenoskopia


(ndriçimi në ekranet e ROENTGENIT) – roentgeno-anatomia;

6 – Studimi i trupit njerëzor në lëvizje – anatomia dinamike (dynamikos – veprues).

5
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

Nga të gjitha metodat që e ndihmojnë zhvillimin e anatomisë së gjallë, mundësinë më të


madhe e kanë rrezet roentgenografike të cilat u përdorën për herë të parë në anatomi
nëpërmjet zbulimit të tyre në vitin 1895 nga V.N.Tonkov (1896) dhe nga shkencëtarë të
tjerë. Filmi i parë roentgenologjik (filmi i dorës) u bë nga Keliker (1895).

Rrezet e Roentgenit i zbulojnë brendësitë e njeriut të gjallë pa thikë dhe pa dhimbje, duke
e transformuar atë në roentgenogramë dhe në një preparat anatomik të veçantë.

Ajo që mund të studiohet në njeriun vetëm një herë pas vdekjes së tij, mund të bëhet me
anën e rrezeve të Roentgenit si një objekt observimi në njeriun e gjallë gjatë gjithë jetës së
tij. Roentgeno-anatomia nuk është një shkencë e veçantë, por me këtë termë tregohet
kompleksiteti i të dhënave anatomike që fitohen me anën e metodës së ekzaminimit
roentgenologjik.

Përveç kësaj, kryen edhe eksperimente në kafshë – anatomia eksperimentale.

Sikurse shikohet nga sa u përshkrua më lartë, anatomia e sotme disponon një arsenal të
pasur mjetesh preparimi për të studiuar strukturën e trupit të njeriut te vdekur dhe të
gjallë. Për këtë arsye termi “anatomia”, që lindi në kohët e lashta në lidhje me metodën e
vjetër të prerjes së kufomës, nuk reflekton të gjitha metodat e sotme të studimit anatomik
dhe ruhet vetëm nga forca e tradicionit.

Figura 1 PREPARIM ANATOMIK (Rembrand)

6
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

PJESA E PËRGJITHSHME
STRUKTURA E TRUPIT TË NJERIUT

ORGANIZMI
Me qënë se objekti i studimit të anatomisë është organizmi, atëherë po përshkruajmë
në fillim pamjen e përgjithshme të strukturës së tij. Organizmi paraqitet si një tërësi
mekanike organesh (Morgan), indesh (Bisha) dhe qelizash (Virhov). Shkencëtari
gjerman Rudolf Virhov e krahason trupin e njeriut si një shtet federativ qelizash, në të
cilin territore qelizore të veçanta (federacioni i qelizave), gëzojnë jetë të vetvetishme
dhe specifike.

Organizmi është bashkimi më i perfeksionuar i trupave proteinik, të aftë për


metabolizëm me mjedisin që e rrethon atë, i aftë për t’u rritur dhe për t’u shumëzuar.
Ky është një sistem që është formuar historikisht, i cili ka strukturën dhe zhvillimin e tij
të veçantë. Organizmi jeton vetëm në kushtet të caktuara të mjedisit rrethues në të
cilat ai është përshtatur dhe jashtë të cilëve ai nuk mund të ekzistojë. Organizmi
paraqitet si një strukturë unike në raport reciprok me mjedidin rruthues, është i aftë për
të ekzistuar në mënyrë të vetvetishme në këtë mjedis. Këtu qëndrojnë veçoritë
primare të organizmit, “organizminiteti” i tij, që dallon e dallon atë nga çdo strukturë
tjetër, të paaftë për jetë të vetvetishme. Kështu organizmi njëqelizor (p.sh. ameba)
gëzon veçori për jetë të vetvetishme, kurse qeliza e cila paraqitet si një pjesë e
organizmit (p.sh. leukociti), nuk nuk mund të ekzistojë jashtë organizmit dhe po të
zhvendoset jashtë gjakut shkatërrohet. Përjashtim bëjnë vetëm kulturat artificiale të
indeve.

TËRËSIA E ORGANIZMIT
Organizmi është një i tërë i vetëm:

a) Tërësia e organizmit, domethënë integriteti i tij sigurohet: 1- nga bashkimi i të


gjitha pjesëve të organizmit (i qelizave, i indeve, i organeve, i likuideve etj.) në
një masë të vetme; 2- nga lidhja e të gjitha pjesëve të organizmit me anën e
sistemit nervor, i cili i rregullon të gjitha proçeset e organizmit (rregullimi
nervor).
Në organizmat më të thjeshtë njëqelizor, që nuk kanë ende sistem nervor,
ekziston vetëm një lloj lidhjeje, lidhja humorale. Me shfaqjen e sistemit nervor
lindin edhe dy lidhje të tjera që janë lidhje humorale dhe nervore, të cilat gjatë
ndërlikimit të organizmit të kafshëve dhe zhvillimit të sistemit nervore, ky i fundit
gjithmonë e më tepër “sundon mbi trupin” dhe ia nënshton vetes të gjithë
proçeset humorale, dhe si rezultat krijohet një rregullim unik neuro-humorale,
ku rolin kryesor e ka sistemi nervor.

7
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

Në këtë mënyrë tërësia e organizmit arrihet në sajë të aktivitetit të sistemit


nervor i cili depërton me degëzimet nëpër tërë organet dhe indet e trupit, i cili
paraqitet si material anatomik që përbën substratin e bashkimit (integritetin) të
organizmit në një tërësi unike.
b) Tërësia e organizmit konsiston gjithashtu në unitetin e proçeseve vegetative
(bimore) dhe shtazore (animale) të organizmit. Para I.V. Pavllovit në shkencë
ekzistonte pikëpamja mbi ndarjen e plotë të proçeseve bimore, dmth. të
proçeseve analogjike me to në bimët (metobalizmi, riprodhimi etj.) dhe kafshët,
dmth. të proçeseve, që ndodhin vetëm te kafshët (lëvizja, aktiviteti nervor etj.).
Pikëpamja e I.V. Pavllovit mbi unitetin e këtyre proçeseve e likuidoi këtë ndarje.
Tërësia e organizmit konsiston edhe në unitetin e shpirtit dhe trupit, në unitetin
e sferës psikike dhe somatike, trupore (soma – trupi).
Organizmi unik është i ndërtuar nga pjesë të veçanta që janë – organet, indet
dhe elementët indorë (qelizat dhe substanca e gjallë, e cila nuk ka ndërtim
qelizor), të bashkuar në një të tërë të vetme. Qelizat në organizmin e njeriut,
ashtu edhe në të gjitha kafshët shumëqelizore, ekzistojnë në përbërje indesh.

INDET
Indet përshkruhen me hollësi në kursin e histologjisë, por në forma të përgjithshme,
paraqiten edhe si objekt studimi në anatomi, për këtë arsye këtu do të përshkruajmë
karakteristikën e përgjithshme të indeve.

Indi përbën një sistem elementësh (qeliza dhe substanca e gjallë jo qelizore), i cili
është formuar historikisht, të bashkuar njëri me tjetrin në një strukturë të përbashkët,
me funksion dhe zhvillim nën ndikimin e drejtë për drejtë të sistemit nervor në përbërje
të organizmit të tërë që ndodhet në unitet me mjedisin e jashtëm.

Sipas mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm të organizmit, në fillim lindën indet


kufizuese (epiteli) dhe indet e mjedisit të brendëshëm, karakteristikë si për bimët ashtu
edhe për kafshët. Në indet e epitelit ekziston pak lënda ndërmjetëse dhe shumë
qeliza, në indet mjedisit të brendshëm predominon substanca ndërmjetëse, e cila
mund të ndodhet, p.sh. në gjak, karakter të lëngët.
Në organizmin e njeriut gjendet të gjitha llojet e indeve që janë që janë të vetishëm
për organizmit shtazor dhe pikërisht:

1- Indet epitelial; 2- Indet e mjedisit të brendshëm ose lidhor; 3- Indet muskulorë; 4- Indi
nervor.

Po përshkruajmë shkurt llojet e ndryshme të indeve.

8
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

INDET EPITELIALE

Pjesa më e madhe e indeve epiteliale shtrihen në ato formacione organesh, të cilët


ndodhen në kontakt të drejtë për drejtë me mjedisin e jashtëm, p.sh. në sipërfaqen e
jashtme të lëkurës, në sipërfaqen e membranës së mukozës së traktit tretës etj. Me
anën e epitelit ndodhin reaksione shkëmbimi ndërmjet organizmit dhe mjedisit të
jashtëm; megjithatë, epiteli kryen edhe funksion mbrojtës (të barierës), duke qënë si i
futur në mjedisin e jashtëm, nga i cili atë e kufizon organizmi. Prej nga rrjedh edhe
emri i epiteleve – inde kufitare.

Epiteli që zhvillohet nga fleta e jashtme embrionale (ektoderma), paraqet mbulesën e


trupit (epiteli mbulues); - epiteli që lind nga fleta e brendëshme (endoderma), vesh
nga jashtë traktin e tretjes së ushqimit dhe indin kryesor të disa gjëndrave
(epiteli glandular); - epiteli që zhvillohet nga fleta e mesme embrionale (mezoderma)
mbulon membranat seroze (mezoteli); - epiteli që formohet nga mezenkima vesh nga
brenda enët e gjakut, membranat e trurit dhe hapsirat sinoviale (endoteli)...

Epiteli paraqitet në forma të ndryshme (të sheshtë, kubike, cilindrike) dhe shtrihet në
një apo disa shtresa (prej një apo disa shtresash).

Në sipërfaqen e lirë të qelizave cilindrike të epitelit të rrugëve të frymarrjes dhe të


rrugëve genitale, gjënden shumë vile (ciliume), që ndodhen në lëvizje të
vazhdueshme (epiteli vibrativ). Sipas kushteve funksionale qelizat epiteliale mund t’i
nënshtohen ndryshimeve të shumta. Ato mund të keratizohen (epidermis, flokët,
thonjtë), të përmbajnë gëlqere (adamantina e dhëmbit), mund të degjenerohen në
dhjamë (epiteli i gjëndrave të yndyrës) ose mund të përmbajnë pigmente (epiteli
pigmentoz i retinës së mollzës së syrit, qimja etj.).

INDET E MJEDISIT TË BRENDSHËM

Indet e mjedisit të brendshëm – lidhorë në kuptimin e gjërë të fjalës - përbëjnë pjesën


kryesore të mjedidt të brendshëm të organizmit dhe nuk kanë lidhje direkte me
mjedisin e jashtëm.

Gjatë kalimit të evolucionit të vertebratëve, sistemi i indeve të mjedisit të brendshëm


është diferencuar në tre drejtime të ndryshme:

1- Një pjesë e indeve filloi të kryejë funksion trofik dhe mbrojtës – gjaku dhe limfa;
2- Pjesa tjetër funksionin e mbështetjes – indi lidhor, kërcor dhe kockor;
3- Në funksion kontraktiliteti – indi muskulor i lëmuar.

Për këtë arsye, të gjitha indet e mjedisit të brendshëm lindin në embriogenezë nga një
burim i përbashkët që është – indi lidhor embrional, i quajtur mezenkimë.

9
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

Indet me funksion trofik dhe mbrojtës

1. Gjaku përbëhet prej pjesës së lëngëshme – plazma, dhe prej pjesëve që janë
elementet e formuar të suspenduar në të.
Elementët e formuar që ndodhen në plazmë janë tre lloje: a) rruazat e kuqe të
gjakut (eritrocitet) pa bërthamë dhe paraqiten si transportues të oksigjenit; b)
rruazat e bartha të gjakut (leukocitet), të cilat gëzojnë levizje ameboidale, në sajë
të të cilave ato mund të dalin (të migrojnë) nga enët, të përfshijnë e të tresin pjesët
e vogla të ndryshme, p.sh. qelizat e vdekura, bakteret etj. Ky funksion i quajtur
fagocitozë ka një rëndësi të veçantë për rezistencën që i bën organizmi
sëmundjeve (imuniteti); c) pllakat e gjakut (trombocitet), kanë rëndësi të veçantë
në koagulimin e gjakut.
2. Limfa, si edhe gjaku, përbëhet prej plazmës dhe prej elementëve të formara, por
në të mungojnë eritrocitet dhe për këtë arsye ajo është pa ngjyrë.
Gjaku dhe limfa bëjnë pjesë në indet e lëngëshme të mjedisit të brenshëm;
substanca e tyre e ndërmjetme është lëngu.
3. Indi retikular përbëhet prej qelizash në formë ylli, të cilat formojnë me zgjatimet e
tyre një rrjetë (reticulum), dhe gëzojnë veti fagocitare. Në ansat e rrjtës mund të
qëndrojnë limfocitet dhe atëherë këtë ind e quajmë indi limfoidik. Ai përbën bazën e
nyjeve limfatike, të shpretkës dhe organeve të tjerë që gëzojnë aftësi për
fagocitozë.
4. Indi lidhor. Substanca ndërmjetëse e tij përbëhet prej fijesh të cilat predominojnë
mbi qelizat. Fijet janë të bashkuar në dy tufa – kolagenë ose ngjitëse dhe elastikë
(si rrjedhim i refraktimit tepërt të rrezeve kanë pamje të shkëlqyeshme).
Indi konjuktival, sipas shtrirjes, epërsisë së fijeve dhe karakterit të qelizave mund të
ndahet në këto lloje:
a) Indi jo i formuar fibrilar i shkrifët, ose tesuti celular (fijet shtrihen jo në mënyrë të
rregullt, në drejtime të ndryshme), mbush boshllëqet ndërmjet organeve (indi
ndërmjetës, interstium – distancë), dhe futet brenda organeve duke formuar bazën
e tyre (stromën);
b) Indi dhjamor përmban shumë qeliza të mbushura me dhjamë, në disa vende luan
rolin e jastëkut elastik, që kundërvepron presionin , si dhe ka rëndësi për termo-
regulacionin;
c) Indi pigmentoz përmban pigment, që ndodhet në membranën vaskulare (korioiden)
e syrit, qeliza pigmentoze të veçanta – në shtresën e indit lidhor të lëkurës.

Indet me funksion mbështetës

d) Indi lidhor fibroz i formuar (fibrilar) përbëhet prej tufash, të cilat gjenden pranë njëra-
tjetrës të mbushura me fije kolagjene, të cilat shkojnë paralelisht në drejtim të
forcës tërheqëse të tyre, për shëmbull në tendinat dhe ligamentet, të cilët formohen
nga një ind i ketillë. Indi lidhor fibrilar i formuar mund të arrijë fortësi shumë të
madhe, por elasticiteti i tij nuk është aq i madh.
e) Indi elastik përbëhet prej një numri të madh fijesh elastike, të cilat formojnë rrjetë
dhe membrana. Muret e enëve, si dhe disa ligamente janë shumë të pasura me ind

10
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

elastik, i cili i jep atyre një nuancë të verdhë. Indi elastik në sajë të elasticitetit te tij
mund të tërhiqet dhe të lirohet si gomë; ai ndeshet në ato vënde ku ndodhin shpesh
herë tërheqje dhe kontraktime, për shembull në ligamentet elastike, enët.
5. Indi kërcor ka një konsistencë të fortë elastike të veçantë. Ai përbëhet prej
qelizash dhe prej një sasie të konsiderueshme substancë intersticiale. Në bazë të
karakterit të kësaj të fundit, dallojmë kërc hialinoz, fibrilar dhe elastik. Substanca
intersticiale e kërcit hialinoz ( me pamje xhami) në dukje është homogjene; në
shtresat e trasha ajo na kujton xhamin opak ( prej këtej ka ardhur edhe emri),
ndërsa në prerjet e holla është tërësisht transparent. Kërci fibrilar, dallohet nga ai
kercor (hialinozi) nga fakti që në substancën instersticiale të tij shtrihen tufa fijesh të
ngjitëshme prej indi lidhor që i japin atij një fortësi të madhe në krahasim me kërcin
hialinoz. Kërci elastik, që është aq i përhapur në organizëm, përmban në
substancën e tij intersticiale një rrjetë prej fijesh elastike.
6. Indi kockor është indi më i fortë dhe i qëndrushëm në gjithë organizmin; përsa i
përket qëndresës së tij atë e tejkalon disa herë vetëm adamantina e dhëmbit. Sipas
kërkimeve të Rauber-it, fortësia e kockës në terheqje i afrohet fortësisë tunxhit dhe
çelikut, ndërsa fortësia sipas shtëngimit i afrohet fortësisë së hekurit, tejkalon katër-
pesë herë fortësinë e gurit gëlqeror dhe dy herë fortësinë e gneisit dhe granitit në
shtypje. Indi kockor fortësinë e tij ia detyron substancës intersticiale, e cila përbëhet
prej fijesh të holla të ngjitëshme të mbushura me kripra kalciumi. Në substancën
kockore kryesore shtrihen qeliza kockore të vogla në formë ovale, të pajisura me
zgjatime të shumta ( hollësira mbi ndërtimin e kockës studio osteologjinë). Një lloj të
veçantë të indit kockor paraqet dentina, e cila formon bazën dhëmbit. Dentina
dallohet nga kocka kryesisht nga se nuk përmban qeliza në shtrashësinë e vet.

INDET QË KONTRAKTOHEN – INDET MUSKULARE

Veçoria e përbashkët për këto inde është struktura e tyre prej fijesh muskulare, të cilat
janë të afta të kontraktohen dhe të bëhen më të shkurtra dhe më të trasha nën ndikimin
e impulseve që vijnë nga sistemi nervor. Kjo aftësi i dallon indet muskulare nga indet e
tjera. Dallohen dy tipe indesh muskulare: skeletikun, ose somatikun, i cili paraqitet në
vertebratët dhe në njeriun si ind strial dhe zhvillohet nga miotomat, dhe indin e
lëmuar, të brendëshëm, që zhvillohet nga mezenkima. Indi muskular i lëmuar përbëhet
prej qelizash të zgjatura fuziforme me një bërthamë, që kontraktohhet pa vullnetin e
individit, dhe për këtë arsye quhet edhe ind muskular i pavullnetshëm. Ai përsa i përket
zhvillimit të tij ( nga mezenkima) dhe shtrirja ( në brendësitë ), bën pjesë në indet e
mjedisit të brendshëm të organizmit. Indi muskular skeletik (strial), përbëhet prej fijesh,
që kontraktohen (përveç muskulit të zemrës, nën influencën e vullnetit, dhe për këtë
arsye quhet i vullnetëshëm. Ai përbën muskulaturën e skeletit dhe formon atë që në
popull quhet mishi. Gjatësia e fijes e tejkolon shumë trashësinë e saj; fijet mund të
arinë deri në 12 cm. gjatësi. Në qoftëse do të vëzhgojmë një fije të tillë në mikroskop,
atëherë do të vërejmë se fija ka një konfiguracion strial, me qënë se përbehet prej
rrypash transversalë alternativë me refraktim rryme të thjeshtë dhe të dyfishtë

11
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

(substanca izotrope dhe anizotrope), prej nga i vjen edhe emri indit muskular strial.
Çdo fije është e rrethuar nga një membranë e hollë që quhet sorkolema dhe përbëhet
prej fibrileve muskulare primare me konfiguracion transversal. Miofibrilet bashkohen
njëri me tjetrin me një sasi protoplazme, e cila quhet sarkoplazëm. Në këtë të fundit
(ndën sarkolemën) shtrihen bërthama të shumta në numër në formë të zgjatur. E këtillë
është struktura e fijeve muskulare të muskulaturës skeletike.

Indi muskular strial i zemrës gëzon veçorotë: fijet e muskulit të zemrës kontraktohen në
mënyrë të pavulnetëshme dhe kanë degëzime laterale, të cilat duke u bashkuar njëra
me tjetrën, formojnë një rrjetë muskulare të pa ndërprerë – simplasti retikular.

12
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

13
Llisjenkov-Bushkoviç-Privjes [ANATOMIA NORMALE E NJERIUT]

14

Das könnte Ihnen auch gefallen