Sie sind auf Seite 1von 34

PERMBAJTJA

STRESI DHE PËRBALLIMI I TIJ............................................................................................................2


STRESI NË MARRËDHËNIET E PUNËS...............................................................................................2
SRESI DHE PARIMET DHE RREGULLAT E KUPTIMIT E TË TRAJTIMIT TË TIJ...................3
Kuptimi mbi stresin..................................................................................................................................3
KARAKTERISTIKAT E NGJARJEVE STRESUESE........................................................................5
NGJARJET TRAUMATIKE ( NT ).......................................................................................................5
KONTROLLUESHMERIA....................................................................................................................5
PARASHIKUESHMERIA......................................................................................................................6
SFIDIMI I LIMITEVE TONA...............................................................................................................6
KONFLIKTI I BRENDSHEM...............................................................................................................7
Shprehja e ndjenjave implusive perkundrejt standarteve morale .................................................7
Rregulla dhe parime per te kuptuar dukurine e stresit....................................................................7
Çfare kuptojme me stresoret?.............................................................................................................8
Ndryshimet jetesore dhe stresi............................................................................................................8
Shqetesimet e zakonshme te jetes se perditshme...............................................................................8
Shkaqet madhore psikologjike te stresit............................................................................................9
REAGIMET PSIKOLOGJIKE NDAJ STRESIT.................................................................................9
REAGIMI FIZIOLOGJIK I STRESIT.................................................................................................9
STRESI DHE SEMUNDJET..................................................................................................................9
SI NDIKON STRESI MBI SHENDETIN............................................................................................10
SISTEMI IMUNITAR...........................................................................................................................10
PERSONALITETI DHE STRESI; TEORITË PËR SPJEGIMIN E TIJ.............................................10
Teorite per shpjegimin e stresit. Psikoanaliza dhe biheviorizmi........................................................10
TEORIA E PSIKOANALITIKE.............................................................................................................10
TEORIA E SJELLJES ( BIHEJVIORIZIMI )........................................................................................11
STRESI NË MARRËDHENIET E PUNËS.............................................................................................11
PERCAKTIMI I PAOARTE I ROUT DHE PERPLASJA E ROLEVE...........................................11
KERKESA JASHTEZAKONISHT TE LARTA NGA VETJA JONE.....................................................12
MUNGESE E MUNDESISE DHE INICIATIVES NE MARRJEN E VENDIMEVE....................12
PERPLASJE TE SHPESHTA ME EPRORET...................................................................................13
IZOLIMI NGA KOLEGET...................................................................................................................13
SHUME PUNE DHE PAK KOHE........................................................................................................13
MUNGESE VARIACIONI....................................................................................................................14
KOMUNIKIMI I KEQ..........................................................................................................................14
STRESI NE PUNEN E MESUESIT.........................................................................................................15
Rezultatet e pyetësorit me mësuesit......................................................................................................15
Konkluzionet që dalin nga anketimi.........................................................................................................30
PYETËSOR................................................................................................................................................32
KONKLUZIONET.....................................................................................................................................35

1
STRESI DHE PËRBALLIMI I TIJ
STRESI NË MARRËDHËNIET E PUNËS

Jetojme ne nje shoqeri e cila eshte ne zhvillim. Njerezit jane gjithmone ne levizje dhe
koha e tyre eshte e çmuar.
Ata kerkojne shume prej vetes dhe per kete punojne me ore te tera per t'ia arritur
qellimit. Te punosh do te thote te mbijetosh e te ecesh perpara me vullnet, ndershmeri e
lodhje. Shpesh here akti i te punuarit shoqerohet me stres, pra, nje gjendje e ngarkuar
psikologjike. Stresi eshte faktori kryesor i uljes se efektivitetit dhe ne aspektin e punes
nuk mund te themi se ky eshte nje element i shmangshem nga zinxhiri i marredhenies
shkak - pasoje ku ne cdo sektor qofshin administrata zbatimi, mirembajtje, shendetesi,
arsim, kulture, rend. Ky stres eshte prezent dhe i varur gjithmone tek shkaku qe e ka
bere te lindi. Çdo fushe e jetes, çdo hap drejt progresit kerkon nje kembengulje te madhe
per tu perballuar dhe triumfuar Kush? Si? Pse? Dhe Nga vijne pengesat te cilat na
ngarkojne emocionalisht dhe ndoshta rrjedhim i se pares dhe fizikisht. Keto ngacmime
te herepashershme dhe ndonje here konstante shkaktohen ne te shumten e rasteve nga
arsyetimi joobjektiv i kolegeve, vartesve ose eproreve.

Pikerisht, shkaku nga i cili u aspirova per te trajtuar stresin i cili eshte evident nejeten e
perditshme, eshte ky arsyetimi joobjektiv qe krijohet ne pune pa te cilen jeta nuk do te
kishte kuptim dhe kjo eshte arsyeja qe une te observoj, anketoj dhe grumbulloj mjaft
fakte te cilet flisnin, flasin dhe do te flasin gjithmone rreth ketij fenomeni bashkeudhetar
mejeten.

SRESI DHE PARIMET DHE RREGULLAT E KUPTIMIT E TË TRAJTIMIT TË


TIJ.

Kuptimi mbi stresin.

Stresi eshte nje dukuri e jetes se perditshme. Psikologe te ndryshem japin perkufizime te
ndryshme per stresin. Disa e perkufizojne stresin si nje ngacmim qe na kercenon, pra e
lidhin ate me vete ngjarjen qe e shkakton. Te tjere e quajne stresin si nje reagim te
organizmit ndaj ngacmimeve te mjedisit. Kurse disa te tjere stres quajne si ndodhine,
ngjarjen ashtu edhe reagimet ndaj kesaj ngjarjeje. Megjithate, percaktimi me i
pranueshem sot eshte ai sipas te cilit stresi eshte reagimi ndaj ngjarjes, kurse vete
ndodhia qe e shkakton quhet stresor .

Nisur nga sa thame, arrijme ne perfundimin se: stresi perfshin kercenimet ndaj
mireqenies sone, presionet dhe ndryshimet te tjera te cilat kerkojne qe ne te pershtatemi
ndaj situatave te reja.
Stresi si fjale, nga frengjishtja ka kuptimin goditje, shtemgim, etj. Ne gjuhen angleze
fjala stres ka kuptimin tension, ngarkese, force, tension nervor, rrekje, gjendje e
tensionuar.

Per here te pare ne psikologji dhe mjekesi termin stres e ka perdorur Hans Selye. Selye
lindi ne Vjene ne vitin 1907. Ne vitin e dyte te shkolles se mjekesore, filloi te perpunoje
teorine e tij te famshme te ndikimit te stresit ne aftesine e njerezve per te perballuar dhe
per t"u pershtatur ndaj plages dhe semundjes. Ai zbuloi se njerezit me semundje te
ndryshme manifestonin shume simptoma te ngjashme. Kete Selye ia atribuoi
perpjekjeve te trupit per te reaguar ndaj stresit te semundjes. Kete koleksion simptomash
Selye e quajti sindroma e stresit ose sindroma e pergjithshme e pershtatjes.

Hans Selye ka ushtruar veprimtarine e vet shkencore ne Kanada. Ishte mjek dhe
endokrinolog me shume tituj dhe grada honorifike, Profesor dhe drejtor i Mjekesise
Eksperimentale dhe i Kirurgjise ne Universitetin e Montrealit. Per 50 vjet rresht Selye
studioi shkaqet dhe pasojat e stresit. Ka shkruar 30 libra dhe me shume se 1500 artikuj
mbi stresin dhe problemet qe lidhen me te si "Stresi pa dhimbje" (1974) dhe "Stresi i
jetes" (1976).

Pas Selye-se shume studiues te tjere dhane kontribut me viere ne studimin e stresit, ne
kuptimin e shkaqeve te lindjes se tij, ne reagimet e organizmit ndaj stresoreve, ne
marredheniet e stresit me shendetin, ne perpunimin e teknikave te perballimit te stresit,
etj. Te gjitha keto kane ndihmuar per te krijuar nje kuptim me shkencor te stresit e te
problemeve qe e shoqerojne ate.

Stresi eshte nje gjendje tensioni fiziologjik dhe psikologjik i shkaktuar nga nevoja e
perballimit te realitetit. Njeriu gjendet vazhdimisht para situatave, ngjarjeve, objekteve e
dukurive te reja. Ai duhet te reagoje dhe t'u pershtatet atyre per te ruajtur ekuilibrin
shpirteror, fizik e mendor .

Stresi shfaqet atehere kur njeriu perballet me kerkesa dhe probleme te realitetit, te cilat
kerkojne nga ai qe te ndryshoje ne nje fare menyre. Prandaj, stresi shpreh nevojen e
njeriut per t'u pershtatur ndaj atyre rrethanave apo problemeve qe e prishin ekuilibrin e
jetes se tij .

Stresi eshte gjendja emocionale e nderlikuar e cila shkaktohet nga situata intensive qe e
trondisin njeriun. Ai shfaqet ne situata te ngarkuara, lodhese e raskapitese, gjate
ngarkesave te medha mendore e fizike, ne situata te nje pergjegjesie te ve9ante. Ai
shoqerohet me ndryshime te dukshme fiziologjike, ne sjellje e veprimtari, ne shprehjen e
jashtme.

Stresi paraqet nje kerkese mbi mundesite e pershtatshmerise sone shpirterore dhe fizike.
Kur keto mundesi te njeriut mund t'u pergjigjen nje apo disa kerkesave, per te cilat ai
ndien kenaqesi, atehere stresi eshte i pranueshem dhe i dobishem.

Kur mundesite e njeriut nuk jane ne gjendje t'u pergjigjen kerkesave dhe keta
konsiderohen diskretituese, te rrezikshme, atehere stresi eshte i padeshirueshem dhe i
demshem.

Studiuesi Hans Selye ben fjale per eustresin dhe distresin.

Eustres ai quan stresin e ardhur nga pasojat e kendshme e te pelqyeshme (p.sh arritja e
nje suksesi ne pune e ne jete). Kurse distres quhet stresi qe eshte i demshem dhe i
pakendshem ( p.sh frika, ankthi).

Njeriu ka nevoje per pak stres, sepse e nxit dhe e mobilizon ate ne kryerjen e puneve apo
perballimin e situatave. Stresi me tepri, mbi mundesite e njeriut, eshte i demshem.
Studentet mund te stresohen kur marredheniet e tyre me shoket e dhomes nuk jane mire,
kur zgjidhin lendet ose kur kane provimet finale.

Shoqeria e sotme krijon stres per shumicen e njerezve. Ne jemi gjithmone te detyruar te
bejme shume e me shume ne me pak kohe. Ajri dhe ndotja e zhurmave, bllokimi i
trafikut, klima mbingarkesa ne pune jane gjithnje e me teper pjese te jetes tone. Per me
teper ne perjetojme dhe ngjarje stresuese shume te fuqishme si psh: vdekjen, e nje te
afermi ose nje fatkeqesi natyrore.

Ne kete kapitull do te diskutojme konceptin e stresit dhe efektin e stresit ne mendje dhe
ne trup. Gjithashtu do te shohim dhe ndryshimet midis menyrave te disa njerezve per te
menduar dhe per te perballuar me ngjarje stresuese si dhe: si keto ndryshime kontribojne
per rregullimin.

KARAKTERISTIKAT E NGJARJEVE STRESUESE

Ngjarjet qe shkaktojne stres jane te panumerta. Disa jane ndryshime te medha qe prekin
numer te madh njerezish, ngjarje si lufte, aksidente, nukleare dhe termete. Te tjera jane
ndryshime te medha ne jeten e individeve -psh: te nderrosh shtepi, pine, te martohesh.te
humbasesh nje mik, te kesh nje semundje serioze.

Ngjarjet qe konsiderohen stresuese perfshihen ne nje ose me teper prej kategorive te


ndryshme: ngjarje traumatike jashte eksperiences se zakonshme njerezore, ngjarje te
pakontrollueshme,ngjarje te paprashikueshme,ngjarje qe sfidojne limitet e mundesive
dhe vete konceptit ose konflikteve te brendshme.

NGJARJET TRAUMATIKE ( NT )
Burimet me te dukshme te stresit jane ngjarje traumatike-situata te nje rreziku ekstrem
qe jane jashte keto perfshijne fatkeqsi natyrore, si termete & permbytje: fatkeqsi te bera
nga njeriu si luftra, aksidente nukleare; aksidenta katastofike si perplasje makinash apo
aeroplanesh; dhe suime fizike si perdhunim apo tetantive vrasje.

Megjithese reagimet e njerezve ndaj NT ndryshojne shume verehet nje sjellje e


zakonshme qe quhet sindroma e fatkeqsise. Ne fillim te mbijetuarit hutohen, cuditen dhe
duken si nuk jane ne dijeni te demtimeve te tyre ose te rrezikut. Ata shetisin verdalle te
çorientuar dhe ndoshta duke vene veten e tyre me teper ne rrezik.

Ka tre karakteristika qe e bejne nje ngjarje te percaktohet si stresuese: kontrolli mbi to,
parashikimi dhe sa sfidojne keto ngjarje limite e aftesive tona dhe te konceptit tone per
veten.

KONTROLLUESHMERIA

Sa me e pakontrollueshme te duket nje ngjarje aq me stresuese percaktohet ajo. Ngjarjet


me te pakontrollueshme perfshijne vdekjen e nje te dashuri, pushimi nga puna, ose nje
semundje serioze. Nje arsye e dukshme qe ngjarjet e pakontrollueshme jane stresuese
eshte fakti: se ne qoftese nuk i kontrollojme dot, atehere ne nuk mund ti ndalojme qe te
ndodhin.

Grupi eksperimental, tregoi shume pak ankth si pergjigje ndaj fotove sesa grupi i
kontrollit.megjithese koha e eksperimentit ishte i njejte.

Besimi qe ne mund te kontrollojme ngjarjet duket se redukton ankthin tone per to, dhe
nese nuk e ushtrojme kurre ate kontroll. Kjo u tregua ne nje studim ne te cilin dy grupe
subjektesh u ekspozuan ndaj nje zhurme te larte dhe shume te pa kendshme. Subjekteve
ne nje grup iu tha se ata mund tejepnin fund zhurmes duke shtypur nje buton.por u
keshilluan te mos benin vetem nese ishte absolutisht e nevojshme. Subjektet ne grupin
tjeter s'kishin asnje kontroll mbi zhurmen. Asnje nga subjektet nuk shtypi butonin,pra
ekspozimi ndaj zhurmes ishte i njejte per te dyja grupet. Megjithate, perfomanca ne nje
detyre per te zgjidhur probleme ishte shume e dobet per grupin e kontrollit, gje qe
tregon se ato ishin me te shqetesuar nga zhurma se sa grupi qe kishte mundesine per ta
kontrolluar.

PARASHIKUESHMERIA

Te jesh ne gjendje te parashikosh nje ngjarje stresante edhe nese individi s'mund te
kontrolloje zakonisht redukton fuqine e stresit. Sic eshte thene edhe na kapitullin 7,
ekesperimentet laboratorike kane treguar se, si njerzit ashtu edhe kafshet preferojne
ngjarje te keqija te parashikueshme se sa te paparashikueshme. Njerezit zakonisht
zgjedhin shok te parashikueshem. Ata tregojne me pak shqetesim fizik dhe thone se jane
me pak te stresuar kur presin nje shok te paralajmeruar dhe perceptojne shokun e
parashikueshem , megjithese jane te se njejtit intensitet (force ).

Si shpjegohen keto rezultate? Nje mundesi eshte sinjali paralajmerues para nje ngjarje te
rende.i jep mundesi kafshes apo njeriut te filloje ndonje proçes pergaditor qe zbut
efektin e nje stimuli te dhimbshem. Nje termet eshte nje lloj ngjarje natyrore per te cilin
nuk ka as nje sinjal siguriei nje uragan mund te parashikohet edhe mund te merren masa.

Disa pune jane te mubushura me paparashikueshmeri dhe konsiderohen shume stresues,


si zjarrfikesit dhe ato qe punojne ne urgjence.gjithashtu edhe semundjet serioze si
kanceri apo SIDA jane te paparashikueshme.

SFIDIMI I LIMITEVE TONA

Disa situatajane mjaft te kontrollueshme dhe parashikuese, por perserijane stresuese se


na shtyjne ne limitet e aftesive tona,dhe sfidojne kendveshtrimin per veten tone. Java e
provimeve finale eshte nje shembull qe shume studente studiojne orar te
zgjatur,krahasuar me pjesen tjeter te vitit shkollor. Personi fizik dhe intelektual
perjetohet teper stresues gjate kesaj periudhe. Disa studente mendojne se provimet
testojne deri ne limit njohurite e tyre dhe aftesite intelektuale. Madje dhe studenteve te
shkelqyer mund ti kercenohet pikepamja per veten e tyre dhe deshira per te vazhduar nje
profesion nese rrezohen ne provime te rendesishme.

Megjithese ne i futemi disa situatave me gezim dhe entuziaste, ato mund te jene perseri
stresuese. Martesa eshte nje shembull i mire. Shpesh individeve i sfidohet deri ne limit
durimi dhe toleranca ndersa bashkeshortet mesohen me njeri tjetrin.

KONFLIKTI I BRENDSHEM

Deri tani kemi folur per ngjarje te jashtme ne te cilat dikush ose diyka sfidon mireqenien
tone. Stresi mund te vije dhe nga pro^ese te brendshme - konflikte te pazgjidhura mund
te jene te vetedijeshme ose te pavetedijeshme. Konflikti ndodh kur individi duhet te
zgjedhe midis qellimeve te kundert me njeri tjetrin. Psh: ju doni te shkoni te hani pica
me shoket tuaj, porju duhet te rrini ne shtepi te mesoni per provimin e neserm, se
ndryshe do te ngelni. Keto qellime jane te kunderta se per te arritur njerin duhet te hiqni
dore nga tjetri.

Konflikti lind dhe kur dy nevoja apo motive te brendshme jane ne kundershtim me njera
tjetren. Ne shoqerine e sotme konfliktet me te hasurajane.
Pavaresi perkundrejt varesise - ne mund te duam te jemi te pavarur, por rrethanat apo
njerezit perreth na e ndalojne. Mund te ndodhe dhe e kunderta.
Intimitet perkundrejt itolomit - deshira per te ndenjur me nje person bie ne konflikt
me friken se mos reruzohemi te lendohemi.
Bashkepunim perkundrejt garimit - shoqeria jone thekson se njerezit duhet te garojne
te vetem dhe te arrijne sukses si individe. Nga ana tjeter, neve bombardohemi nga
shoqeria per te bashkepunuar me te tjeret.

Shprehja e ndjenjave implusive perkundrejt standarteve morale – impulset duhen te


kontrollohen. Dy nga fushat ku impulset tona nderhyjne jane seksi dhe agresioni.
Keto kater fusha kane nje potencial te fuqishem per te krijuar konflikt serioz.
Gjate perpjekjeve per te gjetur nje kompromis midis ketyre motiveve te underta, und te
perballesh me goxha stres.

Rregulla dhe parime per te kuptuar dukurine e stresit

Situatat stresuese krijojne reagime emocionale qe variojne nga eksilarimi (kur ngjarja ka
goxha kerkese por e perballueshme ) tek emocionet e zakonshme te ankthit, inatit,
dekurajimit dhe depresionit. Ne qofte se situata stresuese vazhdon, emocionet mund te
levizin sa tek njera tek tjetra, duke u varur nga suksesi i erballimit te stresit.

Per te njohur dhe kuptuar sa me mire dukurine e stresit jane te njohura disa regulla dhe
parime te cilat sipas studiuesve ndahen ne dy grupe:

1. Grupi qe perfshin dhe trajton shkaqet e stresit.


2. Grupi qe ka te beje me menaxhimin me te sukseshem te stresit.

Çfare kuptojme me stresoret?

Thame se me stres kuptojme reagimet ndaj ngjarjeve, dukurive, objekteve, etj.


Ndodhite, ngjarjet a dukurite qe shkaktojne reagimin tone quhen stresor. Pra, çdo gje qe
shkakton stres quhet stresor.Keshtu, vdekja e nje te afermi, martesa apo divorci, humbja
e vendit te punes, te parave, e konkursit te pranimit ne shkollen e larte, etj jane ndodhi
stresante qe shkaktojne stres tek njerezit.
Ka stresore qe prekin kedo (termetet, vdekjet e te aferme apo miqve, aksidentet). Por, ka
edhe shume stresore qe prekin individe te vecante, ne varesi te rrethanes ne te cilen
ndodhet ai si dhe te menyres, se si e percepton dhe e viereson ngjarjen, stresorin ai.
Jo vetem ngjarjet e dukurite, jane burim stresi, por edhe emocionet dhe mendimet.Stresi
mund te shkaktohet nga ngarkesa psikologjike ose fizike, trupore. P.sh konfliktet dhe
frustracionet jane kerkesa psikologjike, kurse infeksionet, semundjet, plaget, etj jane
kerkesa fizike.

Sic u permend burimet e stresit jane te shumte, çdo gje qe na rrethon mund te
behet burim stresi. Nder me kryesoretjane:
a) Ndryshimet jetesore
b) Shqetesimet ejetes se perditshme
c) Shkaqet madhore psikologjike te stresit: konfliktet, frustacioni, presioni,
etj.

Ndryshimet jetesore dhe stresi.

Ndryshimet qe ndodhin gjatejetes shkaktojne shume stres qofshin keto ndryshime


negative apo pozitive. Martesa, ngritja e rroges, marrja e diplomes, divorci, gjetja e nje
pune te re, nderrimi i baneses, etj mund te jene burime madhore te stresit per shume
individe. Ndryshimet ne jete i detyrojne individet te ndryshojne e te pershtasin sjelljet e
qendrimet e tyre ndaj situatave te reja. Kur ndodhin ndryshime ne jete ai duhet te
pershtatet me dicka te re, te panjohur, te ndryshoje rutinen e vjeter te jetes e te formoje
nje tjeter te re.

Shqetesimet e zakonshme te jetes se perditshme

Shqetesimet e jetes se perditshme jane nje burim i perhershem stresi. Bile shqetesimet
e perditshme qe na merzisin ne cdo hap, çdo ore e çdo dite, mund te shkaktojne me teper
stres se sa ngjarjet apo ndryshimet e medha jetesore. Merzite e shqetesimet nga trafiku i
renduar apo rruget e shkaterruara, krismat e armeve, zhurma e gjeneratoreve ne lokale,
nderprerjet e defektet e vazhdueshme te dritave, punet e ndryshme shtepiake, etj, behen
burim te nje stresi te vazhdueshem qe me kalimin e kohes dobesojne nervat, cojne ne
lodhje mendore, shpirterore dhe fizike.

Shkaqet madhore psikologjike te stresit

Psikologet kane trajtuar edhe anen psikologjike te stresit. Studimet e bera ne kete
drejtim kane percaktuar tre shkaqe madhore psikologjike te stresit:
1. Presionet,
2. Konfliktet dhe
3. Frustracionet.

REAGIMET PSIKOLOGJIKE NDAJ STRESIT

Trupi reagon ndaj stresuesve duke filluar nje zinxhir kompleks reagimesh te lindura ndaj
nje kercenimi. Ne qofte se, kercenimi zgjidhet shpejt, reagimet emergjente shuhen dhe
gjendja jone fiziologjike kthehet ne normale. Ne qofte se, situata stresuese vazhdon,
kemi nje bashkesi reagimesh te brendshme nderkohe qe ne perpiqemi ti pershtatemi nje
stresuesi kronik.
REAGIMI FIZIOLOGJIK I STRESIT

Nese ju bini ne nje lume me akull, ju sulmon nje grabites i armatosur ose jeni te
tmerruar nga kercimi i juaj i pare me parashute, trupi juaj reagon ne menyre te njejte.
Pavaresisht nga stresuesi, trupi pergatitet automatikisht te merret me emergjence. Kjo
quhet reagimi Lufto - ose - vrapo. Ka nevoje per energji, prandaj melcia leshon sheqer
(glukoze) te tepert qe te fumizoje muskujt, dhe hormonet e leshuara stimulojne kthimin
e yndymave dhe proteinave ne sheqer. Metabolizma e trupit rritet ndersa pergatitet te
harxhoje energji ne veprime fizike. Rrahjet e zemres, presioni i gjakut dhe frymemarrja
rriten dhe muskujt tendosen. Ne te njejten kohe, disa veprimtari te panevojshme, si tretja
nderpriten.peshtyma thahet qe te rritet sasia e ajrit qe kalon ne mushkeri.

STRESI DHE SEMUNDJET

Perpjekjet per t'iu pershtatur prezences se vazhdueshme me te nje stresuesi shkaterrojne


rezervat e trupit dhe e bejne ate te prekshem nga semundjet. Stresi kronik con ne
semundje te tilla si ulçer, tension i larte dhe semundje zemre.
SI NDIKON STRESI MBI SHENDETIN

Kemi pare se si ekspozimi ndaj ngjarjeve stresuese mund te shkaktojne shumellojshmeri


problemesh fiziologjike dhe psikologjike. Si ndikon stresi shendetin Taylor 1986)
pershkruan 4 rruge:rruga e dreitperdreite.rruga interaktive,rruga e sjelljes se
shendetshme,dhe rruga e sjelljes se semure. Jane te ngahershme debatet filozofike mbi
bashkimin ose ndarjen e sistemit trup / mendje.

SISTEMI IMUNITAR.

Nje fushe e re kerkimi ne mjeksi e sjelljes eshte psiko imunologjia, studimi se si sistemi
imunitar ndikohet nga stresi dhe nga faktore te tjerg psikologjike. Sistemi imunitar
mbron trupin nga mikro organizmat qe shkaktojne semundje,me ane te qelizave te
specializuara te quajtura limfocite.

PERSONALITETI DHE STRESI; TEORITË PËR SPJEGIMIN E TIJ

Teorite per shpjegimin e stresit. Psikoanaliza dhe biheviorizmi

Siç e kemi thene, ngjarjet qe jane te pakontrollueshme apo te paparashikueshme kane


tendence te jene stresuese. Disa njerez duken me teper, se te tjeret, te vieresojne ngjarjet
ne kete menyre,dhe keshtu tejapin reagime ndaj stresit. Ka tre teori baze pse njerezit
tentojne ti vieresojne ngjarjet si stresuese - teoria psikoanalitike, teoria e sjelljes dhe
teoria e personalitetit.

TEORIA E PSIKOANALITIKE

Psikanalistet bejne dallime midis ankthit objektiv qe eshte nje reagim i arsyshem ndaj
nje situate te demshme, dhe ankthi neurotik. Qe eshte ankthi jashte mase i madh per
rrezikun e vertete. Sipas Frojdit ankthi neurotik i ka rrenjet ne konfliktejo te
ndergjegjshem brenda nje individi midis impulseve te papranueshme te idt ( ne te
shumtat seksuale dhe agresive )dhe limiteve qe vene ego dhe superego. Shume impake
te idit perbejne nje kercenim per individin se bien ne kundershtim me vierat sociale apo
personale. Nje grua nuk tregon qe nuk e do nenen e saj sepse keto ndjenja do te binin ne
konflikt me besimin e saj se nje femije duhet ta doje gjithmone prindin e vet. Ne qoftese
do te shprehte ndjenjat e saj te verteta, ajo do te humbiste dashurine dhe mbeshtetjen e
nenes se saj,kur ajo nxehet me te emen ankthi qe lind sherben si sinjal i nje rreziku qe po
lind prandaj dhe ne konfliktin me te vogel, si: ku do te shkoje familja per pushime, ajo e
perjeton si nje stresues te madh.

Sipas teorise psikoanalitike,te gjithe kemi konflikte jo te ndergjegjeshme. Per disa njerez
keto knflikte jane ne te shumten rasteve te thelle dhe ato e perjetojne jeten me stresuese.

TEORIA E SJELLJES ( BIHEJVIORIZIMI )

Bihejvioristet fokusojne ne menyre me te cilen individet mesojne te lidhin reagimet e


stresit me situata te caktuara. Kemi forlur per teorine e paaftesise per te ndihmuar veten,
dhe origjinali i saj eshte teori bihejvioriste. Permes eksperiencave te perseritura ne
ngjarje te pa kontrollueshme,njerezit binden se ata s'mund ti kontrollojne ngjarjet
prandaj heqin dore- dorezohen. Nje komponent tjeter i kesaj teorie eshte se njerezit dhe
kafshet,nuk duken te afte te mesojne si kontrollojne situata te reja qe ne fakt jane te
kontrollueshme. Nje femije i rritur ne nje lagje te varfer, te cilit i thuhet gjithmone se
eshte e pamundur te dale nga ajo gjendje,mund te heqe dore nga perpjekjet per te dale.
Ai mund te mos ndjeke mundesite per tu shkolluar ose te zere pune, sepse ka mesuar se
cfaredolloj gjeje te beje, nuk do ta ndryshojne gjendjen e tij.

Njerzit mund te reagojne me frike ndaj situatave specifike me frike dhe ankth, sepse ne
te kaluaren keto situata i kane shkaktuar dem ose stres: Disa fobi zhvillohen nepermjet
kushtezimit klasik. Psh: nje person qe i shket kemba ne maje te nje mali mund te
perjetoje ankth çdo here qe ndodhet ne vende te larta.

Disa frikera jane te veshtira per tu zhdukur. Neqoftese reagimi i pare eshte te evitosh apo
te ikesh nga situata qe provokon ankth, mund te jesh me ne gjendje te percaktosh kur
situata nuk eshte me e rrezikshme. Psh: nje vajze e vogel eshte ndeshkuar per sjelljen e
saj te hedhur, ne te shkuaren, mund te mos mesoje te shprehe kurre mendimet e saj se
nuk do ta provonte kurre.

STRESI NË MARRËDHENIET E PUNËS.

Nje vend qendror dhe shume te rendesishem ne shfaqen e stresit luajne marredheniet
dhe konfliktet ne pune. Ne vendin tone keto probleme nu kjane te studiuara, ne
literaturen e huaj keto marredhenie zene nje vend te konsiderueshem ne studime e
botime psikologjike.

Sipas ketyre studimeve shfaqet e stresit ne marredheniet e punes

PERCAKTIMI I PAOARTE I ROUT DHE PERPLASJA E ROLEVE

Shpesh here ne procesin e punes nuk na orientojne qarte se cfare duhet te bejme ose ku
fillojne dhe ku ndalojne kompetencat tona dhe ku fillojne pergjegjesite e te tjereve. Nje
nga problemet kryesore te kesaj paqartesie eshte qe ne marredheniet e perditshme te
punes shpesh dikush akuzohet per nje gje qe shkon shtrember ne momentin qe ai ose ata
as qe kane menduar qe ky problem pune qe nuk shkoi mire i perkiste kompetencave te
tyre te pergjegjesise. Percaktimi i paqarte i kompetencave tona ne pune na ben mjaft te
prekshem. Kur nuk bejme gje nuk zgjidhim problemet na thone qe duhej te kishim qene
aktive te vepronim. Por kur marrim inisiativa per zgjidhjen e problemeve dhe veprojme
na akuzojne qe tejkalojme kompetencat tona dhe se perpiqemi te shkaterrojme koleget e
punes ose t'u vjedhim suksesin.Kjo figurativisht shprehet "Para gremine keq dhe prapa
lum i rrembyer perseri keq". Me teper kjo gjendje e papercaktimit te kompetencave dhe
pergjegjesive ndodh ne sistemin e centralizuar burokratik, ku burokracia e aparatit
shteteror perbente nje çorbe te vertete perzierje kompetencash ku cdo nenpunes nuk i
kishte te qarta kompetencat detyrat dhe pergjegjesite e veta, te cilat mundohej t'u
ngarkonte te tjereve. Percaktimi i qarte i kompetencave dhe detyrave ne punen tone na
veshtireson qe te zgjidhim detyrat tona ne pune dhe ne profesion dhe te kushtojme
kohen e duhur per çdo detyre konkrete, gje qe shpesh yon ne gjendje stresi me
komponent kryesisht depresiv sic ka ndodhur shpesh ne praktiken mjekesore.

KERKESA JASHTEZAKONISHT TE LARTA NGA VETJA JONE

Kerkime kryesisht tek arsimtaret jane vertetuar se kerkesat e larta jashte realitetit nga
vetja jone perben nje nder shkaqet kryesore te nje stresi te jashtezakonshem. Gjersa ne
presim vazhdimisht shume gjera nga vetja jone do te perpiqemi intensivisht ti
pergjigjemi kerkesave dhe synimeve tona dhe sidoqofte dojemi te zhgenjyer dhe te
demoralizuar nga rezultati. Kerkesajashte realitetit lidhen dhe me perplasjen e roleve
dhe percaktimin jo te qarte te rolit qe u tha me lart. Meqenese nuk e kemi te qarte se
yfare presin te tjeret prej nesh ose meqenese nje ane te punes tone perplaset me nje ane
tjeter. Ne nuk dime cfare duhet te bejme. Rezultati i ketij konfuzioni eshte qe
vazhdimisht nuk eshte i kenaqur nga rezultati i punes se vet dhe nuk mund te ndjeje
kenaqesine qe nje pune eshte bere e sakte dhe e perkryer. Keshtu kur nuk dime
kompetencat dhe te drejtat tona ne pune nukjemi te qarte per menyrat qe duhet te
veprojme qe te arrijme nje rezultat te qarte dhe te suksesshem ne punen tone.

MUNGESE E MUNDESISE DHE INICIATIVES NE MARRJEN E


VENDIMEVE.

Ne disa raste kur kemi persona qe nuk kane iniciative per shkak te tuteles familjare kur
jane femije te vetem ose per arsye te nje semundjeje qe i ka demtuar fizikisht dhe nga
ana intelektuale e ndjejne veten me te lire nga stresi kur i lene problemet ne duart e te
tjereve qe i konsiderojne kompetent pa care koken se cila do te jete zgjidhja me e sakte.
Keto persona te pavendosur dhe te pasigurte preferojne shpesh te kene mbi krye persona
manovrues dhe kompetente ashtu siç i konsiderojne ata qe t'u ngarkojne ose me sakte t'u
lene ne dore zgjidhjen e problemeve bile edhe atyre qe kane te bejne me jeten e tyre
personale. Por ne menyre te veçante kjo psikologji po ta quajme disfatiste ka
reperkusione negative kur ne marrdheniet familjare burri i ngarkon shume probleme qe i
perkasin t'i zgjidhe ai bashkeshortes se vet. Ne kete rast burri kthehet pa dashje ne nje
sherbyes dhe zbatues te urdhrave te gruas se ciles i ka dhene kompetenca per mungese
iniciative dhe personaliteti qe ne raste jo te rralla e con ne disfata familjare dhe
shoqerore.

PERPLASJE TE SHPESHTA ME EPRORET.

Marredheniet tona te keqija me eproret perben nje burim te mundshem stresi gjersa ata
kane aftesine te influencojne jeten tone me mjete kryesisht materiale. Ata percaktojne
detyrat dhe kryesisht kushtet e punes sone ngritjen tone ne detyre ose ulin prestigjin tone
ne syte e kolegeve tone dhe aprovojne ose dizaprovojne nje leter rekomanduese qe do te
kishte rendesi te madhe per vajtjen ose jo ne nje vend me te mire. Pra dihet nga
eksperienca qe drejtori antipatik drejton dhe nxin jeten tone profesionale dhe karrieren
tone. Ne menyre te veçante kjo shfaqet me faktin qe drejtori mohon dhe kundershton
vazhdimisht punonjesin ne njohjen e aftesise qe ai mendon se e meriton. Kjo tek
punonjesi krijon ndjenjen e inferioritetit lekund kenaqesine e punes dhe ul stimulet per
permiresimin dhe rritjen e produktivitetit dhe perkrahjen e metodave te reja te punes.
Nje shkak tjeter stresi ne keto raste eshte kur drejtori grindet vazhdimisht ne cdo gje qe
bejme sidomos kur punonjesit jane femra dhe kur nderhyn vazhdimisht ne cdo gje dhe
nuk na jep pavaresine dhe lirine per te marre vendime vete ne procesin e punes. Nje
drejtor i tille pengon krijimtarine e kuadrove dhe entuziazmin ne punen tone dhe na ben
te dyshojme shpesh per aftesite tona, krijohen marredhenie ushtarake ne pune dhe na
pushton ankthi i se keqes qe na rrethon ne pune.
IZOLIMI NGA KOLEGET.

Kjo ndodh ne rastet kur u kushton me teper kohe puneve sesa kolegeve. Kjo ndodh per
shkak te punes se tepert ose kur je i izoluar vetem ne pune ne zona te thella dhe ka pak
raste te konsultojme problemet tona profesionale me koleget tane qe edhe ata kane
probleme te ngjashme me tonat keshtu qe ke nje izolim te tille kur na mungojne koleget
per te shkembyer eksperiencen e tyre ne fillim te punes kryesisht ne vitet e para te saj
keshtu qe nuk jemi ne gjendje qe te vieresojme nivelin e punes sone. Po te mos jemi te
formuar nga ana botekuptimore qe te kompensojme me studim literature kete izolim
mund te kalojme ne pesimizem dhejo rralle ne deziluzion dhe veprime te pamatura.

SHUME PUNE DHE PAK KOHE

Pushimi ne intervalet. midis punes intensive ka nje rendesi jetike per produktivitetin ne
pune se na jep mundesi te qetesohemi dhe te perqendrojme mendimet tona te shikojme
rreth e rrotull ambientin qe na rrethon te mendohemi dhe qofte te enderrojme per te
ardhmen tone dhe aktivitetet tona (enderrimi perben nje pasqyrim ne mendim te nje
ideje qe me vone mund te behet realitet duke perdorur rruge te sakta per realizimin e tij)
te qetesojme trurin tone perpara se te perkulim koken tone perseri ne pune. Na duhet
gjithashtu nje dite e lire p.sh qe te rigrupojme literaturen e zyres e sone cfare na duhet
per te ardhmen. Keto dite ose ore qetesie kane nje viere te pallogaritshme per
rezistencen tone ndaj stresit dhe uljen e nivelit te stresit. Pa keto nderprerje ne jemi
gjithmone te ngarkuar pa patur nje moment te kushtuar per veten tone per te vieresuar
punen tone dhe menyren se si do te organizojme te ardhmen. Psh kemi rastin e Honore
de Balzak. Kur shkrimtari i shquar francez kishte presion psikologjik kur i afrohej afati
per te lare borxhet nen kercenimin e kreditoreve te vet borxhdhenes shtohej
produktiviteti i tij letrar ndersa kur lante borxhet e veta ai ndalonte shkrimin e romaneve
dhe shijonte jeten duke harxhuar perseri para. Si konkluzion del qg nje pune e
vazhdueshme pa periudha qetesie dhe perqendrimi mund te behet nje burim i
rendesishem stresi me fenomene ankthi te shkalleve te ndryshme dhimbje koke,
hyperemocionalitet (boshliek epigastrik), fenomene mikrodepresive dhe merzitje.

MUNGESE VARIACIONI

Ne gjuhen e psikologjise Variacion eshte nje fbrme e lirise individuale ne raport me


lirine shoqerore. Truri i njeriut ka nevoje per ngacmime te eksperiencave te reja per te
rifreskuar dhe shtuar produktivitetin e tij. Mjaft profesione paraqsin kete variacion te
pakten ne periudha te caktuara te tyre. Keshtu p.sh xhirimi i filmave kinematografike,
ekspeditat gjeologjike, ekspeditat arkeologjike dhe ato shkencore jane shembuj tipike te
variacionit ne pune gje qe eviton stresin. Por edhe ne pune te tjera ose profesione te tjera
kemi variacion. Keshtu nuk shohim perdite te njejtet kliente ne tregti, nuk shohim te
njejtet te semure ne mjekesi, ose te njejtet nxenes cdo vit. Por detyrat administrative te
ketyre profesioneve me teper karakterizohen nga MONOTONIA

KOMUNIKIMI I KEQ

Sado mire qe te bashkepunojne personal kur fijet e komunikimit nuk funksionojne keto
perbejne burim stresi. Keshtu me nje komunikim defektoz dikush dicka di dhe eshte i
gatshem te bashkepunoje por askush nuk eshte i sigurte se kush eshte ai. E keqja e ketij
komunikimi defektoz qendron ne faktin qe njerezit marrin vendime pa patur elementet e
sakta dhe informacione nga kuadrot kompetente dhe marrin pjese ne mbiedhje pa qene
te informuar ne menyre te mjaftueshme dhe nuk marrin vesh nga rremuja qe mbizoteron
ne mjedisin e punes. Dhe fajin per kete amulli zakonisht e ka nje kuader drejtues qe nuk
ka organizuar mire punen ne sektoret e ndryshem te saj per te koordinuar veprimet.

STRESI NE PUNEN E MESUESIT

Kur mesuesit ndjehen te nervozuar, depresive, te emocionuar, te shqetesuar ose te


tensionuar si rezultat i aspekteve te vecanta te punes se tyre si mesues, kjo gjendje quhet
" stresi i mesuesit".

Stresi i mesuesit eshte diskutuar dhe vazhdon te diskutohet gjate midis specialisteve,
madje per te jane nderrmarre studime dhe kerkime per vite te tera dhe eshte arritur ne
perfundimin se shumica e mesuesve me pervoje stresohen nga koha ne kohe. Statistikat
ne vendet e Evropes Perendimore tregojne se rreth 1 ne 4 mesues provojne vazhdimisht
stresin.

Rezultatet e pyetësorit me mësuesit

Per tu njohur me problemet e stresit dhe ndikimin e tij ne punen e mesuesit organizuam
nje pyetesor me mesuesit ne shkollat "Bedri Elezaga", "Boshko Strugar" dhe "Bashkim
Vëllazerimi" te qytetit te Ulqinit, si dhe ne shkollat :25 Dhjetori" dhe "Mahmut Lekiq"
te qytetit te Tuzit.

Pyetesori permbante 16 (gjashtembedhjete) pyetje te cilat synonin per te njohur


kuptimin qe kane mesuesit per stresin dhe faktoret stresante, situatat konkrete stresuese
qe perjetojne mesuesit gjate ores se mesimit, ne punen e tyre me nxenesit, prinderit,
drejtuesit e shkolles.

Kane marre pjese ne plotesimin e pyetesorit gjashtembedhjete mesues nga qyteti i


Ulqinit dhe pesembedhjete mesues nga qyteti i Tuzit.

Per pyetjen e pare: C'njohuri keni per stresin?


Kane percaktuar qarte kuptimin e pergjithshem mbi stresin keto mesues:

Per shkollat e Ulqinit

1. Stresi eshte nje akumulim i nje mbingarkese te vazhdueshme konstante te problemeve


personale e profesionale. Mosrespektimi i nje regjimi te caktuar per
shkak te pamundesise se realizimit te kesaj mbingarkese con deri ne ankth per
skadencen kohore te detyrave te ndryshme.
2. Me stres kuptojme nje gjendje te renduar shpirterore qe kushtezohet nga nje mori
faktoresh social, politik, psikologjik, ekonomik. Kjo stimulohet nga tranzicioni i gjate,
nga veshtiresite ekonomike, nga pasiguria per te sotmen dhe mungesa e perspektives per
te nesermen, por edhe nga rruget e ndaljen e atmosferes dhe zhurmave. Ajo nxit edhe
reagime negative, qe nuk kontrollohen.
3. Edhe ne mesuesit na shoqeron stresi ne punen tone. Stresi i pare eshte ai ekonomik
pasi megjithe kete pune qe bejme paguhemi pak dhe keshtu ndjehemi te stresuar. Stres
tjeter eshte kur shikojme femijet qe kane plot deshira dhe prinderit s'kane mundesi
financiare qe t'ua plotesojne. Te stresuar jemi nga ngjeshja e programit, nga gjerat
shabllon dhe nxenesit nuk i asimilojne ato.
4. Si dukuri shoqerore stresi vazhdimisht te shqeteson dhe kete shqetesim me teper e
perjetojne ata njerez qe fillimisht jane teper te ndergjegjshem dhe te perkushtuar ne
punen e tyre dhe duke ndjere peshen e tij mundohen qe t'i shmangen, por nuk gjejne
menyren e zgjidhjes se tij.
5. Stresi nje nga problemet me te shpeshta te kohes se sotme vecanerisht e femijeve e
cila mund te vije nga mbilodhja e tepert ne pune dhe familje gjithashtu edhe nga
kontradiktat e shumta e cila shoqerohet me ulje te humorit, gjendje konfuzioni dhe per
me teper paaftesi ne perqendrim.

Per shkollat e Tuzit

1. Stresi eshte nje dukuri qe na shqeteson çdo dite duke filluar qe kur ngrihemi.
2. Stresi eshte nje gjendje psikologjike mjaft e renduar. Problemet e stresit jane te
shumta dhe vijne nga shkaqe te ndryshme te cilat shkaktojne vuajtje dhe shqetesime
nejete.
3. Nje trysni situatash te kendshme e te pakendshme te perjetuara, zhgenjime te
panumerta, shoqeri e harruar, jete qe s'kthehen, ankth qe te mbyt, femije pa femijeri, dite
qe ikin ne monotoni te plote, pasiguri qe troket çdo dite. Te gjitha keto nderthurur me
karakterin e menyren e perjetimit, te japin stres.
4. Stresi eshte nje ngarkese emocionale qe shoqeron cdo njeri ne jeten e tij te
perditshme. Kjo vjen si pasoje e ngarkeses qe vjen ne pune ne familje. Stresi shfaqet ne
forme merie, pasigurine per te arritur diçka.
5. Stresin do ta cilesoja si nje element kryesor qe ndikon ne sistemin nervor te njeriut.
Gjithashtu ai acaron edhe me shume gjendjen shpirterore te njeriut duke te dhene nje
ndjesi qe shoqerohet me demoralizim te pergjithshem.

Per pyetjen e dyte: Cfare kenaaesish dhe pakenaqesish perjetoninga punajuaj.


- Kane percaktuar qarte kuptimin e pergjithshem mbi stresin

Per shkollat e Ulqinit

1. Punajone e perditshme perjeton kenaqesi ne dashurine qe ndjejme per keto femije dhe
rezultatet qe kane ato ne oret e ndryshme te mesimit. Pakenaqesi kemi nga kushtet qe
japim mesim ne mungese te teksteve te mjeteve didaktike qe shoqerojne proyesin
mesimor.
2. Me pelqen kur nxenesit mesojne e japin rezultate, kur ato impenjohen per lenden e
kerkojne te dine me shume. Me pelqen sinqeriteti dhe menyra se si te duan.
S'me pelqejne kur jane nxenes e prinder neglizhente qe s'marrin pergjegjesite e tyre.
3. Kenaqesia ne punen time eshte qe ne momentin qe pergatis ditarin per oren qe do te
zhvilloj ne klasen time. Kenaqesia e madhe arrin kur plotesohen pas nje kohe te gjate
objektivat qe kane vendosur per nxenesit ose kur shoh nje reagim te ri tek femija. Kur
shoh me punen qe bej nje drite gezimi tek prinderit e ketyre femijeve.
Ne kete aspekt nuk kam pakenaqesi edhe pse ka mungesa te mjeteve didaktike luftoj me
shpresat qe t'ijap vetem lumturi femijeve.
4. Kenaqesia, sepse kur dashuron profesionin je perkushtuar atij dhe viereson cdo detaj
sado i parendesishem te jete ai, por kur shikon se vieresimi ndaj punes tende nuk eshte
aq sa duhet, atehere fillon pakenaqesia e cila te con deri atje sa ne momente te caktuara
reagon jo ashtu si duhet.
5. Fakti qe jemi te rrethuar nga njerez te ndryshem me te cilet mund te shkembejme
eksperienca mund te zhvillojme aktivitete te shumta te sjellim shume kenaqesi sepse
puna jone nuk eshte pasive. Por pakenaqesia eshte edhe fakti se duke qene me njerez te
ndryshem ka njerez te cilet nuk marrin persiper pergjegjesite e tyre, duke shkaktuar nje
neglizhence te madhe ne pune.

Per shkollat e Tuzit!

1. Puna jone si mesues ka kenaqesite e veta pasi ndihesh mire kur vete nxenesit qe t'i ke
pergatitur perfaqesojne me dinjitet shkollen apo shtetin. Pakenaqesi, kur nuk ka
seriozitet nga nxenesit ne drejtim te mesimit dhe qendrimit ne klase.
2. Shpesh perjetojme kenaqesi kur shohim se puna jone e perditshme ecen mire dhe ia
arrijme atij objektivi qe i kemi vene vetes si qellim. Nuk kenaqemi kur na duhet te
ndryshojme planet per shkak te mungeses se mjeteve didaktike.
3. Kenaqesi e punes te cilen e perjetoj eshte pregatitja e nje brezi te kompletuar ne te
gjitha aspektet, te afte per te ardhmen. Por nga ana tjeter ndeshemi edhe me nje kadegori
nxenesish te cilet nuk kane deshiren e interesin per te qene pjesmarres aktiv ne mesim.
4. Ne punen tone ndjejme kenaqesi kur realizojme objektivat mesimore dhe edukative
tek nxenesit e mi, perjetoj pa kenaqesi kur ne momente te vecanta shoh se puna ime nuk
ka rezultatin qe deshiroj.
5. Kenaqesija eshte kur nxenesit vijne çdo dite te rregullt te mesuar, kurse pakenaqesi
rrjedhin nga mos pregaditja e nxenesve dhe nga mos interesimi i prinderve per arritjet e
lemijeve te tyre.

Per pyetjen e trete: Çfare mendoni se do ta bente punen tuaj me te lehte?

Per qytetin e Ulqinit

1. Klasat te kishin nje numer me te paket nxenesish. Te kishin nje pushim te gjate ku te
çlodheshin, nxenesint sebashku me mesuesit te kishin mjete mesimore me praktike per
lenden.
2. Me te lehte do ta benin mjetet didaktike qe ne shum raste na mungojne, mendoj se
shume tema duhet te behen ne forme bashebisedimi nxenes-mesues te jene me konkrete
ne anen e figurave te qarta qe te paraqiten ne liber.
3. Mendoj se punen tone mund ta lehtesonte nje program mesimor dhe tekste te
vecanta per keto nxenes me aftesi te kufizuara. Mendoj se nje sere lojrash mund te
ndihmonte me shume per komunikimin me boten e brendshme te ketyre femijeve.
4. Se pari kushtet normale per nje pune normale duke filluar nga shkumesi deri tek ai qe
ne vieresojme me teper, nxenesi. Me pas ndertimi i mardhenieve korrekte, te drejta dhe
te sinqerta mes kolegesh, drejtuesish, nxenesve dhe prinderve do ta bente mjaft te lehte
punen tone si mesues.
5. Punen time me te lehte do ta bente sikur shteti te vieresonte me shume punen e
mesuesit i citi ka ndikim direkt tek mesuesi, stimulimi i mesuesit per punen qe
ben, plotesimi i nevojave te punes qe ai krijon si p.sh. mjitet e punes, mjetet
didaktike.

Per Qytetin e Tuzit.

1. Punen me te lehte dhe me me rezultate do ta bente ndihma e prinderve ne shtepi sepse


kane konstatuar se prinderit qe interesohen per mesimet e perditshme, per detyrar qe
femijet do te kryejne, per menyren se si do i mesojne ato, puna ka dhene rezultat dhe ata
prinder qe nuk interesohen une e kam te veshtire qe ti perparoj shpejt.
2. Te rishikohen programet mesimore, kushtet ne klase, shperblim per- mesuesit e ben
me stimuluese punen, ja largon pak nga problemet jetike.
3. Puna ime do te lehtesohej duke patur kritere qe te nxitin interesin e gjith nxenesve per
shkollen. Rol do te luante gjithashtu baza materjale qe do te nxise vemendjen e interesin
krijues te nxenesve, tekstet duhet te jene me pak teorike e me shume praktike.
4. Mendoj qe nxenesi te jete i lire ne metoden qe ai zgjedh ne oren e mesimit,
komonikimin, larmine e metodes.
5. Puna jone do ishte me e lehte nese ka nje bashkepunim me komunitetin e nxenesve
dhe prinderve. Kur kemi mbeshtetjen e Dreitorise Arsimore, pushtetin qendror e lokal,
gjithashtu kur kemi baze materjale te mire dhe gjetja e nje gjuhe te perbashket dhe
komunikuese me vete nxenesit.

Per pyetjen e katert: Si arrini te pershtateni me veshtiresite qe ju dalin?

Per qytetin e Ulqinit.

1. Me shume pune e shume mundim, duke perdorur forma e metoda te ndryshme me nje
perkushtim te madh ndaj besimit qe na eshte dhene si dhe me pregaditjen tone psiko-
pedagogjike-profesionale.
2. Veshtirsite per vete punen qe kryejme jane te ndryshme, por gjithmone duhet arritur
gjuha e perbashket me keto femije. Kur une i njoh femijet, temperamentin e tij atehere
me qetesine, zemergjersine dhe tolerancen e madhe qe duhet te karekterizoje cdo njerin
nga ne arrihet te vendoset ekujiibri me veshtiresi.
3. Mundohem te kem nje bashkepunim sa me te ngushte me prindrir per te ndihmuar
reciprokisht njeri-tjetrin. Per te stimuluar tipat e veshtire mundohem ti sensibilizoj se
keto gjerajane kalimtare per te mos ndjere peshen e problemeve.
4. Meqenese jeta jone eshte mbushur me veshtiresi qe nga energjia elektrike, transporti,
ekonomija, ne si intelektual keto veshtiresi na kane bere me te forte prandaj ne kemi
zgjedhur armen e qetesise te indiferences, te korrektesise dhe perkushtimit ne pune per
t'u pershtatur me veshtiresite qe na dalin.
5. Fakti qe punon me te rinj ne nje fare menyre te detyron sepse ato jane ne nje moshe
ku gjthçka e shohin ndryshe sepse duhet te pershtatesh duke punuar shume.

Per qytetin e Tuzit!

1. Duke perdorur gjithmone qetesine, korrektesine dhe tolerancen, gjithashtu edhe duke
punuar me nxenesit e veshtire ne vecanti.
2. Veshtiresite dalin gjate procesit mesimore dhe edukativ. Ato te mesimit mundohem ti
kapercej duke rritur punen time ne klase kurse ato qe dalin gjate procesit edukativ
mundohem ti pershtatem duke qendruar me prane me nxenesit.
3. Mundohem qe te jem e qet, pra i marr gjerat me shtruar per ti zgjdhur problemet qe
paraqesin veshtiresi dhe mundohem te mbaj brenda vetes besimin dhe durimin.
4. Duhet patjeter te punosh shume me nxenesit, te komunikosh me ta dhe sa me pak
debat, te kesh durim dhe shprese se do te kalojne.
5. Dukje studiuar individual isht prugramin mesimore, duke konstatuar me koleget per
veshtiresite qe hasen, duke lexuar literature plus per plotesimin e boshlleqeve.

Per pyetjen e peste: A ndjeni veshtiresi nga ndryshimet ne programet nga rregjimi i
jetes ne shkolle nga kerkesat per pervetesimet mesimore.
Per qytetin e Ulqinit.

1. Programet pothuajse u be vite qe nuk ndryshojne, por duhet ndryshuar teresisht,


kerkesat jane te shumta dhe ndihet veshtiresia e pervetesimit e sistemi te lendes.
Jeta ne shkolle duhet te jete me e larmishme, nxenesit te ndihen me te lire dhe
organizohen veprimtari te ndryshme per gjallerimin e jetes ne shkolle.
2. Per specifiken e shkolles speciale duhet qe programe mesimore te jene me te
thjeshtesuara, qe te zhvillohen me shume veprimtari praktike, lojra aktivitete qejo vetem
i terheqin nxenesit tane por edhe i zhvillojne per integrimin ne jeten normale.
3. Veshtiresia eshte e madhe per vete zhvillimin mental te ketyre femijeve. Por une si
mesuese punoj me plan me te lehte per femijet qe nuk arrijne te ecin me programin
shkollor. Jam e kenaqur qe te mesojne me pak por ti kene te ngulitura.
4. Programi i shkolles fillore eshte tej mase i ngjeshur dhe pa dyshim veshtiresite jane te
pa shmangshme dhe sipas mendimit tim veshtiuresia nuk qendron tek konceptet qe
jepen por tek sasia e tyre ne nje hark te shkurter kohore, per pasoje ato shpesh here
kalohen ne menyre tangente per t'u prekur ne vitet pasardhese.
5. Veshtiresite hasen kudo por ato kalohen ndonjehere anashkalohen perderisa edhe
indiferenca e institucioneve shteterore eshte shume e theksuar nga regjimi i jetes ne
shkolle apo pervetsimit te teknikave mesimore.

Per qytetin e Tuzit.

1. Nuk ndjej veshtiresi. Lenda ime: "Njohuri per shoqerine" eshte teper aktuale sepse
prek problemet qe prekin sot shoqerine tone. Te tilla duhet tejene kerkesat
2. Eshte e natyrshme qe ndryshimet e programeve te krijojne pak veshtiresi per çdo gje
te re, keshtu edhe teknika te reja mesimore, kurse nga regjimi i jetes ne shkolle jo.
3. Po ndjejme veshtiresi sepse programi mesimore eshte i mbi ngarkuar dhe jo te gjithe
nxenesit i kuptojne.
4. Keto veshtiresi jane te dukshme dhe tani me shume se kurre ka ardhur koha per
ndryshime rrenjesore te programeve mesimore ne pershtatje ne nivelet e shoqerise se
sotme.
5. Veshtiresia eshte e madhe sepse na mungon ndihma nga institucionet perkatese.

Per pyetjen e gjashte: Si i keni kushtet epunes ne klas e ne shkolle, çfareju mungon qeju
te kryeni me qetesi e rendiment ate?

Per qytetin e Ulqinit

1. Mungesa e mjeteve mesimore ne disa lende eshte e dukshme keshtu per gjuhet e huaja
duhen me doemos te kene ambjente pra kabinete te veçanta ashtu siç eshte e nevojshme
edhe pranija e laboratoreve per biologjine e kimine.
2. Duke kaluar ne shkolla te tjera kushtet ne shkolle jane te kenaqshme ( klasa te medha,
te ajrosura, te dritshme dhe me ngrohje ) por them se me mire do te ishte te kishim
bazen materjale me te pasur dhe me shume paisje ( rafte, televizor, kompiuter) oborri i
shkolles eshte i vogel.
3. Kushtet e punes ambjenti rrethues jemi munduar ta modifikojme brenda mundesive
tona. Por bashkjetesa dhe e nxenesve te tjere qe punojne ne ore te ndryshme ne kete
klase sjell probleme. 4. Ne shkollen tone kushtetjane normale, klasa te medha, me banka
te rregullta, me ngrohje. Mjetet mesimore do ta bejne me te larmishme oren e mesimit.
5. Nuk ka kushte normale, nuk ka ate c'ka esht me e domosdoshme ambjenti brenda
klases ku qe ne fillim te mesimit perballesh me ajrin e rende te klases te ciles nuk i
hapen dritaret apo me mjetet e mesimit te cilat nuk gjenden ne shkolle por jemi te
detyruar ti bejme vete.

Per qytetin e Tuzit.

1. Persa i perket ambjenteve ne shkollen tone mund te them se jane shume te mira,
ndihet e nevojshme krijimi i laboratoreve ose kabineteve per lende te ndryshme.
2. Ne pergjithesi kushtet ne shkollen tone jane te mira. Duhet nje baze materjale e
didaktike me e pasur, me konkrete.
3. Kushtet e shkolles jane normale, mungojne mjetet mesimore ku flas per kushtet e
shkolles ne pergjithesi jane te rregullta. Mesimi zhvillohet ne qetesi por jo ne te gjitha
oret ka rendiment.
4. Pas vitit 1998 kushtet e puner ne shkolle jane permiresuar dhe jane normale, por
duhet bere perpjekje per te pasur klasen me mjete mesimore qe sherbejne per
konkretizimin e mesimit.
5. Kushtet e shkolles i kemi te mira. Organizimi i procesit mesimor-edukativ eshte ne
shkallen e duhur dhe krijon mundesi per te kryer me qetesi punen mesimore-edukative
ne klase.

Per pyetjen e shtate: Si i kane marredheniet me drejtuesit? A ju paraqiten kerkesa mbi


mundesite e kushtet qe keni? Ju vete a merrni detyra persiper mbi mundesite reale qe
keni? Pse ?

Per gytetin e Ulqinit!

1. Marredheniet me drejtuesit jane te kenaqshme. Gjejme mirekuptimin e tyre ne hallet e


problemet personale e familjare, por edhe ne ato profesionale. Kjo vjen pasi ato jane
drejtuesit por edhe koleget tane, pra njohin veshtiresite e punes. Me rastis shpesh te marr
persiper detyra mbi mundesite e mija sepse shpesh me pelqen te eksperimentoj si edhe
nga deshira e mire qe kam. Pak a shum arrij te realizoj ndonese me ndonje pasaktesi te
vogel ne afatin kohore te percaktuar nga une.
2. Mardheniet me drejtuesit e shkolles jane mjaft te mira, na kuptojne per shqetesimet qe
kemi dhe i mirkuptojme per problemet qe shtrohen per procesin mesimore. Marr
persiper detyra mbi mundesite reale qe kam une ne menyre qe ato qe kam programuar ti
realizoj me sukses perpara nxenesve.
3. Per mua personatisht nuk mund te them se ka marredhenie jo te mira sepse
mundohem duke qene korrekte me punen time dhe me gjithcka qe me rrethon te
jem korrekt edhe me ta . Kryej pune qe mund tejene edhejasht mundesive te mia, por
kur arrij rezultate them se mundesite e mija jane nganjehere edhe per ate pune te cilat
jane teper te veshtira. E bej sepse ndjej kenaqesin e punes dhe kenaqem dhe me teper
kur marr rezultate te mira ne kete pune.
4. Marredheniet me drejtuesit jane te mira. Ne bashkepunim me ta dhe me keshillin
drejtues te prinderve. Kam marre persiper ngritjen e kendeve si te matematikes, abetare,
piktori i vogel te cilat jane funksionale per procesin mesimore si dhe shtyse qe nxenesit
te pervetesojne me shume.
5. Marredheniet me drejtuesit i kemi te mira. Bashkepunojme per kushtet ne klase,
kontributet qe duhet tejapim per te permiresuar kushtet e klases, shkolles. Marrim
shpesh detyra ne bashkepunim me prinderit per te ndihmuar dhe pajisur klasen me mjete
per te krijuar me kontributin e priderve nje biblioteke ne klase.

Per qytetin e Tuzit!

1. Marredheniet me drejtuesit jane normale, te mira. Kerkesat qe paraqiten jane ne


pergjithesi ne perputhje me kushtet qe kemi. Nuk marrim persiper detyra mbi
mundesite reale qe kemi sepse nuk mund te realizohen.
2. Marrdheniet me drejtueit jane ne raport shume te mire. Kerkesat mbi mundesite qe
kemi ne pergjithesi nuk kemi marre nga drejtuesit, por edhe nga ne nuk jane marre
detyra qe nuk i kryejme sepse me pas do te pesonim zhgenjime.
3. Marredheniet me drejtuesit i kemi korrekte dhe nuk jane paraqitur raste per ngarkesa
me shume se sa lejojne kushtet ekzistuese. Detyrat qe kam marre persiper kane qene ne
perputhje me mundesite reale ose mbi ato ne funksion te mesimdhenies.
4. Me drejtuesit kemi marredhenie shume te mira. Na paraqiten kerkesa te mundshme
dhe te realizueshme. Marrim persiper edhe detyra mbi mundesite sepse keto nxenes
kane nevoje per perkushtim.
5. Ekzistojne marredhenie shume te mira me drejtuesit e shkollee, jane shume
korrekt dhe shume te mirekuptueshem. Kerkesat e tyre jane plotesisht te realizueshme
dhe nxitese per rezultate gjthnje ne rritje.

Per pyetjen e tete: Si i keni marredheniet me koleget ? A komunikoni dhe shkembeni


mendimeper veshtiresite tuaja dhe si ndiheni ne kete rast?

Per gytetin e Ulqinit!

1. Me koleget e mi mundohem te ndertoj marredhenie sa me te mira. Komunikimi me ta


per punen ashtu edhe per veshtiresite qe mund te has me ndihmojne, here me lehtesojne
por edhe me vieresojne per ate c'ka arrije. Ndjehem mire dhe per vete karakterin tim
tolerant dhe mjaft miqesor me ata qe me vieresojne sinqerisht.
2. Marredheniet me koleget e punes jane mjaft te mira, shkembejme mendime dhe
eksperjenca pune te ndryshme ne sherbim te proçesit mesimor.
3. Kemi marredhenie miqesore e korrekte e me nje ndjenje rrespekti reciprok.
Personalisht komunikoj pa probleme e ndonjehere diskutoj per probleme nocione
te programit mesimore.
4. Marredheniet me koleget jane te mira. Çdo problem a veshtiresi diskutohet e
zgjidhet mes nesh. Nuk ekziston mos komunikimi, por diskutohet e zgjidhet mes
nesh. Nuk ekziston mos komunikimi, por nje raport i qete i kendshem e respekt
reciprok.
5. Me koleget kam marredhenie te mira. Eshte kenaqesi profesionale kur
shkembejme mendime, ide me koleget e profilit dhe biseda eshte e sinqerte.

Per qytetin e Tuzit!

1. Mardheniet me koleget jane mjaft te mira. Shkembimet dhe eksperiencat jane te


nevojshme sidomos kur je nje mesuese e re. Kemi mardhenie miqesore, ndihemi si miq
qe kemi te njejten deture per te bere.
2. Mardheniet me koleget, komunikimi si dhe shkembimi i mendimeve jane reciproke,
ofrojne respekt ndermjet dy paleve. Ndjehemi te lehtesuara e te kenaqur kur marrim
ejapim mendime nga njeri-tjetri.
3. Kemi maredhenie shume te mira me koleget. Komunikim te vazhdueshem per
probleme te ndryshme per veshtiresite qe ndeshim ne procesin mesimor.
Ndihmesa qe i japim njeri-tjetrit na ben te zgjidhim shume probleme dhe te ndihemi
mire mes kolegeve dhe femijeve.
4. Me koleget shkembejme mendime per veshtiresite gjate punes dhe ndihem mire kur
perfundimisht arrihet ne nje rezultat te frytshem.
5. Maredheniet me koleget jane te mira. Shpesh organizojme mesime te hapura dhe
shkembejme eksperiencen sidomos per mesueset e reja.

Per pyetjen nente : Cilat jane momentet me stresuese qeperjetoni ne punen me nxenesit:
pavemendja ne mesim, mungese e te shprehurit, mungese motivimi e organhimi te
klases.

Per qytetin e Ulqinit!

1. Me kryesorja eshte mungesa e vemendjes ne mesim, mungese interesimi e pune nga


prinderit dhe pretendimi i tepert prej tyre.
2. Ne pune time me nxenesit momentet me stresuese qe perjetoj ne punen me ta nuk
kane vemendje, perqendrim ne mesim por kane dhe mungese qe ne te shprehur, kjo vjen
si rrjedhoje pasi nxenesit tonejetojne ne kushte te veshtira.
3. Momentet qe me stresojne me teper ne punen me nxenesit eshte mospregaditja sa
duhet ne oren e mesimit dhe vieresimi qe kerkon prindi per femijen e tij me shume se ai
pregatitet. Kjo ben qe ne shume raste te ndihem keq dhe atehere behem shume kerkuese
ndaj tyre, pra nxenesve.
4. Me stresuese eshte pavemendja ne mesim e cila te keta mosha ndodh shpesh
sidomos kur mesimet jane te veshtira. Nxenesit kane mugese te shprehuri, dialektalizma,
............ ato qe vijne nga familje intelektuale.
5. Pavemendja ne mesim nuk eshte stresante por irrituese per momentin, megjithate
nxenesit nuk jane njesoj e duhet qe cdo mesim te organizohet ne menyre sa me te
kuptueshme e terheqese. Mungesa e te shprehurit vjen edhe nga ambjenti ku ka jetuar,
familja, temperamenti i femijes.

Per gytetin e Tuzit!

1. Momentet me stresuese jane pavemendja ne mesim e mungesa e te shprehurit. Por per


specifiken e shkolles speciale jane probleme mjaft evidente qe kerkojne ne çdo kusht
taktin e mesueses per tolerancen e mosshprehjen e ketyre momenteve ndaj nxenesve.
2. Momentet stresuese per punen time jane pavemendja ne mesim e ndonje nxenesi dhe
mungesa e te shprehurit per shkak te nje pregaditjejo te plote.
3. Momentet me stresuese qe perjetojne ne punen me nxenesit jane mungesa e te
shprehurit per shkak te vet natyres se nxenesve dhe problemeve qe ato kane sepse flasim
per femije me aftesi te kufizuar.
4. Momentet stresuese qe perjetoj ne pune me nxenesit jane pa vemendja ne mesim,
mungesa e te shprehurit. Ne momente te caktuara me femije te veçante kemi shfaqe te
tekave te tyre deshires per tu marre me di?ka tjeter ne oren e mesimit.
5. Momentet me stresante jane kur nxenesit nuk mesojne sa duhet, kur jane te pa
vemendshem ne mesim ose kur nuk flasin lirshem per te shprehur mendimet e tyre
kryesisht ne rubriken "te flasim" ne gjuhe.

Per pyetjen dhjete: Tregoni situata stresuese e shqetesuese ne mardheniet meprinderit.

Per gytetin e Ulqinit!

1. Ndodh ndonjehere qe prinderit pretendojne me shume nga femijet e dtyre. Keshtu qe


lindin konflikte mes tyre dhe mesuesve per probleme te tilla. Shpesh here takohemi dhe
per probleme disipline.
2. Shpesh here prinderit jane te pa ndergjegjshem per nivelin e femijeve te tyre dhe
detyrimisht rezultate e arrira nga femijet jane te pa kenaqshmi per ta. Ballafaqime te tilla
te krijojne strese e ngarkese per te gjetur menyren e sakte per te komunikuar nje gje te
tille.
3. Sot prinderit duke iu perkushtuar me teper punes dhe sigurimit te mjeteve per te jetuar
kane harruar anen tjeter, ate qe eshte me e rendesishmja edukimi dhe qendrimi afer
femijeve te tyre. Ata mendojne se duke ia plotesuar te gjitha tekat dhe deshirat e tyre e
kane plotesuar ate pjese te detyres qe ka prindi per femijen dhe nuk u vjen mire kur
femija i tyre ka rene nga mesimet nuk eshte i disiplinuar, manifeston sjellje jo te mira
me shoket dhe mesueset. Ketu ato fillojne te reagoje keq dhe me teper ne sy te femijes.
4. Kemi ne pergjithesi marredhenie miqesore, por edhe situata shqetesuese pasi ka
prinder te cilet nuk kenaqen nga vieresimi i mesuesit apo nga banka qe i ka caktuar
mesuesi femijes se tyre dhe me tone acaruese apo dhe ofenduese marredhenia acarohet.
5. Kerkesa e nje note te mire ne ate c'ka jep femija eshte kthyer ne obsesion per prindrit.
Ka raste qe prindi bindet por ka raste dhejo.

Per gytetin e Tuzit

1. Situatat shqetesuese ne mardhenie me femijet dhe prinderit vijne si rezultat - Studimi


i paket ne shkolle. - Qendrimi gjate ne televizor. - Mos interesimi dhe mos refelektimi
per problemet qe dalin gjate procesit mesimor.
2. Me prinderit kemi situata shqetesuese kur ato nuk kujsesn sa duhet per shendetin e
femijeve te tyre. Nuk i vizitojne kur kane nevoje ne ndonje rast. Nuk interesohen t'i
mesojne mire, te shkruajne e te lexojne.
3. Prindi mbron femijen e tij dhe i hedh gjith fajin nxenesit tjeter ne nje kohe qe te dy
nxenesit ishin bashkfajtore ne grindjen qe paten teper te veshtire te mbroje interesat e
cdo prindi.
4. Shpesh here krijohen situata shqetesuese per ne mesuesit sepse nuk arrijme te
krijojme nje komunikim me prinderit kur ata kerkojne note te pa merituar per femijet.
5. Shqetesime per prinderit ose strese hasen me ato prinder qe nuk interesohen per
femijen e tyre. Ata te gjithe punen ja lene mesuesit, por harrojne se kohen me te madhe
femija e kalon ne shtepi. Por ka dhe prinder qe na ndihmojne shume.

Perpyetjen e jëmbëdhjetë: Ne graste mendoni se nxenesit jane te stresuar ne klase, ne


mesim, nepushim, nga ngarkesa, nga marredheniet meju, me prinderit.
1. Rastet jane te ndryshme. Mund te stresohen kur shohin se nuk mund te pervetesojne
mire mesimin. Mund te vine nga shtepia te stresuar ( kam patur raste te tilla si nga
grindja mes prinderve).
2. Kur ka dite te ngarkuara femijet stresohen nga mungesa e kohes petr tu pregaditur nga
kushtet e ndryshme familjare. Gjate pushimit ata jane vetvetja e duan vetem te
argetohen. Marredheniet e mia me nxenesit jane te ngrohta porjo tolerante.
3. Kemi raste kur nxenesit jane te stresuar pasi nuk kane mesuar, kane ardhur pa detyra,
jane ofenduar nga nje shok a shoqe ose nga maredhenietjo te mira qe kane prinderit e
tyre ne shtepi. Mundohem ti afroj dhe sebashku te gjejme nje zgjidhje.
4. Mendoj se nuk jane vetem keta qe mund ta stresojne nxenesin. Perveç kesaj jane
maredheniet brenda familjes midis prinderve ose midis prinerve dhe vete nxenesve,
veshtiresite qe ato hasin nga ngarkesa mesimore dhe ndihma qe nuk marrin dot prej
prinderve.
5. Ngarkesa e stresi i akomuluar tek ato mund te jete shpesh here i gershetuar pasi edhe
vete natyra e nxenesve jane te ndryshme, vijne nga shtresa te ndryshme shoqerore.

Per pyetjen 12; A jeni ndjere ndonjehere e lodhur, e shqetesuar e brengosur dhe epa afte
per te vazhduar procesin mesimor? Shpjegoni arsyet.

1. Gjendje te tilla jane te rralla megjithate ndodhin sidomos kur kemi ore te gjashte kur
edhe nxenesit lodhen, kjo ben qe nxenesit tejene te pa vemendshem qe presin vetem
mbarimin e ores dhe mesuesi brengoset sepse kujton se kjo ore mesimi nuk do te arrije
objektivat e saj.
2. Kjo ndodh dhe shpesh sepse i tille eshte edhe profesioni yne kur per ne perballohemi
jo vetem me femijen, jo vetem me punen qe bejme me ta por edhe me prinderit, koleget
po edhe me vete menyren ejeteses qe bejme.
3. E pa afte nuk jam ndjere ndonjehere, por e lodhur po, kur ka tema te veshtira dhe te
gjata pasi kemi bashkime temash dhe nxenesit nuk jane ne gjendje te asimilojne
gjitheketengarkes.
4. Jo. Jam akoma e fuqishme per te vazhduar rrugen e mesimdhenies nga qe eshte
pasioni im.
5. Ndjej ndonjehere lodhje apo shqetesim sepse puna me keto femije sa te sjell kenaqesi
ka edhe lodhje sepse duhet ta perseritesh shume here nje shkronje apo fjale qe ta
kuptojne ose kur ka mesuar te numeroje deri ne 10 dhe kur e pyet pas disa ditesh i ka
harruar pothuajse te gjithe. Ndihesh e brengosur.

Per pyetjen 13: A ngarkoheni me gjera qe nuk ju pelqejne, nuk i deshironi nukju
takojne, nuk iperballoni?

1. Ne pergjithesi bejme punen tone, jane te paktat gjerat qe nuk pelqehen. Natyra me ka
falur durimin dhe vullnetin dhe çdo gje qe e marr persiper e realizoj sipas formes sime.
2. Nganjehere dhe po ose i refuzoj me mirekuptim ose perseri nga mirekuptimi i kryeja.
3. Edhe ngarkohemi, por nuk mund te kundeshtojme, ndoshta edhe per nje çast
sepse jemi te pambrojtur si te gjithe intelektualet, te cilet jane te dobet
ekonomikisht por erdhe me shpirte te bute si ne mesuesit.
4. Jo asnjehere nuk ngarkohem me gjera qe nuk me takojne, sepse nuk mund ti
realizoj ato, gjithashtu nuk ngarkohem me gjera qe nuk me pelqejne dhe nuk i
deshiroj sepse janejashtgjithckaje.
5. Ne jeten e perditshme eshte e natyrshme qe te takon te besh gjera qe nuk te
pelqejne shume, pasi ajo ç'ka pelqen eshte subjektive, ndersa detyrat, rregullat
jane obligative.

Pyetia 14 Kur lodheni, steresoheni qfare beniper t'u flodhur e rimarre forcat efltuar
besimin ne punen eforcat tuaja?
Per qytetin e Ulqinit

1. Mendojme nje pushim jashte qytetit, pa shume njerez dhe pa u perkushtuar ne


asgje te rendesishme do te i shte vertete 9lodhese. Por kjo kerkon mundesi ekonomike
pra me shume financime te cilat ne nuk i kemi, pra kenaqemi me te qendruarit ne shtepi.
2. Degjoj muzike. E vetmja qe me ben te fluturoj dhe pas nje dite te lodhshme e
stresante. Shetitje buze detit ose futem ne internet per te zbuluar te dhenat ose
thashethemet e fundit mbi kengetaret, aktoret, nga fusha e astrologjise.
3. Shpesh bashkebisedoj perjeten e tyre te perditshme apo i blej dicka per qejfin e tyre
kur ata kenaqen dhe me falenderojne per nje veprim kaq te vogel atehere ndjehem e
çlodhur e rimarr forcat e fitoj besimin per punen time dhe them me kete se duhet punuar
sepse jane femije qe te falenderojne me faljen e buzeqeshjeve t tyre.
4. Nje kafe apo nje shetitje ne ajer te paster me miqte apo familjen si dhe marrja me
ndonje pune dore. Krijimi i di^kaje mejep kenaqesine per ta pare te perfunduar.

Per qytetin e Tuzit

1. Pas nje dite te lodhshme e stresuese per fu çlodhur me ndihmojne: muzika, shetitjet ne
mijedis clodhes, kryesisht ne plazh. Nje bisede mes miqsh, vizita tek te afermit. Pra cdo
gje e gezueshme do te me falte kenaqesi.
2. Bej nje moment pushim me nxenesit ne qofte se kjo ndodh ne mesim, por kryesisht
clodhjen e bej pas pune prane familjes.
3. Ne rast lodhje sipas situates zgjidhet edhe menyra per qetesim: me nje pushim, me nje
bised te kendshme me miqt dhe dal vetem ose me familjen jasht qytetit.
4. Kur lodhem dhe kur jam e shqetesuar pelqej te rri vetem prane nje ambjenti te
gjelberuar, te degjoj muzike.
5. Nje bisede me koleget dhe pirja e nje kafeje them se do ishte dicka clodhese.

Per qytetin e Ulqinit

1. Tani per tani vetem mjetet e perditshme dhe nje stimulim me i madh materjal.
2. Kjo eshte pak sa e veshtire se sa do qe duam ne, na duhet mbeshtetja e shtetit, gje qe
nuk ndodh dhe kjo shihet qe nga paga qe marrim e deri tek baza materjale e didaktike qe
kerkohet per zhvillimin e nje ore mesimi normale.
3. Ne punen time mendoj se programi eshte i mbi ngarkuar, duhet te kete me shume
ushtrime zbavitese qe puna te jete me pak e lodheshme dhe pa stres.
4. Te rishikohet programi mesimor. - Numri i nxenesve ne klase te reduktohet sipas
normes se parashikuar me ligj. -Ndreqja e infrastruktures se qytetit dhe shkolles ne
menyre qe te siguroje ambjente me te pershtatshme per nxenesit.
5. Mendoj qe puna te jete sa me efikase dhe me pak strese varet nga plotesimi i
kushteve ne shkolle dhe sigurimin e mjeteve mesimore.
Per qytetin e Tuzit

1. Per kontigjentin e nxenesve ne shkollen speciale duhen shikuar programet


mesimore qe te thjeshtesohen e te behen me te kapshme e te kuptueshme prej tyre.
2. Ka shume per t'u ndryshuar por mendoj se kryesore eshte organizimi i punes,
kordinimi i punes mesimore edukative me ato argetuese.
3. Ndryshimi i programit, ndihma e duhur e familjes, krijimi i kushteve te
pershtatshme ne klase.
4. Klasat duhet te kene me pak nxenes. Programet te jene me te reduktuara dhe te kene
me teper karakter praktik. Impenjim me te madh te prindenve te nxenesve per ti
kontrolluar ato ne shtepi.
5. Te ndryshohet dicka ne lidhje me numrin e madh te nxenesve ne klase, te perdoren
metoda me efikase per mesimdhenien, te sigurohen mjetet e nevojshme didaktike.

Per shkollat e Ulqinit.

1. Te vieresuar? Shteti duhet ta mendoje qe nje rroge prej 16000 lekesh eshte
stresanteper nje gfamilje qe te jetoje. Organet mesimore jane hallka qe kerkojne por qe
s'japin. Me familjet e nxenesve ndjehem e kenaqur me vieresimin e punes qe me kane
bere.
2. Nje mesues sado i keq te jete ne profesionin e tij, kur kalon mbi 20 vjet pune e ka nje
pervoje, kjo pervoje ne nje menyre apo tjeter i sherben punes, por nuk mendoj se ka
mesues te tille, por vieresimi jo i drejte qe u behet atyre e kthejne atehere ne nje pesimist
per profesionin e tij dhe per vete personalitetin e tij. Ky vieresim duhet te jete dhe
sidomos nga organet arsimore, shteti sepse shoqeria dhe familjet nxenesve ne nje
menyre apo ne nje tjeter e shprehin vieresimin sado i vogel qofte ai.
3. Mendoj se me gjithe kete pune qe bejme, qe na krijon kaq lodhje strese nuk kemi
vieresimin e duhur nga shteti dhe familjet e nxenesve. Shume prider thone e kam cuar
ne shkolle dhe te pergjigjet mesuesja per gjitheçka (per mesimet, sjelljet, mirembajtjen e
librave, ,komunikimin me te tjeret).
4. Vieresimin me te madh e ndjej nga nxenesit e mi, nga naiviteti dhe pafajshmeria e
tyre ne te shprehurit e gjerave. Nga organet arsimore e shteterore vieresimi moral e
material eshte i paperfillshem per te mos thene qesharak.
5. Me duket se nuk na vieresojne sa duhet, organet arsimore duhet ta njohin me mire
punen tone te lodhshme, shteti duhet te na vieresoje me rroge me te mire, shoqeria te
mos na shikoje si nje shkolle te dores se dyte( si vend grumbullimi), familjet duhet te
kuptojne lodhjen e punen e madhe te mesuesit, mos te kerkoje gjithcka nga ne, por ti
kemi partnere ne punen tone.

Per shkollat e Tuzit


1. Me gojen plot mund te them se ndihem e vieresuar nga familjet e nxenesve me te cilet
kam ndertuar mardhenie te ndersjelleta, shume te ngushta e efikase ne punen me
nxenesit. Nga shoqeria nuk e kam te plote kete mendim se varet nga zhvillimet e
mendimeve te pjestareve te kesaj shoqerie. Kurse nga organet arsimore aq me shume
nga shteti aspak, gje qe verehet me shume se cdo gje shperblimi financiar i punes qe
bejme me nxenesit si edhe tek rritja e moshes se pensionit qe pervec te tjerave ndikon
tek ne ne menyre e shfaqje te ndryshme, ndoshta edhe te papelqyeshme ne nje kohe kur
ky mesues vazhdon tejete pasqyre para nxenesve te tije.
2. Nun e ndjej vehten te vieresuar nga asnjera prej ketyre institucioneve dhe me
shqeteson fakti se gabimet e se sotmes jane pothuajse te pa riparueshme ne te
ardhmen, ?ka ben edhe te ardhmen te pa sigurte.
3. Nga organet arsimore, shteti jone nuk ndihem e vieresuar. Nga nxenesit dhe nje pjese
pjese e familjareve te tyre ndjehem e vieresuar. Me shqeteson fakti se drejtoria arsimore
vjen per te kontrolluar vetem per ta "kapur" te pa pregatitur mesuesin sa per ta vieresuar
ate.
4. Nga shteyti, shoqeria, organet arsimore e ndjej veten te indinjuar sepse ne radhe te
pare mungon respekti ndaj figures se mesuest. Pastaj edhe te ardhurat ekonomike nga
shteti nuk jane ne nivelin e duhur krahasuar me lodhjen dhe ngarkesen qe ata kane.
5. Indiference shume e madhe nga organet arsimore dhe nga shteti sepse keto organe
arsimore - shteterore asnjehere nuk kane vieresuar punen tone, ndersa nga familjet e
nxenesve them se ndihem e vieresuar nga prinderit sepse i kuptojne me mire veshtiresite
e punes tone dhe me kete kemi arritur te sigurojme mardhenie me reciproke, i kujtojme
dhe na kujtojne per cdo problem.
Konkluzionet që dalin nga anketimi

Duke iu refemar pyetesorit duhet te paraqesim per pyetjen 1 nje paraqitje grafike. Ku
evidentohen mendimet e sakta te mesuesve per te dy qytetet ne krahasim me ato mesues
qe kane dhene mendime te pergjysmuara dhe jo te sakta.
Keshtu nga 16 mesues te intervistuar ose te anketuar te qytetit te Ulqinit 9 prej tyre kane
shprehur me sakte mendimin e tyre mbi stresin. Ndersa ne qytetin e Tuzit 10 prej
mesuesve kane nje konceptim te sakte mbi stresin nga 15 mesues te intervistuar.

Nga te dhenat e tabeles rezultoi se : lidhur me pyetjen e I-re Çnjohuri keni per stresin del
se nga 31 mesues te testuar 18 prej tyrejapin pergjigje pozitive dhe 13 mesues japin
pergjigje negative. Nga keto pergjigje shihet qarte se mesuesit ne pergjithesi kane
njohuri per stresin, dhe e shikqjne si nje dukuri qe eshte e lidhur ngusht me jeten e
perditshme dhe me punen.
Nr Raporte Raporte
Pozitive Negative
1 Çnjohuri keni per stresin? 9 Ulqinit 7
10 Tuzit 5
Totali i pergjigjeve 19 : 12

63
Per qytetin e Ulqinit Per qytetin e Tuzit

Ç’njohuri keni për stresin Ç’njohuri keni për stresin

N N
20 ___________________ u 16 ___________________
u
15 ___________________ ˜ PO m 12 ___________________ ˜ PO
m
ri 10 ___________________ ˜ JO ri 8 ___________________ ˜ JO
i 5 ___________________ i 4 ___________________
pj pj 0
0
es es
m
m
Përgjigjet Përgjigjet

Ç’njohuri keni për stresin


N
u 30 ___________________
m 25 ___________________
ri 20 ___________________
i 15 ___________________ ˜ PO
pj 10 ___________________ ˜ JO
es 5 ___________________
m
0

Përgjigjet
PYETËSOR

MBI PROBLEMET E STRESIT NË PUNËN E MËSUESIT

Stresi është një dukuri që shoqëron çdo ditë jetën tonë. Ai shfaqet edhe në jetën
dhe punën e mësuesit dhe të nxënësve. Jemi duke e studiuar këtë problem. Për këtë kemi
nevojë për ndihmën tuaj, prandaj po ju drejtohem me këtë pyetësor.
Ju falenderojmë me siunqeritet.

1. Ç'njohuri keni per stresin?


_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

2. Ç'fare kenaqesish dhe pakenaqesish perjetoni nga punajuaj?


_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

3. Çfare mendoni se do t'ju bente punen tuaj me te lehte?


_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

4. Si arrini te pershtateni me veshtiresite qeju dalin?


_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

5. A ndjeni veshtiresi nga ndryshimet e programit, nga rregjimi i jetes ne shkolle, nga kerkesat e
pervetesimeve mesimore?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

6. Si i keni kushtet e punes ne klase e ne shkolle? Çfare ju mungon qe ju te kryeni me qetesi e


rendiment ate?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
7. Si i keni marredheniet me drejtuesit? A ju paraqiten kerkesa mbi mundesite e kushtet qe keni.
Ju vete a mermi detyra persiper mbi mundesite reale qe keni edhe pse?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

8. Si i keni marredheniet me koleget, a komunikoni dhe shkembeni mendime per veshtiresite


tuaja dhe si ndjeheni ne kete rast?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

9. Cilat jane momentet me stresuese qe perjetoni me punen me nxenesit: pavemendja ne mesim,


mungese e te shprehurit.., mungese motivimi, organizimin e klases.
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

10. Tregoni situate shqetesuese, stresante ne marredhenie me prinderit.


_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

11.Ne c'rast mendoni se nxenesit jane te stresuar ne klase, ne mesim, ne pushim,nga ngarkesa,
nga marredheniet meju,me prinderit, etj.
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

12-Ajeni ndjere ndonjehere e lodhur ,e shqetesuar, e brengosur dhe e paafte per te vazhduar
proçesin mesimor? Shpjegoni arsyet.
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

13.A ngarkoheni me gjeraqe nukju pelqejne, nuki deshironi ,nukjutakojne, nuk I perballoni?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
14.Kur lodheni stresoheni çfare beni per tu clodhur e rimare forcat e fituara besimin ne punen e
forcat tuaja.
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

15.Çfare mendoni se mund te ndryshohet ne punen tuaj qe ajo tejete me efikase e me


pak stresuese?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

16. A e ndjeni veten tuaj te vieresuar nga organet arsimore. Shteti ,shoqeria .familjet .e nxenesve
dhe cfareju shqeteson per kete?
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________
KONKLUZIONET

1. Ngjarjet konsiderohen stresuese kur ato jane trauma jashte rangut te eksperiencave
normale njerezore, perceptohen si jo te kontrollueshme, ose te paparashikueshme, kur
ato sfidojne limitet e aftesive tona dhe kur shkaktojne konflikte te brendshme midis
qellimeve qe bien ne kundershtim me njera tjetren.
2. Reagimet e zakonshme psikologjike perfshijne ankthin, nxehje, dhe agresion, apati
dhe depresion dhe mosfunksionim kogniktiv (psh: probleme ne perqendrim ose ne
performance).
3. Trupi reagon ndaj stresit me pergjigje lufto-ose-ik. Sistemi nervor simpatik shkakton
rritje te rrahjes te zemres, tension, pupila te zmadhuara, dhe clirim te sheqerit nga
melcia. Sistemi adrenokorifikal shkakton clirimin e hormonit adrenokortropik ( ACTN )
i cili stimulon clirimin e kortisolit ne gjak. Keto reagime pergatisin trupin per te luftuar
ose per te ikur, Kur eksitohet ne menyre kronike, keto reagime fiziologjike e
shkaterrojne trupin.
4. Stresi mund te ndikoje ne shendetin direkt duke krijuar mbingarkese te sistemit
simpatik apo adrenokortikal ose duke penguar sistemin imunitar. Modeli ndjeshmeri-
stres thote se stresi con ne nje semundje kur individi ka ndjeshmeri fizike apo
fiziologjike ndaj nje rregullimi te caktuar. Njerezit e stresuar shpesh nuk sillen ng
menyre te shendetshme, dhe kjo mund te coje ne semundje.
5. Menyra se si njerezit vieresojne ngjarjet mund te ndikojne ne ndjeshmerine e tyre te
semundjes menjehere pas ngjarjeve. Psh: njerezit qe kang tendencen te shpjegojne
ngjarjet e keqia nga shkaqe te brendshme, te qendrueshme dhe globale kane me shume
mundesi te fitojne paaftesine per te ndihmuar veten dhe te semuren.
6. Njerezit me sjellje Tipi A kane tendencen te jene armiqesore,agresive,te paduruar te
cilet jane te mbiperfshire ne punen e tyre. Studimet me burra dhe gra tregojne se njerezit
ne kete stiljane me te rrezikuar nga semundjet e zemres.
7. Strategjite e perballimit ndahen ne strategji fokusuar te problemi dhe strategji
fokusuar te emocionet. Njerezit qe marrin veprime aktive per te zgjidhur problemet kane
me pak mundesi te kene depresion dhe semundje pas ngjarjeve negative te jetes. Njerezit
qe perdorin zhurmen apo strategji evituese per perballimin e emocioneve negative kane
stres me te gjate dhe me te thelle pas ngjarjeve. Teoria psikoanalitike pershkruan nje
numer strategjish ta pavetedijshme (mekanizmat mbrojtes )qe njerezit perdorin per tu
perballur me emocionet negative: represioni formacioni reaktiv,refuzimi dhe projektimi
jane disa shembuj.
Teknikat e sjelljes, si trajnimet relaksuese, dhe teknikat kogniktive, si sfidimi i
mendimeve negative, mund t'i ndihmojne njerezit te reagojne me mire ndaj stresit.
Sjellja Tipi A mund te ndryshohet nepennjet teknikave te sjelljes 1 kognitive, dhe
rezulton ne reduktimin e rrezikut te semundjeve te zemres te njerezit.

Das könnte Ihnen auch gefallen