Sie sind auf Seite 1von 20

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEGA : SOCIOLOGJI
GRUPI:B

PUNOI: ENI STOJKU PRANOI: LIRIDON PULA


INA BARDHO
ERISA SOPOTI
GRETA NASKA
FATBARDHA BEQIRI

Permbajtja

1. Hyrja (njohja e problemit)

2. Burimet e mosmarveshjeve të prindërve me adoleshentët,

3. Tranzicioni, Analiza e situatës në Shqipëri

4. Qëllimet e studimit

5. Përshkrimi dhe analizimi i rezultateve

6. Rast, cfarë ndodhë në aktualitetin Shqiptar?!

7. Pyetsori

Lërmëni! Unë s’ju përkas juve, kam jetën time dhe bëj
cfarë të dua!!!

Këto janë frazat më të “ populluara” në gojën e adoleshentëve. Etja e madhe për liri dhe
shumë shpesh kësaj lirie nuk i dihet kuptimi. Por kjo gjë ndodh vetëm tek adoleshentët?!

2
1. Hyrje (njohje me problemin)

Në formimin dhe afirmimin e personalitetit të adoleshentit, në përcaktimin e pozitës së tij


sociale një rol të rëndësishëm luan procesi i komunikimit. Ky proces përfshin gjithe
psikikën e tij. Ai shndërrohet në nevojë të rëndësishme të njeriut, i cili përcakton edhe vet
veprimtarinë normale jetësore të tij. Nga kushtet dhe niveli i komunikimit të personalitetit,
nga vendi që zë në komunikimin shoqëror, varet edhe mirëqënia e tij psikologjike. Vet
personaliteti është rezultat i komunikimit njerëzor, sepse ndikimi shumë formësh i
shoqërisë nuk mund të realizohet jashtë porcesit të komunikimit. Për të argumentuar këtë
sjellim rastet e fëmijëve të cilët janë lindur, rritur midis kafshëve (Mogli). Si pasoje e
mungesës së ndikimit shoqëror, e pamundësisë për të komunikuar me njërzit (Mogli) “nuk
mundi të bëhej Njeri Social”.
Në adoleshencë komunikimi merr vlera të reja, shtohen dhe zgjerohen kontaktet me
shoqërinë, kontaktet me më të rriturit, etj. Por, me kaq rëndësi dhe sidomos për afirmimin e
personalitetit të adoleshentit është komunikimi me moshatarët për vet faktin sepse është vet
adoleshenti ai që i jep rëndësi këtij komunikimi. Adoleshenti shfrytëzon të gjitha nivelet e
komunikimt,si atë masiv, në grupe të mëdha shoqërore, e të tërthortë, kur kontaktet nuk
vendosen drejtëpërdrejtë apo edhe kur bazohen në një njohje të drejtëpërderjt personale.
Nga përfundimet e një anketimi të realizuar nga Edmond Dragoti (Adoleshenti), rezulton se
në veprimtarinë praktike të adoleshentit vëndin e parë e zë komunikimi masiv nëpërmjet
librave dhe revistave, televizionit dhe kinemasë. Në hapësirat e komunikimit masiv,
komunikimi estetik spikat më tepër. Ai lidhet me literaturën artistike, me filmat e koncertet,
me TV e kinemanë. Ndikimi i tyre në adoleshencë është i ndjeshëm vec të tjerave edhe në
procesin e komunikimit. Këto forma komunikimi jo vetëm shprehin marredhënie të
caktuara personale midis një grupi individësh të cilët komunikojnë në një masë të madhe
njerëzish, por njëkohësisht komunikimi artistik luan edhe funksion modelues, prezanton
edhe mënyrën e komunikimit midis njerëzve. Kjo ka rëndësi për adoleshentët që kërkojne
të përftojne normat e sjelljes së shoqërisë së rritur. Një karakterisitkë e vecantë e procesit të
komunikimit në këtë moshë është edhe zhvilllimi i shpejtë i komunikimit brendapersonal

3
në formën e dialogut në veten ose monologut, që shfaqen në ditaret që mbahen apo
deklarimet që i bëjnë vetes. Kjo është një formë e vecantë komunikimi që kushtëzohet nga
një përjetim i kontraditës midis dëshirës së adoleshentit për të qënë i rritur dhe
pamundësisë për të qënë realisht i tillë. Në botën psiko-sociale të adoleshentit komunikimi
prezantohet i rëndësishëm në cdo nivel të marredhënieve që ai krijon.

2. Burimet e mosmarveshjeve të prindëve me adoleshentët

Ndikimi i familjes në adoleshencë merr përmasa të reja, jo vetëm zgjerohet por fillon të
konkurohet prej shoqërisë, grupeve në klasë. Objekti i komunikimit të adoleshentit me të
rriturit në familje janë kryesisht prindrit të cilët në faza të ndryshme të këtij komunikimi
rrisin tutelën psikologjike kundrejt adoleshentëve. Janë prindërit ata të cilët përcaktojne në
imtësi aktivitetin 24 orësh të fëmijëve të tyre. Kështu nëna përcakton se cfarë do të veshë
vajza dhe me kë do të shoqërohet djali i saj. Adoleshenti duke mos pranuar këto receta
tashmë të shumepërshkruara kërkon të përcaktojë, formëzojë identitetin e tij social dhe
kreativitetin moshor që e karakterizon.

Adoleshenti del; mbrapa krahëve të një dere të cilën e mbylli pak caste më parë. Brenda saj
ai lë skenën ku ndihej i buratinizuar. Tani po niset drejt atij ambjenti ku mund të gjeje
vetveten, i shkëputur tashmë nga tutela prindërore. Por cili është ky ambjent?! Shoqëria?!

*Më kë të shoqërohem?!
*Ta zgjedhe vet shoqërinë?!
*A duhet të vishem edhe unë kështu?!

Të gjithë këto pyetje lindin për të qenë më i lirë?! Janë pikërisht këto pyetje që të para në
një këndëvështrim më objektiv shfaqen edhe si burime mosmarrveshjeje mes prindërve dhe
adoleshentëve. Ndonjëherë këto burime konflikti nuk duhen kërkuar në brendësine e
gjithësecilit por edhe në mjedisin përreth.

4
3.Tranzicioni, Analiza e situatës në Shqipëri

*Kriza ekonomike
*Tronditja e themeleve të familjes

Shqipëria ka kaluar periudha relativisht të gjata tranzicioni. Në këtë periudhë cdo aspekt i
jetës social-ekonomike-politike pësoi transformimin e tij. Ishte kriza ekonomike që ne
përjetuam e cila solli shumë gjëra ndryshe tek ne. Kështu fëmijët (adoleshentët në vecanti)
kërkuan të ishin pranë asaj që koha moderne po ofronte. Por prindërit qëndronin nga ana
tjetër duke llogaritur atë c’ka mbanin në dorë për të kuptuar nëse mund të plotësonin edhe
këtë të re, nëse mund të blinin edhe këtë veshje, nëse mund të paguanin edhe këtë “party në
pub”. Ishte pikërisht ky polarizim që thelloi hendekun midis prindërve dhe adoleshentëve.
Kërkesa gjithnjë e në rritje, mundësi gjithnjë në minimizim. Të ndodhur nën trysninë e
krizës së thellë ekonomike që shoqëron procesin e tranzicionit një pjesë e familjeve
shqiptare nuk kanë mundësitë ekonomike të plotësojnë kërkesat e tyre. Këto kërkesa janë
në rritje për një mënyrë jetese më bashkëkohore, pjesë përbërëse e të cilës janë:

*frekuentimi i shpeshtë i pub-eve


*pasurimi i garderobës
*fundjavat jashtë mureve të shtëpisë.

5.Qëllimet e Studimit
Punimi ka si qëllim:

1. të pasqyrojë metamorfozën e konceptit të lirisë gjatë periudhës së tranzicionit.


2. të evidentojë kohën se si shikohet liria në këndvështimin e dyanshëm
3. të tregojë kohën që “palët” i japin njëri-tjetrit për të komunikuar

5
Realizimi i këtyre pyetsorëve u bë në disa zona të qytetit të Tiranës , në mjediset familjare
si:

• Tirana e re
• Laprakë
• Zogu i zi
• Qyteti studenti
• Zona e bllokut

Studimi përfshiu 50 persona, ( 50% prindër dhe 50% adoleshent)

Kampionimi që u bë për realizimin e pyetsorëve ishte i shtresëzuar. Ai u bë në bazë të


seksit dhe më pas në bazë të grupmoshave. Në këtë punim target-grupi që është pyetur i
përket moshës së adoleshencës dhe moshës së rritur të hershme të vonë. Pra janë caktuar
adoleshentët të moshës 14-18 vjec, sepse ata dhe mendimet e tyre janë në fokusin e punimit
tonë si dhe janë marrë opinionet e prindërve të tyre.
Numri i pyetsorëve të realizuar ishte 110. Në pyetesor u formuluan 34 pyetje.

6. Përshkrimi dhe analizimi i rezultateve

Për Prindërit

Mosha e prindërve të intervistuar varion nga:


40-e tutje

Gjendja civile përkatëse:


të martuar
Arsimi i tyre:

6
30% me arsim të mesëm
70% me të lartë
Përsa i përket punësimit, të dhënat tregojnë se:
20% e prindërve janë te papunë
kurse 80% janë të punësuar sipas arsimimit përkatës.

Pyetjet:
1. A mendoni se ka ndryshuar koncepti i lirisë nga koha e rinisë suaj deri në ditët e
sotme?
Sipas të dhënave të mësipërme del se 88% e prindërve arrijnë në konkluzionin se liria si
koncept ka ardhur në përmasa dhe forma të tjera.
2% e përceptojnë lirinë si të pa-ndryshueshme me kalimin e kohës,
10% nuk janë të sigurt nëse ka ndryshuar apo jo koncepti i lirisë.

10%
2%

A
B
C

88%

2. A keni pasur mosmarrëveshje në marredhëniet me prindërit tuaj?

Në bazë të të dhënave pjesa më e madhe e prindërve kanë pasur mosmarrëveshje në


marredhëniet me prindërit në adoleshnecën e tyre. Këtë e tregojnë dhe rezultatet ku
82% thonë po dhe 18% e mohojnë këtë fakt.

7
A
18% B

82%

3. N.q.s Po cilat kanë qënë arsyet? (mund të rrethoni një ose më shumë alternative)

a. mbarëvajtja në mësime
b. prindërit ju shpërfillin mendimet
c. prindërit nuk ju lejonin të ndiqnit modën dhe muzikën e asaj kohe
d. prindërit ju kërkonin të punonit brenda dhe jashtë shtëpie
e. prindërit influenconin ndjeshëm në marrjen e vendimeve të rëndësishmë për jetën
tuaj si psh: zgjedhja e shkollës, profesionit, shokëve dhe shoqeve, bashkëshortit/tes
f. tjetër-----------------

Duke u bazuar tek rrezultatet e pyetjes së mësipërme si pjesë plotësuese e pyetjes dy,
68% e prindërve mendojnë se arsyeja primare që gjeneronte konflikt në atë kohë ishte
rigoroziteti me të cilin prindërit shikonin modën dhe muzikën. Ndërsa 12% e tyre
vendosën si arsye primare imponimin që kishin prindërit mbi ta në marrjen e
vendimeve. Nga të dhënat e pyetësorit del se: a-ja(mbarëvajtja në mësime ) dhe d-ja
(prindërit ju kërkonin të punonin brënda dhe jashtë shtëpisë) u vleresuan me të njëjtën
% si arsye primare për konflikt, përkatësisht me 6%. Ndërsa me 8% e prindërve
mendojnë se arsyeja primare e konfliktit ishte shpërfillja e mendimit të tyre si rezultat i
adoleshencës.

8
68
70
60
50
40
30 Në %
20 12
6 8 6
10 0
0
A B C D E F

4. Si ka qenë komunikimi me prindërit tuaj?

a. efektiv
b. i pranueshëm
c. i ftohtë
d. agresiv
e. tjetër------------

60% e të intervistuarve (prindër) janë të mendimit se komunikimi i prindërve me ta


është i pranueshëm pavarsisht se në këtë komunikim mund të kishte kompromis apo jo.
16% e cilësojnë komunikimin me prindërit efektiv, si rezultat i mardhënieve të mirë me
ta. Kurse 10% e prindërve janë të mendimit se komunikimi me prindërit e tyre është i
ftohtë, kjo mbase si rezultat i mosfunksionimit të një komunikimi të shpeshtë. 8% e
prindërve mendojnë se kishte nota agresiviteti në komunikimin me prindërit e tyre.

60

40
60
20
16 10 8 Në %
0 0
A B C D E

5. A mendoni se do te ishte e përshtatshme sjellja e prindërve tuaj dhe liria që ata ju


jepnin, në kohën e sotme?
Pse?-------------------------

9
80% e prindërve mendojnë se sjellja dhe liria që ata kanë pasur prej prindërve të tyre,
nuk do të ishte e përshtatshme në ditët e sotme. Kjo sepse kushtet nukjanë optimale për
të përceptuar lirinë në të njëjtën mënyrë dhe këtë e tregojnë edhe vetë opinionet e tyre
(disa prej tyre janë):

*sjellja e prindërve kishte më shumë influencë


*ka ndryshuar mentaliteti, ekonomia, moda, liria e mendimit
*kanë evoluar marredhëniet shoqërore dhe sociale
*në kohët e sotme është e pamundur liria aq e kufizuar sa ishte atëherë sepse ndikonte
sistemi dhe opinioni
*sepse kanë qënë agresivë me ne
*adoleshentët kërkojnë gjëra të tjera tani
*koha kërkon tjetër gjë
*adoleshentët e sotëm janë më shumë liberal, në kemi qën më të ndryllur
*këta të sotmit janë “fiu-fiu”
*askush nuk i pranon ato ide që kanë qënë atëherë p.sh prindërit e mi nuk donin të
vazhdoja të mesmen)
*përceptimi i sotëm për lirinë ka ndryshuar.

6% e prindërve do ta konsideronin si të përshtatshëm sjelljen dhe lirinë e prindërve të


tyre në atë kohë. Këta prindër e justifikonin kështu përgjigjen e tyre:

*sepse fëmijët e sotëm janë shumë më të llastuar


*kërkojmë të ruhen normat dhe vlerat e familjes
*mendojmë se njerëzit mësojnë më mirë kur u kërkohet llogari.

6. Ju keni fëmijë adoleshentë?

74% e prindërve të intervistuar i kanë fëmijët adoleshent “vajzë dhe djalë”,


16% e tyre djalë

10
dhe 10% vajzë.

80 74

60
A
40
B

20 16 C
10

0
A B C

7. A keni vështiresi në komunikimin me fëmijën tuaj?

80% e prindërve pohojnë se kanë vështirësi në komunikimin me fëmijët e tyre dhe 20%
e tyre e mohojnë të kenë vështiresi në komunikim.

20%

A
B

80%

8. Nësse Po, kjo vjen si pasojë e (shënoni me nr. nga 1 e më tej duke u nisur nga
faktori më i rëndësishëm)

a. arrogancës së adoleshentit / es
b. mëndjemadhësisë së tij / saj
c. krenarisë së tij / saj
d. kokëfortësisë së tij / saj
e. ndikimeve të jashtme

11
f. tjetër------------------

Duke u nisur nga intervistat del se vështirësia në komunikim vjen si rezultat i këtyre
faktorëve (që sipas rëndësisë janë):

1. ndikimet e jashtme (shoqëria, mendia)


2. kokëfortësia e tij / saj
3. mendjemadhësia e tij / saj
4. krenaria e tij / saj
5. arroganca e tij / saj
Si rezultat i pohimeve të mësipërme, shoqëria luan rolin primar në gjenerimin e
konflikteve në komunikim gjë që influencon edhe në formimin e karakterit të tyre.Ata
theksojne se nuk ka shume dallime ne faktin se adoleshenti eshte djale apo
vajze.Ndikimi qe luan shoqeria tek ata eshte i njejte dhe konfliktet qe gjenerohen jane
te ngjashme.

9. Cilat mendoni janë shkaqet që ju shpien në mardhënie konfliktuale me fëmijën


tuaj?(rretho 3 prej shkaqeve që ju mendoni si më të rëndësishme)

a. qëndrimi jashtë në orët e vona


b. rezultate jo të kënaqshme në mësime
c. veshja e papërshtatshme
d. mosmarja pjesë në punët e shtëpisë
e. pirja e duhanit dhe alkolit
f. pasja e një lidhjeje intime
g. shpenzime të shumta ekonomike
h. tjetër------------

12
66% mendojnë se shkaqet më të rëndësishme që cojnë në mardhënie konfliktuale me
fëmijët e tyre janë këto tri elementë:

*qëndrimi jashtë në orët e vona


*rezultate jo të kënaqshme në mësime
*veshja e papërshtatshme

Kurse 34% mendonin si më primare në krijimin e konfliktit këto tri elemente:

*qëndrimi jashtë në orët e vona


*rezultate jo të kënaqshme në mësime
*shpenzime të shumta ekonomike

10. A jeni ju dakort me lirinë që pretendon fëmija juaj?

Shumica e prindërve (90%) nuk janë dakort me lirinë e pretenduar nga fëmijët e tyre
gjë që tregon se komunikimi është i cënuar. Kurse një nr. shumë i vogël (10%) e
pranojnë këtë fakt, kjo tregon se kanë komunikim me efektiv me fëmijët e tyre.

100 90
80

60
A
40 B

20 10
0
A B

13
11. Nëse Jo, në c’mënyrë ndikoni ju në kufizimin e lirisë së tij / saj?

Disa nga mënyrat që prindërit pretendojnë të kufizojnë lirinë e tij / saj janë:

*Duke kërkuar rezultate të larta në shkollë


*Duke iu caktuar orar për paraqitjen në shtëpi
*Duke e shoqëruar vet kur del
*I them të zbatojë kërkesat e mia, në mënyrë sa më bindëse
*Nuk i jap gjithcka që dëshiron
*I caktoj më shumë punë për të bërë
*Nuk e lejoj të dale shpesh
* “nuk do të dalësh dhe pikë”
*Nuk e lejoj të vishet sipas qejfit

Të gjitha mënyrat e lartpërmendura që prindërit përdorin për të kufizuar në mënyrë të


paargumentuar lirinë e adoleshentit, tregojnë rolin prindëror tipik autoritar.

12. Sa kohë (orë në ditë) shpenzoni për të komunikuar me fëmijën tuaj?

86% e prindërve shpenzojnë 2-orë në ditë për komunikim me fëmijët e tyre,


8% e tyre shpenzojnë 1-orë në ditë,
kurse 6% shpenzojnë 3-orë në ditë.
Duke parë se komunikimin prind-fëmijë dalim ne konkluzionin se koha që ata
shpenzojnë me fëmijët e tyre nuk është e mjaftueshme dhe cilësore.
```````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````````

14
100

80
A
60
86 B
40 C
20

0 8 6
A B C

13. Gjatë kësaj kohe, cilat janë temat për të cilat ju diskutoni?

Temat kryesore që prindërit diskutonin me fëmijët e tyre gjatë këtij orari janë:

*tema sociale
*shoqërore
*mësimet
*sjellja
*veshja
*për familjen
*kulturën
*dëshirat që fëmijët kanë për të ardhmen
*edukata
*dalja në orët e vona
*paratë që ata kërkojnë pambarimisht
*tema rreth jetës dhe vështirsitë e saj

7. Konkluzione

Ajo c’ka do të nënvizonim si rezyme të përfundimeve të dala nga analiza e pyetsorëve del:

15
1.Komunikimi në familje mes prindërit dhe adoleshentit rezulton i sipërfaqshëm dhe jo i
plotë duke ulur në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e ndikimit konstruktiv të prindërve mbi
fëmijët e tyre.

2.Prindërit edhe pse mund të mos ta pranojë, janë të zënë me punë dhe nuk gjejnë kohë për
tu marrë me fëmijët e tyre.Ata i shmangen vetë komunikimit me ta, duke e kaluar
përgjegjesinë tek dikush tjetër.

3.U vu re se shpesh komunikimi ishte ai i formalizuari, ku prindi nuk vendos kontaktin e


gjallë jetësor me fëmijën por zhvillon nje komunikim te bazuar mbi hirearkine dhe rolet e
percaktuara te anetareve ne familje.

Punimi ka kaluar në këto faza:

Faza 1. Zgjedhja e temës, përqëndrimi në cështjet më interesante

Faza 2. Kërkimi i materialit të duhur, selektimi dhe vënia në përdorim në mënyrën më


efikase

Faza 3. Ndarja e punes

Faza 4. Hartimi i pyetsorit, realizimi i tij në terren, hedhja e të dhënave, përpilimi i


grafikëve dhe komenti përkatës

Faza 5. Mbledha dhe përpunimi si dhe hartimi i punimit

16
TEMA: KOMUNIKIMI PRIND~ADOLESHENT NE FOKUSIN E LIRE

A – INFORMACION PERSONAL

1. Emri ( jo mbiemri)
2. Gjinia F M
3. Mosha
4. Gjendja civile
Beqare Martuar Divorcuar I(e) ve
5. Zona e banimit
6. Arsimi
7. Punesimi

B – PYETJE PER PRINDERIT

1. A mendoni se ka ndryshuar koncepti I lirise nga koha e rinse suaj deri ne ditet e sotme?
Po Jo Ndoshta

2. A keni pasur mosmarreveshje ne mardheniet me prinderit tuaj?


Po Jo

3. Ne qofte se po cilat kane qene arsyet ? ( Ju mund te rrethoni nje ose me shume
alternativa )

17
a) Mbarvajtja ne mesime
b) Prinderit ju shperfillnin mendimin
c) Prinderit nuk ju lejonin te ndiqnit moden dhe muziken e asaj kohe
d) Prinderit ju kerkonin te punonit brenda dhe jashte shtepise
e) Prinderit infuenconin ndjeshem ne marrjen e vendumeve te rendesishme per jeten
tuaj si p.sh: zgjedhja e shkolles, profesionit, shokeve dhe shoqeve,
bashkeshortit(es)
f) Tjeter

4. Si ka qene komunikimi me prinderit tuaj ?


a) Efektiv
b) I pranueshem
c) I ftohte
d) Agresiv
e) Tjeter

5. A do te ishte e pershtatshme sjellja e prinderve tuaj dhe liria qe ata ju jepnin ne kohet e
sotme ?
Po Jo Ndoshta

-Pse ?

6. Ju keni femije adoleshent:


vajze djale vajze dhe djale ?

7. A keni veshtiresi ne komunikimin me femijen tuaj?


Po Jo

18
8. Nese po, kjo vjen si pasoje e (Shenoni me numra nga 1 e me tej duke u nisur nga faktori
me I rendesishem) :
a)___ arrogances se adoleshentit/es
b)___ mendjemadhesise se tij/saj
c)___ krenarise se tij/saj
d)___ kokefortesise se tij/saj
e)___ ndikimeve te jashtme (shoqeria, media etj.)
f)___ tjeter

9. Cilat mendoni jane shkaqet qe ju shpien ne marredhenie konfliktuale me femijen tuaj?


(Rretho tre prej shkaqeve qe ju mendoni si me te rendesishme)
a) qendrimi jashte ne oret e vona
b) rezultate jo te kenaqshme ne mesime
c) veshja e papershtatshme
d) mosmarrja pjese ne punet e shtepise
e) pirja e duhanit dhe alkoolit
f) vajtja ne disko dhe pub
g) pasja e nje lidhjeje intime
h) shpenzime te shumta ekonomike
i) tjeter

10. A jeni ju dakort me lirine qe pretendon femija juaj?


Po Jo

11. Nese jo, ne c’menyre ndikoni ju ne kufizimin e lirise se tij/saj?

12. Sa kohe (ore ne dite) shpenzoni per te komunikuar me femijen tuaj?

19
13. Gjate kesaj kohe, cilat jane temat per te cilat ju diskutoni?

20

Das könnte Ihnen auch gefallen