Sie sind auf Seite 1von 8

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU, DURRS FAKULTETI I EDUKIMIT DEGA: MASTER SHKENCOR DREJTIM SUPERVIZIM ARSIMI LNDA: MENAXHIM DHE

SUPERVIZIM I INSTITUCIONEVE ARSIMORE

DETYR KURSI

TEMA:

MARRJA E VENDIMEVE

PUNOI: ENDRI NDERJAKU

PRANOI: PEDAGOGE DORETA TARTARI

Durrs, 11.09. 2012

Pasqyra e lendes

Objektivi i vendimit Vendimet qe lidhen me planifikimin strategjik Procedura e marrjes se vendimeve Kerkesat e vendimeve strategjike Hierarkia e vendimeve ne drejtim Vendimet qe lidhen me Manaxhimin e Burimeve Njerezore. Disa nga rregullat me te rendesishme te organizimit te punes jane: Kontrolli dhe vleresimi i puneve

Vendimi eshte nje proces i vazhdueshem i vleresimit te alternativave per arritjen e nje objektivi, ku marresi i vendimeve zgjedh nje kurs te caktuar veprimi, i cili mendohet se do te coje ne arritjen e objektivit. Objektivi i vendimit Te gjitha problemet vendimore duhet te kene nje objektiv-perndryshe asnje problem nuk duhet te ekzistonte. Nje nga aspektet me te veshtira te nje problemi eshte zakonisht zgjedhja e nje objektivi te vecante per tu perdorur. Vendimet qe lidhen me planifikimin strategjik Planifikimi strategjik perfshin zhvillimin e nje plani per te udhehequr kompanine ne perpjekjet e saj per arritjen e misionit, qellimeve dhe objektivave si dhe per te mos u shmangur nga kursi i deshiruar. Zhvillimi i nje planifikimi strategjik i mbron bizneset nga kurthet e deshtimet dhe i ndihmon ato te diferencojne vetveten nga konkuruesit e tyre.

Procedura e marrjes se vendimeve ne lidhje me planifikimin strategjik duhet te pershije: 1. Vendime qe kane shtrirje kohore relativisht te shkurter ( 2 vjet ose me pak ) 2. Vendimet nuk duhet te jene teresisht te strukturuara. 3. Pjesmarrjen e punonjesve ne marrjen e vendimeve ne lidhje me planifikimin, per te perfituar besueshmerine dhe krijmtarine e planifikimit te mepasshem. 4. Vendime te cilat nuk kane objektiva te fryra e te paarritshme. 5. Vendime te perqendruara ne mendimin strategjik.

Procedura e marrjes se vendimeve Identifikimi i problemit apo i situates Gjetja e alternativave te mundshme Vleresimi i alternativave te mundshme Zgjedhja e alternativave te mundshme Zbatimi i alternativave te mundshme Vleresimi I rezultateve te arritura

Kerkesat e vendimeve strategjike Ne pergjithesi problemet strategjike qe kerkojne vemendjen e drejtimit strategjik kane dimensionet e meposhtme : Kerkojne marrjen e vendimeve nga drejtimi i larte. Meqenese vendimet strategjike kapin disa fusha te veprimtarise se firmes, ato kerkojne doemos pjesmarrjen e drejtimit te larte si presidentit, shefit ekzekutiv, zv. presidentit dhe zv. presidentit ekzekutiv. Ne pergjithesi vetem drejtimi i larte ka te qarte prespektiven dhe ndikimin e vendimeve te tilla ne te ardhmen dhe gjithashtu eshte i pushtetshem ne shperndarjen e burimeve te nevojshme. Kerkojne sasira te medha te burimeve te firmes. Vendimet strategjike per nga rendesia e tyre kerkojne burime te konsiderueshme ne njerez, mjete monetare e fizike qe mund te sigurohen nga burimet e brendshme ose te jashtme te firmes. Ata gjithashtu angazhojne firmen ne aktivitete qe kapin nje periudhe te gjate kohe, pra qe kerkojne burime te bollshme. Ndikojne prosperitetin afatgjate te firmes. Megjithese vendimet strategjike organizojne firmen per nje periudhe te gjate kohe, ndikimi i tyre ne veprimtarine e saj zgjat shume me teper. Kur nje firme perdor strategji te suksesshme ajo behet e njohur per disa tregje e produkte dhe per teknollogjite e perdorura. Ndryshimi i strategjise mund ti shkaktoje asaj humbje te tregjeve dhe per rrjedhoje ulje te fitimeve. Jane te orientuara nga e ardhmja Vendimet strategjike vene theksin ne projekte te tilla qe jane premtuese per te ardhmen. Nje firme qe vepron ne nje ambjent te turbullt dhe konkurues do te kete sukses neqoftese ajo parashikon ndryshimet ambjentale dhe ndermerr masa mbrojtese ndaj tyre. Ndikojne ne shume fusha funksionale ose biznese te firmes Vendimet strategjike per vendime te tilla si : perberjen e konsumatoreve, avantazhim konkurues ose strukturen organizative, merren duke u bazuar ne shume njesi strategjike, divizione apo njesi funksionale. Te gjitha keto fusha do te ndikohen nga vendosja ose rivendosja e pergjegjesive e burimeve qe rrjedhin nga keto vendime.

Hierarkia e vendimeve ne drejtim Hierarkia e vendimeve mund te paraqitet me anen e nje piramide me nivele te ndryshme pergjegjesish: Vendimet strategjike ne afatgjate. Vendimet Afatmesme Vendimet Afatshkurtra Veprimtaria e perditshme

4 3 2 1

1. Veprimtaria e perditshme nenkupton funksionimin e nje sere sherbimesh si p.sh marrja e vendimeve ditore per sigurimin e ecurise se mire te punes ne ndermarrje. Per kete drejtuesi jep nje seri urdherash te percaktuara mire per te organizuar punen gjate dites. 2. Ne nivelin e dyte kemi te bejme me marrjen e vendimeve koniunkturore ne funksion te evoluimit te mjedisit. Kjo korrespondon me ate qe quhet drejtim ne kuptimin e ngushte te fjales, qe lidhet me aspekte funkksionale tipike si per drejtim rezervash, drejtim prodhimi etj. 3. Ne nivelin e trete, kemi te bejme me marrjen e vendimeve me te rendesishme qe kane te bejne me te ardhmen e ndermarrjes dhe qe nenkupton ne nje fare menyre modifikimin apo ndertimin e sistemit. Behet fjale per vendimet per investimet qe sigurojne zhvillimin ne afatmesem. 4. Me ne fund kemi te bejme me vendimet strategjike qe percaktojne orientimet e pergjithshme ne afat te gjate kohe.

Llojet e vendimeve Vendime operacionale, qe kane te bejne me funksionimin rutinor te ndermarrjes. Vendime administrative, qe kane te bejne me organizimin e maredhenieve me sherbime te ndryshme. Vendime strategjike, qe kane lidhje me analizen e ndermarrjes ne mjedisin konkurues.

Vendimet qe lidhen me Manaxhimin e Burimeve Njerezore. Manaxhimi i Burimeve Njerezore synon arritjen e dy qellimeve kryesore: Me karakter ekonomik qe eshte produktiviteti i punes. Me karakter human qe eshte kenaqesia ne pune Por per arritjen e ketyre qellimeve duhen marre vendime ne lidhje me: 1) Planifikimin e burimeve njerezore ku perfshihen: Analiza e punes dhe e kualifikimit te kerkuar. Analiza e ambjentit te jashtem e te brendshem. Parashikimi i nevojave per efektiv te punes. 2) Marja apo sigurimi i burimeve njerezore ku perfshihen: Rekrutimi Seleksionimi Orientimi i punonjesve te rinj. 3) Zhvillimi i burimeve njerezore qe perfshin: Vleresimin e rezultateve dhe potencialin e punonjesve. Percaktimin e nevojave per formim. Perpunimin e programeve te formimit. 4) Ruajtja apo mbajtja e burimeve njerezore ne ndermarrje: Percaktimi i vlerave relative te vendeve te punes. Percaktimi i strukturave te shperblimit. Negocimi i kontratave dhe mareveshjeve kolektive etj.

Disa nga rregullat me te rendesishme te organizimit te punes jane:

1. Cdo anetar ne organizate duhet te kete nje detyre te percaktuar qarte. Per cdo detyre qartesohet pergjegjesia, autoriteti, standartet e performances dhe linja e raportimeve respektive. 2. Vendimet duhet te delegohen sa here dhe kurdo qe eshte e mundshme dhe e arsyeshme. Ky princip lehteson kontrollet nga veprimet rutine dhe te panevojshme dhe e ben punen e vartesve me interesante dhe me sfiduese. 3. Te gjitha detyrat duhet tu caktohen personave te kualifikuar. Kjo kerkon seleksionim, trajnim, kontroll te kujdesshem dhe shpesh ndryshim te vendeve te punes dhe ndryshim te procedurave te rekrutimit. 4. Nje ciftim optimal i funksioneve e detyrave me persona te pershtatshem kerkon nje rishikim te shpeshte te struktures, riprojektim dhe pershtatje. Nevoja e organizates per njerez te pershtatshem dhe arritje nga puna ne grup eshte emergjente dhe duhet te permbushet optimalisht. 5. Aspirata dhe krijmtaria humane duhen te zhvillohen dhe te perdoren si nje force levizese per cilesine e punes. 6. Struktura organizative e brendshme dhe ndryshimet duhet te bazohen ne analizen e nevojshme te vendim-marjes. Ajo gjithashtu duhet te integrohet ne organizata te tjera dhe ne komunitetin ku ben pjese. Ne organizate duhet te mbizoteroje e drejta e njeriut dhe principet demokratike te drejtesise. Ne cdo organizate dinamike dhe qe ndeshet me nje konkurence te forte, keto rregulla jane vazhdimisht nen vemendjen e manaxherit. Zhvillimet e shpejta te brendshme dhe te jashtme tentojne te shqetesojne maredheniet e punes dhe harmonine.

Kontrolli dhe vleresimi i puneve Kontrolli ushtrohet vazhdimisht ne cdo stad te realizimit te projekteve si dhe ne momentet kyce, ne te cilat behen dhe inspektimet per verifikimin e realizimit te shperndarjes se ndihmave. Per cdo projekt ne fund te vitit behet raporti perfundimtar. Ky raport pershkruan menyren e realizimit te puneve e aktiviteteve specifike te projektit, shkallen e realizimit te synimeve kryesore te ketij projekti.

Bibliografia
Andri Koxhaj Aftesite menaxheriale Tirane 2006 Blerim Ramosaj Menaxhimi dhe vendimet Prishtine 2006 Edvard H.Bowman Overwiew of Corporate Restrueturing, New York, 1990. www.wikipedia.vendimarrja.com www.google. Marrja e vendimeve ne institucion.com

Das könnte Ihnen auch gefallen