Entdecken Sie eBooks
Kategorien
Entdecken Sie Hörbücher
Kategorien
Entdecken Sie Zeitschriften
Kategorien
Entdecken Sie Dokumente
Kategorien
“ALI HADRI”
TIVARI 1945
Kalvari i Kosovës
PISHTINË
2005
Dr. Muhamet Pirraku
TIVARI 1945
Kalvary of Kosova
LIDHJA E HISTORIANËVE E KOSOVËS
“ALI HADRI”
TIVARI 1945
Kalvari i Kosovës
PISHTINË
2005
TIVARI 1945
Kalvary of Kosova
Recensentë
Dr. Hakif Bajrami, këshilltar shkencor
Dr. Daut Bislimi, këshilltar shkencor
“Ne,
në udhëheqjen kosovare
i kemi ikur që të bisedojmë për atë.
E kemi gjykuar atë sjellje
dhe e kemi përfunduar çështjen me atë.
Nuk di se ku do të na çonte shqyrtimi…?!”
Fadil Hoxha
"Jo.
S'ka asgjë të fshehtë,
që nuk do të zbulohet,
as fshehtësi që nuk do të dihet
e nuk do të dalë në dritë!"
Shën Luka
Parathënie
Për masakrën e ushtrisë serbomalazeze partizane komunisto-çetnike
mbi "rekrutët" shqiptarë, më 1 prill 1945, në Tivar, ka filluar të shkruhet pas
zhbllokimit të censurës serbo-komuniste, por një studim analitik e kritik ka
munguar deri nga fillimi i viteve të ’90-ta.
Kjo plojë e llahtarshme në shkrime të ndryshme është quajtur: “Varri
më i madh në Ballkan”, “Varri shqiptar i Tivarit”, "Ploja e Tivarit",
"Masakra e Tivarit", "Tragjedia e Tivarit", "Tivari - Varri më i madh i
shqiptarëve", "Nata e Bartolomeut në Tivar" etj. Mirëpo, analiza kritike e
burimeve të prejardhjes politike dhe ushtarake jugosllave, mbi të cilat u
mbështet fuqimisht ky studim, më dha dorë që veprën ta emërtojë: Tivari
1945 - Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës.
Ky titull i përgjigjet, aq më parë ngase Tivari - Vend kapuç historik i
Shqipërisë Etnike, së paku nga Brocard-i (1332), qysh prej viti 1877, u bë
vend i dhunës, i dënimeve, i vrasjeve, i konvertimeve fetare me dhunë, i
mizorive, i masakrimeve dhe i gjenocidit mbi popullsinë etnike shqiptare të
Tivarit e të viseve përreth, kurse, më 1 prill 1945, në mënyrën më të pa-
skrupullt barbare e më tërbuese shoviniste që njohu historia, pa precedencë në
periudhën e Luftës së Dytë Botërore, vetëm brenda disa minutave, dhe në një
sipërfaqe rreth dhjetë ari vend, ushtria serbomalazeze masakroi, me armë
zjarri e me armë të ftohta, midis 1.560 e 1.700 shqiptarë duarthatë, të
mobilizuar kinse për nevoja të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare të
Jugosllavisë së Titos!!!?
Një plojë e një masakër kaq masive e kryer me tradhti mbi mijëra vetë
të moshës 16 - 60 vjeç dhe në një sipërfaqe kaq të vogël, nuk e njeh historia
e njerëzimit dhe ia kalon "Natës së Bartolomeut" të Parisit, më 23/24 gusht
1572, që njihet sinonim për vrasjet masive e të paskrupullta të kundërshtarëve
ideologjikë. Në rastin e Natës së Bartolomeut në Tivar, vrasësit gjakpirës në
shqiptarët e molisur nga marshimi i gjatë, e lodhja deri në raskapitje, shihnin
kundërshtarët ideologjikë, politikë, fetarë e kombëtarë!?!
Këtë studim e kam mbështetur kryesisht në burimet e prejardhjes
ushtarake e politike jugosllave, me qëllim që opinioni shkencor dhe ai i gjerë
të mos dyshojë në mundësinë se Autori ka bërë seleksionimin e burimeve për
ta materializuar tezën se Tivari, tokë shqiptare denbabaden, është Kalvari i
shqiptarësisë së Kosovës, përkatësisht i viseve shqiptare jashtë Shqipërisë
Londineze, se është Varri më i madh në Ballkan e më gjerë, i hapur vetëm
për pak sekonda e për pak minuta, e në një sipërfaqe, e cila nuk mund të
mjaftonte as për ta fshehur krimin, së fundi, për t'i varrosur të masakruarit
në figurë të stivës së druve, pra në varr kolektiv!?!
Këtu u përdorën vetëm katër burime të shkruara me dorën e
shqiptarëve: Proklamata e Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave
Shqiptare (LLTSH-së), e fillimtetorit 1945, Informata e Organizatës Besa
Kombëtare të prof. Ymer Berishës, e datës 22 tetor 1945, Parashtresa e
Azem Hajdinit, e 9 nëntorit 1966, dhe Parashtresa e kapitenit Bajram Gola
e datës 31 maj 1990. Meqë këto burime u përkasin fondeve të arkivave të
sekretariateve e të kryesive të ndryshme të Serbisë e të Federatës Jugosllave,
të shfrytëzuara nga gjuha serbe, edhe këto, për saktësi, i kam trajtuar për
burime të prejardhjes politike, ushtarake, policore serbe - jugosllave.
Ndonëse pranë, mbi tavolinë, tashti i kisha më se dyzet Deklarata, nga
ata pak përjetues të Plojës së Tivarit, nuk i përdora për këtë studim. Ato, dhe
të tjerat që duhet të mblidhen ngutshëm, mund të përdoren për shkencën
shqiptare dhe si material dëshmues në një proces gjyqësor me karakter
ndërkombëtar, për ta ndriçuar këtë masakër më mizore që njohu Ballkani
gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurse ky studim i mbështetur kryesisht mbi
bazë të dokumenteve origjinale ose të përkthyera nga shqipja në gjuhën
serbishte nga përgjegjësit e Masakrës së Tivarit, mund të shërbejë si
aktakuzë fillestare.
Për kontributin e tyre falëndero redaktorin gjuhësor, recensentët dhe
kolegët që më ofruan burime dhe literaturë për Masakrën e Tivarit.
NATA E BARTOLOMEUT
NË TIVARIN E RI
TIVARI 1945
KALVARI I SHQIPTARËSISË
SË KOSOVËS
PËRMBLEDHJE E FAKTEVE
TIVAR 1945
CALVARY OF KOSOVA
Summary
Burime arkivale:
Arkivi i Institutit Historik Ushtarak i Jugosllavisë, i Beogradit;
Arkivi i Komitetit Qendror të PKJ-LKJ, Beograd, Nr.2029/1-1966;
Arkivi Shtetëror i Kosovës, F. OKKM, K-10/29, nr.1, 335.
Programe, parashtresa e sinteza:
Vasa Čubrilović, Manjinski problemi u novoj Jugoslaviji, Beograd, 3.
novembra 1944; Arkivi i Kosovës, F. OKKM, K-10/29, 335, nr.1. fq.4; AVII,
34-1/1, 1340; 10-1/3 - 1300, data 21. XII.1944;
Proklamata e Shtabit të Luftës së LLTSH, Malet e Lira të Kosovës,
Fillimtetori 1945, Arkivi Shtetëror i Kosovës, Fond i ONDSH- 1945-147;
Ymer Berisha, Informatë për Hadsonin, Nga Dardania Ilire, më 22
tetor 1945. Gjendet në Dosja 50.1-0002 SPB të Jugosllavisë;
Ljuba Popović, Analizë për veprimtarinë e komiteteve Nacionale
Demokratike Shqiptare - NDSH-së e të grupeve të Lëvizjes së Rezistencës
Shqiptare të armatosur 1944-1955, ASSSh të Jugosllavisë - Dosja 50.1-0002;
Azem Hajdini, Parashtresë, Arkivi i Komitetit Qendror të LKJ,
Beograd, Nr.2029/1-1966;
Bajram Gola, Parashtresë, Kryesisë së Jugosllavisë, Zëri, nr. 1434,
Prishtinë, 11 janar 1992.
Burime ushtarake të botuara:
Borbe na Kosovu 1941-1944. Dokumenti partijskih rukovodstava
Organizacija i Jedinica NOV i POJ, Zbornik dokumenata i podataka o
Narodnooslobodilačkom ratu jugoslovenskih naroda, Tom I, Knjiga 19,
Beograd 1969;
Hakif Bajrami, Dokumenti NOB-a i Socijalisitičke Revolucije-Borbe
na Kosovu 1945. godine, Vjetari-Godišnjak XVIII-XIX, Prishtinë 1984,
309-405;
Hakif Bajrami, Dokumenti NOB-a i Socijalističke Revolucije - Borbe
na Kosovu (mart - maj 1945), Vjetari - Godišnjak XXIII, Prishtinë, 1987;
Kongrese-Simpoziume:
Osnivački kongres KP Serbije (8-12 maja 1945), Beograd, 1972;
Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga
Kriza Lindore e këndej (Me vështrim të vaçantë mbi burimet serbe të
fakteve), Simpozium, 20-21 janar 1994, Prishtinë 1995.
Kujtesë historike:
Azem Hajdini, Tragjedia e Tivarit, Shtutgart, 1990;
Azem Hajdini- Xani, Masakra e Tivarit (Memoare), Prishtinë, 1998;
Literatyrë historiografike:
Ali Hadri, Lëvizja nacionalçlirimtare në Kosovë 1941-1945, Prishtinë,
1971;
Ali Hadri, Narodno oslobodilački pokret na Kosovu 1941-1945,
Beograd, 1973;
Atanasije Urošević, Dem Ahmeti (Arbanaška narodna pesma o napadu
Srba na Mavriće u doba našeg prvog ustanka), Prilozi proučavanju poezije,
Knjiga I, Sv.1-2, Beograd, 1934, 201-208;
Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945, Tiranë, 1999;
Božidar Božović - Milorad Vavić, Surova vremena na Kosovu i
Metohiju 1941-1944, Beograd, 1991;
Dobrica Čosić, Kosovo, Beograd, 2004;
Fadil Hoxha, Diskutime - diskusije, Kosova- Kosovo, 9-10, Prishtinë,
1980/81, Prishtinë, 1981;
Fehmi Pushkolli, Demë Ahmeti, Prishtinë, 1997;
Fehmi Rexhepi, Teror i žrtve naroda Kosova 1941-1945,
Kosovo-žrtva, Zagreb, 1991;
Hakif Bajrami, Tragjedia e Tivarit, Prishtinë, 1993;
Hakif Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi
serb i Kosovës (1844-1995), Prishtinë, 1995;
Hakif Bajrami, Antimomerandum, Prishtinë, 2004;
Ivan Antonovski, Formiranje i razvoj kosovsko-metohijskih NOU
Brigada i njihova dejstva u toku Narodnooslobodilačkog rata 1941-1945.
godine, Kosova -Kosovo 4, Prishtinë, 1975;
Islam Dobra, Lufta e Drenicës 1941-1945, Prishtinë, 1995;
Islam Kadeshi në Zëri, Prishtinë, 16 dhjetor 1995;
Lefter Nasi, Tragjedia e Tivarit, Mbrojtja, nr.4, Tiranë, 1992;
Lefter Nasi, Ripushtimi i Kosovës shtator 1944 - korrik 1945, Tiranë,
1994;
Mehmet Hoxha, Nji dorë tradhtare, Rilindja nr. 3, Viti I, Prishtinë 20
mars 1945;
Milan Selaković etj., Priručni leksikon. III preradjeno i prošireno
izdanje, Zagreb, 1967;
Milan Borković - Dr. Venceslav Glišić, Osnivački kongres KP Srbije
(8-12 maja 1945), Beograd 1972;
Muhamet Pirraku, Gjendja në Kosovë gjatë periudhës së administrimit
ushtarak (8.II - 8.VII. 1945), Përparimi. Revistë shkencore 5, Viti XLIV,
Prishtinë, 1990;
Muhamet Pirraku, Evropa është fajtore për gjenocidin mbi shqiptarët,
Dielli, Zagreb – Prishtinë, nr. 20-34 të viteve 1991, 1992;
Muhamet Pirraku, Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës. TIVARI 1945,
Prishtinë, 1993 dhe 2994;
Muhamet Pirraku, Në Tivar u masakruan 1700 shqiptarë, Zëri nr.1434,
Prishtinë, 11 janar 1992;
Muhamet Pirraku, Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945, Prishtinë,
1992;
Muhamet Pirraku, Masakra e Tivarit 1945, Fjala jonë, nr.4, Prishtinë,
1995; Muhamet Pirraku, Rëndësia e “Shtabit Suprem të Kosovës” në
ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës (dhjetor 1944 - tetor 1945),
Gjurmime albanologjike SSHH, 28-29 (1998-1999), Prishtinë, 2002;
Muhamet Pirraku, Vetëvendosja e Kosovës në dritën e Lëvizjes
antifashiste, Gjurmime albanologjike - SSH 21-1991, Prishtinë, 1993;
Muhamet Pirraku, Për kauzën shqiptare 1997-1999, Prishtinë, 2000;
Muhamet Pirraku, Jo katedrale në emër të shqiptarisë së imagjinuar
(Botim i Dytë), Prishtinë, 2003;
Muhamet Pirraku, Myderriz Ymer Prizreni - Ora, zemra dhe shpirti i
Lidhjes Shqiptare 1877-1887, Sharr, 2003;
Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997;
Naser Husaj, Dubrava. Rruga drejt vdekjes, Gjakovë, 2004;
Radošin Rajović, Autonomija Kosova, Beograd, 1985;
Spasoje Djaković, Sukobi na Kosovu (Drugo dopunjeno izdanje),
Beograd, 1986;
Sinan Hasani, Kosova. Të vërtetat e mashtrimet, Prishtinë, 1987;
Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Halim Ramohito, Lufter Hoxha dhe Bejto
Isufi, Rruga luftarake e Brigadës V Sulmuese, Tiranë, 1968;
Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare, Tiranë,
1992;
Vladimir Dedijer, Novi prilozi za biografiju Josipa Broza Tita, II,
Rijeka - Zagreb, 198l;
Xhafer Shatri, Vështrim mbi politikën serbomadhe në Kosovë, Gjenevë
(pa v.b.);
Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913
(Dokumente), Prishtinë, 1996.
Tryeza e lëndës
Fjala e recensentëve…………………………………………….
Parathënie ……………………………………………………….
Sprovat e shqiptarësisë së Kosovës……………………………
Formimi dhe transformimi i eshalloneve të marsit ………
Planifikimi i një ploje masive ……………………………………
Dëshmi të një përjetuesi të marshutës…………………………….
Nata e Bartolomeut në Tivarin e Ri …………………………….
Ploja vazhdon në Eshallonin e Tretë ………………………………
Tivari 1945 - Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës ……………
Relativizimi dhe heshtja e Plojës së Tivarit ………………..…
Eshallonet e Prillit 1945………………………………………….
Përmbledhje e shkurtër e fakteve………………………………….
Përgjegjësia e Enver Hoxhës ……………………………………
Përgjegjësia e Fadil Hoxhës ……………………………………
Rezimea………………………………………………...
Të dhëna për autorin……………………………………………….