Sie sind auf Seite 1von 6

Që shqiptarët e Ballkanit të gjejnë avantazhet e tyre konkurruese

Nga: Dr. MBA. MSc., Enriko Ceko


Avantazhi absolut, relativ, krahasues dhe konkurrues si koncepte janë hedhur rreth 300 vjet më parë nga Adam Smith
dhe David Rikardo, në fillesat e teorive të tregtisë së lirë dhe janë dhënë si përcaktime moderne vetëm këto 10 – 15
vitet e fundit, dhe kjo sepse ekonomia botërore dhe e vendeve të veçanta ka qenë në zhvillim si një proces i
pandërprerë. Mësimi më i madh i këtyre teorive është përfundimi se specializimi i prodhimit dhe rrjedhja e lirë e
mallrave janë përfitim për të tërë partnerët tregtarë. Kjo fuqizohet në kushtet e funksionimit të demokracisë dhe
ekonomisë së tregut. Në ditët tona teoritë më të përhapura në lidhje me avantazhet konkurruese janë si më poshtë:
Teoria e faktorëve proporcionalë (Ndikimi relativ i faktorëve. Heckscher-Ohlin, 1919), sipas së cilës “ekzistenca
e avantazhit konkurrues varet kryesisht nga faktorët që ndodhen brenda vendit.” Në thelb të kësaj teorie qëndron ideja
se faktorët janë të ndryshëm midis vendeve dhe produktet që prodhohen në këto vende ndryshojnë në varësi të tipeve
të faktorëve që këto produkte kërkojnë si burime dhe lëndë të para (inpute). Një vend ka avantazh konkurrues në
prodhimin e atyre produkteve që përdorin në mënyrë intensive ata faktorë prodhimi (burime) që janë me shumicë në
atë vend. Faktorët kryesorë të prodhimit janë: toka, puna, kapitali, burimet njerëzore, teknologjia, etj dhe pothuajse të
tërë këta faktorë si Shqipëria ashtu edhe Kosova, të marra si vende të veçanta, i kanë me pakicë, por nëse këta faktorë
prodhimi, sidomos toka, burimet e saj ujore, resurset mbitokësore dhe nëntokësore shikohen si të përbashkëta (pa
marrë në konsideratë ekzistencën e kufijve shtetërorë), atëhere kemi të bëjmë me parakushtin e shfaqjes së avantazhit
konkurrues për shkak të ekzistencës në një sasi të konsiderueshme së faktorit kryesor të prodhimit që është toka me
burimet e saj ujore dhe resurset e tjera mbi dhe nëntokësore. (Kjo teori në fakt është hedhur në tregun evropian të
ideve që në fillim të shekullit XX dhe ka shërbyer si një nga teoritë bazë për ndarjen e kufijve midis shteteve
evropiane përgjatë pothuajse 50 viteve të para të këtij shekulli, proces mbi bazën e të cilit territoret shqiptare u
copëtuan për të ndihmuar kombe të tjera që të shfaqnin avantazhet e tyre konkurruese në dëm të kombit shqiptar.)
Teoria e ciklit ndërkombëtar të jetës së produktit (Ray Vernon, 1966), sipas së cilës me rritjen e prodhimit, firmat
kanë shanse që të arrijnë specializimin e prodhimit, dhe të rritin aftësinë e industrisë përkatëse për të realizuar
ekonominë e shkallës, që sjell rritjen e prodhimit dhe uljen e kostot për njësi, paralel me rritjen e fitimit. Me rritjen e
ekonomisë së shkallës, kërkesa botërore për një produkt apo për një grup produktesh mbështet vetëm disa firma dhe jo
të tëra ato që operojnë në treg. Si rezultat vendet që hyjnë herët në treg kanë avantazhe sepse ato përfitojnë nga
përparësia e hyrësit të parë në treg dhe nga vendosja e barrierave që në hyrje, duke krijuar kështu në fakt një rivaliteti
strategjik global. Në këtë rast dhe duke u mbështetur vetëm në këtë teori, shqiptarët me firmat e tyre të vogla dhe të
mesme nuk kanë asnjë shans që të hyjnë në tregun ndërkombëtar sepse nuk ka shanse që për periudhën afatshkurtër
dhe afatmesme të gjejmë produkte me të cilat mund të konsiderohemi hyrës të rinj në treg. Kjo kërkon disa parakushte
të tjera të cilat i sqaron më mirë teoria e avantazhit kombëtar konkurrues dhe teoria e atributeve.
Teoria e avantazhit kombëtar konkurrues (Porter 1990), sipas së cilës vendet duhet që të specializohen në
prodhimin e atyre mallrave në të cilat janë relativisht më produktivë. Duke lënë deri diku mënjanë faktorët e prodhimit
(toka, kapitali, teknologjia, etj), Porter thekson se “firmat mund të arrijnë avantazhin konkurrues edhe nëpërmjet
pronësisë intelektuale, kërkim & zhvillimit, ekonomisë së shkallës, fokusit dhe përvojës.” Avantazhi konkurrues është
një kompetencë bazë, që, në mënyrë të qartë diferencon një organizatë nga konkurrentët dhe i jep asaj një avantazh
mbi ta në treg. Kjo është pikërisht teoria se ku mund dhe duhet që të mbështeten firmat e vogla dhe të mesme shqiptare
për të gjetur hapsira në tregun shqiptar, kosovar, në hapsirat e tjera të banuara nga shqiptarët dhe në tregun
ndërkombëtar për të prodhuar dhe tregtuar produkte dhe shërbime cilësore, me çmime konkurruese. Megjithatë, duhet
theksuar fort fakti se janë pikërisht pronësia intelektuale, kërkimi & zhvillimi, ekonomia e shkallës, fokusimi dhe
përvoja ato që u mungojnë firmave shqiptare, por që janë elemente që mund dhe duhet të fitohën me kalimin e kohës,
në mënyrë që për periudhën afatmesme dhe afatgjatë produktet dhe shërbimet shqiptare të arrijnë të shfaqin avantazhin
konkurrues në tregun vendas dhe në arenën ndërkombëtare. Firmat mund të arrijnë avantazhin konkurrues në shumë
mënyra përfshirë, produktin, çmimet, shërbimin ndaj klientit, eficiencën në kosto dhe ilësinë. Klientët në të tërë botën
duan cilësi të lartë, çmime të ulëta, përcjellje të produktit në kohë dhe barazi midis tyre (barazi në vlera, produkt,
shërbim). Nëse arrihen këto atëhere është arritur edhe avantazhi konkurrues.
Elementet e diamantit të tregut
Në themel të teorisë së tij Porter vendosi disa faktorë që, nëse krijohen, formojnë një bazë shumë të fuqishme për
arritjen dhe shfaqjen e avantazhit konkurrues. Këta faktorë janë:
Faktori ndihmues – pozita e vendit për faktorët e prodhimit tokë, punë, kapital, forca pune, infrastrukturë të nevojshme
për të qenë konkurrues (disa nga faktorët edhe mund të krijohen – rasti i firmave shqiptare)
Kushtet e kërkesës – natyra e kërkesës vendase për produktet dhe shërbimet (kërkesë e madhe, e sofistikuar, kërkesë
bazë, etj. Kërkesa shërben për të bërë testime në treg.)
Industritë përkatëse dhe mbështetëse – prezenca ose mungesa në një vend e industrive ofertuese dhe të lidhura që janë
konkurruese në arenën ndërkombëtare, grupe prodhuesish vendas që rrinë afër prodhuesve që ndikojnë në inovim, etj.
Strategjia e firmës, struktura, rivaliteti – kushtet se si në një vend krijohen, organizohen dhe manaxhohen bizneset dhe
natyra e rivalitetit vendas, konkurrenca për mallra, krijimi i kushteve nga ana e qeverisë për të lehtësura veprimtarinë e
biznesit.
Gjithashtu, Porter ka përcaktuar edhe forcat që operojnë dhe ndikojnë në treg dhe që janë në një masë të
konsiderueshme thelbësore për ekzistencën, krijimin dhe zhvillimin e avantazheve konkurruese.

Kercenim
hyresve te

Forca konkurruese
qe lindin si rezultat
i kercenimit te
hyresve te rinj ne
treg
Pesë Forcat e Porterit që ndikojnë në avantazhin konkurrues

Arritja e avantazhit konkurrues dhe e kompetencave bazë


Arritja e avantazhit konkurrues fillon me studimin e procesit të manaxhimit të biznesit në vende të ndryshme për të
ekzaminuar potencialin e veprimeve manaxheriale në kushte të ndryshme mjedisi biznesi dhe për të parë më tej
mundësinë e aplikimit të këtyre praktikave në vende të tjera. Në këtë kuadër në hapsirat mbarëshqiptare ka shumë
vend për të punuar dhe zhvilluar mundësitë e tregut. Sipas Porterit në avantazhet konkurruese një ndikim të madh kanë
implikimet e lëvizësit të parë në treg, implikime të lokalizimit, vendimet në lidhje me investimet e huaja dhe
implikimet në politikat qeveritare, që kanë një lidhje shumë të madhe me faktorët e brendëshëm të biznesit, i cili duhet
Fuqia e Rivaliteti
të bëjë përpjekjet maksimale për të kthyer firmën në një organizatë që mëson në mënyrë të vazhdueshme. Përbërësit
bazë të organizatave që mësojnë janë modelet mentale, mjeshtërizimi personal, sistemi i të menduarit, ndarja e

furnitoreve konkurre
vizionit, të mësuarit në grup, etj. Lidhur me mjedisin e brendshëm të firmës, avantazhi konkurrues është një
kompetencë kryesore bazë, është një aftësi shumë e thellë që bën që kompania të përcjellë tek klienti vlera unike.
Është një proces të mësuari kolektiv, kryesisht se si të koordinohen afësitë dhe integrohen teknologjitë. Këto
kompetenca bazë krijonë avantazhe të qendrueshme konkurruese për kompaninë dhe ndihmojnë që ajo të penetrojë në
tregje të ndryshme duke diversifikuar produktin. Këto kontribuojnë gjithashtu në përfitimet e firmës nga produkti që
ofrohet tek klientët. Kuptueshmëria e kompetencave bazë ndihmon
Forca firmat që ato të invetojnë në forcimin e këtyre
konkurruese
kompetencave dhe t’i përcaktojë ato, t’i diferencojë dhe t’i unifikojë në të tërë organizatën. Sipas principit të
qe lindin
avantazhit konkurrues çdo vend duhet të specializohet si rezultat
në ato mallra dhe shërbimei për të cilat është relativisht më
eficient me një kosto oportune më të vogël. Për tëfuqise ekonomike
arritur këtë tetë gjejë aftësitë kyçe dhe
sektori privat duhet
përcaktimin e tyre si anë të forta të organizatës, duke krahasuar organizatën me kompani të tjera me të njëjtat aftësi për
të siguruar se po zhvillohen afësi unike, duke zhvilluar njëfurnitoreve
kuptueshmëri se në ç’farë aftësish në të vërtetë besojnë
klientët dhe investojnë në përputhje me to për të zhvilluar dhe për të bërë të qendrueshme vlerat e forta, duke krijuar
një kulturë organizative për gjetjen e qëllimeve për ndërtimin e kompetencës, duke bërë aleanca blerjesh dhe
marrëveshje licensimi në mënyrë që të ndërtohet forcimi i kompanisë në kompetencat bazë, duke inkurajuar
komunikimin dhe përvojën në aftësitë bazë e duke i zhvilluar ato në tërë organizatën, duke mbrojtur kompetencat bazë
edhe në rastet kur manaxhimi strategjik synon zgjerimin dhe ridefinimin e bizesin, duke punuar me outsource apo
duke eliminuar aftësitë jo bazë në mënyrë që të çlirohen burime për të forcuar edhe më tej kompetencat bazë.
Avantazhi konkurrues është një avantazh që një firmë ka mbi konkurrentët e saj, avantazh që e lejon firmën që të
gjenerojë më shumë shitje, të ketë më shumë fitim për njësi apo më shumë klientë se sa konkurrentët. Avantazhi
konkurrues përfshin: Strukturën e kostos së firmës, Ofertën e produktit apo shërbimit, Rrjetin e shpërndarjes,
Mbështetjen e klientit, Etj.
Dy tipet e avantazhit konkurrues dhe cilësia e produkteve dhe e shërbimeve
Dy tipet e avantazhit konkurrues janë avantazhi i kostos dhe avantazhi diferencial. Avantazhi i kostos është aftësia e
firmës për të prodhuar mallra dhe shërbime me kosto më të ulët se sa firmat e tjera, gjë që i jep kësaj firme aftësinë për
të shitur mallrat dhe shërbimet e veta me çmime më të ulëta se çmimet e konkurrentëve, ndërsa avantazhi diferencial
krijohet kur produktet e një firme apo shërbimet e saj ndryshojnë nga ato të konkurrentëve dhe kjo bën që produktet
dhe shërbimet e kësaj firme të shikohen nga klientët si produkte dhe shërbime më të mira se sa të konkurrentëve. Një
kompani që prodhon me kosto më të ulët se sa konkurrentët dhe që realizon produkte të diferencuara dhe më cilësore
se sa të tjerët, duke plotësuar kënaqësinë dhe pritshmërinë e klientëve, ka avantazhin mbi firmat e tjera, që në fakt nuk
është gjë tjetër veçse “Manaxhimi total i cilësisë”, një filozofi e plotësimit të kënaqësisë së klientit me cilësinë e
mallrave dhe shërbimeve, duke reduktuar mbetjet, duke fuqizuar punonjësit dhe duke punuar në bashkëpunim të
ngushtë me furnitorët, si një metodë për të arritur qëllimet dhe objektivat e firmës. Në këtë pikë vënia e theksit tek
kostot parandaluese është elementi bazë dhe çelësi i suksesit në përmirësimin e cilësisë dhe arritjen e klientit. Është
llogaritur se firmat që aplikojnë manaxhimin total të cilësisë kanë afërsisht kosto parandaluese pothuajse 2% të fitimit,
por nuk kanë kosto garancie dhe riparimi, që në mjaft raste përbëjnë edhe 25% të tërë fitimit, ndërsa firmat që nuk
aplikojnë manaxhimin total të cilësisë, pra nuk bëjnë shumë kosto parandaluese kanë humbje shumë të mëdha nga
kthimi i produkteve për riparime brenda dhe jashtë afatit të garancisë, duke sjellë edhe largimin e klientelës, duke bërë
që të humbitet avantazhi konkurrues. Nga përvoja ndërkombëtare dhe kryesisht e firmave japoneze dhe gjermane,
kostot e parandalimit përbëjnë vetëm 10% të kostove totale të cilësisë. Kostot e kontrollit, që janë kosto fikse cilësie
përbëjnë 25% të kostove totale të cilësisë, ndërsa kostot e garancisë, ripunimeve, kthimeve, transportit dhe
siguracioneve të produkteve jocilësore përbëjnë 65% të kostove totale të cilësisë. Nëse firmat shpenzojnë për kryerjen
e kostove të parandalimit, atëhere kostot e cilësisë reduktohen me 65%. Ky është një nga përfitimet më të mëdha të
manaxhimit total të cilësisë, që sjell avantazhin konkurrues për shkak të uljes së kostos së prodhimit sepse reduktohen
kostot e cilësisë. Shteti dhe biznesi duhet të ndjekin poltika që krijojnë mallra me cilësi të lartë dhe t’i shesin ato me
çmime të larta në treg. Një rëndësi shumë të madhe duhet t’i kushtohet rritjes së produktivitetit si fokus i strategjive
kombëtare. Avantazhi konkurrues kur përdoret gabimisht mund t’i çojë vendet në specializim në eksportimin e
mallrave dhe lëndëve të para që kërkojnë fuqi punëtore pa aftësi dhe të pa trainuar dhe në produkte me çmime të ulëta,
por kjo është ajo që duhet t’i shmangemi duke synuar çmime maksimale premium në tregjet ndërkombëtare dhe jo
thjesht të eksportojmë ca krom me çmim të ulur e ca perime jo cilësore. Kjo po na shkatërron sepse nuk ka cilësi.
Duke mos patur cilësi s’ka synime për fuqizimin dhe trainimin e fuqisë punëtore dhe nuk ka përpjekje për specializim
prodhimi. Si rezultat nuk ka avantazh krahasues që duhet të vijë nga vënia në punë e trurit dhe jo e forcës së krahut
dhe e fuqisë së pushtetit.
Teoria e atributeve (Stutz & Warf. 2009), sipas së cilës avantazhi konkurrues vjen kur kompania fiton apo zhvillon
një atribut apo kombinim atributesh që lejojnë të performojë më mirë se konkurrentët. Kjo mund të çojë nga aksesi në
burime natyrore me përqindje të lartë të lëndës aktive apo me përdorim më të pakët të energjisë, apo në akses për
njerëz me aftësi të mira dhe të trainuar, teknologji e re, aftësi për të ecur nëpërmjet atributeve dhe burimeve për të
performuar në një nivel më të lartë se të tjerët në të njëjtin industri apo treg. Në rastin e tregjeve shqiptare aksesi për
burime natyrore me përqindje të lartë të lëndës aktive apo me përdorim të pakët të energjisë ka pak gjasa të mund të
arrihet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, ndërsa ka shumë vend për të gjetur rrugët, mjetet dhe mundësitë për
të shfrytëzuar njerëz me aftësi të mira dhe të trainuar, teknologji të re, aftësitë për të ecur nëpërmjet atributeve dhe
burimeve për të performuar në një nivel më të lartë se të tjerët në të njëjtin industri apo treg, duke përdorur energji të
prodhuar me çmime të ulëta. Avantazhi konkurrues krijohet atëhere kur në një firmë implementohen strategji që
krijojnë vlerë jo në një kohë me konkurrentët gjë që çon në një superioritet performance, kur një firmë manipulon
burime të ndryshme mbi të cilat ka një kontroll direkt dhe shfaq aftësi për të gjeneruar avantazh konkurrues, kur një
firmë arrin të shfaqë performance superiore dhe superioritet në prodhim që sjell avantazhin konkurrues dhe kur një
firmë qëndron përballë konkurrencës potenciale me një performancë superiore që të bën që të jesh lider në treg. Pra
avantazhi konkurrues është një faktor kyç determinues i performancës superiore që bën të mundur mbijetesën dhe
vendosjen në mënyrë të përshtatshme në treg. Performanca superiore duke qenë objektivi i dëshiruar i një firme,
kthehet në kompetencën bazë të firmës, kompetencë bazë e cila duhet të zhvillohet. Një kompetencë bazë është një
faktor specifik që një biznes e shikon kryesor në rrugën e vet. Për të përcaktuar kompetencën bazë ka tre kritere, të
sjellë përfitime për klientët, të mos jetë e lehtë për konkurrentët që t’a imitojnë dhe të mund të vendoset gjeresisht në
shumë produkte dhe tregje të firmës. Kompetenca bazë mund të jenë teknike, njohuri, procese, marrëdhënie, zhvillim
produkti apo kulture konsumi. Manaxherët duhet që të bëjnë të qartë se organizata arrin dhe mirëmban eficiencën,
cilësinë, shpejtësinë, fleksibilitetin, inovimin dhe përgjegjësitë ndaj klientëve në mënyrë superiore.
Treg unik mbarëshqiptar për të përcaktuar, arritur dhe shfrytëzuar avantazhet konkurruese
Në rastin konkret të Shqipërisë, Kosovës dhe hapsirave të tjera të banuara nga shqiptarët pranë kufirit me Shqipërinë,
faktorët e prodhimit për sejcilin territor më vehte janë të pakëta. Firmat shqiptare në rajon janë të vogla dhe të mesme
pa shumë mundësi për informacion dhe burime të vlefshme për periudhën afatgjatë. Për këto arsye është mëse e
domosdoshme që për të arritur dhe për të shfaqur avantazhet konkurruese të shfrytëzojmë teorinë e avantazhit
kombëtar konkurrues dhe teorinë e atributeve së bashku. Nëse e tërë hapsira shqipfolëse në Ballkan do e shikonte
situatën si një treg i vetëm, pa marrë në konsideratë kufijtë shtetërorë, atëhere krijohet një hapsirë shumë e gjerë me
faktorë bazë prodhimi të vlefshëm që duhen manaxhuar së bashku në mënyrë të rinovueshme. Nëse toka, kapitali,
burimet njerëzore dhe teknologjia si faktorë bazë prodhimi për shfaqjen e avantazhit konkurrues të shqiptarëve merren
si të tilla, atëhere do jetë më e lehtë të kooperohet, prodhohet dhe tregtohet me kosto më të ulëta. Hapsira shqiptare
përbën më shumë se 50.000 km2 (vetëm Shqipëria me Kosovën janë rreth 40.000 km2.) Kjo hapsirë është e
krahasueshme me Holandën, Belgjikën e vende të tjera Evropiane, që janë në majat e ekonomisë dhe tregtisë botërore
vetëm e vetëm sepse kanë patur burime të përshtatshme natyrore për t’u shfrytëzuar në mënyrë po të përshtatshme dhe
të rinovueshme nga burimet njerëzore. E tërë hapsira shqipfolëse ka burime të pallogaritshme ujore, që mund dhe
duhet të vihen në të mirën e kombit, për të prodhuar energji të rinovueshme me çmime të ulëta për industritë dhe
qytetarët dhe për përdorime bujqësore dhe industriale. Pasuria pyjore e Kosovës dhe e Shqipërisë (që përbën rreth 50%
të territorit të të dy vendeve të marrë së bashku) është një shans për zhvillimin e mjaft industrive, që e diversifikon
edhe më shumë ekonominë tonë të përbashkët dhe ul kështu riskun. Gabim që bëri Shqipëria me tokën e bukës duke e
kthyer atë në tokë për ndërtime dhe qëllime të tjera nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të ndodhë në Kosovë. Toka
bujqësore e Kosovës është pasuria jonë e përbashkët dhe shansi që të shfaqim avantazhin konkurrues në agrobiznes.
Në se toka bujqësore e Kosovës përdoret për prodhimin e drithrave të bukës dhe frutave dhe toka bujqësore e fermave
të vogla të Shqipërisë përdoret për prodhimin e perimeve, në kuadrin e një politike agrare të përbashkët, me synim
mbrojtjen e fermerëve nga çmimet e ulëta të produkteve, krijohen shanse që tregu unik të furnizohet me produkte
bujqësore pa kufizim dhe me synim eksportin në rajon dhe më gjerë. Kjo mund të thuhet edhe për produktet
blegtorale. Kosova ka burimin e dytë më të madh të qymyreve në Evropë dhe nëntoka e saj ka edhe disa minerale të
tjera me vlerë në tregjet ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria ka burime të shumta minerare. Nëse këto pasuri nëntokësore
do të mund të ofrohen në tregun ndërkombëtar si një paketë e vetme për investime të huaja, për kontrata kërkimi,
shfrytëzimi, përpunimi dhe tregtimi, na japin shansin e gjetjes së një avantazhi konkurrues për një kohë shumë të gjatë.
Bregdeti shqiptar prej rreth 362 km gjatësi në detet Adriatik dhe Jon, mundësitë për zgjerimin e turizmit malor dhe
kulturor, etj, sjellin një shans të pallogaritshëm për rritjen e numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj që kalojnë
pushimet në hapsirat mbarëshqiptare. Ky sektor mund dhe duhet të mbështetet nga agrobiznesi, i cili ka shanse që të
prodhojë me kosto të ulët dhe me cilësi vetëm nëse toka e hapsirave shqiptare shërben për firmat e vogla dhe të mesme
të agrobiznesit, për t’i furnizuar ato me produkte bujqësore dhe blegtoralenë sasi dhe cilësi. Një formë bashkëpunimi
mund të jetë dhënia e shansit të firmave kosovare për të shfrytëzuar (për shembull) lehtësirat portuale në territorin e
Shqipërisë, dhe kjo është një gjë fare normale, por në këmbim të kësaj firmat shqiptare të vogla dhe të mesme duhet të
kenë shansin që të përfitojnë nga përvoja dhjetra vjeçare e komunitetit kosovar të biznesit në aspektin e bërjes së
biznesit jashtë vendit, për aktivitetin eksport – import, për manaxhimin e firmave dhe kontratave me partnerë të huaj,
ku padyshim firmat e vogla dhe të mesme kosovare kanë më shumë përvojë se firmat shqiptare. Kjo përvojë është
faktikisht një kompetencë bazë shumë e mirë për firmat kosovare. Shembuj të tjerë të bashkëpunimit të kësaj natyre ka
me shumicë, por në themel të këtij bashkëpunimi është dhe duhet të mbetet edhe për periudhën afatgjatë manaxhimi
strategjik eficient dhe efikas i burimeve natyrore dhe njerëzore në nivel firme dhe në nivel ekonomik në tërë hapsirën
shqiptare në Ballkan. Kjo është edhe pika kryesore ku synon të kundërvihet politika e jashtëme sllave dhe shkencëtarët
serbë të fushave të ndryshme në shërbim të ideve të vjetëruara tashmë, që fatkeqësisht mbizotërojnë ende edhe në
kokat e nxehta të drejtuesve të regjimit aktual serb, të cilët, përpiqen që të argumentojë se shqiptarët, sidomos ata të
Kosovës “meqënëse nuk kanë aftësi të manaxhojnë burimet e tyre natyrore, u duhet një formë moderne patronati”
(citim i akademikëve serbë) dhe këtë patronazh u dashka që t’a ketë Serbia. Përse kjo Serbi kërkon që të manaxhojë
burimet natyrore shqiptare? Fare e thjeshtë. Për të gjetur dhe shfrytëzuar avantazhet e veta konkurruese nëpërmjet
faktorëve shqiptarë të prodhimit dhe faktorëve të tjerë, për përfitime vetëm të sllavëve, pa marrë parasysh të drejtën
natyrore dhe legjitime kombëtare, sipas së drejtës vendase dhe asaj ndërkombëtare për shfrytëzimin e burimeve
natyrore nga ana e vetë popullsisë vendase. Nuk është aspak e vërtetë se Kosova dhe Shqipëria nuk dinë të
manaxhojnë burimet e tyre natyrore. Jo. I vërtetë është fakti se të dy vendet si Shqipëria ashtu edhe Kosova më vehte i
kanë patur të pakëta burimet e tyre natyrore dhe ndarja e territoreve shqiptare në fillim të Shekullit XX ka patur
pikërisht qëllimin që burimet natyrore të shqiptarëve t’i shfrytëzojnë kombe të tjera në rajon, të nxjerrin përfitime nga
ky shfrytëzim dhe të mos lënë asnjë përfitim për shqiptarët. Kjo ndarje e territorit të shqiptarëve në pese shtete të
ndryshme ka patur si objektiv kryesor asgjësimin e shqiptarëve dhe të nocionit të kombit dhe etnitetit shqiptarë si njësi
e vetme ekonomike. Fakti se Kosova pas fitimit të pavarësisë u gjend përballë të vërtetës së pakundërshtueshme se
pothuajse të tëra burimet saja natyrore ishin shfrytëzuar në mënyrën më masakruese, pa mendësi rinovuese por me
mendësi pushtuesi, pa përfitim reciprok për rreth 100 vite nga Serbia, e vërteton më së miri këtë. Praktika më e mirë
botërore ka treguar se kur dy a më shumë vende bashkëpunojnë për përfitim reciprok edhe kur nuk kanë qenë me një
origjinë dhe me një etni, pavarësisht nga kufizimet territorial, përfitimi ka qenë jo vetëm për vendet që bashkëpunojnë
por edhe për tregun botëror në përgjithësi. Shembulli më klasik për këtë është hapi i parë për krijimin e Tregut të
Përbashkët Evropian me marrëveshjen midis Francës dhe Gjermanisë për shfrytëzimin e përbashkët të minierave të
rajonit të Silezisë. Shembuj të tjerë shumë domëthenës për teorinë dhe praktikën botërore të tregtisë ndërkombëtare
dhe zhvillimit janë ato të bashkëpunimit tregtar midis Britanisë së Madhe dhe vendeve anëtare të Komonuelthit
Britanik pas fitimit të pavarësisë së këtyre vendeve. Mjaft prej këtyre vendeve janë specializuar për ofrimin në tregun
britanik të produkteve dhe shërbimeve të veçanta, dhe me këtë specializim këto vende kanë arritur që disa prej këtyre
produkteve dhe shërbimeve t’i ofrojnë edhe në tregje të tjera përveç Britanisë së Madhe, duke u bërë lider në tregjet
botërore për këto produkte si për shembull Egjipti për pambukun, India për beharnat e IT-në, Pakistani për lëkurët dhe
industrinë e përpunimit të lëkurëve, etj. Kjo praktikë botërore është tërësisht e lejueshme nga ana ligjore dhe
kontraktuale edhe nga traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrëveshjet e tregtisë së lirë, të
stabilizim associimit, etj. Nëse i hyjmë analizës makroekonomike dhe mikroekonomike, ekonomistët shqiptarë janë në
gjendje të argumentojnë me shifra dhe fakte kryekëput të pakundërshtueshme se nga bashkëpunimi Shqipëri – Kosovë
dhe me shqiptarët në trojet e tyre shqiptare në vendet e tjera përreth në Ballkan, qoftë edhe në rastin e krijimit të një
konfederate shqiptare në Ballkan, kombet e tjera në rajon do kenë përfitime të shumëfishta kryesisht ekonomike dhe
tregtare dhe padyshim edhe përfitime nga rritja e sigurisë në aspektin e rendit publik, luftës kundër trafiqeve dhe
korrupsionit në nivel rajonal dhe, dy nga kombet që do përfitojnë më shumë nga kjo federate (e cila fillimisht do ketë
më së shumti tipare ekonomike, investuese dhe tregtare dhe më vonë edhe natyrën e bashkimit kombëtar), janë serbët
dhe grekët, që në rastin konkret do bëhen partnerët më të mëdhenj tregtarë të shqiptarëve, të cilët në një treg unik do
prodhojnë më shumë, me cilësi më të lartë, me çmime më të ulëta dhe pa kosto të larta transporti, gjë që është ideale
për tregtarët serbë dhe grekë, por këtyre duket se u ka zënë sytë e mira e padrejtë që u dha Evropa për më shumë se
100 vite në dëm të shqiptarëve dhe nuk duan të shikojnë përtej drejt bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me
shqiptarët në një treg të gjerë konkurrues. Është pikërisht kjo konkurrencë të cilën fqinjë tanë nuk duan që t’a kuptojnë
se është vetëm zhvillim. Zhvillim tregu, zhvillim idesh, zhvillim produktesh dhe shërbimesh, zhvillim dhe kohezion
social, kulturor, etj.
Duke marrë në konsideratë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë klimën e biznesit në përmirësim, mjedisin relativisht
të qendrueshëm makroekonomik (tek i cili duhet të vemë theksin në mënyrë që të mbajmë në kufijtë e përshtatshem
për zhvillim parametrat), mundësitë e shkëlqyera që ofron e tërë hapsira shqiptare, zgjerimin e faktorëve të prodhimit
pa marrë në konsideratë ekzistencën e kufijve dhe gjetjen dhe shfrytëzimin e kompetencave bazë të firmave të vogla
dhe të mesme, do të mund të arrijmë të krijojmë avantazhet konkurruese më të mira të shqiptarëve në të ardhmen,
avantazhe konkurruese që mund dhe duhet të na garantojnë një integrim sa më të shpejtë dhe sa më cilësor në rajon
dhe më gjerë. Kjo situatë kërkon që vendimet kryesore që lidhen me fatet e kombit të shikohen si të lidhura me
vendimet strategjike dhe operacionale që merren në fusha të ndryshme si në infrastrukturë, nxitjen e investimeve të
huaja, edukim, gjetjen e partnerëve strategjikë, fokusimin tek cilësia e produkteve, arritjen e standarteve ndëkombëtare
në nivel firme dhe sektori, etj. Por marrja e vendimeve strategjike kërkon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës
për të punuar së bashku dhe për të përcaktuar sektorët dhe fushat e bashkëpunimit. Gjetja dhe shfrytëzimi i
avantazheve konkurruese kërkon më shumë largpamësi dhe më shumë bashkëpunim midis forcave shqiptare që jetojnë
në zonën shqipfolëse me një nxitje për bashkëpunim midis institucioneve dhe organizmave kryesisht shkencore, të
cilat mund dhe duhet të japin ide dhe mendime për mënyrat dhe mjetet e bashkëpunimit, për të krijuar një treg unik në
hapsirat mbarëshqiptare për të shfaqur sa më shpejt avantazhet tona konkurruese si komb dhe si biznese në tregun
rajonal dhe më gjerë mbi bazën e manaxhimit të përbashkët të burimeve natyrore në mënyrë të rinovueshme në favor
të interesave tona kombëtare. Shembulli i marrëveshjes për shfrytëzimin e burimeve ujore lançuar së fundmi nga
Kryeministri i Republikës së Shqipërië, Z. Sali Berisha, është vetëm fillimi i një rruge fitimprurëse për manaxhimin e
përbashkët të burimeve natyrore të shqiptarëve në mënyrë të rinovueshme për arritjen, shfaqjen dhe shfrytëzimin e
avantazheve konkurruese në rajon dhe më gjerë. Kjo frymë bashkëpunimi dhe mënyrë pune i hap rrugën në të
ardhmen edhe krijimit të më shumë shanseve praktike për formimin e një konfederate Shqipëri – Kosovë, sepse për
bashkime të tilla, që njihen tashmë në teorinë dhe praktikën ligjore, ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare, në radhë
të parë duhet që të ekzistojë dhe mbizotërojë interesi, ku rol kryesor luan interesi ekonomik dhe tregtar, aq më shumë
kur në rastin e shqiptarëve në Ballkan, në plan të parë mbetet padyshim interesi kombëtar. Në rastin shqiptar, në fund
të fundit, avantazhi konkurrues mbi bazën e një tregu unik bashkëpunues për faktorët e prodhimit dhe faktorët e tjerë
të bërjes së biznesit do arrihet mbështetur tek Adam Smith, David Rikardo, Heckscher, Ohlin, Porter, Stutz dhe Ëarf,
që janë pikërisht ata që kanë krijuar dhe zhvilluar teorinë e avantazhit konkurrues, në të cilën janë mbështetur edhe
kombet e tjera për përcaktimin dhe shfrytëzimin e avantazheve konkurruese. Nuk ka asnjë devijim, asnjë ndryshim,
asnjë manipulim i përvojës ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare dhe i marrëveshjeve e traktateve ndërkombëtare
dhe për këtë arsye, dhe jo vetëm për këtë, askush në rajon dhe më gjerë nuk ka asnjë të drejtë të pengojë dhe të krijojë
situata nga më të ndryshmet për të moslejuar shqiptarët që në të drejtën e tyre si komb, mbështetur në të drejtën
ndërkombëtare dhe në teorinë moderne të ekonomisë së tregut, duke u përpjekur për zhvillimin e demokracisë së
qendrueshme në rajon, të krijojnë një hapsirë unike tregu me tipare të qendrueshme afatgjata, që në fund të fundit nuk
do bëjë gjë tjetër veçse në radhë të parë do verë në vend një të drejtë të shqiptarëve për të qenë bashkë, e drejtë e
mohuar historikisht dhe së dyti do krijojë kushte që në rajon të vendosen balanca shumë më të përshtatshme dhe të
qendrueshme midis kombeve dhe vendeve, balanca që në situatën aktuale janë shumë të brishta dhe të afta të
gjenerojnë konflikte dhe tensione të tjera nga më të ndërlikuarat dhe problematiket në Ballkan dhe në kontinent.
Tashmë edhe vetë Evropa e ka kuptuar se ka ardhur koha që faktori shqiptar në rajon dhe më gjerë të shfaqë
avantazhet e veta konkurruese dhe kjo mbi bazën e një uniteti mendimi dhe veprimi, unitet i ndërtuar ky kryesisht dhe
fillimisht mbi bazën e unitetit ekonomik dhe tregtar të shqiptarëve, unitet që është në të njëjtën gjatësi vale me
Evropën Perëndimore dhe unitetin e tregut të madh evropian, që kërkon përherë e më shumë mallra dhe shërbime
cilësore nga tregje unike dhe të diversifikuara.

Das könnte Ihnen auch gefallen