Sie sind auf Seite 1von 6

Erërat e forta rrëzojnë minaren e xhamisë në Deçan

Erërat e forta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që të rrëzohet minarja e një xhamie në
Deçan.

Kjo ishte një nga objektet fetare myslimane më të vjetra në këtë qytet, e cila ishte
meremetuar pas luftës së fundit.

Zyrtarë të Policisë në rajonin e Pejës kanë pohuar se nuk ka të lënduar në njerëz, përveç
dëmeve materiale.

Rama dhe Zaev sot vizitojnë Liqenasin

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe homologu i tij Edi Rama, i cili ishte nikoqir i
mbledhjes së djeshme të kabineteve qeveritare, do të vizitojnë sot komunën e Liqenasit
dhe Prespën e Vogël.

Dy kryeministrat do të takohen me autoritetet lokale, do të vizitojnë shkollat e atjeshme si


dhe do të dhurojnë pajisje për nxënësit.

Ndryshe, Shqipëria dhe Maqedonia dje në Pogradec mbajën mbledhjen e parë historike,
në të cilën u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Baily: Gazsjellësi rus nuk e pastron ajrin në Maqedoni

‘Lufta’ diplomatike në Tëitter mes ambasadës ruse dhe asaj amerikane në Shkup është
pasuar me përgjigjen e ambasadorit Jess Bailey.

Duke iu përgjigjur propozimit të rusëve për ndërtimin e një gazsjellësi rus në Maqedoni,
ai ka mohuar se kjo është ‘luftë e Tëitter-it’, transmeton Konica.al.

“Nuk është luftë Tëitter-i. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Maqedonisë për hapat e afërt
për pastrimin e ajrit. Një gazsjellës tjetër rus nuk do ta bëjë këtë. Shtetet e Bashkuara e
ërkrahin dëshirën e Maqedonisë për të sjellur gaz në qytetet maqedonase dhe një
llojshmëri furnizimesh me gaz për Maqedoninë dhe Evropën”, ka shkruar ambasadori
amerikan Jess Baily.

Kisha Ortodokse Greke kundërshton afrimin e kishës bullgare dhe maqedonase

Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke ka kundërshtuar vendimin e Kishës Bullgare për të


pranuar kërkesën e Kishës Ortodokse Maqedonase për t’u bërë ‘kisha nënë’ e saj.

Në takimin e djeshëm, Kisha Ortodokse Greke është shprehur e shqetësuar që Patriarkana


Bullgare të bëhet ‘nënë’ e një ‘kishe skizmatike’, duke aluduar në Kishën Ortodokse
Maqedonse.
“Me këtë rast, Sinodi i Shenjtë shpreh shqetësimin, për shkak të ndërhyrjes së Kishës
Ortodokse Bullgare, me anë të këtij vendimi, në juridiksionin e një kishe tjetër ortodokse,
dmth Kishës Ortodokse Serbe, një akt që është në kundërshti me kanonet e shenjta dhe
traditën e kishës”, thuhet në njoftim, përcjell Konica.al.

Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke thekson se do të lutet që arsyeja të mbretërojë, dhe


vendimi i ‘kishës motër bullgare’ të mos zbatohet.

Kryetari i Prizrenit, prej birrave në xhami

Një shkrim i shkurtër i portalit Konica.al ku raportohej sesi kryetari i sapozgjedhur i


Prizrenit, Mytaher Haskuka, braktisti të premtën vendin e punës për të falur namazin në
xhami, ka zgjuar reagime të ashpra nga një numër i madh komentuesish.

Një pjesë e replikuesve nuk kanë parë asgjë të keqe në veprimin e kandidatit të zyrtarit të
Vetëvendosjes, duke e vlerësuar praninë e tij në xhami si devocion të lartë shpirtëror,
shkruan Konica.al.

Por a është Haskuka vërtetë myslimani i devotshëm, siç është vlerësuar nga njerëzit?

Në rrjetet sociale është afishuar një fotografi ku shihet ai me miqtë e tij të pijnë birra,
veprim për të cilin munxosin të gjithë hoxhallarët e imamët meqë konsiderohet i
papranueshëm për fenë islame.

Si duhet të interpretohet kjo?

Haskuka, ashtu si një pjesë e madhe e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes, po manifestojnë


një sjellje të re me publikun, ku nuk ngurrojnë të përdorin sentimentet fetare për të rritur
rejtingun personal si dhe për të marrë më tepër vota.

Edhe ish-sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në një intervistë të fundit është


shprehur kritik ndaj qasjes së re të këtij subjekti për instrumentalizimin e fesë për qëllime
politike.

Portali Konica.al, në një sërë artikujsh, ka raportuar për raste të panumërta, ku


Vetëvendosja koketon me eksponentë të islamit radikal në Kosovë. /konica.al/

Ja dy shqiptarët më të përkthyer në anglisht

Lideri komunist i Shqipërisë Enver Hoxha mban rekordin si shqiptari më i përkthyer në


anglisht.

Librat ideologjikë, ditaret dhe shënimet e tjera politike e bëjnë atë ndër shqiptarët më të
lexuar në botë, shkruan Konica.al.
Nga një numërim i thjeshtë në arkivën e faqes ‘marxists.org’ del se plot 14 libra të
Hoxhës janë përkthyer prej kohësh për anglishtfolësit.

Përveç kësaj, në këtë faqe janë arkivuar edhe 27 ekstrakte, fjalime, kujtime e shënime të
tjera të ish-liderit komunist, të gjitha të përkthyera në anglisht.

I dyti me radhë që është përkthyer më së shumti në anglisht është shkrimtari më i njohur


shqiptar Ismail Kadare.

Sipas njohësit të ndjerë të letërsisë shqipe, Robert Elsie, në anglisht janë përkthyer 12
libra të Kadaresë, por nga një kërkim i portalit Konica.al në ‘google.books’, ky numër
rezulton të jetë më i madh, 20 sosh, duke përfshirë kryeveprat e tij letrare, por edhe libra
eseistikë. /konica.al/

Dega e VV në Tiranë kërkonte masa kundër fyerjes së ‘figurës’ së Albinit

Dega e Vetëvendosjes në Tiranë kishte kërkuar ndërmarrjen e masave kundër atyre që


ofenduan ‘figurën e Albin Kurtit’.

Dega në Tiranë, qysh më 2 dhjetor, disa ditë përpara se afera e brendshme të publikohej
në media, kishte adresuar një sërë sugjerimesh për instancat drejtuese të Vetëvendosjes.

Letra që mban nënshkrimet e Hysamedin Ferajt, Elvis Hoxhës, Dejona Mihalit, Enis
Sulstarovës, Boiken Abazit dhe Gearda Demirajt, që të gjithë anëtarë të Këshillit të
Përgjithshëm të Vetëvendosjes, kërkonte ndërmarrjen e masave ndaj deputetes Aida
Dërguti, e cila në një komunikim të brendshëm në Viber e kishte cilësuar Albin Kurtin
‘m**’.

Të nënshkruarit në letër kanë theksuar se Aida Dërguti me sulmin ndaj Kurtit ‘na ka
ofenduar njëlloj të gjithë ne’.

“Gjuha e përdorur nga Aida Dërguti është alarmante sepse shpërfaq një fushatë sulmi të
pandalur ndaj integritetit e veprimtarisë politike dhe kombëtare të Albin Kurtit edhe nga
individë brenda Lëvizjes”, thuhet në këtë letër.

Në këtë letër, aktivistët e Tiranës kërkonin këto masa ndaj Aida Dërgutit: 1. Dorëheqje
nga pozicioni i anëtares së Kryesisë së LVV; dorëheqje nga pozicioni i nënkryetares së
Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe 3. dorëheqje nga pozicioni i drejtueses së
qendrës së LVV në Vushtrri.

Ja faksimilja e letrës së qendrës së Tiranës:

Shekerinska: 2018-a do të krijojë frymëzim ose frustrim në Ballkan


Përpjekjet për promovimin e politikës liberale në Ballkan do të ndalen nëse Maqedonisë
nuk i ofrohet mundësia solide për anëtarësim në NATO dhe BE gjatë vitit të ardhshëm,
shkruan e përditshmja britanike ‘The Guardian’, duke iu referuar zyrtarëve të qeverisë së
re në Shkup.

Artikulli citon pjesë nga intervista me zëvendësministren dhe ministren e Mbrojtjes,


Radmilla Shekerinska, e cila ka folur mbi perspektivat euroatlantike të Maqedonisë dhe
mosmarrëveshjen rreth emrit me Greqinë, përcjell Konica.al.

“Viti i ardhshëm është krucial. Na duhet të tregojmë se ka zhvillim, njerëzit nuk presin që
gjithçka të zgjidhet nesër, por ata presim përparim për shkak se kemi ngecur për 10 vite.
Ajo çka do të ndodh do të krijojë ose frymëzim ose frustrim në krejt Ballkanin”, ka thënë
Shekerinska.

Ajo ka shtuar se qeveria dëshiron të gjejë një zgjidhje për mosmarrëveshjen 26-vjeçare
me Greqinë në lidhje me çështjen e emrit.

“Shumica e njerëzve do të pranojnë një kompromis të drejtë dhe të arsyeshëm, për aq sa


besojnë që zgjidhja hap dyert e të ardhmes dhe nuk cenon identitetin tonë, krenarinë apo
veçantitë etnike. Me qëllim që të gjejmë një zgjidhje të shëndoshë, ne duhet t’i sigurojmë
qytetarët tanë se qëllimet tona për anëtarësim në BE dhe NATO janë realiste”, ka thënë
ministrja maqedonase për gazetën britanike.

Shekerinska ka nënvizuar se Maqedonia dëshiron një zgjidhje që nuk i dëmton interesat e


Greqisë, por që nuk kërcënon as identitetin maqedonas.

“Por tangoja kërkon dy vetë, ne shpresojmë që edhe pala greke do të jetë njësoj e
përkushtuar”, ka përfunduar ajo.

Rreth 50 policë u sulmuan gjatë kryerjes së detyrës zyrtare


Rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të saj kanë qenë të shpeshta në raportet e përditshme të
policisë.

Kthyer në mesatare, i bie që gjatë vitit 2017 pothuajse çdo javë ka ndodhur nga një sulm
fizik ndaj zyrtarëve policorë, raporton KTV.

17 prej këtyre rasteve, sipas Policisë, kanë ndodhur në pikat e kontrollit në trafik dhe
kryesisht kanë të bëjnë me mospranimin e gjobës për kundërvajtje.

Pos këtyre statistikave, në Zyrën për Media të Policisë nuk ka pranuar të flasin para
kamerës e as nuk kanë dhënë detaje të tjera për këtë çështje.

Tërësisht të pambrojtur nga eprorët e tyre, por edhe organet e drejtësisë, janë pjesëtarët e
forcave të rendit sipas nënkryetarit të Sindikatës së Policisë.

Tejet shqetësues, sipas Shaban Tashollit, nënkryetar i Sindikatës së Policisë, është edhe
fakti se sulmuesit e policëve shpeshherë lirohen në procedurë të rregullt.

Ndërsa shton se policët nuk trajtohen sipas ligjit për ta para gjykatës.

Arsyeja e frikësimit nga suspendimi dhe humbja e vendit të punës sipas Tashollit, janë
shkaqe që policët nuk përdorin forcë kur sulmohen.

Thaçi: Kosova i ka bërë dy hapat e mëdhenj drejt një të ardhme të sigurt

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka vlerësuar se Kosova tashmë i ka bërë dy hapat e


mëdhenj drejt të ardhmes së sigurt.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë me dije se njëri nga këta hapa është
themelimi i ekipit përgatitor për infrastrukturën teknike dhe ligjore për komisionin për të
vërtetën dhe pajtimin.

Edhe arritja e marrëveshjes për projektin ‘Kosova e Re’, sipas tij, është një hap historik
që e forcon paqen dhe prosperitetin e qytetarëve në vend.

Ja postimi i tij në rrjetin social Facebook:

Serbia kundërshton pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës

Në Serbi janë të shqetësuar se Kosova mund të pranohet në Këshillin e Europës,


organizatë kjo që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracinë, sundimin e
ligjit dhe promovimin e kulturës europiane.
Autoritetet në Prishtinë kanë bërë të ditur se kah fundi i janarit të vitit të ardhshëm do të
dorëzojnë kërkesën për anëtarësim dhe në Serbi shqetësohen se kjo organizatë, që
zyrtarisht ka status neutral ndaj Kosovës, do ta pranojë vendin më të ri në Europë si
anëtar, për shkak të klimës pro-kosovare që ekziston në mes udhëheqësve aktualë të
organizatës, shkruan Novosit.

Më i zëshëm kundër anëtarësimit të Kosovës ka qenë, ministri i Punëve të Jashtme të


Serbisë, Ivica Daçic, i cili ka deklaruar se Këshilli i Europës s’mund ta pranojë Kosovën,
pasi Kosova nuk është shtet.

“Nëse Kosova pranohet vetëm se është njohur nga shumica e shteteve europiane, atëherë
kjo do të ishte politikë e forcës”, ka thënë ai.

Ndërsa, Milovan Drecun, kryetar i Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën, ka


thënë se është e mundur që Kosova të pranohet në Këshillin e Europës, si kompensim për
mospranim në UNESCO, Interpol e organizma tjerë ndërkombëtarë.

Das könnte Ihnen auch gefallen