Sie sind auf Seite 1von 4

TË SHKRUAJMË HISTORINË E SHËRBIMIT PYJOR TË SHQIPËRISË

(KUJTIME ME RASTIN E 90 VJETORIT)

Inxhinier Nihat Dragoti,


Përgjegjës i Sektorit Zonave te Mbrojtura ne MMPAU

Me këto kujtime u shprehim mirënjohjen dhe


më duhet të kem mirëkuptimin e të gjithë
pylltarëve e të personave të tjerë për ndonjë mangësi të fakteve, të
ngjarjeve, të datave apo të mos citimit të disa fakteve të tjera të
rëndësishme dhe të emrave të pjesëmarrësve. Por, jam mundur te
kujtoj ato çaste që kam përjetuar dhe që kanë të bëjnë me praninë
time, prej mbi 35 vjet pune në shërbimit pyjor, nga të cilat rreth 27
vjet në Ministrinë e Bujqësisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit
Pyjor dhe së fundi në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit
të Ujërave. Këto kujtime do t’i përqendroj vetëm në çastet e caktimit
dhe të kremtimit për herë të parë të Ditës së Shërbimit Pyjor të
Shqipërisë.
Qysh me fillimin e vitit 1993 më ka nxitur ideja për të patur dhe
hartuar një histori sa më të plotë të shërbimit pyjor shqiptar, për ditën
e themelimit, të veprimtarive të kryer në vite, të punonjësve e drejtuesve të tij pse jo dhe për logon e
Shërbimit Pyjor të Shqipërisë.
Duhet të pranojmë se shumë pak janë bërë ose nuk i jemi kushtuar tërësisht kësaj teme. Në mënyrë
sporadike ose në shkrime të ndryshme e të shkëputura janë shkruar momente të zhvillimit të sektorit të
pyjeve dhe kullotave, duke përmendur ndonjë rast edhe disa nga datat historike më kryesore, por jo për
ditën e themelimit.
Shumë pak ishte bërë për të gjetur e grumbulluar fakte të reja, krahas atyre pak fakteve e materiale të
disponueshme, si dhe duke gjurmuar shkrimet e ndryshme dhe në thëniet a tregimet e shumë pylltarëve
të vjetër, të cilët i kanë jetuar dhe dëgjuar ato, për të pasqyruar sado pak këtë eveniment të historisë së
pylltarisë. Po kështu duhej të synojmë, të shkruajmë e citojmë
edhe disa fakte në lidhje me ecurinë e zhvillimit të sektorit të
pyjeve dhe të historisë së pylltarisë shqiptare, mbi punën e
kryer për administrimin, ruajtjen dhe mbarështimin e kësaj
pasurie kombëtare me vlerë rajonale dhe ndërkombëtare, cila
duke patur bindjen më të plotë, mendojmë se në të ardhmen
brezat e pylltarëve do ta plotësojnë më së miri, për të realizuar
e pasqyruar historinë e pylltarisë shqiptare.
Tashmë Shërbimi Pyjor i Shqipërisë ka ditën e festimit të tij.
U deshën mjaft vite dhe njerëz të rinj të për menduar e vepruar
edhe për këtë dite. Siç citova këtë ide, më 1993 ia parashtrova
z. Thimaq Lako (ish Drejtor i Përgjithshëm) i cili, si gjithmonë
për kësi ngjarjesh, është tepër i ndjeshëm dhe më mbështeti
plotësisht, për caktimin e Ditës së Shërbimit Pyjor dhe më pas
të hartojmë historinë e tij.
Deri në fund të vitit 1995, disa nga specialistët pyjesh, unë dhe
Thimaqi shfletuan arshivat e DPPK, të Institutit të Pyjeve dhe
Kullotave si dhe disa dokumente të tjera që dispononim, për të
caktuar fillimisht ditën e themelimit të shërbimit pyjor të
Shqipërisë. Por puna u la në mes për shkak të largimit të Z.
Thimaq Lako, të zhvillimeve të reja që mori sektori i pyjeve me organizimin e ri për administrimin dhe
qeverisjen e fondit pyjor të vendit.
Mesa kujtoj, në dokumentet e shfletuara, caktimi i ditës së themelimit të shërbimit pyjor ka qenë në
vëmendje edhe të Z. Spiro Karadumi, ish Drejtor i Institutit të Pyjeve dhe Kullotave, i cili, gjatë vitit
1
1997, përgatiti një projekt-ide për monografinë e shërbimit pyjor, duke ua paraqitur për komente disa
kolegëve dhe personaliteteve pyjore. Ideja e tij bazohej, duke iu referuar kushtetutës së monarkisë të
vitit 1928, dhe mendonte që, gjatë vitit 1998, të
festohej 70 vjetori i shërbimit pyjor. Por kjo
përpjekje nuk u mbështet.
Viti 1997 do të mbahet e do të mbetet mirë në
mendjen e mbarë pylltarëve të Shqipërisë edhe për
pasojat që rrodhën prej tij. Megjithëkëtë ideja e ditës
së pylltarëve nuk më ishte larguar dhe mu rindez,
duke shfrytëzuar gjithë pasivitetin e institucioneve
për punë u mora me grumbullimin dhe sistemimin e
disa materialeve të vjetra, deri në muajin nëntor
1997, që bëni fjalë për historinë e shërbimit pyjor.
Këtë dëshirë, për të përcaktuar ditën e shërbimit
pyjor shqiptar, ia ritheksova z. Kolë Malaj, me
ardhjen si Drejtor i Përgjithshëm, i cili për
karakterin e tij shumë ekspresive e për të kremtuar
ngjarje të tilla që do të tërhiqnin vëmendjen e
opinionit publik, pse jo dhe të politikës u shpreh mjaft i gatshëm dhe më porositi që të përgatitja një
draft të shkurtër me idetë kryesore. Idetë ia paraqiti dhe ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Prof. Lufter
Xhuveli, duke marrë miratimin e plotë dhe kërkoj të shpejtohen puna për përgatitjen dhe shpalljen e
Ditës së Themelimit të Shërbimit Pyjor.
Për kohën që u kërkuar të realizohej kjo ide dispononim shumë pak materiale, e kishim të vështirë për të
studiuar arshivat e shtetit apo të Ministrisë së Bujqësisë, por për këtë u pyetën shumë pylltar të vjetër.
Me materialet që dispononte DPPK nuk
ishim të sigurt për veprimtarin e
qeverive dhe të institucioneve të tjera,
në lidhje edhe me pyjet, për veprimtaritë
e kryera para dhe gjatë sundimit otoman
apo dhe të qeverisë së përkohshme të
Ismail Qemalit. Në muajin dhjetor 1997,
me iniciativë të Z. Kolë Malaj, u krijua
një grup pune kryesor me specialistë e
veteran të sektorit të pyjeve, i kryesuar
prej tij si dhe disa nëngrupe për
organizimin e ceremonisë. Në grupin
kryesor u përfshinë zotërinjtë: Irfan
Çela, Miço Kallamata, Thoma Dine,
Vezir Muharremaj, Pirro Xhumetiku, Vehbi Dermani, Nasuf Dizdari, Bujar Bedalli, Irfan Meko, unë
dhe disa te rinj, të cilët punonin aktualisht në DPPK, për të përgatitur materialin e themelimit të “Ditës
së themelimit të Shërbimit Pyjor Shqiptar”.
Z. Nasuf Dizdari trashëgonte e dispononte disa dokumente të hershme, në të cilët flitej edhe për
organizimin e sektorit të pyjeve, por diskutimet ishin të ndryshme dhe jo shumë efikase. Ishte tepër e
vështirë të arrihej në një konkluzion të përbashkët nga grupi i punës, duke gjykuar mbi ato dokumente
që disponoheshin, por edhe koha ishte mjaft e shkurtër dhe vendimi nga ministri ishte marrë.
Mbi bazën e dokumenteve të shqyrtuara u mendua që përfundimisht duhet t’i referoheshim ligjit për
pyjet e kullotat. Siç dihet më 27 Janar 1923, u dekretua Ligja “E Pyjeve dhe e Kullosave”, i cili njihet si
ligji i parë shqiptar i pyjeve, por edhe në fushën e bujqësisë dhe kjo date të shpallej “Dita e Krijimit të
Shërbimit Pyjor Shqiptar”, me vendim të Qeverisë. Këto ide ia parashtruam Drejtorit të Përgjithshëm i
cili, pas miratimit të ministrit, më dha porosi që bashkë me znj. Lida Stamo, juriste e Ministrisë së
Bujqësisë dhe Ushqimit, të përgatitej projektvendimi për Këshillin e Ministrave.
Së bashku me juriste, pasi shfletuan dispozitat ligjore në fuqi për të drejtën e miratimit të ditëve të
themelimit të institucioneve konkluduam që « Dita e Themelimit të Shërbimit Pyjor të Shqipërisë »
2
mund të arrihej dhe me një urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Më datën 14.01.1998, me
urdhrin Nr. 12, të Prof. Dr. Lufter Xhuveli, data 27 Janar 1993 u shpall zyrtarisht “Dita e
Krijimit të Shërbimit Pyjor të Shqipërisë” dhe u vendos që më 27 Janar 1998 të festohej 75 vjetori i
Shërbimit Pyjor të Shqipërisë.
Me njëherë u krijuan disa grupe pune për përgatitjen madhështore të ceremonisë së kremtimit. Grupet e
punës, me përgjegjësinë institucionale, por dhe morale, punuan me devotshmëri. U përgatiten programet
financiare, lista e të ftuarve, e veteranëve, të pylltarëve që nuk jetonin, ata që kanë dhënë kontributin më
të madh, për dekorimet, për postera, adezivët, ftesat dhe dekorin e sallës së ceremonisë, për pemën pyjor
që do të mbillej në Kopshtin Botanik, e cila do të kujtonte 75 vjetorin e shërbimit pyjor, të përgatitjes së
fjalës të ministrit dhe atë të Drejtoritë të Përgjithshëm, etj.
Gjithashtu, sipas programit u parashikua që nga Presidenti i Republikës, Z. Rexhep Mejdani, të mbillej
një pemë në përkujtim të kësaj dite. Grupi i punës, i kryesuar nga Z. Mehmet Meta, morën në Lezhe një
pishë të butë, e cila u mboll në kopshtin botanik. Me përkushtimin e njeriut më të dashur dhe të
paharruar, i cili i donte me gjithë shpirt pyjet dhe natyrën, profesori i nderuar Lekë Gjiknuri, u realizua,
që pema të mbillej një orë para ceremonisë, dhe u quajt pema e 75 Vjetorit të Shërbimit Pyjor.
Ceremonia jubilare u zhvilluar në Hotel Internacional Tirana, me orën 10, të datës 27 Janar 1998, ku
morën pjesë mbi 300 pylltarë e të ftuar. Fjalën e hapjes e mbajti Z. Lufter Xhuveli, ministër i Bujqësisë
dhe Ushqimit. Fjala e rastit, për historikun e shërbimit pyjor shqiptar dhe ecurinë e tij në vite, u mbajt
nga Z. Kolë Malaj, Drejtor i Përgjithshëm. Ceremoninë e festës e përshëndetën, në emër të
Kryeministrit, Z. Bashkim Fino, Zv/Kryeministër; deputeti Lekë Gjiknuri; veterani z. Irfan Çela, dekani
i Fakultetit të Shkencave Pyjore, z. Anesti Postoli.
Për t’u theksuar ishte momenti i ideimit të logos së shërbimit pyjor, me rastin e 75 vjetorit, e cila do të
pasqyrohej dhe në adezivin përkatës. Për realizimin e logos punova sëbashku me Adi Pinon, por me
mjetet që dispononim, nuk mundëm ta realizonim vetë, dhe u kërkua që të realizohej nga një subjekt
privat që mori përsipër dhe realizimin e adezive, por
fatkeqësisht nuk u arrit plotësimi i qëllimit dhe i
idesë së parashtruar.
Pavarësisht nga kjo, deri në ditë e ceremonisë, këtë
ide e diskutuam edhe me Z. Klodian Deliallisi,
specialist i talentuar në përdorimin e kompjuterit, i
cili punonte në “Projektin e Zhvillimit të Pylltarisë
Private”, për të realizuar këtë logo. Logo ishte ideuar
që të ishte përfaqësuese e Shërbimit Pyjor të
Shqipërisë. Në këtë drejtim, dhanë ndihmesën e tyre
dhe Z. Thimaq Lako dhe Z. Vezir Muharremaj.
Kemi punuar gjatë atë ditë të 25 Janarit 1998. Nga
diskutimet u arrit që ideja e logos së Shërbimit Pyjor
të Shqipërisë të konsistonte në dhënien e një imazhi
të shërbimit pyjor shqiptar, duke patur në qendër pyjet dhe kullotat, dy shtyllat kryesore të këtij
shërbimi; një rreth të madh, me ngjyrë të blertë, në të cilin të do shkruhej “Shërbimi Pyjor i Shqipërisë”;
dhe pas tij të vendoseshin dy rrathë, kuq e zi, të cilët do
të simbolizonin flamurin kombëtar; në qendër duhej të
vendosej një pemë pyjore, e llojit fletor, e cila
përfaqësonte pjesën më e madhe të fondit pyjor të
Shqipërisë; dhe në krah të majtë të vendosej një masiv
pyjor i ri, i cili do pasqyronte të ardhmen e këtij vendi;
në sfond të pemës do të vendosej imazhi i një masivi
malor, duke simbolizuar se 70% e vendit është malor;
në horizont do të dukej një shqiponjë, e cila
përfaqësonte vendin e shqipeve (Shqipërinë), por edhe
faunën e vendit tonë; dhe poshtë pemës kryesore një
kaproll, me kuptimin e dyfishtë: atë të personifikimit të
kafshëve dhe shpendëve të egra, por edhe të blegtorisë
3
në kullota, si një degë bazë e ekonomisë së vendit. Logo origjinale u realizua siç jepet edhe në këtë
botim.
Festimi i kësaj ditë ngjalli një krenari të ligjshme për të gjithë punonjësit e specialistët e sektorit të
pyjeve dhe të dashamirësve të tyre. Historia e Shërbimit Pyjor të Shqipërisë shpaloset në etapa tepër të
veçanta dhe secila me një histori kuptimplote. Mendimi i përgjithshëm, në atë kremtim, ishte se kjo u
arrit më së miri. Kësisoj e nisi rrugën dhe kjo ditë. Festimi i kësaj dite të shënuar tani kremtohet çdo vit.
Pyjet, kullotat dhe resurset e tyre bashkëshoqëruese gjatë gjithë kohërave mbeten dhe janë bazë kryesore
për ekonominë dhe plotësimin e nevojave të popullatës me material drusor, lëndë ndërtimi e dru zjarri,
prodhime pyjore e jo pyjore; të ruajtjes së natyrës, tokës, ujarëve, ajrit, të përmirësimit të klimës, të
ruajtjes së mjedisit në tërësi; si dhe krijimin e kushteve për çlodhje, argëtim, kalitje, sport dhe
ekoturizëm etj, prandaj ne dhe gjithsecili duhet të mendojmë e veprojmë në të mirë të tyre, pasi në këtë
mënyrë kemi shtuar begatinë për vete, kombin e gjithësinë. Njëherazi në asnjë çast të mos rreshtim për
të shkruar historinë tonë të pylltarisë.

Nihat Dragoti ka lindur ne Berat, me 27. 07. 1949


1967-1972, student ne Fakultetin e Pyjeve
2006, vazhdim Pergjegjes i Sektorit te Zonave te Mbrojtura dhe Parqet
Kombetare MMPAU
2001 - 2005, Inspektor ne Drejtorine e Menaxhimit te Zonave te Mbrojtura,
DPPK.
1995 - 2001, Pergjegjes i Seksionit te Ruajtjes se Mjedisit, DPPK
1991 - 1994, Pergjegjes i Sektorit te Faunes, ne Drejtorine e Pyjeve dhe te
Kullotave.
1989 - 1990, specialist ne Drejtorine e Eknomise Pyjore dhe Kullotave,
1981 - 1988, specialist ne Drejtorine e Pyjeve, prane Ministrise se Bujqesise.
1975 - 1988, Kryeinxhinier i Ndermarrjes Pyjore, Lushnje.
1972 - 1974, Specialist ne Seksionin e Bujqesise Lushnje, ne grupin e frutikultures.

Shenim: Ing. Nihat Dragoti ka dale ne pension qe ne vitin 2015. Ai eshte perseri
aktiv, sot drejton nje nder organizatat me aktive ne sektorin e mbrojtjes mjedisit.
Institutin e Mbrojtjes Natyres ne Shqiperi- INCA
Pergatiti per botim: Gj. Fierza, Janar 2018

Das könnte Ihnen auch gefallen