Sie sind auf Seite 1von 25

Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

PROGRAMI STUDIMOR – ARKITEKTURË


Cikli i II-te i studimeve/master/
Semestri II-dytë

Lloji i lëndës : OBLIGATIVE


Kodi:

Lënda: STRUKTURAT KONSTRUKTIVE HAPESINORE


Spatial Constructive Structures

Mësimdhënësi i lëndës : Prof.Dr. ENIS Rafet JAKUPI

Ligjëratat: obligative/prezenca/-mungesa 30 % e ligjerata e humb të drejtën e nënshkrimit


Ushtrime: obligative/prezenca/-mungesa 30 % e ligjerata e humb të drejtën e nënshkrimit

Provimi: Elaborati i dorëzuar semestral i notuar pozitiv + Testi


Elaborati : Analize e përgjithshme dhe prezantimi i formave dhe konstruksioneve
hapësinore të një objekti .

1
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

SI DUHTE TA KUPTOJM DETYREN PROJEKTUESE

- Planifikimi (planning)
- Forma paraprake e ndërtimit
(preliminary structural configuration)
- Përcaktimi i përformances (establishment of actions)
- Zgjedhjet paraprake të elementeve (preliminary member
selection)
- Analizat (analysis)
- Vlerësimi (evaluation)
- Kryerja e projektimi – fundi (redesign)
- Projektimi final-përfundimi (final decision)

2
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

3
Strukturat Konstruktive Hapësinore - UBT Prishtine

Literatura
[1.] The function of the forme-Farshid Moussavi, Edit With Daniel Lopez and Garrick, Ben
Fortunate, Ryan Ludwig, Ahmadreza Schricken, Harvard University, Graduate School of Design.
[2.] Nosive Konstrukcije, Ivo Podhursky, Zagreb, 2003
[3.] ГРАДЕЖНИ КПНСТРУКЦИИ, Адреј Спасов, Весна Трајковска, Скопје, 1994
[4.] The Art of Construction, Mario Salvador, New York, January 1990
[5.] Light Structures-Structures of Light, Horst Berger, Author House 2005
[6.] ПРПСТРАСТВЕНОБИЕ ППКРИТИЕ, Под одшеи редакцие Г. РIОЛЕ, Москва 1973
[7.] ИНЖИНЕРСКИ КПНСРУКЦИИ ВП АРХИТЕКТУРАТА, Проф. Лубомир ТОМИЌ, Скопје 1987
[8.] Analiza e veprimit të faktorit të sjelljes gjatë dimensionit të strukturave beton arme, sipas EC8
nga këndvështrimi i arkitektit, Mr.Sc. Enis Rafet Jakupi, 2010
[9.] ARKITEKTURA SIZMIKE, Mentor LUNJI, Asociacioni i arkitekteve të Kosovës 2012
[10.] ARKITEKTURA elementet, materialet, format , Françeska Prina,

Nga silabusi
1. Building Structures Illustrated: Patterns, Systems, and Design

Francis D. K. Ching, Barry S. Onouye, Douglas Zuberbuhler

2. Innovative Surface Structures: Technologies and Applications

Martin Bechthold, Taylor & Francis; 1 edition (March 20, 2008), ISBN-10:

0415419670, ISBN-13: 978-0415419673

3. Structure Systems, Heino Engel, Hatje Cantz; 3 edition (February 1,

2007), ISBN-10: 3775718761, ISBN-13: 978-3775718769

1 Prof. Dr. Enis JAKUPI


Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
KONSTRUKSIONET, FORMA DHE HAPËSIRA/strukturat Konstruktive Hapësinore dhe Format

Në arkitekturë nuk mund të paramendohet materializimi i një sipërfaqeje arkitektonike pa konstruksion/sistem


strukturor. Paramendimet/idetë dhe kreacionet arkitektonike pa sistem konstruktiv mund të ekzistojnë vetëm si
ide të paformuara.

Ç`është konstruksioni?

Për konstruksionin mund të jepen shumë përkufizime dhe teori. Por, më e përgjithshmja do të jetë;

KONSTRUKSIONI PARAQET SECILIN OBJEKT QË TRANSMETON/PËRCJELLË NGARKESA NË HAPËSIRË NGA NJË VEND
NË VENDIN TJETËR

Hallë për Ekspozita La Defense, Paris, Francë Karrigë Objekt skeletor banesor-afarist

4
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
Në koloritin e më poshtëm me fotografi janë prezantuar/paraqitur objekte të ndryshme me
konstruksion dhe elemente konstruktive të ndryshme dhe tersi të tëra me materiale ndërtimore
të ndryshme: mure dhe perde nga betoni armuar, të gjitha elementet arkitektonike të formës
janë edhe elemente mbajtëse të konstruksionit, e gjithë kjo e lidhur në objektin Postat e
Maqedonisë, Qendra për telekomunikacion- Shkup (projekti i arkitekti Janko KONSTANTINOV);
trarët dhe shtyllat nga betonoi i armuar janë konstruksioni mbajtës i objektit banesorë afarist;
konstruksioni nga çeliku- kapriata hapësinore; ura në Slloveni-betoni i paranderur; dru i
llameluar/petizuar-terasa e hoteli në Mal të Zi; shtylla konstruktive nga elementet konstruktive
të çelikut etj.

Postat e Maqedonisë, Qendra për telekomunikacion- Shkup, konstruksioni betonarme-masiv Shkup, Maqedoni

5
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

Prerja e një objekti banimi

konstruksioni i çelikut, beton i paranderur dhe dru i llameluar

6
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
Arkitektura bazohet në katër kushte themelore dhe atë:

1. Funksioni /arkitektonik, ndërtimor, mjedisor, urban etj.


2. Qëndrueshmëria (Konstruksioni) /mekanike, rezistuese, stabilitetit, dinamik etj.
3. Ekonomia / kostoja, menaxhimet etj.
4. Forma (estetika)/forma, stili, proporcioni, simetria etj.

FUNKSIONI

Çdo objekt ndërtohet me funksion të caktuar, p.sh.: për banim, punë, prodhim industrial, objekt
publik, shkollë, spital, qendër tregtare, etj. Kjo do të thotë se objekti si produkt, në fushën e
veprimit arkitektonik/të ndërtimit, duhet të krijojë kushte praktike për ndërtim dhe organizim të
funksionit bazik, për çka edhe është paramenduar të ndërtohet.

7
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
QENDUESHMERIA (KONSTRUKSIONI)

Objekti përveç që duhet të jetë funksional, ai duhet të jetë statik, i qëndrueshëm dhe rezistent.
Objektet duhet të jenë konstruktivisht të zgjedhur mirë, ashtu që, në përputhje me standardet
dhe normat që i kërkon ndërtimi, të kenë jetë të gjatë.
Natyrisht, nga ana tjetër, duhet të shikohet edhe kostoja-ekonomike.
Konstruksioni i një objekti është i lidhur ngushtë me progresin dhe zhvillimin e teknologjisë
ndërtimore dhe materialit ndërtimore.

Konstruksoni tek objekti


EKONOMIA NDËRTIMORE

Objektet ndërtimore maksimalisht duhet të kënaqin: funksionin, të kenë konstruksion


stabil dhe të jenë të sigurta. E gjithë kjo arrihet me përdorim adekuat të
materialeve, që nënkupton sa janë kërkesat e natyrës statike, dinamike,
arkitektonike, estetike dhe ambientale ekologjike.
Pra, objektet duhet të jenë ekonomikisht të arsyetuara.

8
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

ESTETIKA – FORMA

Po ashtu, objektet përveç që duhet t’i kënaqin nevojat elementare, funksionale dhe ato konstruktive, ato
patjetër duhet të kënaqin edhe formën - estetikën.

Kur e shohim arkitekturën/ndërtimin-konstruksionin si art, si vepër artistike të paraqitur nga njeriu, asnjëherë,
gjatë formulimit estetik - formal të objektit, nuk duhet harruar anën konstruktive - statike si dhe atë dinamike,
funksionale e ekonomike.

Arkitektura në anën estetike, por edhe në atë funksionale, konstruktive dhe


dinamike është e lidhur me shumë shkenca të ndryshme si dhe me të arriturat
tekniko - teknologjike.

Siç përmendëm edhe më sipër, konstruksioni përcjellë ngarkesa nga një vend në
një vend tjetër, respektivisht konstruksioni i pranon ngarkesat.

Ngarkesat mund të ndahen;

- Ngarkesat e përhershme dhe të përkohshme


- Ngarkesat Statike dhe Dinamike

Nga kjo ndarje e ngarkesave del edhe ndarja thelbësore e Teorisë se


Konstruksioneve dhe atë në Statikë dhe Dinamikë të Konstruksioneve.

-Ngarkesat e lëvizshme
- Ngarkesat e përhershme dhe të përkohshme

Ngarkesat e përhershme janë ngarkesa të cilat veprojnë në


konstruksion pandërpre gjatë gjithë jetës së konstruksionit.

9
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

Ngarkesa e parë themelore e përhershme është ngarkesa e vetë konstruksionit. Aty hynë edhe ngarkesat e të
gjitha pajisjeve të ndryshme, të cilat çdoherë ekzistojnë dhe gjenden në konstruksion.

- Ngarkesat e përkohshme janë ngarkesa për të cilat krijohet konstruksioni/struktura.


p.sh.

- Për një konstruksion të Urës, ato janë ngarkesat e automjeteve dhe njerëzve që kalojnë mbi te,
- Për shumëkatëshet, objektet sportive, hallat me karakter të ndryshëm, spitale, shkolla etj. janë njerëzit.
- Ndikimet atmosferike, siç janë erërat dhe bora, shtypja e tokës, ujit tek muret mbështetës, shtypja
hidrostatike në muret e pendave dhe një sërë ndikimesh tjera.

- Ngarkesat Dinamike
Ngarkesat dinamike janë të ndryshueshme në progres me kohën, prandaj shfaqen forcat inerciale të cilat e
shtojnë ngarkimin e konstruksionit. Ato janë ;
- veprimi i tërmetit
- veprimi i eres
- veprimet që i paraqesin makinat punuese me pjesët e tyre të paballancuara (elektromotorët,
transformatoret, etj. )

- Ngarkesat e levizshme
Trajtohen si rast i veçantë i ngarkesave dinamike. Këto ngarkesa në progres me
kohën nuk e ndryshojnë intensitetin e tyre, por e ndryshojnë pozicionin e
veprimit te tyre, duke shkaktuar në atë mënyrë veprim dinamik.

Psh.
- automjeti që lëviz mbi urë,
- Ngarkesat te cilat transferohen në trarin e vinçave në hallat e ndryshme të punës, etj.

Megjithatë, këto ngarkesa mund të trajtohen si statike, nëse intensiteti i tyre shumëzohet me koeficientin
dinamik, me ç`rast fitohen ngarkesa ekuvalente statike.

10
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

Sipërfaqet
kontaktuese

Prezentimi ideal i ngarkesave

11
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

Në Figurat e më poshtme është treguar/prezantuar murë i njejtë me lartësi të mjejt dhe konstruksion të njetë të
meskatit i murosur me tulla. Rasti i parë është me tulla të plota i dyti me tulla-bllok me vrima, ndërsa i treti me
blok-tulla siporeks. Kur i sheh si ngarkesa që veprojnë në konstruksion të meskaatit kanë pesha tël njeta, a
funksioni është i njete dhe paraqet-murë fasade të një objekti.

G=412 x 2.60 G=120 x 2.60


G=200 x 2.60
G=1070 kg G=312 kg
G=520 kg
G=10.70 kN G=3.20 kN
G=5.20 kN

Mur me tulla të plota Mur me tulla me vrima Mur me tulla siporeks

Nga ana tjetër realizimi i një sistemi konstruktiv i një objekti ndërtimor në vijë të fundit paraqet “ uzurpim ” të
hapësirës natyrore, ( nënkuptohet për qëllim të caktuar, në të shumtën e rasteve human ). Hapësira Natyrore-
Fizike është tre dimenzionale ( nëse nuk mbajmë llogari për dimensionet tjera të hapësirës, si për shembull për
kohen t ).

12
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
Nga kjo mund të konstatojmë se çdo sistem konstruktiv është pjesë e hapësirës që paraqet materializim të
caktuar në hapësirën natyrore dhe sipas kësaj çdo sistem konstruktiv është hapësinor d.m.th. zë hapësirë të
caktuar në natyrë. Edhe pse çdo sistem hapësinor i ndërtuar në hapësirë quhet hapësinor, megjithatë, kur
flasim në mënyrë gjenerale për sistemet konstruktive, përdoren nocionet; hapësinorë, sipërfaqësorë, vijorë etj.

Shtrohet pyetja pse e bëjmë ketë kur e dijmë se sistemet konstruktive janë trupa në hapësirë, respektivisht pjesë
e hapësirës.

13
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
Për këtë mund të japim shumë përgjigje dhe në të shumtën e rasteve e bëjmë këtë si rezultat i klasifikimit.
Sistemet konstruktive ndahen në ;

1. Sisteme Masive të ndërtimit ( me mure mbajtëse ,) lartësia max. e objekteve P+2 ( P+3 )

2. Sisteme Skeletore të ndërtimit lartësia P+18, për sisteme ku skeleti është beton-arme. Mbi këtë lartësi
përdoret çeliku si sistem konstruktiv-skelet.

3. Sisteme të kombinuara ( të përziera ), kombinimi i dy të parave,

4. Sisteme hapësinore

Sistemi Masiv Sistemi Skeletor Sistemi hapësinor

14
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
Në vazhdim do të paraqesim çka është forma. Në hapësirë çdo konstruksion paraqet formë. Fillojmë nga
elementarja ne hapësire pika “ hapësira është e mbushur me shumë pika” . Translacioni i pikave çon deri në
vijë-fushë, ndësa translacioni i vijës-fushave në volum-hapësire/formë. Nga gjithë kjo formojmë trekëndëshin.

ngarkesa – materialet/konstruksioni – forma

NGARKESAT
konstruksioni ngarkesat

F K
materialet

FORMA
KONSTRUKSIONI
materialet

15
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

16
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
Ndërmjetësuesit e formës

Kur jemi tek ndërmjetësuesit formës dhe


pozicioni i konstruksionit, shumë shkencëtar
mundohet që këto sqarime të bëjmë në
mënyra të ndyshme konstruktive. Në
alltarnativë bashkëkohore është trupi i
manekes, skeleti i saj si konstruksion mbajtës
dhe veshja e sajë si materijale ndërtimore.

17
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

18
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

19
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

Njoftimi me elemente konstruktive mbajtës dhe jombajtës, ndërmjetësimi në mes formës dhe konstruksionit

20
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

21
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë

22
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
XHAMIJA SELIMIJE

23
Strukturat Konstruktive Hapësinore-UBT Prishtinë
Vet konstruksioni përbëhet nga shumë elemente konstruktive. Si në biologji, qeliza është masa
themelore strukturale, ndërtuese dhe funksionale e çdo qenie të gjallë, me bashkimin e
qelizave formohen indet kurse me bashkimi e indeve formohen organet dhe me bashkimin e
organeve organizmat e gjalla. E njëjtë është renditje edhe në konstruksionet/struktura të
objekteve elementet formojnë elemente konstruktive, elementet konstruktive konstruksione në
plan kurse konstruksionet e planit konstruksione në hapësirë të gjithë së bashku,
strukturën/konstruksionin e objektit. Në botën organike ka organizma njëqelizore
parameci/papuçorja, shtrohet pyetja e ka konstruksion me një element konstruktiv, po e tillë
është shtylla/banderat/ që mban telat elektrik, të telefonit apo ndonjë sistemi telekumunikativ.

Elementi konstrutiv-shtyllat dhe kandelabra elektrike

24

Das könnte Ihnen auch gefallen