Sie sind auf Seite 1von 10

LETERSI

REFERAT

TEMA:MITRUSH KUTELI (jeta ,Kuteli


ne proze)

PUNOI:XHULJA NACO
KLASA:Xll-2
REFERAT
TEMA:MITRUSH KUTELI (JETA)
NENTEMA :MITRUSH KUTELI NJE NGA THESARET E LETERSISE
SHQIPE
 JETA DHE VEPRAT
 Kuteli ne proze
 (referencat letersia shqiptare 3+interneti (Wikipedia))

. Mitrush Kuteli (1907-1967)


Shkrimtar, përkthyes dhe ekonomist, kritik letrar e folklorist . Dhimitër Pasko i
njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli u shkollua ne Selanik e Bukuresht, ku
doktoroi per ekonomi. Nga viti 1924 kish filluar të botonte në gazetën "Shqipëria e
Re" dhe "Kosova" që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Më 1942 u kthye në atdhe,
ku punoi në fillim si ekonomist . Më 1944 së bashku me Spassen dhe Kokonën
nxorën të përdyjavshmen “Revista letrare”, në Tiranë. Në 1947-1949 burgoset
politikisht .
Përmbledhja e tij me titull “Shënime letrare”(1944) është libri i parë në historinë e
kritikës letrare shqiptare. Ai gjithashtu iu përkushtua përkthimit.
Më 2002 dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë me titullin "Mjeshtër i Madh i
Punës".
JETA DHE VEPRAT
Mitrush Kuteli-personalitet i shquar ne fushen e
letersise,lindi ne Pogradec,me 13 shtator 1907, ku kreu dhe
shkollen fillore.Studimet e mesme i kreu ne Selanik te
Greqise,ne Rumani beri dhe studimet universitare ne
Akademine e Shkencave te Larta Ekonomike, ne Bukuresht.
1931- u diplomua dhe ne 1934 mbrojti doktoraturen ne
Shkencat bankare dhe monetare, me vleresimin me te
larte.Punoi ne Bukuresht ne fillim si nenpunes i larte ne
Ministrine e Financave, pastaj drejtor i Bankes Nacionale te
Rumanise .
1938-botoi vepren e tij te pare ne fushen e letersise:”Nete
Shqiptare”deri ne ate kohe Kuteli ishte marre me shkrimin
dhe botimin e rreth 17 librave e broshurave ne rumanisht
dhe nje ne shqip per ekonomine,perktheu e botoi gjithashtu
shqip poezi nga Mihail Eminesku .
1942-u kthye perfundimisht ne Shqiperi ku filloi te punoje ne
Banken e Shtetit Shqiptar,si konsulent specialist ne fushen e
monedhes.
1943-’44 botoi dhjetra e mbase qindra shkrime ne shtypin e
vendit,ne fushen ekonomike dhe ne letersi, kritike
letrare,publicistike,folklore.
Pas Luftes se Dyte boterore Kuteli merret me perkthime letrare
te cilat i boton me emrin e tij te vertet.
Mitrush Kuteli vdiq ne nje kohe kur shpresonte te
perfundonte mjaft nga projektet e tij letrare.
Veprat
“Rrjedhin lumenjtë”
“Vjeshta e Xheladin Beut”
“Lasgush Poradeci” (1937)
“Net shqiptare” (1938)
“Pylli i gështenjave” (1958)
“Ago Jakupi e të tjera rrëfime” (1943)
“Sulm e lotë” (1943)
“Shënime letrare” (1944)
“Havadan më havadan” (1944)
“Kapllan aga i Shaban Shpatës” (1944)
“Dashuria e berberit Artan” (1946)
“Xinxifilua” (1962)
“Tregime të moçme shqiptare” (1965)
“Tregime të zgjedhura” (1972)

“… bazen e vertet letrare ma dhane perrallat e gjyshes


e te fqinjit, folklori yne i pasur qe nisa ta njoh nga vogelia ,librat e
librarise se vogel te babait: “Valet e detit” te Spiro Dines librat e
Naimit “Baba Tomorri” i Cajupit “Hi dhe shpuze “ i Lumo Skendos
etj…” keshtu eshte shprehur vete Kuteli mbi bazen e vertet
letrare qe ai ka fituar fale frymezimit te autoreve te tjere te
medhenj shqiptar si Naimi , Cajupi etj
PROZA E KUTELIT
Veprat ne proze te Kutelit u quajten prej vete atij si rrefime ose
rrefenja.Ky emertim ka te beje me nje tipar te dallueshem te
tyre, qe lidhet me menyren e organizimit te te treguarit,pasi
Kuteli nuk rrefen ngjarjen, por rrefimin per ngjarjen.Kesaj
strategjie rrefimi i sherbejne edhe shenimet qe ai vendos ne
fund te prozave te veta;”degjuar prej nje mergimtari ne Rumani”
ose “sipas nje tregimi te nje plaku ne Pogradec”etj.Ne kete
menyre, ai vete ,autori , vendoset me vetedije ne rolin e nje
ndermjetesi mes rrefimit dhe lexuesit.Keshtu, prozat e tij nga
njera ane ruajne karakteristika te dukshme te prozes popullore,
ne anen tjeter mbartin shenjat e prozes se shkruar, duke krijuar
keshtu nje bashkejetese te ketyre dy tipave te shkrimit . Sigurisht,
qe ne kete mes eshte talenti i prozatorit qe e siguron nje unifikim
te tille dhe qe i jep ngjyrimet e nje stili individual tere kesaj
strukture.Nje pjese e madhe e rrefimeve te Kutelit ndertohen sipas
skemash te tilla te nderlikuar, ku vete autori tregon sesi njeri
nga personazhet e tij tregon ngjarjen qe eshte berthama e
vertete subjektore e tregimit.Keshtu ndodh per shembull ne
rrefenjen “Nate vjeshte te trete” ose “Nate muaji
Shembiter”etj.Here te tjera autori e merr vete persiper rrefimin e
ngjarjes duke e nisur ate me disa formulime te drejtperdrejta,qe
te fusin menjehere ne atmosferen e rrefimit. Kjo skeme eshte
perdorur prej Kutelit me shume ne rrefimet me subjekte nga
femijeria(“Une,Çuli e Marina” “Vendosa te shkoj ne megrim”etj).
Gati ne te gjitha prozat e Kutelit eshte karakteristik rrefimi ne
veten e pare. Jo , vetem kaq,por ne to simulohet vazhdimisht
prania e vetes se dyte, pra e “degjuesve”(ne te vertete
lexuesve),permes pyetjeve te drejtperdrejta qe iu drejtohen, a thua
se pritet nje pergjigje prej tyre:”Ju falem , o burra te mire , qe rrini e
kendoni kete karte, ju falem e ju marr doren t’ju pyes nje fjale e dua te me
ktheni pergjigje: keni pare a s’keni pare, ore trima ne bote? ”
(“Gjonomadhe e Gjatollinj”). Te tilla formulime jane te shumta ne
prozat e Kutelit.Duke u shkruar ne nje gjuhe qe synon nje
komunikim te tille me lexuesin, ligjerimi artistic ne prozen kuteliane
fiton disa karakteristika te dallueshme:
Se pari, ai eshte nje ligjerim plot ngjyre e palce gjuhesore,sepse
shfrytezon ligjerimin popullor, me fjale e shprehje frazeologjike,me
nje fjalor tipik local.
Se dyti, i jep nje shtrirje vete rrrefimit, duke e bere frazen shume
me te gjalle e organike.
Se treti, mundeson nje qendrim te vete rrefimtarit ndaj subejktit qe
ai tregon,pra duke e bere shume me poetike prozen.
Ne fund te fundit, proza e Kutelit deshmon ne menyre tipike
kalimin e gjuhes se folur ne ate te shkruar. Ne nje menyre krejt
te vecante Kuteli organizon edhe Kohen artistike te rrefimit.
Perdorimi i se shkuares, qe eshte karakteristike per rrefimin ,
behet ne nje menyre te tille qe te krijohet ideja e
tejkohesise.Ndersa tregon shume kujdes e vemendje per ta
fokusuar Kohen e zhvillimit a te rrefimit te ngjarjes ,Kuteli
qellimisht nuk jep tregues te kohes historike.Keshtu ne kuptojme
me se miri qe behet fjale per te shkuaren e fshatit shqiptar, por
se ne c’periudhe historike,kjo nuk merret vesh direkt nga teksti.
Mesa duket, Kuteli i mbetet besnik synimit te tij per te dhene ne
veper shqiptarin dhe Shqiperine e perjetshme.
Ne nivelin tematik, rrefimet e Kutelit vendosen gati te gjitha ne
mjedisin e fshatit shqiptar, duke ruajtur te forta karakteristikat
locale te zones se malesise se Pogradecit.Ato zbulojne artistikisht ne
menyre mjeshterore marredheniet e boten e fshatit , luften e
perpjekjet e fshatarsise per mbijetese, mendesite e shpirtin e
banoreve te tij , besimet, zakonet e moralin e tyre.Brenda ketij
mjedisi trajtohen edhe motive te vecanta , qe kane nje peshe te
madhe ne te kuptuarit e thelbeve te prozes se Kutelit si per
shembull tema e kurbetit e cila trajtohet ne disa nga prozat e tij,si
te”Vendosa te shkoj ne megrim”,”Xha Brahoja i
Shkumbanores”,”Nate qershori “etj.
Bie ne sy dramaciteti me te cilin Kuteli e trajton kete motiv, edhe
kur e sheh kurbetin nga kendveshtrimi i nje femije , si tek “Vendosa
te shkoj ne mergim”, rrefim ne te cilin prapa humorit te lehte qe e
shoqeron, qendron drama e kurbetit si nje e keqe shoqerore qe
ka hyre thelle edhe ne psikologjine e lojrat e femijeve.
I nje rendesie te tille eshte edhe motivi i gjakmarrjes, si nje plage
e thelle e tragjike nder shqiptar, tragjizem qe e ka burimin ne
faktin se arma ne cdo rast ngrihet kunder vellait te nje
gjaku,kunder vetvetes.Ndodh rendom ne prozat e Kutelit qe
mbylljet e tyre te jene te nje natyre morale,pra si nje mesim i
nxjerre e i perforcuar me vlere edhe per lexuesin. Kjo nuk ia
cenon aspak vleren prozave te tij, persa kohe qe ky moral
perfaqeson frymen me te shendoshe te moralit popullor.
Ndonese nuk eshte nje shkrimtar i prirjes psikologjike, Kuteli ka
deshmuar aftesi te rralla ne hetimin psikologjik te
personazheve.Rasti me tipik eshte ai i “Vjeshtes se Xheladin
beut”.
Edhe motivi i dashurise eshte i parapelqyer nga Kuteli, veshtruar
kjo si nje force jetesore e paperballueshme, por edhe ne
perputhje me konceptet morale e fetare te popullit. Nje te tille
ka ne qender rrefenjeza “Rine Katerineza”,por sidomos edhe
proza me e gjate “E madhe eshte gjema e mekatit”.
Vjeshta e Xheladin Beut
Kjo novel me vete titullin e saj na le te kuptojm se ka te
beje me renien shkalle - shkalle te nje beui cili pasurine
eshte trashegimtar i nje pasurie te madhe nga paraardhesit
e tij ky fakt e le beun te mendoj se eshte i plotfuqishem.

Autori futet ne vetedijen dhe nenvetedijen e personazhit


ku ai zbulon instiktet e tij shtazarake te paperpunuar, instikti
i tij me i fuqishem eshte GRYKESIA te cilen autori e
hiperbolizon deri ne ate pike sa duket sikur beu eshte ne
gjendje te haje gjithcka :pronat, njerzit ,natyren. GRYKESIA e
Beut i ka rrenjet te menyra se si ai eshte edukuar ne
femijeri kjo duket qarte te keshillat qe i kane dhene te paret
gjysherit e tij:
“mbaje e shtoje ate qe ke :preja koken atij qe mundohet te ngrere lart:mos
ler te dalin ne kasabane tende e ne cifligjet e tua njerez me te mencur
se ti;mos perish me te madhin:ki mendjen te shikosh nga fryn era e nga
ngroh diellin. Per punet e tjera bej cte duash, si zot malli.Cdo gje e
gjalle qe pillet,rritet e kullot ne dhene tend eshte e jotja . mere bej cte
duash.”

E gjith jeta e Xheladin Beut rrefehet nga kuteli e ndare ne


dy faza
FAZA E LULEZIMIT:( e gjith kjo faze jepet permes kujtimeve
te vete Beut )
 Ne drejtim te pasurise ….kamjen te rende, shume brezash, sa as
vete s’ia merrte dot rradhen me te numeruar e me kalem
 ne drejtim te shendetit …shendetin e kish pasur grure , burre
i ngjeshur, derdeng , ta caje beje kater
 ne drejtim te sundimit…edhe sikur tu bente urdher qe te
shtriheshin perdhe qe ti shkelte me kembe , sic shkelte balta per
te bere plithare, shume prej tyre do te shtriheshin t’i shkelte
 ne drejtim te epshit …po edhe ne brit e buallit sikur tu
futkeshin keto, te bukurat , prape Xheladin Beu i gjente pas eres ,
sepse era e cupes se bukur qenka si ajo e molles se mire, u perhapka
anembane

 ne drejtim te argetimit…se xheladin beu kish qene gjithnje, qe


ne te ri , njeiru i qejfit , hashari dhe jo njehere e dy e zinte
mengjesi ku sta pret mendja, ne konaket e aferm e te larget, ne
perdhesat e tabise, qe mbanin era myk e memish- haneje e shume erera
te tjera…

FAZA E RENIES
 pesimi i pare: ai nuk mund te behet burre ne shtrat
me Gurijen ( detaj ky i dhene ne fillim te noveles)
 pesimi i dyte : merr vesh qe vajza qe perdhunonte
eshte e bija ( ky detaj perben piken kulmore te
zhvillimit te ngjarjes).
 Pesimi i trete dhe i fundit:humbet mendjen

Das könnte Ihnen auch gefallen