Sie sind auf Seite 1von 5

Mirë se keni ardhur në edicionin e 18-të të festivalit ReMusica.

D. Rudi: “Po na presin ditë me shumë koncerte e aktivitete përcjellëve gjatë këtyreditëve.
Sot kemi kënaqsinë të kemi trion ‘Eligio’ me Petritin, Pedron dhe Tomisllavin. Dua të
falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët mbështetësin, komunën e Prishtinës, MR, ambasadën
franceze, belge dhe të Zvicrës dhe të gjithë miqtë që kanë përcjellë çdoi vit.

V.B: Motoja e festivalit Z.rudi me një grusht njerëzish para 18 vitesh kanë nis një punë
shumë të madhe, me guxim për të shkuar përpara. Por sot të guxosh është të çosh zërin
kundër çdo padrejtësie. Guxim për të ngritur zërin kundër pabarazisë gjinore. Jemi të
nderuar qeë kemi këtu ish-presidenten zonjën Atifete Jahjaga. Guximi vjen në formë të
ndryshme, por pa pasur një dashuri të madhe nuk mund të ndodhë.

G.S: Disa herë e kam pa performancën e trios me të njëjtin program. Sonte ka qenë më e
veçantë sepse ka pasur energji shtesë pozitive. Petriti ka qenë shumë pozitiv dhe në formë
dhe shumë i lumtur në skenë. I gjithë grupi ka qenë i mirë, por te Petriti kam vërejtur një
energji. Ka qenë një muzikë shumë serioze ajo që u luajt, por ndjenja ka qenë, mënyra
qysh e kanë servu te publiku ka qenë shumë e butë dhe e natyrshme. Ka qenë një
interaksion shumë i mirë mes publikut dhe trios.

R.R: Këto tri copëza të shkurtra muzikore lidhen me folklorin tonë, si përpunime që janë.
Këto i kam shkruajtur gjatë viteve ’90 dhe janë një mori copëzash të tilla të shkurtra, ku
unë i përpunoj këngët tona të njohura. Pasi nuk u luajtën një kohë të gjatë, pas luftës po
fillojnë të jetojnë. Këto pjesët e përgatitura për trion janë një adoptim i atyre
përpunimeve. Para dy viteve, në bashkëpunim me këtë trio të shkëlqyeshme.
Interpreetimi është i mrekullueshëm i mjeshtreve të padiskutueshëm me karriera në
qendra të mëdha. Gjithmonë kompozitrët janë të lumtur kur veprat e tyre luhen prej
asambleve të tilla.

Ai vuri në dukje edhe vështirësitë e interpretimit me këtë instrument.

Kiatara është një instrument specifik e delikat. Madje s’ka pasur literaturë të mjaftueshme
për këtë instrument, aq më pak për formacione kitaresh. Një pjesë e madhe e krijimtarisë
instrumentale ja kam dedikuar pikërisht kitares. Falë bashkëpunimit që kam pasur Kjo
është një kënaqësi...

Sipas tij, bashkëpunimi me dy anëtarët e tjerë të grupit zgjeron mundësitë që të


interpretohen më shumë motive e vepra me instrumentin e kitares. “Një prej kënaqësive
të paraqitjes sime me trion është se zgjerohet paleta e veprave që mund të luhen e
interpretohen me kitarë. Një kitare me gjashtë tela ka pak kombinime tingujsh, por tri
sosh mundësojnë më shumë kombinime, prandaj arritëm teë aranzhojmë një sërë
veprash”.

P. Ç: Një prej kënaqësive të paraqitjes sime me trion është se zgjerohet paleta e veprave
që mund të luhen e interpretohen me kitarë. Një kitare me gjashtë tela ka pak kombinime
tingujsh, por tri sosh mundësojnë më shumë kombinime, prandaj arritëm teë aranzhojmë
disa vepra. Këto sonatat me Mozzartin janë ‘soundtrack’ i rinisë sime.
Kitara është instrument i rrallë në festivalet e muzikës në përgjithësi. Performanca e
sotme, për mua është një lloj obligimi moral për këtë festival që më ka ndihmuar të
njoftohem me botën e muzikës. Unë koncertoj më shumë se 12 vite në skenën
ndërkombëtare, por Unë shtëpinë e kam në salla si këto 

T.V: Kam qenë në Kosovë disa herë prej kur u njoha me Petritin, madje kam vizituar
edhe Prizrenin. Pak a shumë të njëjtin program e kemi luajtur edhe më parë. E shijova
shumë në këtë holl shumë të bukur. Për mua është një nder pjesëmarrja në këtë festival,
dhe sidomos bashkëpunimi me Rudin.

26 maj, Prishtinë – Me interpretime të shkathëta të sonatave të Mozartit, jehonë copëzash


të kompozitorit kroat Marko Ruzhdjak, motive nga kompozitori çek Antonin Dvořák,
këngë popullore shqiptare të përpunuara nga Rafet Rudi dhe shkëputje të tjera nga
raportuari i Manuel de Falla, treshja kitariste ‘Elogio’ pranoi duartrokitje të gjata nga
publiku prishtinas në sallën e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare.
Me performancën e kitaristëve Petrit Çeku, Pedro Ribeiro Rodrigues dhe Tomisllav
Vukshiq, të premtën, festivali ReMusica hapi edicionin e tij të 18-të.
Në fjalën e saj hyrëse, drejtoresha e festivalit Donika Rudi njoftoi për agjendën e
festivalit dhe risitë që do të ketë sivjet.
“Na presin ditë me shumë koncerte e aktivitete përcjellëve gjatë këtyre ditëve”, tha ajo,
ndërsa shprehu falënderime për të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan organizimin e
festivalit, Komuën e Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ambasadat
franceze, belge dhe zvicerane dhe të gjithë miqtë e tjerë.

Për afro një orë, salla e mbushur plot shijoi një gërshëtim veprash, shijesh e përmbajtjesh
muzikore të interpretuara nga treshja kitariste ‘Elogio’ që po bën emër në botë.
Anëtari i këtij grupi Petrit Çeku tha se performanca në Prishtinë është edhe një
mirënjohje për festivalin ‘ReMusica’, që atij i mundësoi të njihej me botën e muzikës.
“Performanca e sontme, për mua është një lloj obligimi moral për këtë festival që më ka
ndihmuar të njihen me botën e muzikës. Unë koncertoj aktivisht më shumë se 12 vite
nëpër skenat ndërkombëtare, aq sa ato më janë ërë si shtëpia ime e dytë”, ka thënë ai.
Sipas tij, bashkëpunimi me dy anëtarët e tjerë të grupit zgjeron mundësitë që të
interpretohen më shumë motive e vepra me instrumentin e kitares. “Një prej kënaqësive
të paraqitjes sime me trion është se zgjerohet paleta e veprave që mund të luhen e
interpretohen me kitarë. Një kitare me gjashtë tela ka pak kombinime tingujsh, por tri
sosh mundësojnë më shumë kombinime, prandaj arritëm teë aranzhojmë një sërë
veprash”, ka thënë Çeku për gazetën. “Këto sonata me Mozzartin janë ‘soundtrack’ i
rinisë sime dhe jam shumë i kënaqur që me trion i luajtëm këtu në Prishtinë”, ka
përfunduar kitaristi 33-vjeçar.
Kompozitori Rafet Rudi nuk kurseu vlerësimet më të mira për performancën e treshes
kitariste. Ai u shpreh i lumtur që ky grup interpretoi disa copëza muzikore që i kishte
përpunuar qysh në vitet ’90. “Gjithmonë kompozitrët janë të lumtur kur veprat e tyre
luhen prej asambleve të tilla”, tha ai për gazetën. “Këto tri copëza të shkurtra muzikore
lidhen me folklorin tonë. Këto i kam përpunuar gjatë viteve ’90 dhe janë një mori
copëzash të tilla të shkurtra që nuk u luajtë për një kohë të gjatë, por falë interesimit të
Petritit ato po jetojnë përsëri”, ka theksuar Rudi. Për kompozitorin 70-vjeçar,
performanca e grupit ishte “një interpretim i mrekullueshëm i mjeshtreve të
padiskutueshëm që po bëjnë karriera në qendra të mëdha”.
Me këtë rast, Rudi përmendi edhe vështirsitë që ka interpretimi me kitarë.
“Kitara është një instrument specifik dhe delikat. Madje deri para 40 vitesh nuk ka pasur
literaturë të mjaftueshme për këtë instrument, aq më pak për formacione kitaresh”,
nënvizoi ai.
Edhe muzikanti i njohur nga Prishtina Genc Salihu vlerësoi paraqitjen e treshes kitariste,
duke veçuar interpretimin e Petritit.
“Petriti ka qenë shumë pozitiv, në formë dhe shumë i lumtur në skenë. I gjithë grupi ishte
i mirë, por te Petriti kam vërejtur një energji të jashtëzakonshme. Ajo që u luajt ishte një
muzikë shumë serioze, që përçoi një ndjenjë të këndshme, por edhe mënyra si e servuan
te publiku ishte e butë dhe e natyrshme”, ka thënë ai. Për Salihun, e gjithë performanca
ishte “një interaksion shumë i mirë mes publikut dhe trios”.
Ndërkaq kitaristi kroat i grupit Tomisllav Vukshiq tha se ishte nder pjesëmarrja në këtë
festival. “Kam qenë në Kosovë disa herë prej kur u njoha me Petritin, madje kam vizituar
edhe Prizrenin. Pak a shumë të njëjtin program e kemi luajtur edhe më parë. E shijova
shumë në këtë holl shumë të bukur. Për mua është një nder pjesëmarrja në këtë festival,
dhe sidomos bashkëpunimi me Rudin”, tha kitaristi nga Zagrebi për gazetën.
Kurse, producenti i festivalit Viktor Berisha përmendi punën e kompozitorit Rafet Rudi,
që, sipas tij, “para 18 vitesh me një grusht njerëzish nisi një punë të madhe”.
“Ne patëm një udhëtim të vështirë si organizatorë të këtij festivali për 18 vite me radhë.
Kemi pasur pasion të madh dhe dashuri, duke filluar nga misioni i Rafet Rudit, që 18 vite
guxoi të bënte diçka. Por sot të guxosh është të çosh zërin kundër çdo padrejtësie”, tha
Berisha.

Një entitet i flashkët si ilirishtja («slippery entit»), po të huazojmë një term të Eric Hamp-
it, është zor të ravijëzohet, edhe nëse gjenden mjaftueshëm indikacione për idioma jo-
greke në Epirin klasik. Vonë pata fatin të shfletoja një studim të Jürgen Schmid me titull «
Akarnanien.: Eine Landschaft im antiken Griechenland. (botim i Ergon, 1996). Në të,
autori me mjaft diligjencë arrin të shquajë gjurmë ilire edhe përtej Epirit, në një zonë të
mugët siç është Akarnania. Alkimia metodike e autorit gjerman mbase mund të duket
paksa alla-Krahe, por sidoqoftë shtjellimet e tij nuk janë për t’u hedhur poshtë kur gjen
paralele onomastike mes Ilirisë dhe Akarnanisë. Megjithatë, meqë tema është për
Butrintin, guxoj të kuturisem në disa observime vetjake, që sot po i ndaj këtu në blogun e
z.Vehbiu. Nga leksikoni i Stefan Bizantit gjejmë një grusht toponimesh që kanë si rrënjë
*bou-. Kështu kemi:
1. Bouthoe, qytet në Iliri (Βουθόη, πόλις 'Ιλλυρἰδος)
2. Bouneima, qytet në Epir (Βούνειμα, πόλις 'Ηπείρου)
3. Bounnos, qytet i ilirëve (Βοῦννος, πόλις 'Ιλλυρἰας)
4. Bounomos dhe Bounomeia ishin emrat e motshëm të Pellës në Maqedoni (Πἐλλα,
πὀλις Μακεδονίας...ἡ δἐ Μακεδονίας Βούνομος τὀ πρότερον ἐκαλεῖτο καἰ Βουνὀμεια).
5. Në greqishten e vjetër βούνομος shpjegohet si "grazed by cattle", kurse βουνόμος "of
oxen at pasture", kurse në shqip bun-i (= kasolle barinjsh në stane; shtëpi e ulët e ndërtuar
me gurë të pagdhendur).

Duke qenë se disa dialekte i.e që rrethpriteshin në zonën e ndërmjeme ilire-epirote-


maqedone shfaqin raste kur buzoprapaqiellëzorja *gʰuu- herë përfundon si buzore /-b-/
(dukuri kentum), herë si velare e zëshme /-g-/ (dukuri satem).

Në ilirisht-mesapisht: Otto Hass e V.Cimochoëski e rindërtojnë glosën mesape sybina


,heshtë derri’ përmes paravendimit *su-gʰuuono-s, *su-gʰuuonā, *su-gʰuuoniu o-s, nga
*gʰuuono- *gʰuuen- ,,derr’’. E njëjta në ‘ilirisht’ mendohet se është edhe te glosa e Hezikut
për gjarpër αβεις·εχεις (abeis, ekheis) që, sipas Fick, vjen nga një < *nngʷʰi-.

Në maqedonisht: oronimi Βέρμιον mendohet se është zhvillim nga një *guuora- (shih
derivatet konjate me gora- në gjuhët sllave).

Unë mendoj se Butrint mund të prapakthehet tek një e supozuar *guuōu- ‘lopë’. Vladimir
Orel te ‘A concise historical gramar of the Albanian language...’ gjen një rindërtim të
përbashkët për shqip ,gak’ (derr) nga *gauka dhe për maqedonisht γοτᾶν (derr).

Që ta shpleksim këtë problem, këtu ka dy mundësi:


1. Ilirishtja, siç përpiqej të tregonte dikur Cimochoëski, mund të ketë pasë edhe reflekse
kentum, edhe satem, të buzoprapaqiellzoreve.
2. Një rremb i ilirishtes së skajme ruajti /-b-/ për buzoprapaqiellzoren /*guu/, kurse një
varietet i saj si dhe maqedonishtja u satemizuan *guu : g.

Βουθία, πόλις 'Ιωνίας. Θεόπομπος δἐ χωρἰον φησἰ. τὀ ἐθνικὀμ Βουθιαϊος.

Βουθόη, πόλις 'Ιλλυρἰδος


Βουθρωτὀς, νῆσος περἰ Κἐρκυραν.
Βούκιννα, πόλις Σικελίας
Βουλῖνοι, ἐθνος περἰ 'Ιλλυριαν.
Βούνειμα, πόλις 'Ηπείρου
Βοῦννος, πόλις 'Ιλλυρἰας.
Πἐλλα, πὀλις Μακεδονίας...ἡ δἐ Μακεδονίας Βούνομος τὀ πρότερον ἐκαλεῖτο καἰ
Βουνὀμεια...

Das könnte Ihnen auch gefallen