Sie sind auf Seite 1von 4

2.

2 Analiza pozitive dhe normative

Një pohim pozitiv mbi një fenomen apo realitet është një pohim rreth asaj cfarë është,

cfarë egziston pa dhënë konsiderata në favor apo kundër saj. Në këtë kuptim, për të

qënë pozitiv një pohim nuk ka rëndësi nëse ai është i saktë apo i gabuar. Kështu

përshëmbull pohimi “viti në të cilin jemi është viti 1634” është pohim pozitiv pavarsisht

se është pohim i pasaktë. Një pohim normativ është një gjykim nëse një fenomen apo

realitet është i dëshirueshëm apo jo. Kështu përshëmbull pohimi “do të ishte më mirë

sikur ne të jetonim në vitin 1634” është një pohim normativ.

Dallimi midis pohimeve pozitive dhe normative është shumë i rëndësishëm në shkencat

sociale, pasi shumë prej tyre kanë ndikim të madh në politikat që përqafojnë njësitë

shoqërore që nga qeveritë e deri tek familjet. Ky dallim është trajtuar që herët nga

filozofët dhe njerëzit e dijes – Makiaveli dhe David Hume, përshëmbull, e kanë trajtuar

që në shekujt XVI dhe XVII respektivisht. Megjithatë kjo cështje ka marrë një rëndësi të

vecantë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar kryesisht si rezultat i diskutimeve se cili

duhet të jetë roli i shkencave ekonomike dhe ekonomistëve në shoqëri.

Shumë studiues të shkencave shoqërore, vecanërisht në fushën e ekonomsië, besojnë se

ka një dallim të qartë midis fakteve dhe vlerave, mes asaj “c’ka është” dhe asaj “c’ka

duhet të jetë”. Në vitin 1953, Milton Friedman ofroi një trajtim me shumë influencë të

kësaj cështje në esenë e tij Metodologjia e Ekonomisë Pozitive (The Methodology of Positive

Economics), në të cilën ndëmorri një analizë të hollësishme të mënyrës së analizimit në

shkencat ekonomike.

Ndikimi i trajtimit të Friedmanit i kapërxeu kufijtë e shkencave ekonomike dhe u shtri

pothuajse të gjitha shkencat shoqërore. Thelbi i trajtesës së Friedman qe shkencat

ekonomike mund të shpjegojnë sjelljen njerëzore por nuk mund të vendosin se cilat
politika apo veprime janë të dëshirueshme e cilat jo. Me fjalë të tjera, shkencat shoqërore

na ndihmojnë të vlerësojmë rezultatet e politikave publike, por ato asnjëhere nuk

munden në vetvete të demonstrojnë nëse rezultatet janë të mira apo të këqija.

Për këtë arësye që nga artikulli i Friedman është bërë një dallim i qartë midis atyre ç’ka

ai i quajti analizë pozitive dhe analizë normative. Analiza pozitive synon vlerësimin e

rezultateve të pritshme dhe objektive të fenomeneve. Tipari kryesor i saj është se ajo

ofron propozime apo pohime të cilat mund të testohen si për llogjikën që i përshkron

ashtu edhe për rezultatet empirike. Ajo përqëndrohet në atë ç’ka është, ose ç’ka mund të

jetë, pa përcaktuar nëse diçka është e mirë apo e keqe, e dëshirueshme apo jo, e drejtë

apo e gabuar. Analiza pozitive është në thelb analizë shkencore sepse ajo bazohet mbi

rregullat e llogjikës, faktet dhe vëzhgimet empirike, të cilat mund të përdoren për të

vertetuar fallsitetin apo vërtetësinë e propozimeve apo deklarimeve.

Nëse dëshirojmë që të zgjidhim problemin e dëshirueshmërisë, identifikimi i natyrës

apo pasojave të fenomeneve nuk do të mjaftonte. Për të gjykuar mbi dëshirueshmërinë e

një fenomeni është i nevojshëm një hap i mëtejshëm: duhet të përcaktojmë nëse pasojat

e vërejtura apo të parashikuara nga analiza pozitive janë apo jo të dëshirueshme. Për të

bërë këtë vlerësim duhet që cdo person të ndërmarrë një analizë normative, apo gjykim

të bazuar mbi vlerat dhe normat shoqërore (prandaj dhe quhet analizë normative), të

tilla si normat morale, estetike, kulturore, etj.

Për nga vetë natyra, një gjykim i tillë nuk është shkencor. Nëse njerëzit nuk bien dakord

mbi natyrën apo pasojat e një fenomeni, pra me rezultatet e analizëz së tyre pozitive, ata

kanë mundësi që të kryejnë eksperimente të mëtejshme, të shyërtojnë të dhëna të tjera

dhe kështu mund të arrijnë të sheshojnë diferencat e tyre. Por nëse njerëzit nuk bien

dakord për mënyrën se si duhet të jetë një gjë, pra mbi analizën e tyre normative, është e
vështirë që ata të bien dakord pasi nuk mund të provohet nëse diçka është e mirë apo e

keqe duke u bazuar në fakte, evidencë apo llogjikë. Njerëzit mund të bien dakord për

rezulatet që mund të sjellë një veprim i caktuar, por në përgjithësi për disa njerëz këto

rezultate mund të janë të dëshirueshme apo të pëlqyeshme e për të tjerë të

padëshirueshme e të papëlqyeshme. Analiza normative ka një aspekt moral apo etik

dhe për këtë arsye shkon përtej asaj se ç’ka mund të thotë shkenca.

Vlerat dhe normat e njerëzve dhe shoqërive ndryshojnë e, për rrjedhojnë, ndryshojnë

edhe gjykimet e njerëzve mbi rezultate të caktuara. Kështu përshëmbull asnjë degë e

shkencës nuk mund të demonstrojë që një lloj i caktuar institucionesh apo politikash

janë të dëshirueshme. Mendimi apo besimi që diçka është e dëshirueshme apo e mirë

kërkon gjykim/përcaktim “joshkencor”, kërkon të përcaktojmë se çfarë përbën “të mirë”

apo “të keqe”, “të dëshirueshme” apo “jo të dëshirueshme”. Pikërisht, gjykimet e

bazuara mbi vlera janë fokusi i analizës normative.

Megjithatë si qëndrimet pozitive ashtu edhe normative janë të nevojshme në një

shoqëri, vecanërisht në politikëbërje. Për të konkluduar në një pohim politik është i

nevojshëm kombinimit të dy analizave: një politikë duhet të përcaktojë se cili është

objektivi apo rezultati që synon ajo, gjë që realizohet përmes gjykimeve apo analizave

normative, dhe të përcaktojë rrugët apo mënyrat se si mund të arrihet në këtë rezultat,

të cilat duhet të përcaktohen në bazë të gjykimeve apo analizave pozitive. Me fjalë të

tjera, analizat pozitive ndihmojnë analizën normative, sepse ato përcaktojnë se cilat janë

rezultatet e mundshme të një veprimi apo politike.

Kështu psh një politikani mund t’i duhet të vendosë për një propozim që synon rritjen e

moshës së pensionit. Analiza pozitive sygjeron që rritja e moshës së pensionit zgjat

jetëgjatësinë e sistemit të sigurimeve shoqërore, pasi zvogëlohet numri i viteve që çdo


njeri merr pension. Por një politikan mund të vendosë kundër kësaj politike duke bërë

një gjykim normativ: rrtija e moshës së pensionit nuk është shumë e dëshirueshme

sepse godet moshat e thyera dhe i detyron ato që të vazhdojnë të punojnë edhe në një

moshë të madhe në të cilën ata duhet të pushonin dhe gëzonin frytet e mundit të tyre.

Dakord për një moment. Por nqs ky politikan ka neglizhuar analizën pozitive që thotë

se nëse nuk rritet mosha e pensionit atëherë i gjithë sistemi i sigurimeve shoqërore do të

falimentojë pasi me kohën do të ketë gjithnjë e më pak njerëz që kontribojnë në sistem

dhe gjithnjë e më shumë që përfitojnë, atëhere vendimi i politikanit pavarsisht se i

dëshirueshëm është i rrezikshëm sepse sjell pasoja të paparashikaura madje edhe mos

realizmin e atij synimi mbi të cilin ai bazoi vendimin e tij.

Das könnte Ihnen auch gefallen