You are on page 1of 8

1.

Metoda studimit ne sjelljen organizative Rasti i studimit- eshte nje analize e thelluar e nje situate te caktuar,duke u pershkruar gjate e gjere,burimi kryesore I informacionit eshte vezhgimi,intervista,permbledhje dokumentash dhe te dhenash. Studimi ne praktike- zgjidhet nje grup duke perfaqesuar nje grup te madh,nisur nga nje ose disa tipare,I nenshtrohen pyetesoreve dhe intervistave,perfundimet mund te pergjithesohen edhe per individe qe nuk kane qene pjese e studimit. Eksperimenti laboratorik- Studiuesi krijon ambjent artificial,manipulon me variablat te pavarur ne kushte te kontrolluara,pas vezhgimeve te bera arrin ne perfundim qe po ndryshoj variabli I varur do te ndryshoj edhe ai I pavarur. Eksperimenti ne praktike- Ngjan me ate laboratorik,por nuk kryhet ne kushte te pregatitura enkas,por ne nje organizate reale,duhet nje grup kontrolli qe te monitoroj situaten pasi sjell mos nxjerrjen sic duhet te rezultatit,ka edhe kosto te larte financiare. 2.Cfare eshte meta-analiza? Eshte nje teknike statistikore qe integron dhe sintetizon ne menyre sasiore nje numer studimesh te pavarura per te percaktuar nese rezultatet e tyre kane qendrueshmeri persa I takon ngjashmerise,menyre per te kapercyer interpretimet e pasakta dhe ndihmon ne evidentimin e variablave te ndermjetem. 3.Cfare eshte modeli I pergjithshem I nje sjellje ne pune? Model kuptojme paraqitjen e thjeshtezuar te nje fenomeni te botes reale dhe si i tille,eshte nje abstraksion i realiteti. 4.Tregoni se cilet jane variablat e pavarur a.Aftesite dhe Mjeshterite:tregojne se cfare eshte ne gjendje te bej punonjesi dhe qe cdo individi u duhen aftesite dhe shkathtesite minimale. b.Perceptimi i rolit:ka te bej me perceptimin nga ana e individit e llojit te sjelljes qe ai e beson si te pershtatshme me qellim qe sjellja ne pune te konsiderohet e kenaqshme.Roli ne vetvete eshte nje grup sjelljesh qe priten te shfaqen nga nje individ qe ka nje pozicion te caktuar ne nje njesi sociale. c.Motivimit: Pasqyron vendimet qe merr individi per ate qe duhet te bej,intensiteti se si do ta bej dhe per sa kohe do ta beje.

5.Tregoni se cilet jane variablat e varur a.Produktiviteti;nje organizate eshte produktive neqoftese ajo i arrin objektivat e veta dhe e ben me nje kosto te ulet,duke nenkuptuar eficenc(kosto-perfitim) dhe efikasitet(arritje objektivash). b.Mungesa ne pune: mban vare te gjithe punen ne organizat dhe pengon ne realizimin e objektivave. c.Qarkullimi:- kuptohet largimi i vazhdueshem,i vullnetshem ose jo,rritja e qarkullimit eshte ne disfavor per organizaten per shkak te kostove per marrjen ne pune dhe trainimit. d.Kenaqesia ne pune:- diferenc e asaj qe merr dhe asaj qe individi pret qe duhet te marri,ndikon negativisht ne qarkullimin apo mungesat ne pune,organizata duhet te arrije te perfitoj kenaqesine ne pune te punetorit dhe ti lejoj pse jo edhe ngritje ne detyre. Variablat afrohen me njeri tjetrin vetem ne marrjen individuale te vendimeve. 6.Karakteristikat biografike:- luajne rol ne sjelljen ne pune dhe mund te jene mosha gjinia,gjendja civile,numri i personave ne ngarkim,vjetersia ne pune eshte variabel e varur. a.Qarkullimi-mosha:-sa me shume njeriu moshohet aq me pak ka prirje te lere punen,dhe nuk kane prirje per qarkullim. b.Mungesat-mosha:-mungesa te shmangshme do te quhen ato qe mund te shmangen nga vullneti i individit dhe qe nuk kane faktore te jashtem;punonjesit e vjeter vijne ne pune dhe nuk mungojne ne krahasim me ate qe jane ne moshe te re,kjo per arsyje se i moshuari don me teper kohe te rimarr veten pas ndonje semundjeje etj. c.Produktiviteti-mosha:- jane te palidhura me njera tjeteren persa i takon punes dhe kjo vlen si per pune profesionale dhe per ato joprofesionale. d.Gjinia:- Ka tema,mendime,opinione qe shprehin se kush ben me mire punen meshkujt apo femrat,por qe studimet kane provuar qe nuk ka dallime. e.Statusi civil:- punonjesit e martuar kane me pak mungesa ne pune ne krahasim me beqaret dhe jane me te kenaqur ne pune se sa beqaret,pasi martesa imponon me teper pergjegjesi qe e ben nje qendrimi ne pune me te rendesishem. f.Numri i personave ne ngarkim:- numri i madh i femijeve eshte tregues i mungesave ne pune dhe sidomos per punonjeset femra. g.Vjetersia ne pune:- duke i mbajtur kushtet e tjera ne pune te pandryshueshme eshte ven re se punonjesit me te vjeter jane me produktiv se ato qe jane me te rinje ne pune 7.Cfare jane vlerat instrumentale dhe terminale? a.Vlerat jane paraqitja e pergjithshme e nje menyre te caktuar te sjelluri ose drejtimi nga disa parime ne jete eshte me e pelqyeshme se drejtimi nga parime te tjera. b.Vlerat instrumentale jane sjellje alternative ose mjete nepermjet te cilave arrijme objektivat e deshiruara dhe jane ato se si mendojme qe duhet bere veprimet. c.Vlerat terminale jane ato te cilat jane objektivat tona ne jete(objektivat e deshiruara)

8.Hierarkia ne pune sipas Clare Graves? a.Reaktiv:jane individe te papergjegjshem per veten dhe te tjeret dhe veprojne ne baze te nevojave fiziologjike. b.Fisnor:kane varesi te larte,ndikohen nga tradita dhe pushteti qe ushtrojne mbi ta persona me autoritet. c.Egocentrik:jane agresive,egoiste,i pergjigjen pushtetit. d.Konformist:kane tolerance te ulet si individe. e.Manipulues:per te arritur objektivat manipulojne gjera dhe njerezit,jane materialista dhe kerkojne me cdo kusht nje status te larte te njohur nga te tjeret. f.Sociocentrik:kerkojne pranimin dhe pelqimin,shkuarjen mire me te tjeret me shume se sa ecjen perpara ne jete,nuk kane materializem,manipulim apo konformitet. g.Ekzistencial:jane tolerante per situata te dykuptimta dhe per personat me vlera te ndryshme nga te tyret,protestojne ndaj sistemit jofleksibel,politikave shtrenguese,simbleve te abitraritetit dhe autoritetit. 9.Karakteristikat e vlerave ne pune? Vlerat e nje individi jane relativisht te qendrueshme dhe zgjasin ne kohe,kjo eshte paraqitur qe femije si dicka bardhe e zi duke siguruar qendrueshmerine dhe koherencen e vlerave. 10.Cfare jane qendrimet;jane predispozicione te mesuara per tu pergjigjur ne menyre Te qendrueshme ne favor ose disfavor ndaj objekteve,njerezve ose ngjarjeve,jane procese njohese komplekse. 11.Karakteristikat e qendrimeve: a.ato jane te qendrueshme perderisa nuk eshte bere asgje per ti ndryshuar. b.mund te konceptohen si te vendosura ne nje segment me 2 pole te kunderta dhe qe me kohe ato levizin brenda ketij segmenti. c.drejtohen ndaj nje objekti qe individi ka ndjenja dhe besim. 12.Shkaqet e qendrimeve ne pune a.perfshirja ne pune;identifikimi me punen e tij dhe merr pjese aktive ne kryerjen e saj. b.perkushtimi ndaj organizates:besinikeri dhe identifikimi me organizaten. c.kenaqesia ne pune:eshte vlersimi pozitiv-negativ qe ka punonjesi per punen ne vetvete. 13.Funksionet e qendrimeve sipas Katz a.qendrimet i ndihmojne njerezit qe te pershtaten me mjedisin e punes. b.gjithashtu qendrimet i ndihmojne punonjesit qe te ruajne imazhin per veten. c.qendrimet jane nje menyre nepermjet te cilave shprehin vlerat e individit. d.qendrimet ndihmojne per te krijuar disa standarde referimi. 14.Kenaqesia ne pune eshte:eshte vlersimi pozitiv apo negativ qe ka punonjesi per punen ne vetvete dhe me ceshtjet e ndryshme qe kane te bejne me detyrat ne pune.

15.Efektet e kenaqesise ne pune a.plotesimi i nevojave:percaktohet nga masa ne te cilen tiparet e nje pune lejojne plotesimin e nevojave individuale. b.mosperputhjet:midis asaj qe punonjesi pret te marre si paga e mire,rritja ne detyre por qe nuk i merr faktikisht. c.ruajtja e vlerave:masa ne te cilen nje pune i lejon individit ruajtjen e disa vlerave qe ai i percepton te lidhura me punen d.drejtesia:-eshte efekt i kenaqesise sepse sa me drejte dhe me paanesi trajtohet individi ne pune. e.elementet gjentike/predispozicioni individual:-disa njerez jan vazhdimisht te kenaqur dhe disa jo panvarsisht punes qe bejne. 16.Efektet e kenaqesise a.kenaqesia-mungesa:-jane ne raport te zhdrejte me njera-tjetren. b.kenaqesia-qarkullimi:kenaqesia e larte qarkullimi ne pune eshte i ulte dhe anasjelltasi. c.kenaqesia dhe produktiviteti:-sa me i lumtur punonjesi aq me produktiv eshte. d.efekte te tjera:si ato psikologjike apo fizike mund te ndikojne ne kenaqesine ne pune. e.perkushtimi ndaj organizates;identifikimi me te kur ato jane komod dhe te vleresuar nga drejtuesit e organizates. 17.Cfare eshte personaliteti:eshte kombinim i tipareve psikologjike,mendore dhe fizike qe ne perdorim zakonisht per te klasifikuar ate si te zhurmshem,agresiv,ambicioz,besnik duke krijuar identitetin e nje identiteti. 18.Cilesite e personalitetit qe i interesojne organizates(1 cilesi e sqaruar) a.pika e kontrollit(e brendshme dhe e jashtme) b.te qenurit autoritar ose jo-diferenc statusesh,i ngurte ne gjykim,mosbesues,rezistent ndaj ndryshimeve. c.makiavelizmi:qellimi justifikon mjetin d.prirja ndaj rrezikut:te marresh parasysh riskun(njerezit ne burse) e.nevoja per tu perpjekur vazhdimisht:luftojne per te qene rezultativ dhe produktiv ne pune. f.vetvlersimi:shkalla e pelqim mospelqimit per veten,rezultat i vlersimit qe i bejme vetes(vlersim pozitiv e perballon me mire deshtimin se ato me vlersim negativ) g.kujdesi per te paraqitur ate ane te vetes qeduhet 19.Si mund te rrisim vetefikasitetin ne organizate a.duke i mbeshtetur dhe perkrahur punonjesit duke treguar vemendje ndaj problemeve te tyre personale,interesave,statusit dhe kontributeve te tyre b.duke i perfshire njerezit ne pune,duke i dhene pavaresi c.duke krijuar besim,duke forcuar lidhjen epror-vartes d.duke shperblyer suksesin f.duke patur besim ne aftesite vetmenaxhuese te secilit punonjes 20.Cfare eshte vetefikasiteti:eshte besimi i nje personi per mundesite qe ai ka per te kryer me sukses nje detyre te caktuar.

21.Faktoret qe ndikojne ne formimin e personalitetit a.trashegimia-faktore qe percaktohen qe ne embrion. b.mjedisi-luan rol kritik ne formimin e personalitetit te njeriut. c.kultura-formon normat,qendrimet,vlerat te marra brez pas brezi dhe jane konstante. d.familja-vendi i pare ku njeriu shoqerohet brenda nje kulture te caktuar. e.situata-ndikon mbi efektet qe trashegimiadhe mjedisi kane mbi personalitetin. 22.Cfare eshte perceptimi:eshte nje proces nepermjet te cilit individet organizojne dhe interpretojne pershtypjet e ndjenjave te tyre per ti dhene kuptim mjedisit ku jetojne. 23.Perceptimi selektiv:eshte procesi nepermjet te cilit njerezit filtrojne shumicen e stimujve ne menyre qe te merren me me te rendesishmet. 24.Faktoret e jashtem qe lidhen me objektin qe perceptohet;jane tipare te mjedisit qe bejne qe nje stimul te vihet re. a.permasa:sa me i madh te jete faktori i jashtem aq me shume ka te ngjare qe te perceptohet. b.itensiteti:ndricimi i drites,fortesia e zhurmes etj jane element qe sa me te forte aq me shpejte perceptohet objekti. c.kontrasti:faktor qe dallohen nga mjedisi ku objekti eshte dhe mjedisi mund te ndikoj tek menyra se si perceptohet. d.levizja:nje faktor qe leviz mund te perceptohet me shpejte se nje i palevizur e.perseritja:faktori qe perseritet ka mundesi qe te perceptohet se sa ai unik. f.risia dhe familjariteti:mjesdis familjar objekti perceptohet si edhe ne nje mjedis te panjohur. 25.Faktoret e brendshem qe lidhen me perceptimin a.personaliteti-si individi percepton dhe si percepton te tjere. b.te mesuarit:-ndihmon ne zhvillimin e modeleve te brendshme te perceptimit qe jane perceptime mbi eksperiencat e kaluar duke mbajtur parasysh perceptimet qe i ka dhene ky stimul ose te ngjashem. c.motivimi:-luan rol kryesor ne percaktimin e asaj qe zgjedh individi per te perceptuar,nevojat,deshirat me urgjente qe ka individi ne nje cast te caktuar influencojne ne perceptimin e individit.

26.Organizimi i perceptimeve:njerezit grupojne stimujt qe marrin nga mjedisi,ne grupe te cilat mund ti perdorin me pas si modele te ngjashme. a.grupimi i perceptimeve;grupimi i stimujve individual ne nje model qe te kete kuptim.

b.vazhdimesia:eshte tendenca per ti perceptuar objektet(fenomenet)si modele ne vazhdim. c.permbyllja:tendenca per te kompletuar me mendje nje objekt dhe per ta perceptuar ate sikur ka gjithmone nje forme te pergjithshme te pandryshueshme. d.afersia:perceptohem ne baze te asaj qe konceptohet si afersi me njeri-tjetrin. e.ngjashmerite:sa me te ngjashme idete dhe objektet aq me premisa ka qe ti vendosim ne nje grup. 27.Perceptimi i personave:eshte proces i ngjashem me perceptimin e objekteve duke nisur me vezhgimin,perzgjedhja,organizimi,interpretimi dhe pergjigjia,madje i atribuojme edhe tipare te cilat influencojne sjelljen dhe qendrimin tone te mevonshem ndaj tyre. 28.Faktoret e jashtem dhe te brendshem te perceptimit te personave: a.karakteristikat e perceptuesit b.karakteristikat e atij qe perceptohet c.situata ose konteksti ne te cilen ndodh perceptim 29.Cfare eshte pershtypja;perdorimi i komunikimit joverbal per te krijuar tek te tjeret nje impakt per ato qe jemi apo ato qe duhet te jemi,pra nxitja qe kemi ne per te lene mendimin e deshiruar.(rasti i Xh.Roberts ne filmin Gruaja e bukur) 30.Fenomeni prirja per ti sherbyer vetes:shume njerez i atribuojne vetes suksesin si ndikim i faktoreve te brendshem,duke i penguar ata qe te bejne vlersime te sakta te aftesive dhe rezultateve te tyre dhe e ben te veshtire percaktimin e faktoreve te deshtimit. 31.Keqmenaxhimi i pershtypjes nga Harold Kelly: a.dallueshmeria :tregon sa e ndryshme eshte sjellja qe vezhgohet krahasuar me sjellje te tjera me te cilat ka lidhje. b.konsensusi:neqoftese cdokush qe ndeshet me nje situate te ngjashme pergjigjiet ne te njejten menyre themi qe sjellja eshte konsensuale. c.qendrueshmeria:nje vezhgues gjykon edhe qendrueshmerin ne kohe te veprimeve te nje personi(ardhja me vones 30 min.nuk eshte njelloj me ate qe e ka bere rutin veprimin me ate qe e ka per here te pare). 32.Ngjashmeria e supozuar dhe Steriotipi: Ngjashmeria e supozuar:-ben qe perceptimi i individit per te tjeret te ndikohet me shume nga tiparet e tij sesa nga ato te atyre qe vezhgohen(i vendosim te tjereve tipare,vlera,qendrime tonat per shembull). Steriotipi:-kur gjykojme dike ne baze te perceptimit qe kemi per grupin te cilit i takon jemi kthyer ne steriotip(ai eshte mjeke etj) 33.Efekti Halo:-eshte perceptim i shkurtuar qe ka ndikimin e vet te fuqishem ne intervista per perzgjedhjen e personelit.(nje person i veshur shkujdesur ne intervist pune nuk prandohet sado aftesi apo karakteristika te mira per ate pune te kete). 34.Teoria e atribuimit:-eshte zhvilluar per te ofruar shpjegime per menyren se si gjykojme njerezit ne varesi nga kuptimi qe i atribuojme nje sjellje te dhene,madje kur studjojme sjelljen e nje individi perpiqemi te percaktojme nese eshte shkaktuar nga faktore brenda apo jashte individit qe ai i ka ne dore ose qe jane jashte kontrollit te tij.

35.Gabimi themelor ne atribuim:quhet tendenca per te marre me shume ne konsiderate situaten kur shpjegojme sjelljen tone dhe per te konsideruar ate me pak te rendesishme kur gjykojme sjelljen e te tjereve. 36.Kushtezimi klasik:eshte procesi nepermjet te cilit individet mesojne te lidhin vleren e nje informacioni nga nje stimul neutral me nje stimul i cili ne kushte normale nuk do te shkaktonte pergjigje. Kushtezimi operant:sjellja njerezore kontrollohet kryesisht nga pasojat e veta dhe ka nje dallim midis 2 tipave te sjelljes:sjellja si pergjigjie dhe sjelljes operuese(qarja kur qeron qepet) Dallimet midis 2 kushtezimeve: 1.ne K.Klasik nje ndryshim ne stimul nxit nje pergjigje specifike ne K.Operues nje pergjigjie e caktuar vjen nga nje situate stimuluese. 2.ne K.Klasik stimuli i pakushtezuar i cili sherben si shperblyes paraqet ne cdo rast ne K.Operues shperblimi paraqitet nqse individi jep pergjigjen e duhur. 37.Teoria e te mesuarit social ne organizate:ndodh ne dy hapa njerezit vezhgojne te tjeret dhe vizatojne ne mendje pamje te kesaj sjellje dhe rezultateve te saj dhe hapi i dyte ata provojne te sillen ne te njejten menyre si ajo qe kane vezhguar,nese rezultati eshte pozitiv sjellja perseritet ne te kundert jo.themeluesi i kesaj teorie eshte A.Bandura. 38.Vetefikasiteti si ndikon mbi procesin e te mesuarit;ka te bej me besimin e individit ne mundesine e tij per te kryer nje detyre specifike ne nje situate te caktuar dhe ndikon ne te mesuar ne 3 menyra; a.vetefikasiteti ndikon ne zgjidhjen e detyrave dhe objektivave qe individi i ve vetes b.vetefikasiteti ndikon mbi perpjekjet qe do te ver individi ne dispozicion te arritjes se rezultateve te punes. c.vetefikasiteti ndikon mbi kembenguljen me te cilen individi perpiqet te realizoje nje detyre komplekse. 39.Perforcimi:luan rol qendror ne procesin e te mesuarit dhe eshte parimi i vetem me i rendesishem i te mesuarit. 40.Ligji i efektit:nga disa pergjigjie qe dalin ne nje situate te caktuar ato qe shoqerohen apo ndiqen ne menyre te drejteperdrejte nga kenaqesia(perforcimi),ka me shume te ngjare te perseriten.Ato qe shoqerohen drejteperdrejte nga pakenaqesia,shqetesimii(ndeshkimi)do te kene me pak mundesi te perserite.

41.Parimet e perforcimit pozitiv a.parimet e perforicimit;sipasi rastit qe perforcuesi duhet te jepet(t behet faktik)vetem nqse behet faktike sjellja qe duam te perforcojme.

b.parimi i perforcimit te menjehershem:thote qe perforcuesi do te jete efektiv nqse jepet menjehere pasi te jete shfaqur sjellja e deshiruar. c.parimi i permases se perforcuesit;thote se sa me e madhe te jete sasia e perforcuesit te dhene pasi ndhodh sjellja qe duam te perforcojme aq me teper efekt do te kete perforcuesi ne frekuencen e sjelljes se deshiruar. d.parimi i privimit nga perforcuesi;thote qe sa me teper nje person privohet nga nje perforcues aq me teper efekt do te kete ne perseritjen ne te ardhmen,te sjelljes se deshiruar. 42.Sistemet e shperblimit ne organizate; a.informacioni si perforcues b.paraja si perforcues c.perforcues te tjere natyrale;mirenjohja joformale,pershndetja miqesore,vleresimi publik,vemendja dhe shoqerimi,keshillimi,rrahja e kraheve,buzeqeshja,vlersimit etj 43.Si administrohen perforcimet a.perforcimi i vazhdueshem nenkupton sjellje perforcuese sado here qe shfaqet. b.perforcimi i herepashershem nenkupton qe ngjarja perforcuese jepet pas disa sjelljeve te deshiruara,por jo pas te gjithave c.perforcimi me interval kohe fiks me mesimin e teper ato edhe duhet te zgjaten d.perforcimi pas nje numri fiks heresh qe perseritet kjo sjellje e.perforcimi pas nje numri te cfardoshem heresh qe perseritet sjellja e deshiruar duke i dhene mundesi seciles sjellje te kuptoje qe mund te jete ajo qe do te shperblehet. f.perforcimi me intervale kohe te ndryshme funksionon pak a shume si proforcimi per nje numer te cfaredoshem heresh qe perseritet sjellja vetem se ketu nuk numerohet numri i sjelljeve por koha qe ka nje perforcues ne tjetrin.