Sie sind auf Seite 1von 5

Fehmi Agani

Shkruan: Rexhep ISMAJLI, Prishtinë

Në historinë shqiptare të pjesës II të shekullit XX personaliteti dhe vepra e akademik Fehmi


Aganit shquhen me përpjekjet për hapjen e horizonteve të reja të dijes e të frymëzimit
njerëzor, për angazhimet e palodhshme drejt emancipimit të përgjithshëm të shqiptarëve,
për zgjerimin e horizonteve të lirisë. Sot, 15 vjet pas vrasjes së tij, shihet edhe më qartë se
veprimtaria e tij në fushën e dijeve sociologjike, politike e shoqërore, ashtu e integruar,
ngrihet në pikat më të spikatura të kulturës shqiptare. Në Kosovë ishte themelvënës për
dijet shoqërore njëherësh si ide, si konceptim, si hulumtim e si formësim institucional. Ky
dijetar shkrinte në vete harmonishëm krijuesin, mendjen reflektive dhe veprimtarin. Dijet e
tij sociologjike, politike, filozofike, akademizmin e lartë ai i ndante me të tjerët në veprimet e
tij të gjera shoqërore. Veprimtaria e tij politike merrte kuptim më të gjerë: synimi i tij ishte
emancipues. Ai kërkonte hapësira për të drejtat shoqërore e kombëtare të shqiptarëve dhe
një horizont më të gjerë të lirisë për të gjithë. Ishte personalitet me integritet të lartë moral,
intelektual e qytetar, i ndjeshëm ndaj padrejtësive, i afërt me njerëzit dhe i gatshëm për t’i
ndihmuar në të gjitha rrethanat.

Ndarjet dhe pushtimet e hapësirave shqiptare në sh. 20, për pasojë vënien në pozitë të
pabarabar¬të dhe robëruese të gjysmës shqiptare, ai i shihte si një prej burimeve krye¬sore
për tragjeditë, shka¬tërrimet në masë, gjenocidet e ricikluara ndaj tyre pas pushtimit serb
(më vonë jugosllav) të viteve 1912-13. Mendonte se në procesin e riintegrimit të botës
shqiptare dhe të zgjidhjes së çështjes shqipta¬re, pavarësia e Kosovës ishte thelbësore,
ndërsa emanci¬pimi i përgjithshëm shqiptar dhe integrimet më të gjera do të sillnin
zgjidhjen për çështjen shqiptare. Në rrugën e pavarësimit të Kosovës Agani thek¬son¬te të
drejtën e vetëvendosjes. Prej veprës së tij del mësimi se çështja e Kosovës do zgjidhej
patjetër dhe se kjo zgjidhje nuk mund të gjindet pa përfilljen e të drejtës për pavarësi dhe të
drejtës për vetëvendosje; duhet të nxirret mësimi se realizimi i këtyre të drejtave është i
lidhur me orientimin tonë të vendosur për ndërtimin e shoqërisë funksionale e mbi të gjitha
demokratike; se duan intensifikuar proceset e mirëkuptimit e të jetës së mirëfilltë civile, se
do shtuar ndjenja e përgjegjësisë për funksionimin e mekanizmave të pushtetit dhe të
veprimtarisë sho¬qërore; se duan rritur veprimet për uljen e tensionit të grindjeve
ndërshqiptare dhe për ndërtimin e mëtejmë të urave me fqinjët. Toleranca dhe organizimi i
jetës civile demokratike në shoqërinë që do të vinte pas çlirimit, këto ishin preokupime të tij
pak para se ta ekzekutonte soldateska serbe.

Mendimi i tij i gjallë dhe veprues, fryma integruese, mbeten aktualë dhe sot. Figura e Fehmi
Aganit do të jetë përherë burim frymëzimi për dijen e thelluar e të gjerë, për mençurinë, për
maturinë, për humanizmin e respektin për tjetrin, për ndërtimin e raporteve njerëzore e
demokratike, ashtu si për guximin e pashoq për t’i shprehur vlerat e tilla dhe
qëndrueshmërinë për t’i sendërtuar ato. Ai ishte shembulli i dijetarit të vënë tërësisht në
shërbim të idealeve të çlirimit.

Cili është profili i tij si personalitet?

Fehmi Agani lindi në Gjakovë më 1932, ku mbaroi mësimin fillor, ndërsa gjimnazin në
Prishtinë. Studioi filozofi në Universitetin e Beogradit, i vazhdoi studimet pasuniversitare po
në atë universitet me specializim në shkencat sociologjike dhe politike. U doktorua në këto
shkenca në Universitetin e Prishtinës me një temë për partitë dhe lëvizjet politike në
Shqipëri gjatë LDB-së. Pas një përvoje si arsimtar i filozofisë dhe i lëndëve të afërta me të në
shkollat e mesme të Prishtinës, vazhdoi si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në
gazetën “Rilindja”, për t’iu kthyer sërish arsimit në kohën më të nevojshme të thyerjes së
viteve 1966 – tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i
sociologjisë politike, i logjikës dhe i metodologjisë së hulumtimit shkencor, po edhe i lëndëve
të afërta me to, themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës,
po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërësi.

Agani ishte ndër ata që pas Plenumit të Brioneve shquheshin sa i përket angazhimit për
demaskimin e shtypjes barbare të ushtruar mbi shqiptarët, edhe më shumë për kërkimin e
hapësirave të reja për zgjerimin e të drejtave shoqërore dhe kombëtare të shqiptarëve me
synim barazimin me të tjerët në ish-Jugosllavi, gjithë duke kërkuar hapësira demokratizimi
për të gjithë. Në ato vite (1967) artikulohet kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës të
barabartë me republikat e tjera të Jugosllavisë. Fehmiu ishte ndër ata që e argumentuan dhe
e ushqyen këtë kërkesë me tërë fuqinë e mendjes e të dijeve që kishin mbledhur në jetën e
tyre. Pas demonstratave të vitit 1968 ndër të parët nga arsimtarët e Universitetit në thumb
të sulmeve politike për ide të tilla, të cilësuara nacionlaiste nga shumë anë, u gjet Fehmi
Agani.

Në ato kohë Kosova objektivisht rrëmbeu një hapësirë politike brenda së cilës të drejtat e
popullatës së saj dhe të drejtat e shqiptarëve duhej të ngriheshin në një nivel tjetër dhe kjo
hapësirë mund të bëhej reale nëse mbushej me zhvillimin e veprimtarive institucionale,
politike, administrative, kulturore, shkencore etj. Në të gjitha këto drejtime të veprimit
Fehmi Aganin e gjejmë diku në radhët e para e më shpesh në ballë. Në ndërtimin e mëtejmë
të rrjetit të shkollave të larta dhe të fakulteteve, për të kaluar në organizim universitar me
mësim të plotë në gjuhën shqipe ai pati një ndikim me peshë. Ai shquhej në luftën e
përditshme për çdo vend pune, për çdo orë mësimi shqip, për çdo të drejtë specializimi të të
rinjve në qendra të tjetra, me synimin që të ndërtohej rrjeti i fakulteteve deri në shkallën e
nevojshme për themelimin e universitetit të pavarur nga Universiteti i Beogradit dhe
njëherësh për mbushjen e tërë hapësirës me mësim në gjuhën shqipe. Më 1967 Fehmi Agani
qe emëruar drejtori i parë i Institutit Albanologjik në Prishtinë (Instituti Albanologjik ishte
themeluar më 1953 dhe ishte mbyllur më 1955). Tani çdo gjë duhej të fillonte nga e para.

Në angazhimin për hapjen e komunikimit të shqiptarëve të ish-Jugosllavisë me shqiptarët e


tjerë, posaçërisht me Shqipërinë, Fehmi Agani ka luajtur një rol të dorës së parë. E cilësonin
angazhimet e guximshme për organizimin e kontakteve shkencore-kulturore me instancat
përkatëse të Shqipërisë. Ka qenë posaçërisht me rëndësi këmbëngulja e tij për gjetjen e
formave dhe për krijimin e rrethanave për integrime shqiptare në rrethanat ekzistuese. Me
vlerë posaçërisht të madhe konkrete e simbolike për mbarë botën shqiptare dhe zhvillimet e
mëtejme brenda saj është nxitja dhe organizimi i Konsultës Gjuhësore të Prishtinës të vitit
1968, e cila e legalizoi vendimin për një gjuhë të vetme letrare për të gjithë shqiptarët. Ky
ishte hapi më i madh që ishte bërë në drejtim të integrimeve shqiptare. Në dis¬kutimet dhe
nxitjet krejtësisht pa imponim të Fehmiut binin në sy qysh atëherë kërke¬sat që shtronte ai
për procese demokratizimi, po aq sa për unitetin e kulturës kombëtare përtej ndarjeve.

Pas themelimit të Universitetit të Prishtinës dhe krijimit të një rrjeti të institucioneve


themelore shkencore Fehmiu dhe grupi i intelektualëve që kishin merita në këtë drejtim
veprimtarinë e tyre e përqendruan në rritjen e infrastrukturës së brendshme të këtyre
institucioneve dhe të cilësisë e gjerësisë së punës brenda tyre, çka reflektohej
drejtpërsëdrejti në rritjen dhe përhapjen e nevojave dhe të kërkesave për pavarësim, për
krijimin e vetëdijes për nevojën e ndryshimit të gjendjes. Pas Demonstratave të vitit 1981
Fehmi Agani shquhet me argumentimet kundër vlerësimeve zyrtare jugosllave për karakterin
e Demonstratave dhe kundër represionit policor-ushtarak mbi studentët dhe rininë.
Angazhimet e tilla ishin baza për ndëshkimin që i dha pushteti partiako-policor duke ia
mohuar të drejtën e mësimdhënies (1983) dhe duke e mbajtur në vështrim të përhershëm
policor.

Në fillim të viteve ´90 Fehmiu ishte në kreun e lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës, në
udhëheqjen e ngushtë të LDK-së (kreator i ideve e nxitës i proceseve larg përtej suazave të
saj), në manifestimet e ndryshme dhe sidomos në kontaktet intensive me gazetarë dhe
diplomatë të huaj tërësisht të dhënë pas shpjegimit, argumentimit të arsyeve për pavarësinë
e Kosovës dhe pas krijimit të lidhjeve e të miqësive që do ta ndihmonin këtë proces. Merrej
deri në detaje me projektimin, organizimin dhe efektuimin e kësaj lëvizjeje. Kishte aftësinë
të mbante kontakte jashtëzakonisht të gjera me njerëz dhe shtresa nga më të ndryshmet.
Atij i bien meritat për hartimin e dokumenteve të rëndësishme për lëvizjen politike në
Kosovë në dekadën e fundit të sh 20. Në ndërtimin dhe selitjen e raporteve sa më të afërta
midis grupeve e partive në Kosovën e viteve ’90 ai ka luajtur rol të dorës së parë.

Me një fjalë, veprimtaria intensive në kuadër të proceseve shoqërore gjithnjë në vorbullin


kryesor dhe shumë shpesh në prijë të proceseve mori një pjesë të madhe të energjive
krijuese të Fehmi Aganit për 4 dekada me radhë.

Profili i studiuesit-intelektualit

Mund të thuhet sot me plot gojën se Fehmi Agani ka lënë prapa një vepër të rëndësishme
intelektuale-shkencore në fusha me interes të veçantë për ne, si shkencat shoqërore në
përgjithësi, sociologjia, sociologjia politike dhe filozofia e politikës në veçanti. Nuk mund të
mos vihet në pah har¬monia midis veprimeve të tij dhe bindjeve e ideve që dalin nga
studimet dhe mendimtaria e tij.

Përqendrimet kryesore të Fehmi Aganit në veprimtarinë e tij të gjatë intelektuale e


shkencore mund të paraqiten kronologjikisht si më poshtë.

Nga fillimet e deri në fund të jetës së tij është konstante vija e angazhimit serioz intelektual
e shkencor në drejtim të argumentimit të qenësisë njësore etniko-shoqërore shqiptare përtej
ndarjeve të padrejta shtetërore, duke theksuar sidomos mëvetësinë dhe veçantinë e
shoqërisë shqiptare në konturat shtetërore jugosllave, për të kaluar te shquarja e idesë për
realizimin konkret të kësaj mëvetësie si pava¬rësi e plotë. Në këtë fushë Fehmiu ka lënë
shumë shkrime me cilësi të lartë intelektuale.

Paralelisht me shkrimet që kanë impakt të drejtpërdrejtë në jetën tonë shoqërore, në vitet


´60 Fehmiu ka shkruar një bllok studimesh me vlerë sociologjiko-politike për proceset e
participimit të punëtorëve në drejtimet e ndërmarrjeve (Mitbestimmung) në Gjermani. Ato
studime janë botuar serbokroatisht nëpër revista shkencore të atëhershme dhe janë
vlerësuar nga specialistët.

Nga viti 1967 e tëhu bie në sy përqendrimi i Fehmiut tek proceset shoqërore-politike në
Shqi-përi gjatë Luftës II Botërore, sidomos tek studimi i veprimtarisë së partive politike.
Disertacioni i tij i doktoratës për Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës II
Botërore përbën një monografi të gjerë dhe shumë serioze si për hulumtimin kompleks
politik e sociologjik, ashtu dhe për guximin unik intelektual, shkencor e politik në atë kohë
për të folur publikisht për ato probleme, për qëndrimet e aragumentruara kritike.

Pas vitit 1970 në punën e tij mbisundojnë shkrime sociologjiko-teorike, përfshirë dhe tekste
për nevoja të shkollave. Në vitet ´80, pasi që institucionet partiake dhe shtetërore ia
mohuan të drejtën e mësimdhënies më 1983 (për shkak se nuk u soli¬da¬rizua me
vlerësimet për karakterin e Demonstratave të vitit 1981), Fehmi Agani ishte përqendruar në
projektin e rëndësishëm të studimit të historisë së mendimit sociologjik. Përmes studimeve
të tij opinioni shqiptar njihte idetë sociologjike nga Antika e deri në kohën e re, nga More,
Machiavelli, Hobs e Rousseau, e deri te utilitaristët, për t’u ndalur sidomos te mendimi
sociologjik e politik klasik e modern: Comte, Marx, Durkheim, Weber, pastaj tek teoritë
elitiste – Mosca, Pareto, Mihels, dhe bashkëkohëse: Mannheim, Wright Mils, etj. Rezultat i
pjesërishëm i kësaj pune janë libri me vlerë të posaçme dhe gjithnjë i vetëm i atij lloji ndër
ne – Në rrjedha të mendimit sociologjik dhe disa studime të veçanta në këtë fushë të
për¬fshira në vëllimin Për shoqërinë civile, të botuara më parë nëpër revista, ndërsa të
përmbledhura pas vdekjes më 2002. Studiues të fushës, për këto rezultate dhe për
hulumtimet konkrete sociologjike për gjendjen e vetëdijes, për shembull, e kanë cilësuar
sociologun më të rëndësishëm shqiptar të gjysmës II të sh. 20.

Në vitet ´80 Fehmiu ka shpenzuar energji intelektuale dhe krijuese në ndihmë të


mekanizmave shoqërorë shqiptarë për t‘u mbrojtur nga sulmet dhe shtrembërimet e
kampanjës antishqiptare të drejtuar nga qarqet policore. Në këtë fushë ndër dorëshkrime ka
mbetur libri i hartuar për nevoja të luftëtarëve shqiptarë kundër fashizmit në mbrojtje nga
qarqet politike-policore serbe.

Në vitet ´90 interesimet intelektuale dhe shkrimet e Fehmiut përqendrohen në dy drejtime


kryesore: në drejtim të argumentimit dhe shpjegimit serioz politik të të drejtave shqiptare
dhe të Ko¬sovës tashmë të krijuar si entitet, në projektimet e lëvizjeve konkrete politike
përbrenda shoqërisë sonë, në projektimet dhe argumentimet e pavarësisë shtetërore dhe
shtetformuese të Kosovës dhe në mbrojtjen dhe përhapjen e këtyre ideve; ana tjetër dhe
gati paralele me këtë ka të bëjë me çështjet e organizimit të jetës shoqërore, përgjithësisht
me organizimin e shoqërisë dhe me proceset e demokratizimit. Fryt i kësaj pune janë
studimet dhe shkrimet e shumta të botuara nëpër organe të ndryshme, disa prej të cilave u
përmblodhën në vëllimin Demokracia, kombi, vetëvendosja (1994).

Polemikat e ndryshme me karakter shoqëror, ku spikat nervi i tij për të hetuar problemet por
pa e prekur personalitetin e atij me të cilin polemizonte, të hartuara qoftë shqip qoftë
serbisht, pikërisht pse janë të tilla dhe shpjegojnë çështje, ashtu si dhe për disa veçori stili,
paraqesin interes të veçantë.

Një vlerë më vete paraqesin përkthimet që ka bërë Fehmi Agani në fushat e sociolo¬gjisë
dhe të filozofisë, duke dhënë kështu një ndihmesë të shquar për krijimin dhe për stabilizimin
e terminologjisë, po edhe për fokusimin e vëmendjes së opinionit në këto fusha.

Trajtim më vete meritojnë diskutimet, polemikat dhe intervistat e Fehmi Aganit në shtypin
dhe në mediumet shqiptare, të ish-Jugosllavisë dhe ndërkombëtare të periudhës 1990-1999,
në të cilat po ashtu vend qendror zënë çështjet që lidhen me proceset shoqërore dhe politike
ndër shqiptarë dhe në Ballkan, çështja madhore e pavarësimit të Kosovës, rrugët e ndërtimit
të shtetit të pavarur, etj. Ato janë dhe një komentim i llojit të vet i rrjedhave politike dhe i
konflikteve në buzë të luftës. Ato paraqesin një thesar të vërtetë informimesh dhe interpre-
timesh për dekadën e vështirë nga personaliteti më i cilësuar dhe njohësi i perspektivave
dhe i gjendjes së dyanshme. Fehmi Agani krijoi diskursin racional dhe konsistent të lëvizjes
për pavarësi, duke bashkuar me të menjëherë kërkesat për demokratizim. Pas vdekjes së tij
një pjesë e atyre shkrimeve u për¬mblodhën në vëllimin Pavarësia – gjasa dhe shpresë
1999, ndërsa pjesa më e madhe u botua në Vepra në 8 vëllime, Dukagjini 2002.

Në mbështetje të vrojtimeve të gjithanshme kombëtare, historike, socio-politike, zhvillimore,


Fehmi Agani pavarëinë e Kosovës e shihte si zgjidhje me peshë në rrugën e zgjidhjes së
çështjes shqiptare. Në këtë rrugë e drejta e vetëvendosjes shihej çelësi më i përshtat¬shëm.
Çështjes së vetëvendosjes ai i kishte kushtuar një studim të gjerë në fillim të viteve ’90 dhe
preokupimit për të nuk i shqitej deri vonë. “Vetëvendosja, si e drejtë e përgjithshme e të
gjithë popujve, është thelbësisht demokratike, shprehje esenciale e demokratizimit... ajo
është e lidhur, gërshetohet me të drejtat individuale, njerëzore... si e drejtë kolektive, e
drejtë e komuniteteve, nuk mund të reduktohet në të drejtat individuale njerëzore dhe as të
shterret me to”, thoshte ai.

1999, ndërsa pjesa më e madhe u botua në Vepra në 8 vëllime, Dukagjini 2002.

Në mbështetje të vrojtimeve të gjithanshme kombëtare, historike, socio-politike, zhvillimore,


Fehmi Agani pavarësinë e Kosovës e shihte si zgjidhje me peshë në rrugën e zgjidhjes së
çështjes shqiptare. Në këtë rrugë e drejta e vetëvendosjes shihej çelësi më i përshtatshëm.
Çështjes së vetëvendosjes ai i kishte kushtuar një studim të gjerë në fillim të viteve ’90 dhe
preokupimit për të nuk i shqitej deri vonë. “Vetëvendosja, si e drejtë e përgjithshme e të
gjithë popujve, është thelbësisht demokratike, shprehje esenciale e demokratizimit... ajo
është e lidhur, gërshetohet me të drejtat individuale, njerëzore... si e drejtë kolektive, e
drejtë e komu-niteteve, nuk mund të reduktohet në të drejtat individuale njerëzore dhe as të
shterret me to”, thoshte ai.

Das könnte Ihnen auch gefallen