Sie sind auf Seite 1von 10

PROJEKT

Tema:Demokracia ne shba
Lenda:qytetari
Anetaret:olger,matia,joel,odea
SHBA:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e Bashkuara, SHBA ose Amerika, anglisht United States of America) janë një republikë
federale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzet e tetë shtete të ngjitura dhe
Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor, në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jug. Shteti i Alaskës ndodhet
në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i Hawait është arkipelag në mes
të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore, në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor.
Me sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorësh, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja, si dhe i
treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë. Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore, si rrjedhojë e
emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve. [9] Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në botë, me prodhim të brendshëm bruto (PBB, GDP) vlerësuar më
2008 në shumë prej 14,3 trilion dollarësh (23 % e PBB-së nominale të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse).[10][11]
Kombi amerikan u themelua nga trembëdhjetë kolonitë e Britanisë së Madhe, ndodhur përgjatë bregdetit Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan
Deklaratën e Pavarësisë, që shpalli pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi kooperativ. [12] Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë e
Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e parë të suksesshme të kolonive për pavarësi. Kuvendi i Filadelfias përpiloi
Kushtetutën e tashme të Shteteve të Bashkuara më 17 shtator 1787; miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme
qendrore. Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.
Në shekullin XIX, Shtetet e Bashkuara fituan toka nga Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Meksika dhe Rusia, si dhe aneksuan Republikën e Teksasit dhe
Republikën e Hawait. Mosmarrëveshjet mes jugut bujqësor dhe veriut industrial rreth të drejtave të shteteve dhe zgjerimit të institucionit të skllavërisë provokuan
Luftën Qytetare Amerikane të viteve 1860. Fitorja e veriut parandaloi një ndarje të përhershme të vendit dhe çoi drejt përfundimit të skllavërisë së ligjshme në
Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1870-të, ekonomia kombëtare ishte më e madhja në botë. [13] Lufta Spanjollo-Amerikane dhe Lufta e Parë Botërore konfirmuan statusin
e vendit si fuqi ushtarake. Më 1945, Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore, anëtar i përhershëm i
Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s. Fundi i Luftës së Ftohtë dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la SHBA-në si
superfuqinë e vetme. Afro 50% të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga Shtetet e Bashkuara, që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike dhe
kulturore në botë.
LINDJA E DEMOKRACISE:
Deklarata e Pavarësisë e vitit 1776: Ky dokument u hartua si një përgjigje ndaj mbizotërimit

britanik në Kolonitë e Amerikës dhe u shpall si një dokument që afirmonte vlerat e lirisë dhe të

demokracisë.Kushtetuta e SHBA-së e vitit 1787:Kushtetuta u hartua për të ndërtuar një sistemi

të fuqishëm të qeverisjes që mbrojti liritë dhe të drejtat themelore të njeruit. Në të, u vendosën

parimet e shpërndarjes së pushtetit në mes të tre degëve të qeverisë dhe u rritën standardet

për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e lirive të qytetarëve.Lufta Civile Amerikane e vitit 1861-

1865. Lindja e Demokracisë në SHBA.

Lufta Civile Amerikane e vitit 1861-1865:Ky konflikt u ndez si pasojë e shumë problemeve

politike dhe sociale, por në fund u bë një betejë për të drejtat e njeriut dhe një kthim në favor

të lirisë dhe drejtësisë. Pas Luftës Civile, u miratuan amendamentet e Kushtetutës që ndaluan

skllavërinë dhe i garantuan të drejtat e plota të qytetarëve.Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e

Dytë Botërore: Për shkak të angazhimit të SHBA-së në këto konflikte botërore, vendi u kthye në

një fuqi botërore të rëndësishme dhe një luftë kundër regjimeve totalitare që kërcënonin lirinë

dhe demokracinë në botë.Lëvizja për të Drejtat Civile në vitet 1950 dhe 1960: Ky lëvizje u ndez

si pasojë e pabarazive sociale dhe politike që përfshinin diskriminimin e afrikano-amerikanëve

në shumë fusha të jetës.


Lëvizja për të Drejtat Civile në vitet 1950dhe 1960: Ky lëvizje u ndez si pasojë e pabarazive

sociale dhe politike qëpërfshinin diskriminimin e afrikano-amerikanëve në shumë fusha të jetës.

Në këtë periudhë u hartua ligji për të Drejtat Civile në vitin 1964, që ndaloi diskriminimin në

bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, religjionit, gjinisë dhe kombësisë.Sot, SHBA është një republikë

demokratike me një sistemi të ndarë të pushtetit, një Kushtetutë dhe një sistemi të pavarur

gjyqësor. Qytetarët kanë të drejtën për të votuar dhe për të ndikuar në zgjedhjet dhe vendimet

e qeverisë, dhe ka një sërë organizatash.

Lufta për demokracinë bëhet që prej shekullit të 19-të një nga motivimet kryesore të

evolucionit politik. Për mbështetësit e demokracisë liberale, veprimet e pushtetit kufizohen

në sferën politike, që është ndjeshëm e distancuar nga sferat ekonomike dhe sociale. Për

liberalët, demokracia ka si qëllim përfundimtar të garantojë lulëzimin e të drejtave të

vetvetishme të qenies njerëzore: pushteti duhet të sigurojë me anë të mënyrave ligjore

respektimin e lirive në mënyrë që marrëdhëniet shoqërore mes individëve, juridikisht të

barabartë, të zhvillohen lirisht. Individët nuk duhet të mbështeten përveçse te vetvetja për

të përmbushur fatin e tyre.


Duke analizuar shoqërinë amerikane (Demokracia në Amerikë), Tokvili (Tocqueville) ishte

teoristi i parë që shfaqi evolucionin demokratik (pra, zhdukjen progresive të pabarazive) si

pikën e përfundimit të pashmangshme të luftës liberale.

Përtej vendosjes së lirive themelore dhe kufizimit, madje përmbysjes së pushtetit

mbretëror, është vendosja e së drejtës së votës që bëhet një çështje thelbësore.

Në Shtetet e Bashkuara, pas heqjes së skllavërisë, deklarata e barazisë së të drejtave për

të zinjtë (1868) i dha fund, zyrtarisht të paktën, diskriminimit ndaj të cilit ata ishin

viktima.

Kriteret e demokracisë liberaleRedakto

Në të gjitha regjimet demokratike, Kushtetuta duhet të garantojë liritë themelore (liria e

fjalës, garanci kundër arbitraritetit, liria e shtypit, liria e protestës, etj.), ndarjen e

pushteteve (ekzekutiv dhe legjislativ, kryesisht), e drejta universale e votës, organizimi i

zgjedhjeve të lira e të rregullta dhe pluralizmi partiak. Këtu duhet të përfshihen

gjithashtu procedurat për ndryshimin e Kushtetutës ashtu si edhe kontrolli i përputhjes

me kushtetutën të ligjeve.
DEMOKRACIA BASHKEKOHORE
Një demokraci kushtetuese bashkëkohore përfshin elementë të tillë, si:

• Kushtetuta, zakonisht e shkruar, përcakton kuadrin institucional për demokracinë, që në disa vende, mbrohet nga një gjykatë e lartë e pavarur; të
drejtat e njeriut, që mbrohen (zakonisht jo të gjitha) si të drejta civile;

• Të drejtat e njeriut shpallen në kushtetutë dhe konkretizohen si të drejta civile që garantohen nga kushtetuta. Qeveritë që kanë firmosur konventat e të
drejtave të njeriut janë të detyruar të mbrojnë të drejtat që kanë ratifikuar, pavarësisht nëse ato përfshihen apo jo në kushtetutë.

• Statusi i barabartë ligjor i të gjithë qytetarëve: të gjithë qytetarët mbrohen në mënyrë të barabartë nga ligji përmes parimit të mosdiskriminimit dhe
duhet të përmbushin detyrimet e tyre ligjore.

• E drejta universale e votës:Kjo u jep qytetarëve të rritur, burra e gra, të drejtën për të votuar për partitë ose kandidatët në zgjedhjet parlamentare.
Përveç kësaj, disa sisteme përfshijnë referendumin ose plebishitin, domethënë, të drejtën e qytetarëve për të marrë vendime për çështje të caktuara
përmes votës së drejtpërdrejtë.

• Qytetarët gëzojnë të drejta njerëzore që u garantojnë atyre mundësi të madha për pjesëmarrje. Këtu përfshihet liria e medias nga censura dhe kontrolli
shtetëror, liria e mendimit, e shprehjes dhe e grumbullimeve paqësore, e drejta e lirisë së veprimit tëpakicave dhe të kundërshtarëve politikë.

• Pluralizmi dhe konkurrenca e interesave dhe e objektivave politikë: qytetarët e veçantë dhe grupet mund të formojnë ose të bashkohen në parti ose
grupe interesi, organizata joqeveritare etj., për të nxitur interesat ose objektivat e tyre politikë. Konkurrenca në nxitjen dhe zhvillimin e interesave dhe
shpërndarja e pabarabartë e pushteteve dhe e shanseve për realizimin e tyre janë gjithmonë të pranishme në shoqëri.
• Parlamenti: organi i përfaqësuesve të zgjedhur ka pushtet ligjëvënës, domethënë, për të miratuar ligjet, të cilat, në përgjithësi, kanë
karakter detyrues. Autoriteti i parlamentit qëndron në vullnetin e shumicës së votuesve. Nëse shumica e votuesve në një sistem
parlamentar zhvendoset nga një zgjedhje në tjetrën, kjo sjell edhe një qeveri të re. Në një sistem presidencial, kryetari i qeverisë-
presidenti -zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë.

• Sundimi i shumicës: shumica vendos, pakica duhet të pranojë vendimin. Kushtetuta përcakton kufijtë për sundimin e shumicës,
kështu mbron të drejtat dhe interesat e pakicave. Numri më i vogël i anëtarëve të parlamentit, i detyrueshëm për të votuar, mund të
ndryshojë në varësi të çështjes për të cilën votohet. Për shembull, për të votuar për kushtetutën kërkohen dy të tretat e
parlamentarëve.

• Kontrolli dhe kufizimi i pushtetit: demokracia harmonizon dy parime: autoriteti për të ushtruar forcë i takon shtetit. Kjo shtrihet
deri të “çarmatosja e qytetarëve”. Megjithatë, për të parandaluar shndërrimin e pushtetit për të ushtruar forcë në një sundim
autokratik ose dikatorial, tëgjitha demokracitë zbatojnë parimin e kontrollit dhe tëbarazpeshës së pushteteve. Modeli klasik endan
pushtetin në tri degë: në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor (dimensioni horizontal). Shumë sisteme marin masa të
mëtejshme: një sistem legjislativ të përbërë nga dy dhoma, autonomi federale ose kantonale, që ngrihet deri në dimensionin vertikal
të kontrollit dhe tëbarazpeshës së pushteteve (Zvicër, SHBA ose Gjermani).

• Autoriteti i përkohshëm: një mjet i mëtejshëm i kontrollit të pushtetit është dhënia e pushtetit për një kohë të shkurtër. Ky është
tipar i çdo zgjedhjeje dhe, në disa raste, e tërë periudha e mbajtjes së pushtetit mund të kufizohet, si në rastin e presidentit të SHBA,
i cili mund të zgjidhet vetëm për dy periudha katër vjetore. Në Romën e lashtë, konsujt zgjidheshin me radhë dhe duhet të linin
postin pas një viti.
EKSPERIENCAT DEMOKRATIKE NE SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë një histori të gjatë të eksperiencave

demokratike, filluar që nga themelimi i tyre në vitin 1776. Kjo është vendi ku u

themelua një nga dokumentet kryesore të demokracisë, Deklarata e Pavarësisë,

në të cilën u shpallën vlerat kryesore të lirisë, të drejtave dhe të barabartësisë.

Në SHBA, sistemi qeverisës është një demokraci e përfaqësuesit, e cila do të thotë

se qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në nivel lokal, shtetëror dhe federativ.

Kjo përfshin një Kongres të dykamëshëm me Senatin dhe Dhomën e

Përfaqësuesve, një president të zgjedhur në mënyrë direkte, dhe një gjykatëse

Federale.

SHBA ka një sërë të drejtave të garantuara nga Konstitucioni, duke përfshirë lirinë

e fjalës, të shtypit, të religjionit, të mbledhjes dhe të asociimit. Në shtetet e SHBA,

qytetarët kanë të drejtën për të votuar dhe për të ndryshuar ligjet e tyre përmes

iniciativave të qytetarëve dhe referendumeve.


Megjithatë, ndër vite, SHBA ka pësuar shumë sfida në të drejtat civile dhe

demokracinë. Për shembull, ka pasur disa periudha të diskriminimit të thellë të

minoriteteve, siç ishte diskriminimi i afro-i për një kohë të gjatë gjatë Luftës Civile.

Së fundmi, vërehet rritje e polarizimit politik në vend dhe probleme me disa

institucione demokratike.

Në përgjithësi, SHBA është vlerësuar si një nga vendet më të demokratizuara në

botë. Megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme për qytetarët dhe për

udhëheqësit e tyre të vazhdojnë të punojnë në mbrojtjen dhe përmbushjen e të

drejtave dhe lirive të garantuara nga Konstitucioni, duke e bërë SHBA një vend më

të fortë dhe më të qëndrueshëm demokratik.


Punuan:
• Olger xhika
• Matia kokaj
• Joel lushi
• Odea nikolli

Das könnte Ihnen auch gefallen