Sie sind auf Seite 1von 9

Pune me projekt

Tema:Zbatimi i derivative ne
jeten e perditshme

Lenda:Matematike

Klasa:Xll-C
Punoi:suela kapo
Objektivat:
1-Te dime c’kuptojme me
'DERIVAT"
2-Te japim kuptimet e tij +
shembuj
3-Te tregojme menyrat e gjetjes
se derivatit
4-Disa rregulla te derivimit
5-Ku e gjejme te zbatueshem
derivation
Derivati i një funksioni me ndryshore reale mat ndjeshmërinë e një sasie për
të ndryshuar (një vlerë funksioni ose ndryshorja e varur), që përcaktohet nga
një tjetër sasi (ndryshorja e pavarur). Derivatet janë një mjet themelor në
analizën matematike. Për shembull, derivati i një pozicioni të një objekti që
lëviz, në lidhje me kohën, është shpejtësia e atij objekti: kjo mat se sa shpejt
ndryshon pozicioni i objektit me kalimin e kohës.
zbatimet e derivatit ne degen e ekonomise:
Zgjidhje
Qellimi yne eshte te gjejme vleren minimale te kostos se mirembajtjes pra
vleren minimale te funksionit. Per kete duhet te zbatojme teoremen Ferma.
C(x)=(4000+14x-0.04x2)’ =14-0.08x
Nga barazimi me 0 del qe :
0.08x=14 x=175
Nga problema kuptojme se vlerat e x-it variojne nga 0-5oo.
Funksioni i vazhdueshem ne kete segment vleren e tij me te madhe dhe me
te vogel e merr ose ne skaje te segmenti ose ne nje pike te tij.
Zevendosojme vlerat :
C(0)=4000
C(175)=5225
C(500)=1000
Sic mund ta shikojme vlera me e vogel e kostos se mirembajtjes do te jete
nqs firma nderton 500 apartamente.

Nje kompani ndertimi do te ndertoje nje kompleks apartamentesh . Ato dine


se nese do te ndertojne nje nr.X apartamentesh kostoja e mirembajtjes do te
jete :

C(x)=4000+14x-0.04x2
Toka ne te cilen ato duan te kryejne ndertimet ka nje kapacitet maksimal prej
500 apartamentesh . Sa apartamente duhet te ndertoje firma qe kostoja te
jete minimale ?
Inxhinjeret kane studiuar dridhjet e tubacioneve nënujore.
Ato testuan disa tuba si në pishina dhe në oqeane dhe gjate testimit vune re
se disa tuba pesuan tendosje te cilat shkaktohen gjate dridhjeve . Keto
dridhje jane aq te vogla sa nuk mund te shihen po qe i shkaktojne deme te
medha tubave.
Për të llogaritur demet e tubave, inxhinieri duhet të dije se sa tubi është i
lakuar. Dhe rezulton se tendosja është e barabarte me derivatin e parë te
pjeses se lakuar . Kështu që ai mund të gjeje pjesen e lakuar dhe për këtë
arsye mund të gjejme nje zgjidhje për demet qe kane pesuar tubat ne baze
te vleres qe del , dhe gjithashtu eshte ne gjendje te tregoje perafersisht
jetegjatesine e ketyre tubave.

Kuptimi gjeometrik:
Derivati i funksionit ne nje pike eshte i barabarte me koeficentin kendor te
tangentes ne kete pike.
k=tg=f’(a
)
Ekuacioni i tangentes ne piken x=a eshte :
y-y(a)=y’(a) (x-a)
Kuptimi mekanik:

Derivati i pare i rruges ne lidhje me kohen, jep shpejtesine e çastit.Derivati i


dyte i rruges ne lidhje me kohen jep nxitimin e çastit.
Shpejtësia e çastit e lëvizjes së pikës materiale është e barabartë me
derivatin e rrugës në lidhje me kohën
Shembull
Ligji i lëvizjes së një pike materiale është
S(t)=t2-4t+5
.
Pas sa sekondash shpejtësia e pikës bëhet zero ?
Nga kuptimi mekanik i derivatit kemi :
v(t) = S’(t) = (t2-4t+5)’ = 2t-4
2t-4=0
t=2
sekonda
Pergjigje : Pas 2 sekondash shpejtësia e pikës
bëhet 0.
Meqë v(t)=S’(t) => Rruga S(t) e trupit, i cili lëviz me shpejtësi v(t) gjatë
intervalit kohor nga t0 në t1 jepet me formulën:

Shembull
Një trup lëviz me shpejtësi v(t)=12t-t2 m/sek.
Gjej rrugën e përshkuar prej tij nga fillimi i lëvizjes
deri në ndalimin e tij.
Trupi ndalon kur v=0.
12t-t2=0=>t=0 ose t=12
t=0 => fillimi i lëvizjes
t=12 => çasti kur trupi ndalon

Derivati i dytë i rrugës në lidhje me kohën shpreh nxitimin e çastit.

Shembull
Një trup lëviz në mënyrë njëtrajtësisht të nxituar
nga ligji
S=2t3+6t2+4.
Gjeni nxitimin në çastin
t=10sek
v(t)=S’(t)=(2t3+6t2+4)’=6t2+12t
a=v’(t)=S”(t)=(6t2+12t)’=12t+12=12*10+12
=132m/sek2

Ne nje lekundje harmonike te nje trupi te varur ne suste , largesia


nga pozicioni i ekuilibrit jepet me formulen :
y=10cos2t
a)Gjeni shpejtesine e trupit ne castin t=π/6
Shpejtesia e trupit ne castin t eshte
v(t)=x’(t)=-20sin2t
Kjo shpejtesi ne castin t=π/6 eshte
v(π/6 )=-20sin(π/3)=-10 m/s
b)Gjeni nxitimin e trupit ne castin t=π/2
Nxitimi i trupit ne castin t eshte
a(t)=v’(t)=-40cos2t.
Ky nxitim ne castin
t=π/2 eshte a(π/2)= -40cos π= -40*(-1)=40m/sek 2

Të gjendet lartësia më e madhe që mund të arrijë një trup i hedhur


vertikalisht lart, me
shpejtësi fillestare v0 .
Lartësia e ngritjes në hedhjen vertikalisht lart të trupit jepet me formulën
h=v0t-1/2gt2

v=h’=v0-gt
h’=0 => v0-gt=0 => t=v0/g
Studiojmë shenjën e derivatit.

Zbatim i f'': derivati I dytë shpreh shpejtësinë e ndryshimit të shpejtësisë, pra


nxitimi I pikës material në lëvizjen drejtvizore është sa derivati I dytë I
abshisës në lidhje me kohën.
Vlera më e madhe dhe vlera më e vogel e funksionit.
Nqs funksioni është I vazhdueshëm në segmentin [a,b] atëherë ai merr
vlerën më të madhe më të vogël në këtë segment.

1.Zbatime mbi vlerën më të madhe dhe më të vogel të funksionit:


Teksti I shtypyr në një faqe libri duhet të zërë një sipërfaqe prej 200 cm2.
Hapësirat e bardha e sipërmja dhe e poshtmja duhet të jenë 2 cm të gjëra
secila kurse e majta dhe e djathta nga 1 cm secila. Po të merret parasysh
vetëm kursimi I letrës, cilat jam përmasat më të përshtatshme të faqes?
X->gjerësia
s=(x+2)x(y+4)
y->gjatësia
YxX=200=>Y=200/x
s=(x+2)x(200/x+4)
s=400/x+4x+208

KUSHTI: x>0
Duke bërë derivimin e sipërfaqes dhe duke vendosur vlerat përkatëse të x,
pra duke studiuar shenjën e derivatit të parë, vlera më e vogël e sipërfaqes
merret për x=10

2.Do të ndërtohet një cadër në formë piramide të rregullt katërkëndore me


rinjë anësore a. Sa do të duhet të merret brinja e bazës dhe lartësia e cadrës
që ajo të ketë vëllimin më të madh?

Shënojmë me x lartësinë e piramidës, pra SO=x. në trekëndëshin e drejtë


SOB, ku SB=a gjejmë se
OB2=a2-x2
. Në trekendëshin kënddrejtë AOB gjejmë AB2=2(a2-x2) dhe kjo është
sipërfaqja e bazës së piramidës.

Vëllimi i piramidës është:


V=1/3Sb x 2(a2-x2)x (x)
KUSHTI: 0<x<a
Vlera më e madhe gjendet nëpërmjet derivatit të vëllimit dhe ajo do të jetë
pjesë e ]0,a[.

Derivatet përdoren gjerësisht edhe në fushën e ekonomisë kryesisht në


elasticitetin e kërkesës ofertës dhe cmimit në varësi të të ardhurave dhe
gjetjes së vlerës së prodhimit për sasinë max të fitimit në prodhimin , kostot
dhe të ardhurat e firmave të mëdha në konkurencë të plotë.
Nje nga funksionet qe analizohet me shume ne ekonomi eshte kostoja e
prodhimit, ne varesi te sasise x te mallit te prodhuar. Duke e shenuar kete
funksion me K kemi K= K(x). Eshte e kuptueshme qe sasia e prodhuar e nje
malli x eshte e ndryshueshme. Derivati i funksionit te kostos per nje nivel te
caktuar te prodhimit, eshte i barabarte me ndryshimin e kostos kur prodhimi
ndodhet ne nivelin x0.

PROBLEMA 1: Kostoja e pergjithshme per te prodhuar x njesi ten je malli


jepet me funksionin K(x)=3x^2+ 8x +432 ku x∈ [10,20]. Per c’vlere te x,
kostoja e prodhimit te nje njesije te ketij malli eshte minimale? Sa eshte kjo
vlere?
Zgjidhje:
C(x)= (K(x))/x = (3x^2+ 8x+432)/x = 3x+8+ 432/x = 3 - 432/x
C’(x)=0 3x^2- 432 = 0 x=±12
Studiojme shenjen e derivatit. Kemi:
S(t+k)-S(t)=1/2 g(t+h)2 - 1/2 gt2= 1/2 g[((t+h)2 – t2]= 1/2 gh(2t+h) nga ku:
(S(t+k)-S(t))/h = 1/2 gh(2t+h).
Limiti I ketij raporti eshte shpejtesia. Kemi:
v(t)=lim┬(h→0)⁡〖(S(t+k)-S(t))/h= 〗 lim┬(h→0) 1/2 g(2t+h)= gt. Pra v(t)=gt.
PROBLEMA 2: Kostaoja K(x) e prodhimit mujor (ne mije leke) per sasine x
(ton) ten je malli jepet me
K(x)=6- 1/4 x^2+2 ku x∈ [0,5].
Te gjendet kostoja marxhinale per x=2 dhe perfundimi te interpretohet nga
pikepamja ekonomike.

Zgjidhje:

K’(x)= 6 - 1/2x
nga ku
K’(2)= 6 - 1/2 . 2 = 5
kostoja marxhinale eshte 5. Ndryshimi I kostos se prodhimit kur sasia e
prodhuar x rritet nga 2 ne 3 eshte afersisht 5. Kostoja reale ne kete rast
eshte:
K(3) – K(2)=[6 . 3 - 1/4 . 9 + 2] – [6 . 2 - 1/4 . 4 + 2] = 19/4

Grafiku i funskonit, i vizatuar me ngjyrë të zezë dhe një tangente e këtij


funksioni, e vizatuar me ngjyrë të kuqe. Pjerrësia e tangentes është e
barabartë me derivatin e funksionit në pikën e shënuar

Das könnte Ihnen auch gefallen