Sie sind auf Seite 1von 35

Formulimi i mekanikës kuantike

Artan Boriçi

Përmbledhje

Për të njohur ligjet e fizikës në nivelin e grimcave elementare, në nivelin e fotoneve dhe elektron-
eve, protoneve, neutroneve apo edhe neutrinove duhen njohur së pari ligjet e mekanikës kuantike.
Vështirësia kryesore e të nxënit të mekanikës kuantike rrjedh nga mungesa e intuitës në përshkrimin
e lëvizjes së grimcave si elektroni me anë të valëve. Është fakt eksperimental se elektronet mund
të prodhohen dhe të shmangen në prani të fushave magnetike njëlloj si grimcat e tjera të ngarkuara.
Për të përshkruar lëvizjen e tyre përdoret mekanika e grimcave. Nga ana tjetër, difraksioni i elek-
troneve në kristale përshkruhet me anë të valëve. Për elektronet ka vend paraimi i plotësisë së Kopen-
hagenit: në disa eksperimente elektroni shfaqet si dukuri grimcore dhe në disa të tjera si dukuri
valore. Një parim i tillë ka rëndësi në njohjen e natyrës pasi bazohet tek prova dhe përvoja. Ai
ëshë shtysë e të kuptuarit më të thellë të saj. Mbi bazën e interpretimit të Kopenhagenit qendron
parimi i papërcaktueshmërisë së Hajzenbergut ose Unschärfe Relation. Këto leksione kanë për
qëllim një hyrje graduale në metodologjinë e mekanikës kuantike.
Përmbajta
1 Fotoni si kuant i rrezatimit elektromagnetik 2
1.1 Hipoteza e Plankut 2
1.2 Hipoteza e Ajnshtajnit mbi natyrën grimcore të dritës 2
1.3 Interpretimi funksionit valor 3
1.4 Grupi valor 3

2 Parimi i papërcaktueshmërisë 4

3 Gjendjet si vektorë 7
3.1 Parimi i mbivendosjes 7
3.2 Mënyrat lëkundëse në mekanikë 8
3.3 Kuantet si mënyra lëkundjesh 9

4 Parimi i korrespondencës 11
4.1 Kuantizimi 12

5 Unitariteti 14
5.1 Ekuacioni i Shrëdingerit 15
5.2 Operatori i sasisë së lëvizjes 15
5.3 Amplituda e kalimit 17

6 Lëkundjet harmonike 19
6.1 Operatorët e rritjes dhe zbritjes 20

A Hapësirat vektoriale 23

B Hapësirat e fundme vektoriale 24

C Operatorët linearë 27
C.1 Vlera dhe vektorë vetiakë 28
C.2 Hapësirat invariante 29
C.3 Hapësirat invariante njëpërmasore 30
C.4 Paraqitja e operatorëve 31

D Hapësirat vektoriale me prodhim skalar 32

–1–
1 Fotoni si kuant i rrezatimit elektromagnetik
Në fund të shekullit XIX dhe fillim të atij XX ndodhën dy revolucione të mëdha në fizikë:
teoria kunatike e rrezatimit dhe teoria e relativitetit. Në të dy këto revolucione Ajnshtajni ka
luajtur një rol parësor. Gjithshka filloi me teorinë e rrezatimit të trupit të zi të Plankut.

1.1 Hipoteza e Plankut


Maks Plank nuk e ka përshkruar veten si fizikan të revolucioneve. Por nevoja e tij për
të përshkruar spektrin e rrezatimit të trupit të zi e detyroi atë të kryente revolucion në fizikë.
Në vitin 1900 ai hodhi idenë se rrezatimi elektromagnetik në zgavër është pasojë e rezona-
torëve ose objekteve që lëkunden me frekuenca:

0 , ν , 2ν , 3ν , . . . .

Sipas Plankut, energjia e rezonatorit është shumëfish i një madhësie elementare energjie, hν,
të quajtur kuant i rrezatimit elektromagnetik, i.e.:

En = nhν , n = 0, 1, 2, . . . .

Duke u bazuar tek parimi i papërcaktueshmërisë, që do ta mësojmë më poshtë, energjive
të mësipërme duhet t’i shtohet energjia hν/2, e cila i përket gjendjes me energji më të ulët
të lëkundjes së një lëkundësi harmonik. Në shprehjen e mësipërme madhësia h, e cila ka
përmasat e veprimit, është konstanta e Plankut me vlerë numerike:

h = 6.62606957(29) × 10−34 Js .

Ajo ka përmasat e veprimit.

1.2 Hipoteza e Ajnshtajnit mbi natyrën grimcore të dritës


Në vitin 1905, Ajnshtajni do të hidhte hipotezën se rrezatimi elektromagnetik përhapet
me anë të grupeve valore, të cilat ai i quajti kuante dritore ose Lichtkuanten.1 Në këtë mënyrë,
viti 1905, është edhe viti i lindjes së teorisë kuantike të dritës.
Hipotezat e Plankut dhe Ajnshtajnit i japin fotonit rolin e një grimcë elementare me
energji hν, grimcë përgjegjëse për rrezatimin. Nga ana tjetër ne dime se valët elektromag-
netike zotërojnë energji proporcionale me katrorin e amplitudës së lëkundjes. Atëhere cili
është roli i fushës elektromagnetike? Sipas Bornit, për Ajnshtajnin, fusha elektromagnetike
është një fushë fantazëm ose Gespensterfeld, e cila shërben për të drejtuar lëvizjen e kuanteve
të saj.
1
Më 1926, Gilbert N. Luis i quajti këto grimca fotone meqë në greqisht dritës i thonë fos (në të folurën
toskërishte të shqipes të të ndriturit i thonë feks).

–2–
1.3 Interpretimi funksionit valor
Për të fiksuar idenë konsiderojmë një foton të izoluar me frekuencë këndore ω = 2πν.
Lëkundja e një fotoni të tillë është lëkundje harmonike me funksion:

A sin ωt .

Sipas Ajnshtajnit, “dëndësia e fotoneve në një tufë dritore duhet të përputhet me energjinë e
valëve elektromagnetike që përshkruan këtë tufë”.2 Ky interpretim është interpretim statis-
tikor. Në rastin konkret, në të cilin kemi të bëjmë me një foton të vetëm, energjia e lëkundjes
së fotonit jep probabilitetin e një fotoni që lëkundet me frekuencë ω.
Maks Born e shtriu interpretimin e Ajnshtajnit edhe për grimcat e tjera. Sipas Bornit
funksioni valor është një objekt abstrakt, një nevojë për të përshkruar sistemin fizik, por
jo realitetin fizik. Ai interpretohet si amplitudë probabilitare, e cila e ngritur në katror jep
dëndësinë e probabilitetit të grimcës që lëkundet me një frekuencë të dhënë. Më poshtë do
të sjellim si shembull amplitudën e plotë probabilitare të fotoneve me frekuencë ω.

1.4 Grupi valor


Lëkundjen rezultante të fotoneve me frekuencë 0, ω, 2ω . . . dhe amplitudë të njëjtë e
shkruajmë në formën:

A sin ωt + A sin 2ωt + A sin 3ωt + · · · .

Ushtrimi 1.1. Duke u mbështetur në formulën e Ojlerit, i.e., eiωt =


cos ωt + i sin ωt, si dhe shumën e progresionit gjeometrik të tregohet se:
A
A sin ωt + A sin 2ωt + A sin 3ωt + · · · = cot ωt/2 .
2
Udhëzim. Në mënyrë që shumat e pjesshme të konvergjojnë, fazave ωt t’i
shtohet një madhësi imagjinare i, ku  është një konstante pozitive, e cila
dërgohet në zero pas shumimit.

Prej rezultatit të ushtrimit rrjedh se dëndësia probabilitare e fotoneve me frekuencë ω është në përp-
jestim të drejtë me madhësinë:
1
p(t) = cot2 (πt/T ) ,
4
ku T është perioda e lëkundjeve me frekuencë ω = 2π/T .
2
Born ia dedikon Ajnshtajnit interpretimin e tij probabilitar të funksionit valor. Shih Albert Einstein, His-
torical and Cultural Perspectives, G.Holton and Y.Elkana, edts, Dover Publications, inc.

–3–
Paraqitja grafike tregon se dëndësia probabilitare divergjon në intervale kohore që janë
shumëfish i periodës së lëkundjes T së fotonit. Po kështu, intervali kohor ndërmjet dy di-
vergjencave është sa perioda e lëkundjeve:

∆t = T .

Meqë gjërësia e brezit të frekuencave të grupit valor lidhet me shtrirjen kohore të grupit me
anë të relacionit:
∆ω∆t ' 2π ,
rrjedh se gjërësia e brezit të frekuencave është:

∆ω ' ω .

Ky rezultat tregon se gjërësia e brezit të energjive është e njëjtë me energjinë e fotonit:

∆E ' ~ω ,

rezultat që pritej pasi ishte premisë e teorisë prej nga u nisëm. Tani le t’i rikthehemi parimit
mbi të cilin mbeshtetet mekanika kuantike, parimit të papërcaktueshmërisë.

2 Parimi i papërcaktueshmërisë
Prej teorisë kunatike të Plankut dhe Ajnshtajnit arritëm të përcaktojmë shtrirjen kohore
dhe gjërësinë e brezit të paketit valor:

∆t = T , ∆E ' ~ω .

Në këtë mënyrë, relacioni:


∆E∆t ' ~ ,

–4–
është parimi i papërcaktueshmërisë së Hajzenbergut në një prej varianteve të tij. Siç shihet,
ky parim vendos kufinj në saktësinë e matjes së njëkohshme të energjisë dhe kohës.
Tani le të shohim këtë relacion në variantin e tij më të njohur, në atë që lidh saktësinë e
matjes së njëkohshme të koordinatës dhe sasisë së lëvizjes së një grimce kuantike. Analizën
do ta mbështesim mbi rezultatet që kemi arritur në përshkrimin e fotonit. Meqë fotonit me
frekuencë ω i përgjigjet gjatësia e valës:
c
λ= ,
ν
ku c është shpejtësia e dritës, rrjedh se lëkundjet e mësipërme, të përhapura sipas drejtimit x,
mund të shprehen me anë të numrit valor:

k= .
λ
Nga ana tjetër, frekuenca këndore jepet me anë të ekuacionit të dispersionit të dritës:

ω = ck .

Prandaj, gjërësia e brezit të numrit valor lidhet me shtrirjen hapsionore të grupit me anë të rela-
cionit:
∆x∆k ' 2π .
Meqë madhësia fizike ~k ka përmasat e sasisë së lëvizjes, relacioni i mësipërm shkruhet
në formën e parimit të papërcaktueshmërisë së për sasinë e lëvizjes së fotonit:

∆x∆p ∼ ~ .

Por a mund të shtrihet parimi i papërcaktueshmërisë edhe për grimcat e tjera me masë të ndryshme
nga zero? E formuluar ndryshe, a ka vend ky parim për valët që përshkruajnë elektronet, pro-
tonet etj?
Parimi i papërcaktueshmërisë është përshkruar me mjeshtri prej Hajzenbergut duke përdorur
metodën e eksperimentit të menduar ose Gedanken Experiment. Eksperimenti i menduar i
Hajzenbergut përbëhet prej një elektroni, i lidhur në atom, dhe një tufe dritore të përdorur për
të lokalizuar elektronin. Lokalizimi i elektronit kërkon që fotonet të kenë energji mjaftueshmërisht
të madhe aq sa ta shkëpusin elektronin prej atomit duke lokalizuar kështu vendndodhjen dhe
drejtimin e lëvizjes së tij. Përsëritja e eksperimentit lokalizon elektronin përsëri në të njëjtin
vend, por drejtimi i lëvizjes është gjithnjë i ndryshëm. Kjo tregon se gabimi i lokalizimit
është shumë i vogël, i.e.:
∆x  1 .

–5–
Ndërkaq lokalizimi i saktë i elektronit shoqërohet me padijen tonë të plotë mbi drejtimin e
lëvizjes, pra mbi sasinë e lëvizjes së tij:

∆p  1 .

Situata është e ngjashme me goditjen e një guri të vogël lumi me anë të një shkopi prej
një njeriu të pastërvitur. Gjasat që drejtimi i lëvizjes së topit, në dy goditje të njëpasnjëshme,
të jetë i njëjtë janë shumë të vogla. Tani le t’i kthehemi anës tjetër të medaljes, përcaktimit
të saktë të sasisë së lëvizjes. Për të mos shkëputur elektronin Hajzenbergu, në eksperimentin
e tij të menduar, përdori tufa fotonike me energji të ulët. Fotonet e shpërhapura gjithandej
regjistrohen me anë të një pllake fotografike. Fotografia e elektronit rezulton një njollë e
madhe e zezë me dëndësi më të madhe në qendër.

Në këtë mënyrë, elektroni nuk mund të lokalizohet me saktësi, prandaj:

∆x  1 .

Nga ana tjetër, duke kryer fotografi të njëpasnjëshme, është e mundur të përcaktohet me
saktësi sasia e lëvizjes së njollës, pra e elektronit:

∆p  1 .

Ky eksperiment tregon se vendndodhja dhe sasia e lëvizjes së elektronit nuk mund të përcak-
tohen njëkohësisht me saktësi sa të duam ne. Natyra vendos kufinj në matjen e njëkohshme
të tyre. Nga ana tjetër, gjendja e sistemit mekanik në mekanikën klasike përshkruhet me
anë të koordinatave dhe sasive të lëvizjes së sistemit. Meqë parimi i papërcaktueshmërisë nuk
e lejon një përshkrim të tillë, mekanika klasike nuk mund të zbatohet për grimcat elementare.
Lind nevoja e një përshkrimi që nuk bazohet në trajektoren e grimcës.

–6–
3 Gjendjet si vektorë
Mekanika kuantike formulohet më së miri me anë të disa aksiomave dhe prej andej sillen
shembull llogaritjesh. Ne këtu do të krijojmë disa premisa intuitive për gjendjet në mekanikën
kuantike. Prej teorisë së fotonit kemi mësuar mjaftueshëm për të përshkruar gjendjet. Le
të fillojmë me përshkrimin elementar të gjendjeve fotonike të listuara si më poshtë:

0~ω sin 0ωt


1~ω sin 1ωt
2~ω sin 2ωt
3~ω sin 3ωt
.. ..
. .

Prej listës mësojmë se vlerave energjitike u përgjigjet një dhe vetëm një lëkundje harmonike.

3.1 Parimi i mbivendosjes


Nga ana tjetër, dimë se prej mbivendosjes së lëkundjeve mund të formohet një grup
lëkundës. P.sh., grupi lëkundës:

A1 sin ωt + A2 sin 2ωt

përbëhet prej dy frekuencash, që i përgjigjen kombinimit të gjendjeve elementare prej një dhe
dy fotonesh me amplituda A1 dhe A2 . Siç keni parë në fizikën e valëve, amplituda rezultante
llogaritet me disa mënyra, njëra prej të cilave duke trajtuar lëkundjet si rrotullime të vektorëve
A1 dhe A2 si në figurë.

Në këtë mënyrë, gjendjet fotonike janë gjendje lëkundëse. Kjo premisë na lejon të përshkru-
ajmë gjendjet në mekanikën kuantike me anë të vektorëve. Mekanika kuantike jep edhe
rregullat se si llogariten gjendjet vetiake të sistemeve fizike. Në fakt, metoda e llogaritjes
është e njëjtë si në mekanikën klasike. Në vijim po sjellim si shembull një sistem lëkundës
me dy shkallë lirie, të cilin ju e keni trajtuar në mekanikën klasike.

–7–
3.2 Mënyrat lëkundëse në mekanikë
Për thjeshtësi do të trajtojmë sistemin e dy masave të njëjta të lidhura me susta elastike
të cilat lëvizin pa fërkim sipas boshtit horizontal.

Ekuacionet e lëvizjes së masave gjenden duke zbatuar ekuacionet e Ojler-Largranzhit:


∂L ∂L
− =0
∂ ẋ1 ∂x1
∂L ∂L
− =0
∂ ẋ2 ∂x2
tek funksioni i Lagranzhit:
m 2 m 2 k 2 k 2 k
L(x, ẋ) = ẋ1 + ẋ2 − x1 − x2 − (x1 − x2 )2 ,
2 2 2 2 2
ku k është konstanta e elasticitetit të sustës. Ekuacionet rezultuese të lëvizjes:

mẍ1 + kx1 + k(x1 − x2 ) = 0


mẍ2 + kx2 + k(x2 − x1 ) = 0 ,

së bashku me të dhënat fillestare:

x1 (0) = x2 (0) = 0 , ẋ1 (0) = ẋ2 (0) = vo

zgjidhen duke kërkuar mënyrat e lëkundjeve në formën:

x1 (t) = a1 sin ωt , x2 (t) = a2 sin ωt ,

ku a1 , a2 janë amplitudat përkatëse. Në këtë mënyrë, sistemi i ekuacioneve diferenciale


shndërrohet në problemin algjebrik të mëposhtëm:

−mω 2 a1 + ka1 + k(a1 − a2 ) = 0


−mω 2 a2 + ka2 + k(a2 − a1 ) = 0 .

–8–
Duke zëvendësuar me λ = mω 2 /k, sistemi i mësipërm mund të shkruhet në formë matricore:
    
2 −1 a1 a
=λ 1 .
−1 2 a2 a2
Në qoftë se shënojmë me T matricën e mësipërme dhe v një vektor prej hapësirës R2 , atëhere
ekuacioni i mësipërm merr pamjen e ekuacionit të vlerave dhe vektorëve vetiakë:
T v = λv .
Për problemin e lëkundjeve që kemi konsideruar, vlerat dhe vektorët vetiakë mund të gjenden
me kontroll të drejtpërdrejtë. Kështu, vektorët vetiakë:
   
a b
, ,
a −b
të zëvendësuar në ekuacion japin vlerat vetiake λ1 = 1 dhe λ2 = 3. Në këtë mënyrë,
frekuencat e lëkundjeve llogariten të jenë:
r
k √
ω1 = , ω2 = 3 ω2 ,
m
ndërsa zgjidhja e përgjithshme shkruhet në formën:

     
x1 (t) a b
= sin(ω1 t) + sin( 3 ω1 t) ,
x2 (t) a −b
ku amplitudat a dhe b përcaktohen prej të dhënave fillestare. Në mënyrë analoge, gjendjet
vetiake në mekanikën kuantike llogariten me anë të diagonalizimit të matricave.

3.3 Kuantet si mënyra lëkundjesh


Më lart pamë se hipoteza e Plankut dhe Ajnshtajnit vendos në korrespondencë freku-
encën e lëkundjes ω me një kuant energjie ~ω. Prej analogjisë me mënyrat klasike të lëkund-
jes, çdo foton me frekuencë ω do të përshkruhet me anë të një vektori gjendjesh. Meqë numri
i gjendjeve fotonike është i pafundëm, atëhere edhe hapësira vektoriale do të jetë e pafundme.
Në mekanikën kuantike është zakon që vektorët të paraqiten me anë të shënimit ket. Kështu,
gjendjen me n fotone do ta përshkruajmë me anë të vektorit |ni, gjendje që i përket vlera
energjitike n~ω. Në analogji me lëkundjet klasike, edhe për gjendjet fotonike duhet të ekzis-
tojë një operator linear që duhet të diagonalizohet. Në mekanikën kuantike operatori mea
në të të cilit përftohen gjendjet vetiake të energjisë quhet operatori i Hamiltonit H. Vlera
vetiake të këtij operatori në gjendjen vetiake |ni është energjia e gjendjes së n fotoneve, i.e.:
H|ni = n~ω|ni , n = 0, 1, 2, . . . .
Në mekanikën kuantike, operatori i Hamiltonit është operator i vetëlidhur ose hermitian.

–9–
Ushtrimi 3.1. Të tregohet se operatorët hermitianë mund të paraqiten me
anë të matricave diagonale reale.

Prej ushtrimit rrjedh se forma e operatorit të Hamiltonit në bazën e vektorëve vetiakë është di-
agonale:
 
0
 ~ω 
 

 2~ω  .

3~ω
 
 
..
.
Gjendjet vetiake shërbejnë si bazë ortonormale e hapësirës vektoriale. Rikujtojmë se baza
është lista e vektorëve linearisht të paravur që përftojnë hapësirën. Kjo kërkesë shprehet
matematikisht me anë të relacionit të mbylljes:

|0ih0| + |0ih0| + |0ih0| + · · · = 1l ,

ku 1l është operatori identitet. Në rast se duam që baza e gjendjeve vetiake fotonike të jetë ortonor-
male, pra ortogonale dhe e normuar, atëhere shprehja matematike e kësaj kërkese janë prod-
himet skalare ndërmjet dy gjendjeve:

hm, ni = δmn , m, n = 0, 1, 2, 3, . . . .

Por si qendron puna me një gjendje të çfarëdoshme |ψi, e cila është mbivendosje e
gjendjeve fotonike? Cila është energjia e fotoneve në një gjendje të tille? Për këtë shqyr-
tojmë kombinimin linear:

|ψi = co |0i + c1 |1i + c2 |2i + · · · ,

ku c0 , c1 , c2 , . . . janë numra kompleksë. Sipas interpretimit probabilitar të funksionit valor


të Ajnshtajnit dhe Bornit, këta numra janë amplitudat probabilitare të gjendjeve fotonike.
Prandaj, probabiliteti që sistemi të jetë në gjendjen me n fotone jepet me anë të barazimit:

Pn = |hn, ψi|2 = |cn |2 .

Në mënyrë që shprehjet e mësipërme të jenë probabilitete duhet që:

X
Pn = 1 .
n=0

– 10 –
Ushtrimi 3.2. Të tregohet se prodhimi skalar hψ|H|ψi, i shprehur në bazën
e gjendjeve vetiake |ni, jepet me anë të barazimit:

X
hψ|H|ψi = n~ωPn .
n=0

Prej këtij rezultati, shprehja e anës së majtë quhet pritje matematike e operatorit H në gjend-
jen |ψi. Në mekanikën kuantike, jo vetëm operatori i Hamiltonit është hermitian. Të gjithë op-
eratorët që i përgjigjen madhësive fizike duhet të kenë vlera vetiake reale. Kjo veti garantohet
vetëm për operatorët hermitianë mbi hapësirat lineare komplekse.
Ushtrimi 3.3. Të tregohet se çdo operator linear mbi një hapësire
vektoriale komplekse, i cili ka vlera vetiake reale, është operator her-
mitian.

4 Parimi i korrespondencës
Gjendjet e kuanteve të rrezatimit mund të përshkruhen me anë të hipotezave të Plan-kut
dhe Ajnshtajnit. Por si qendron puna me sisteme apo grimca të tjera kuantike të cilave nuk i
njihen kuantet e energjisë? Një parim shumë i rëndësishëm në fizikë është parimi i korrepon-
dencës. Dijet bazë mbi natyrën formulohen me anë të teorive. Këto të fundit janë rrjedhojë e
zgjerimit të njohurive empirike mbi natyrën. Historikisht, një teori e re është quajtuar ajo
teori që nuk hedh poshtë teorinë e vjetër në zonën e zbatimit të saj. Përkundrazi, teoritë e
reja janë gjithëpërfshirëse. Ato përmbajnë teoritë e vjetra si rast të veçanta të teorive të reja.
Kështu, p.sh. teoria e relativitetit të Galileos merret prej teorisë së relativitetit të posaçëm
të Ajnshtajnit në rastin kur shpejtësia e lëvizjes së objekteve është shumë më e vogël se ajo
e dritës. Nuk mund të kërkohet më pak në rastin e mekanikës kuantike. Nils Bor hodhi
hipotezën se mekanika kuantike duhet të ketë si rast të veçantë mekanikën klasike.
Mekanika kuantike reduktohet në atë klasike në rast se bie poshtë parimi i papërcak-
tueshmërisë i Hajzebergut. Ky reduktim arrihet duke dërguar në zero formalisht konstanten
e Plankut, i.e.:
∆x∆p ' ~ → 0 .
Në këtë rast, sistemit fizik të pëshkruhet me anë të mekanikës klasike. Në mekanikën klasike,
funksioni i Hamiltonit i një grimce në një potencial V (x) jepet me anë të barazimit:
p2
h(p, x) = + V (x) .
2m
Ne kërkojmë një operator të Hamiltonit:
P2
H= + V (X) ,
2m

– 11 –
i tillë që të japë funksionin e Hamiltonit kur konstanta e Plankut dërgohet formalisht në zero.
Për të treguar këtë duhet të dimë mënyrën se si komutojnë operatorët e koordinatës X dhe
të sasisë së lëvizjes P . Kjo do të na lejojë një rrugë të përgjithshme të kuantizimit të një sis-
temi klasik.

4.1 Kuantizimi
Në mekanikën kuantike grimcat nuk kanë trajektore. Kjo do të thotë se nuk mund
të gjendet një gjendje |ψi në të cilën operatorët e koordinatës X dhe të sasisë së lëvizjes
P të jenë së bashku diagonalë. Prandaj, operatorët X dhe P nuk gëzojnë vetinë e ndërrimit,
i.e.:
XP 6= P X .
Duke quajtur komutator operatorin:

[X, P ] = XP − P X

parimi i papërcaktueshmërisë shprehet në formën:

[X, P ] 6= 0 ,

ose duke vlerësuar pritjen e të dy anëve në gjendjen |ψi, ai shprehet në formën skalare:

hψ|[X, P ]|ψi = hψ|XP − P X|ψi =


6 0.

Tani duam të vlerësojmë anën e djathtë. Për këtë shfrytëzojmë mosbarazimin Koshi-Shavrc:

|hv, ui| ≤ kvk kuk ,

në mosbarazimin e trekëndëshit për numrat kompleksë:

|hv, ui + hu, vi| ≤ 2 |hv, ui| ,

prej nga gjendet:


|hv, ui + hu, vi| ≤ 2 kvk kuk .
Le të jenë tani vektorët |vi dhe |ui shëmbëllime të operatorëve të koordinatës dhe të sasisë së lëviz-
jes në gjendjen |ψi, i.e.:
|vi = X|ψi , |ui = iP |ψi .

Ushtrimi 4.1. Në qoftë se |vi dhe |ui jepen si më sipër, atëhere, prej
zëvendësimit të tyre në mosbarazimin Koshi-Shvarc gjendet mosbarazimi:
p p
|hψ|XP − P X|ψi| ≤ 2 hψ|X 2 |ψi hψ|P 2 |ψi .

– 12 –
Rezultati i mësipërm është shumë pranë llogaritjes së kërkuar. Duke e zbatuar atë për opera-
torët:
∆X = X − hψ|X|ψi , ∆P = P − hψ|P |ψi
gjendet mosbarazimi:
p p
|hψ|∆X∆P − ∆P ∆X|ψi| ≤ 2 hψ|∆X 2 |ψi hψ|∆P 2 |ψi .

Ushtrimi 4.2. Të tregohet se ∆X∆P − ∆P ∆X = [X, P ].

Duke shfrytëzuar ushtrimin e mësipërm gjendet mosbarazimi:


p p
|hψ|[X, P ]|ψi| ≤ 2 hψ|∆X 2 |ψi hψ|∆P 2 |ψi .

Në anë e djathtë figurojnë papërcaktueshmëria e koordinatës dhe e sasisë së lëvizjes:
p p
∆x = hψ|∆X 2 |ψi , ∆y = hψ|∆P 2 |ψi ,

prandaj pritja e komutatorit jepet me anë të shprehjes:

hψ|[X, P ]|ψi ' ~.

Por ende nuk kemi mbaruar me përcaktimin e plotë të komutatorit.

Ushtrimi 4.3. Të tregohet se komutatori i dy operatorëve Hermi-


tianë është antihermitian. Prej këtej të tregohet se pritja e një operatori
antihermitian është një numër i pastër imagjinar.

Prej ushtrimit rrjedh se pritja e komutatorit është një numër i pastër imagjinar, prandaj
përfundimisht kemi:
hψ|[X, P ]|ψi ' i~.
Kjo shprehje tregon se vetë komutatori është në përpjestim të drejtë me konstanten e Plankut.
Për më tepër, në qoftë se gjendja |ψi është e normuar, atëhere ai është i të njëtit rend madhësie
me të, i.e.:
[X, P ] = C i~ ,
ku C është një konstante reale e rendit njësi. Pa prishur asnjë punë ajo mund të fiksohet
në vlerën C = 1. Ky është një rezultat shumë i rëndësishëm, në të cilin mbërritëm prej
hipotezave të Plankut dhe Ajnshtajnit si dhe parimit të papërcaktueshmërisë së Hajzenbergut.
Tani mund t’i japim përgjigje pyetjes mbi formën e operatorit të Hamiltonit:
P2
H= + V (X) .
2m

– 13 –
Meqë komutatori [X, P ] shkon në zero në limitin formal ~ → 0, atëhere edhe papërcak-
tueshmëria e njëkohshme e funksionit të Hamiltonit dhe e koordinatës shkon në zero, i.e.:

∆h∆x → 0 .

Në këtë mënyrë, parimi i korrespondencës na lejon të shkruajmë operatorin e Hamiltonit
me anë të zëvendësimit formal të madhësive fizike me anë të operatorëve:

x→X, p→P ,

të cilët komutojnë sipas barazimit:


[X, P ] = i~.
Kjo recetë quhet kuantizim kanonik ose kuantizim i zakonshëm të një sistemi klasik. Përveç
kësaj metode sistemet klasike mund të kuantizohen edhe me anë të integralit të udhëve, pro-
cedurë që do ta mësojmë në lëndën e fizikës së grimcave.

5 Unitariteti
Ligji i ruajtjes së energjisë së një sistemi të mbyllur nuk lejon që probabilitetet e gjend-
jeve të ndryshojnë me kohën. Kështu, probabiliteti i n fotoneve në gjendjen |ψi duhet
të jetë invariant i kohës, i.e.:

|hn(t), ψ(t)i|2 = |hn(0), ψ(0)i|2 .

Prej këtej rrjedh se prodhimi skalar duhet të ruhet në mekanikën kuantike, i.e.:

hn(t), ψ(t)i = hn(0), ψ(0)i .

Matematikisht, kjo veti përkthehet në zhvillimin unitar të gjendjeve:

|ψ(t)i = eiHt/~ |ψ(0)i , |n(t)i = eiHt/~ |n(0)i ,

ku H është operatori i Hamiltonit. Siç shihet, ligji i ruajtjes së energjisë na detyron paraqitjen
unitare të operatorit të zhvillimit kohor të gjendjeve. Meqë paraqitjet unitare janë të mundura
vetëm në hapësirat komplekse, rrejdh se vetëm këto janë të pranueshme për të përshkruar
gjendjet në mekanikën kuantike. Zhvillimi unitar i gjendjeve shprehet në mënyrë të njëvlef-
shme me ekuacionin kohor të Shrëdingerit3 siç tregohet në vijim.
3
Zanorja më e afërt në gjuhën e njehsuar letrare shqipe me zanoren ö tek emri Schrödinger është ë.
Një përafrim më i mirë është ai i shqiptimit të fjalës vö (vezë) në gegërishten letrare.

– 14 –
5.1 Ekuacioni i Shrëdingerit
Ekuacioni i Shrëdingerit shkruhet zakonisht me anë të funksionit valor. Kështu, gjendja
|ψ(t)i në bazën e koordinatës, shprehet me anë të integralit:
Z
|ψ(t)i = dx hx, ψ(t)i|xi ,

ku madhësia:
ψ(t, x) ≡ hx, ψ(t)i
quhet funksion valor. Në këtë mënyrë, norma në hapësirën e funksioneve valore është inte-
grali: Z +∞
kψ(t)k2 = dx |ψ(t, x)|2 .
−∞

Në mënyrë që norma të jetë e fundme, duhet që integrali të jetë konvergjent. Kjo veti është e
mundur në rast se funksioni valor bie mjaftueshmërisht shpejt në pafundësi.
Në haspirën e funksioneve valore, zhvillimi kohor i vektorit |ψi:
Z
iHt/~
e |ψ(0)i = dx eiHt/~ ψ(0, x)|xi ,

përkthehet në zhvillimin kohor të funksionit valor:

ψ(t, x) = eiHt/~ ψ(0, x) .

Ekuacioni i Shrëdingerit nuk është gjë tjetër veçse ekuacioni i mësipërm për intervale kohore
pambarimisht të vogla:
∂ψ(t, x)
−i~ = Hψ(t, x) .
∂t
Pasi kemi identifikuar rolin e operatorit të Hamiltonit në zhvillimin kohor të gjendjeve, do
të shohim rolin e operatorit të sasisë së lëvizjes.

5.2 Operatori i sasisë së lëvizjes


Tani le të gjejmë formën konkrete të operatorit të sasisë së lëvizjes në hapësirën e funk-
sionve me katror të integrueshëm ψ(t, x). Ne duam që ligjet e fizikës të mos varen prej
zhvendosjes së koordiantës së funksionit valor, prandaj probabilitetet duhet të ruhen edhe
në këtë rast:
kψ(t, x)k = kψ(t, 0)k .
Operatori unitar në këtë rast shprehet me anë të operatorit të sasisë së lëvizjes:

ψ(t, x) = eiP x/~ ψ(t, 0) .

– 15 –
Ushtrimi 5.1. Me anë të zbërthimit në seri të Tejlorit rrotull x = 0 të tre-
gohet se funksioni valor shkruhet në formën:

ψ(t, x) = ex ∂x ψ(t, 0) .

Prej ushtrimit dhe unitaritetit të eksponencialit rrjedh se operatori i sasisë së lëvizjes është op-
eratori diferencial:

P = −i~ .
∂x
Gjendjet vetiake të operatorit të sasisë së lëvizjes:
P |pi = p|pi
mund të gjenden me anë të projektimit të tyre në gjendjet |xi:
P hx, pi = phx, pi .
Që këtej fitohet ekuacioni diferencial:

−i~ hx, pi = phx, pi ,
∂x
zgjidhjet e të cilit janë të formës:
hx, pi = Ceipx/~ ,
ku C është një konstante që përcaktohet prej normimit:
hp0 , pi = δ(p0 − p) .
Në qoftë se në anën e majtë futet një bashkësi e plotë e gjendjeve |xi, i.e.:
Z +∞
dx|xihx| = 1l ,

atëhere kushti i normimit merr formën:


Z +∞
2 0
|C| dx eix(p−p )/~ = δ(p − p0 ) .
−∞

Ushtrimi 5.2. Duke u bazuar në shprehjen e delta funksionit me anë të inte-
gralit Furie të tregohet se konstanta e normimit merr vlerën:
1
C=√ .
2π~

Por roli i zhvillimit unitar të gjendjeve nuk mbaron me kaq. Një prej detyrave të rëndësishme
të mekanikës kuantike është llogaritja e probabilitateve të kalimit ndërmjet dy gjendjeve
të sistemit, problem që do ta formulojmë më poshtë.

– 16 –
5.3 Amplituda e kalimit
Le të jetë x vendndodhja e grimcës në çastin fillestar. Kërkojmë të dimë probabilitetin e
grimcës në x0 pasi ka kaluar koha t. Për këtë duhet të llogarisim amplitudën probabilitare:

hx0 , x(t)i = hx0 |eiHt/~ |xi .

Për thjeshtësi, do të supozojmë se gjendjet vetiake të Hamiltonianit janë diskrete. Duke
shprehur operatorin identitet me anë të bazës së gjendjeve vetiake |ni, ana e djathtë mund
të shkruhet në formën:

X
hx0 |eiHt/~ |xi = eiEn t/~ hx0 , nihn, xi ,
n=0

ku hx0 , ni janë funksionet valorë të gjendjeve. Prej këtij rezultati mund të llogaritet amplituda
e kthimit të grimcës në të njëjtin vend:

X
hx|e iHt/~
|xi = eiEn t/~ |hx, ni|2 .
n=0

Amplituda e grupit valor gjendet duke shumuar sipas gjithë vendndodhjeve të mundshme:
Z +∞
iHt/~
Z(t) = Tr e = dxhx|eiHt/~ |xi .

Meqë funksinet valorë janë të normuar, amplituda e grupit valor llogaritet të jetë shuma:

X
Z(t) = eiEn t/~ .
n=0

Në mësimet e tjera do të tregojmë se njohja e kësaj amplitude është e mjaftueshme për
të përshkruar sistemin kuantomekanik. Për tu bindur paraprakisht për këtë, mjafton që të bëni
analogjinë me shumën apo integralin statistik në fizikën statistike. Si lidhen formulat në këtë rast?
Tani le të rikthehemi tek teoria kuantike e Plankut dhe Ajnshtajnit, në të cilën energjitë e fo-
toneve janë shumëfish të kuantit elementar ~ω. Prej formulës së mësipërme ju duhet të jeni
në gjendje të riprodhoni formulën e gjetur për probabilitetin e grupit valor. Një zbatim tjetër
i rëndësishëm është grimca e lirë me Hamiltonian:
1 2
H= P .
2m
Për grimcën e lirë, spektri është i vazhduar, prandaj amplituda e rikthimit do të jepet me
anë të integralit:
Z +∞ Z +∞
iHt/~ ip2 t/2m~ 2 1 2
hx|e |xi = dp e |hx, pi| = dp eip t/2m~ .
−∞ 2π~ −∞

– 17 –
Meqë gjendjet janë valë plane, grimca nuk është e lokalizuar. Gjurma e operatorit të zhvil-
limit divergjon, prandaj problemi duhet rregulluar matematikisht. Për këtë do të supozojmë se
grimca lëviz në segmentin [−L/2, L/2]. Në këtë mënyrë, gjurma e fundme shkruhet në formën:
Z +∞
L 2
Z(t) = dp eip t/2m~ .
2π~ −∞

Ushtrimi 5.3. Duke i dhënë kohës një përbërëse të vogël imagjinare, i.e.
t + iε, të tregohet se në limitin ε → 0 gjendet:
Z +∞ r
2 2πi~m
dp eip t/2m~ = .
−∞ t

Ky rezultat tregon se amplituda e grimcës së lirë shkon në zero me kalimin e kohës,i.e.:
r
im
Z(t) = L .
2π~t
Zvogëlimi drejt zeros i amplitudës njihet si dispersion i funksionit valor. Prej analizës përma-
sore rrjedh se gjërësia e paketit valor jepet me anë të barazimit:
~t
∆x(t)2 = .
m
Deri tani kemi dhënë një përshkrim të shkurtër të bazave të mekanikës kuantike duke u
nisur prej hipotezës së kuanteve dhe parimit të korrespondencës. Mekanika kuantike mbetet,
sipas Ajnshtajnit dhe përkrahësve të tij, përshkrim i paplotë i realitetit. Baza e këtij diskutimi
mbetet interpretimi probabilitar i funksionit valor: në qoftë se një vëzhguez i jashtëm dësh-
iron të marrë informacion mbi sistemin, atëhere ai vëzhgon sistemin në një prej gjendjeve
të tij me një probabilitet të caktuar, që llogaritet saktësisht me anë të rregullave të mekanikës
kuantike. Por në rast se vëzhguesi bëhet pjesë e sistemit, asgjë e veçantë nuk ndodh për
këtë vëzhgues: gjendjet e tij zhvillohen së bashku me sistemin. Konfuzioni është i pash-
mangshëm nëse një herë jemi brenda sistemit dhe një herë tjetër jashtë tij. Riçard Fajnman,
gjendjen konfuze që kemi mbi mekanikën kuantike e ka shprehur në mënyrë proverbiale: ai
ose ajo që mendon se e kupton mekanikën kuantike në të vërtëtë nuk e kupton atë.
Në këtë mënyrë, mekanikën kuantike do ta trajtojmë si një teori utilitare ose të dobishme
me anë të së cilës jemi në gjendje të llogarisim amplitudat probabilitare. Mekanika kuantike
mbetet një prej teorive më të suskseshme në përshkrimin e natyrës. Për sistemet që nuk
kanë trajektore ajo është e vetmja mënyrë përshkrimi. Ne këtu do të sjellim si shembull
lëkundjet harmonike. Për trajtim të sistemeve të tjera dhe studimin e simetrive ju duhet t’i
referoheni lëndës së mekanikës kuantike si dhe lëndëve të tjera që e zbatojnë atë.

– 18 –
6 Lëkundjet harmonike
Hamiltoniani i një objekti që lëkundet sipas drejtimit x jepet me anë të shprehjes:
1 2 k 2
H= P + X ,
2m 2
ku k është konstanta e elasticitetit të lëkundjeve. Prej zgjidhjes klasike të problemit dimë se
k = mω 2 . Tani le të zgjidhim problemin kuatomekanik. Problemin do ta zgjidhim fillimisht
në hapësirën e funksioneve valore. Le të fokusohemi tek gjendja me energji më të ulët. Prej
pozitivitetit të Hamiltonianit rrjedh se energjitë nuk mund të jenë negative, ndërsa prej parimit
të papërcaktueshmërisë rrejdh se vlerat e njëkohshme zero të koordiantës dhe sasisë së lëviz-
jes janë të përjashtuara. Prej këtej, mund të nxjerrim përfundimin se energjia më e ulët e
lëkundësit harmonik është pozitive. Le ta gjejmë këtë vlerë duke kërkuar papërcaktueshmërinë min-
imale të njëkohshme të koordinatës dhe sasisë së lëvizjes. Prej mosbarazimit Koshi-Shvarc
gjejmë:
~
∆x∆p ≥ ,
2
prandaj papërcaktueshmërinë minimale të sasisë së lëvizjes mund ta zgjedhim si vijon:
~
∆p = .
2∆x
Në këtë mënyrë, energjia më e ulët e lëkundejve harmonike është funksion i ∆x2 :
 2 
2 1 ~ 2 2 2
E(∆x ) = + m ω ∆x .
2m 4∆x2
Në mënyrë që energjia të marrë vlerën minimale në lidhje me papërcaktueshmërinë e koor-
dinatës, ajo duhet minimizuar në lidhje me ∆x2 .

Ushtrimi 6.1. Të tregohet se funksioni E(∆x2 ) bëhet minimal për ∆x2 =
~
2mω
, ndërsa energjia minimale e lëkundjeve harmonike merr vlerën:


Emin = .
2

Prej këtej rrjedh se papërcaktueshmëritë minimale janë:


r r
~ mω~
∆x = , ∆p = .
2mω 2
Tani le të gjejmë funksionin vetiak që i përgjigjet energjisë më të ulët të sistemit.

– 19 –
Ushtrimi 6.2. Të tregohet se Hamiltoniani i lëkundjeve harmonike shkruhet
në formën:
1 1
H= (P + imωX)(P − imωX) + ~ω1l .
2m 2

Prej këtej rrjedh se gjendja me energji minimale, të cilën do ta shënojmë me |0i, duhet
të jetë e tillë që:
(P − imωX)|0i = 0 .
Gjendja me energji minimale quhet gjendje bazë. Për të llogaritur funksionin valor rishkru-
ajmë ekuacionin e mësipërm në hapësirën e funksioneve valore ψo (x) = hx, 0i:
 

−i~ − imωx ψo (x) = 0 .
∂x

Ushtrimi 6.3. Duke zgjidhur ekuacionin e mësipërm të tregohet se funksioni


valor i gjendjes bazë i lëkundjeve harmonike jepet me anë të barazimit:
 mω  14 mωx2
ψo (x) = e− 2~ .
π~

Pasi kemi gjetur gjendjen bazë, mund të gjejmë gjendjet me energji më të lartë. Për këtë do
të përdorim operatorët e rritjes dhe të zbritjes së gjendjeve.

6.1 Operatorët e rritjes dhe zbritjes


Për të gjetur gjendjet me energji më të lartë përkufizojmë operatorët e rritjes dhe të zbrit-
jes si më poshtë:
−i i
a∗ = √ (P + imωX) , a= √ (P − imωX) .
2mω~ 2mω~

Ushtrimi 6.4. Të tregohet se komutatori i operatorëve të rritjes dhe


zbritjes jepet me anë të barazimit:

[a, a∗ ] = 1 .

Me anë të tyre Hamiltoniani shkruhet në formën:


 
∗ 1
H = ~ω a a + ,
2

– 20 –
prej ku mund të verifikojmë rezultatin për gjendjen bazë:

H|0i = |0i ,
2
të cilin e përftuam më sipër. Operatorët e rritjes dhe zvogëlimit quhen edhe operatorë të kri-
jimit dhe të zhdukjes. Ne do t’i përdorim emërtimet në të dyja variantet. Varianti i parë na
shkon për shtat në rastin konkret kur duam të theksojmë faktin se gjendjet me n + 1 fotone
merren prej atyre me n fotone dhe ansajellas me anë të barazimeve:
√ √
a∗ |ni = n + 1|n + 1i , a|ni = n|n − 1i .

Prej këtej, vlerat e energjisë së lëkundjeve harmonike janë vlerat e barazlarguara:

~ω/2 , 3~ω/2 , 5~ω/2 , . . . .

Përsa i përket funksionit valor të gjendjes me energji 3~ω/2 ai mund të merret prej
barazimit:
r
∗ −i 2mω
ψ1 (x) = a ψo (x) = √ (P + imωX)ψo (x) = xψo (x) .
2mω~ ~
Për të treguar se gjendja ψ1 (x) ka energji 3~ω/2 duhet të veprojmë mbi këtë gjendje me
anë të Hamiltonianit, i.e.:

Hψ1 (x) = ~ω a∗ aψ1 (x) + ψ1 (x) .
2
Meqë operatori i zbritjes e zbret me një njësi funksionin valor ψ1 (x), atëhere ψo (x) =
aψ1 (x). Nga ana tjetër, operatori i rritjes e rrit gjendjen me një njësi, a∗ ψo (x) = ψ1 (x),
prandaj marrim:
~ω ~ω
Hψ1 (x) = ~ωψ1 (x) + ψ1 (x) = 3 ψ1 (x) .
2 2
Për të përftuar gjendjen ψ2 (x) veprojmë me operatorin e rritjes mbi gjendjen ψ1 (x):

a∗ ψ1 (x) = 2 ψ2 (x) ,

prej nga rrjedh se ψ2 (x) llogaritet me anë të shprehjes:


 r
1 −i ∂ 2mω
ψ2 (x) = √ √ −i~ + imωx xψo (x) .
2 2mω~ ∂x ~
Rezultati mund të shkruhet në formën:
 
1 4mω 2
ψ2 (x) = √ x − 2 ψo (x) .
2 2 ~

– 21 –
Në qoftë se vazhdohet më tej duke ndjekur të njëjtën strategji, është e lehtë të tregohet se
gjendjet vetiake të lëkundjeve harmonike mund të shprehen me anë të polinomeve të Hermi-
tit. Ne do të japim vetëm tri polinomet e rendeve më të ulta:

Ho (x) = 1
H1 (x) = 2x
H2 (x) = 4x2 − 2
..
.

Në këtë mënyrë, funksionet valore marrin pamjen:


r 
1 mω
ψn (x) = √ Hn x ψo (x) , n = 0, 1, 2, . . . .
2n n! ~

Këtu përfundon ky leksion përmbledhës mbi fillimet e mekanikës kuantike. Për njohuri
të mira të mekanikës kuantike ju duhet të njiheni edhe me elementë të algjebrës lineare,
që do ta trajtojmë në vijim.

– 22 –
Elementë të algjebrës lineare

Në këtë shtesë do të përmbledhim elementë të algjebrës lineare në shërbim të të nxënit
të makanikës kuantike.4

A Hapësirat vektoriale
Le të jetë C fusha e numrave kompleksë dhe V një bashkësi joboshe. Le të jenë u dhe v
nga V . Mbledhje të u dhe v në V do të quhet shoqërimi i këtyre elementëve me një element
tjetër në V dhe do të shënohet:
u+v ∈V .
Shumëzim me skalar të a ∈ C me v ∈ V do të quhet shoqërimi i një elementi tjetër në V
dhe do të shënohet me:
av ∈ V .
Hapësirë vektoriale është bashkësia V me mbledhje dhe shumëzim me skalar të përcaktuar
që plotëson vetitë e mëposhtëme:

1. ligji i ndërrimit, u + v = v + u me u, v ∈ V ;

2. ligji i shoqërimit për mbledhjen, (u + v) + w = u + (v + w) me u, v, w ∈ V ;

3. ligji i shoqërimit për shumëzimin me skalar, (ab)v = a(bv) me a, b ∈ C dhe v ∈ V ;

4. njësia mbledhëse, ekzsiton 0 ∈ V i tillë që v + 0 = v për v ∈ V ;

5. i anasjelli mbledhës, për çdo v ∈ V ekziston një w ∈ V i tillë që v + w = 0;

6. njësia shumëzuese, 1v = v për çdo v ∈ V ;

7. ligji i shpërndarjes për mbledhjen, a(u + v) = au + av për a ∈ C dhe u, v ∈ V ;

8. ligji i shpërndarjes për për shumëzimin me skalar, (a + b)v = av + bv për a, b ∈ C dhe


v ∈V.

Më poshtë, për të lehtësuar shënimet, vektorët do të nënkuptohen si elementë të V me
përjashtim të rasteve kur do të duhet të sqarohet sistuata.
4
Marrë me shkurtime prej S. Axler, Linear algebra done right, Springer int. publ. 2015.

– 23 –
Hapësirat shumë
Shumë të nënbashkësive U1 , U2 , . . . , Um quhet bashkësia e të gjitha shumave të mund-
shme të elementëve të tyre:

U1 + U2 + · · · + Um = {u1 + u2 + · · · + un : u1 ∈ U1 , u2 ∈ U2 , . . . , un ∈ Un } .

Prej këtej rrjedh se në qoftë se U1 , U2 , . . . , Um janë nënhapësira të V , atëhere edhe shuma e
tyre është nënhapësirë e V .
Shumë direkte të nëhapësirave U1 , U2 , . . . , Um quhet nënhapësira shumë e tyre V , e
tillë që v ∈ V të paraqitet në mënyrë të vetme me anë të shumës:

v = u1 + u2 + · · · + un , uk ∈ Uk , k = 1, 2, . . . , n .

Ajo shënohet me V = U1 ⊕ U2 ⊕ · · · ⊕ Um . P.sh. le të jenë Uk , k = 1, 2, . . . , n nënhapësirat


e boshteve xk , k = 1, 2, . . . , n të Rn . Atëhere Rn = U1 ⊕ U2 ⊕ · · · ⊕ Un . Si kundërshembull
sjellim shumën e nënhapësirave:

U1 = {(x, y, 0) ∈ C3 : x, y ∈ C} ,
U2 = {(0, 0, z) ∈ C3 : z ∈ C} ,
U3 = {(0, y, y) ∈ C3 : y ∈ C} ,

e cila jep C3 = U1 + U2 + U3 meqë çdo element i C3 mund të merret si shumë e elementëve
të U1 , U2 , U3 . Megjithëatë C3 nuk mund të jetë shumë direkte e tyre meqë zero mund të sh-
prehet me të paktën dy mënyra:

0 = (0, 0, 0) + (0, 0, 0) + (0, 0, 0) = (0, 1, 0) + (0, 0, 1) + (0, −1, −1) .

B Hapësirat e fundme vektoriale


Kombinim linear i vektorëve v1 , v2 , . . . , vm në V është vektori i formës:

a1 v1 + a2 v2 + · · · + am vm , a1 , a2 , . . . , am ∈ C .

Bashkësia e gjithë kombinimeve lineare të vektorëve v1 , v2 , . . . , vm quhet hapësirë e përftuar


prej vektorëve v1 , v2 , . . . , vm . Për shembull V = Rm dhe e = (1, 1, . . . , 1) është kombinim
linear i vektorëve njësi ek , k = 1, 2, . . . , m të Rm :

e = e1 + e2 + · · · + em .

Prej këtej rrjedh se e është vektor i hapësirës së përftuar prej e1 , e2 , . . . , em . Kanë vend këto
pohime për hapësirat e përftuara prej vektorëve:

– 24 –
• Hapësira e përftuar prej vektorëve të V është nënhapësirë e V ;

• Një hapësirë e përftuar prej vektorëve të V është nënhapësira më e vogël e V që përm-
ban vektorët e dhënë.

Një hapisrë ka përmasa të fundme në qoftë se ajo përftohet prej një numri të fundëm
vektorësht të saj. P.sh. hapësira Rn dhe ajo e polinomeve me shkallë maksimale m janë hapësira
të fundme.
Vektorët v1 , v2 , . . . , vm quhen linearisht të pavarur në qoftë se vektori zero i kom-
binimit linear a1 v1 + a2 v2 + · · · + am vm merret vetëm për a1 = a2 = · · · = am = 0.

Ushtrimi B.1. Të tregohet pavarësia lineare në rastet e mëposhtëme:

a) Vektorët e1 , e2 ;

b) Një vektor i ndryshëm nga zero;

c) Në rast se vektorët v1 , v2 , . . . , vm janë linearisht të pavarur, atëhere


v1 , v2 , . . . , vm−1 janë linearisht të pavarur.

Një listë vektorësh quhet linearisht e varur në qoftë ajo nuk është linearisht i pavarur. Me
fjalë të tjera v1 , v2 , . . . , vm është linearisht i varur, në qoftë se ekziston të paktën një ak , k =
1, 2, . . . , n i ndryshëm nga zero i tillë që:

a1 v1 + a2 v2 + · · · + am vm = 0 .

Ushtrimi B.2. Të tregohet varësia lineare për listat e mëposhtëme:

a) e, e;

b) 0, v2 , . . . , vm ;

c) a1 , ka1 .

Lema B.1 (Lema e varësisë lineare). Le të jetë v1 , v2 , . . . , vm një listë nga V linearisht e
varur me v1 6= 0. Atëhere ekziston një indeks j ∈ {2, 3, . . . , m} i tillë që:

(a) vj është kombinim linear i vektorëve që qendrojnë përpara tij në listë;

(b) Përftimi i listës është invariant ndaj shkurtimit me vektorin vj .

– 25 –
Vërtetim. Prej varësisë lineare të listës dhe prej v1 6= 0 rrjedh se jo të gjitha a2 , a3 , . . . , am
janë zero (përndryshe do kishim a1 v1 = 0 ⇒ a1 = 0 prej nga lista do të ishte linearisht e
pavarur). Le të jetë j indeksi më i madh për të cilin aj 6= 0. Atëhere kemi:
a1 aj−1
vj = − v2 − · · · − vj−1 .
aj aj
Për të treguar (b) le të jetë u kombinim linear i listës. Duke zëvendësuar vj prej pikës (a), u
shprehet si kombinim linear i listës së shkurtuar me vj . 2

Baza
Bazë e V është një listë linearisht e pavarur vektorësh në V që e përfton atë. Për shem-
bull:

• e1 , e2 , . . . , en është baza standarte në Cn ;

• e1 + e2 , e1 − e2 është bazë në C2 ;

• 1, z, . . . , z m është bazë e hapësirës së polinomeve të rendit m.

Nga ana tjetër, e1 nuk mund të jetë bazë e C2 pasi kjo e fundit nuk mund të përftohet prej
e1 . Po kështu, e1 , e2 , e1 + e2 përfton C2 , por nuk është bazë pasi lista është linearisht e varur.
Teorema e mëposhtëme tregon dobinë e bazës:

Teoremë B.2 Një listë vektorësh v1 , v2 , . . . , vn në V është bazë e saj atëhere dhe vetëm
atëhere në qoftë se çdo v ∈ V shprehet në mënyrë të vetme në formën:

v = a1 v1 + a2 v2 + · · · + an vn , a1 , a2 , . . . , an ∈ C .

Vërtetim. ⇒ Meqë lista është bazë, atëhere ajo përfton V dhe çdo v ∈ V bën pjesë në hapësirën
e përftuar prej listës. Prej pavarësisë lineare rrejdh se a1 , a2 , . . . , an janë të vetme (përndryshe
prishet pavarësia lineare e 0 = v − v). ⇐ Meqë v ∈ V shprehet në mënyrë të vetme me anën
e vektorëve të listës, rrjedh se lista është linearisht e pavarur (përndryshe prishet pavarësia
lineare e 0 = v − v). Nga ana tjetër, lista përfton V meqë v ∈ V . Me këto dy cilësi lista
është bazë në V . 2

Përmasa
Përmasë të një hapësire vektoriale të fundme quhet gjatësia e çdo bazë të saj. Në qoftë se
hapësira shënohet me V , atëhere përmsa e saj shënohet me dim V . P.sh. dim Cn = n.

Teoremë B.3 Çdo dy baza të një hapësire vektoriale me përmasa të fundme kanë të njëjtën
gjatësi.

– 26 –
Vërtetim. Le të jenë B1 dhe B2 baza të V . Meqë ato janë listë vektorësh linearisht të pavarur
që përftojnë V , atëhere rrjedh se përmsa e B1 nuk mund të kalojë atë të B2 dhe anasjelltas.
Prandaj B1 dhe B2 kanë përmasa të njëjta. 2

Teoremë B.4 Në qoftë se V ka përmasa të fundme dhe U një nënhapësirë e saj, atëhere
dim U ≤ dim V .

Vërtetim. Meqë çdo bazë e U është një listë vektorësh linearisht të pavarur të V , atëhere ajo
mund të zgjerohet në një bazë të V . 2

Teoremë B.5 Në qoftë se V ka përmasa të fundme, atëhere çdo listë përftuese e saj me
përmasë dim V është bazë.

Vërtetim. Le të jetë n = dim V dhe v1 , . . . , vn listë përftuese e V . Çdo listë e tillë mund
të reduktohet në bazë. Meqë çdo bazë ka përmasë n, atëhere lista në fjalë ësh-të bazë. 2

Teoremë B.6 Në qoftë se V ka përmasa të fundme, atëhere çdo listë linearisht e pavarur e
saj me përmasë dim V është bazë.

Vërtetim. Le të jetë n = dim V dhe v1 , . . . , vn listë përftuese e V . Çdo listë e tillë mund
të zgjerohet në bazë. Meqë çdo bazë ka përmasë n, atëhere lista në fjalë ësh-të bazë. 2
2
P.sh. lista e1 + 2e2 , 3e1 + 4e2 është listë dy vektorësh linearisht të pavarur të C , prandaj ajo
është bazë e C2 . Teoremat e mëposhtëme do t’i marrim pa vërtetim:

Teoremë B.7 Në qoftë se U1 , U2 janë nëhapësira të një hapësire vektoriale të fundme, atëhere:

dim(U1 + U2 ) = dim U1 + dim U2 − dim(U1 ∩ U2 ) .

Teoremë B.8 Supozojmë se V ka përmasa të fundme dhe U1 , . . . , Um janë nënhapësira të V
të tilla që:

V = U1 + · · · + Um , dim V = dim U1 + · · · + dim Um .

Atëhere V = U1 ⊕ · · · ⊕ Um .

C Operatorët linearë
Një operator linear mbi V quhet funksioni:

T :V →V

që kënaq:

– 27 –
1. shpërndarjen në lidhje me mbledhjen T (u + v) = T u + T v;

2. homogjenitetin në lidhje me shumzimin me skalar T (av) = aT v.

Shembulli më i thjeshtë i operatorëve linearë janë matricat në hapësirat vektoriale komplekse
Cn , i.e.:
v = Au
për u, v ∈ Cn , ku n është përmasa e hapësirës.
Shembëllim i operatorit T është nënhapësira e vektorëve T v për të gjithë vektorët v ∈ V .
Bërthamë e operatorit T është nënhapësira vektorëve v ∈ V që kanë shembëllim vektorin
zero, i.e.:
Tv = 0 .
Funksional linear është pasqyrimi linear i V në fushën e numrave realë ose kompleksë. Për
shembull, në qoftë se v ∈ Cn , atëhere f i përcaktuar prej barazimit:

f (v) = u1 v1 + · · · + un vn ,

është funksional linear në Cn .5 Bashkësia e të gjitha funksionalëve linearë në V quhet
hapësirë duale me V . Për shembull, vektori i mëspipërm u është vektori i hapësirës duale.
Operator dual i operatorit T në V është operatori T ∗ në hapësirën duale.
Një operator quhet vetëdual ose i vetëlidhur në qoftë se:

T = T∗ .

Operatotët e vetëlidhur në hapësirën Cn janë matricat Hermitiane ose matricat e transpozuara
dhe të konjuguara në mënyrë komplekse.

C.1 Vlera dhe vektorë vetiakë


Vlerat dhe vektorët vetiakë kuptohen më së miri me shembullin më të thejshtë jotrivial,
atë të matricave 2 × 2. Për këtë, le të marrim një shumbull numerik konkret matricën e
një operatorit linear T : C2 → C2 :
 
2 −1
T = .
−1 2

Kërkojmë vlerat λ ∈ C dhe vektorët a ∈ C2 të tillë që të kënaqet barazimi:

(T − λI)a = 0 .
5
Me vijë sipër një simboli shënohet konjugimi kompleks.

– 28 –
Problemi i mësipërm është identifikimi i bërthamës jotriviale, i.e. me vektorë të ndryshëm
nga zero, i operatorit T − λI. Kjo do të thotë se duhen gjetur vlerat λ ∈ C për të cilat
(T − λI)a = 0. Këto vlera quhen vlera vetiake, ndërsa vektorët që tendosin bërthamën
quhen vektorë vetiakë.
Për të llogaritur vlerat vetiake në rastin konkret eleminohet a1 dhe gjendet barazimi:

(2 − λ)2 a2 − a2 = 0 ,

ose duke pjestuar me a2 të dy anët e barazimit, gjejmë:

(2 − λ)2 − 1 = 0 .

Vlerat vetiake nuk janë gjë tjetër veçse rrënjët e polinomit të shkallës së dytë të përftuar
më lart, i.e. λ1 = 1 dhe λ2 = 3. Prej këtej duhen llogaritur bërthamat e operatorëve matri-
corë:    
1 −1 −1 −1
T −I = , T − 3I = .
−1 1 −1 −1
Siç mund të verifikohet, bërthama jotriviale e operatorit (T − I) është hapësira që përftohet
prej vektorit v1 = (α, α)T , α ∈ C. Po kështu, bërthama jotiriviale e operatorit (T − 3I)
është hapësira që përftohet prej vektorit v2 = (β, −β)T , β ∈ C. Vektorët v1 , v2 janë vektorët
vetiakë që i përgjigjen vlerave vetiake λ1 , λ2 . Më poshtë do të formalizohet disi problemi i
hapësirës vetiake me anë të konceptit të hapësirave invariante.

C.2 Hapësirat invariante


Le të jetë T operator linear në V dhe U1 , U2 , . . . , Um nënhapësira të V të tilla që:

u ∈ Uj ⇒ T u ∈ Uj , j = 1, 2, . . . , m .

Kjo do të thotë se nënhapësirat Uj janë të mbyllura ndaj operatorit T . Nënhapësira të tilla
quhen nënhapësira invariante në lidhje me T .
Dy hapësira invariante që na shkojnë ndërmend janë hapësirat triviale të vektorit {0} si
dhe vetë hapësira V . Me të drejtë mund të shtrohet pyetja nëse T mund të ketë hapësirë tejtër
invariante përveç këtyre. Përgjigja është pozitive për hapësira vektoriale komplekse me
përmasë më të madhe se 1 dhe për hapësira vektoriale reale me përmasë më të
madhe se 2. Meqë interesohemi për hapësira komplekse, më poshtë do të trajtohet vetëm ky
rast. Por përpara se të bëjmë këtë ju duhet të zgjidhni ushtrimin e mëposhtëm.

– 29 –
Ushtrimi C.1. Të tregohet invarianca e nënhapësirave të mëposhtëme ndaj
veprimit me operatorin T :

a) Në qoftë se T është operatori diferencial në hapësirën e polinomeve


të rendit n, atëhere nënhapësira e polinomeve të një rendi më të ulët
është invariante ndaj T .

b) Nënhapësira e vektorit zero është invariante ndaj T .

c) V është invariante ndaj T .

d) Bërthama e T është nënhapësirë invariante ndaj T .

e) Shëmbëllimi i T është nënhapësirë invariante ndaj T .

C.3 Hapësirat invariante njëpërmasore


Le të jetë U nënhapësira njëpërmasore e përftuar prej vektorit {u}, u ∈ V . Atëhere U
është hapësirë invariante ndaj T , në qoftë se ka vend:

T u = λu , u ∈ U, λ ∈ C .

Këtë barazim në formën (T − λI)u = 0 e kemi parë në shembullin e e matricës 2 × 2.
Në qoftë se ky barazim kënaqet për u 6= 0, atëhere λ është vlerë vetiake dhe vektori korre-
spondues u është vektor vetiak. Prej këtej kanë vend këto pohime:

• T zotëron një nënhapësirë invariante atëhere dhe vetëm atëhere në qoftë se T zotëron
një vlerë vetiake;

• T zotëron vlerën vetiake λ në qoftë se operatori T − λI nuk është i kthyeshëm;

• Hapësira e përftuar prej vektorëve vetiakë të vlerës vetiake λ është bërthama e opera-
torit T − λI (duke përjashtuar vektorin 0);

• Hapësira e përftuar prej vektorëve vetiakë të vlerës vetiake λ është nënhapësirë të V .

Për tu stërvitur me vlerat vetiake ju duhet të zgjidhni ushtrimin e mëposhtëm:

– 30 –
Ushtrimi C.2. Të llogariten vlerat dhe vektorët vetiakë në rastet e
mëposhtëme:

a) T = aI, a ∈ C;

b) T është operator mbi C2 i përcaktuar prej barazimit:

T (w, z) = (−z, w) ;

c) T është operator mbi R2 i përcaktuar prej barazimit:

T (w, z) = (−z, w) .

Teoremën e mëposhtëme nuk do ta vërtetojmë:


Teoremë C.1 Le të jetë T mbi V dhe λ1 , . . . , λm vlera vetiake të ndryshme nga njëra-
tjetra me vektorë vetiakë korrespondues v1 , . . . , vm të ndryshëm nga zero. Atëhere, vektorët
v1 , . . . , vm janë linearisht të pavarur.

C.4 Paraqitja e operatorëve


Në shumë zbatime është e rëndësishme të gjendet një bazë ku operatorët të paraqiten me
anë matricash diagonale. Një operator T zotëron paraqitje diagonale në rast se vektorët ve-
tiakë v1 , v2 , . . . , vn janë bazë e hapësirës V . Por paraqitjet diagonale nuk janë gjithnjë të mundura,
p.sh. operatori T mbi C2 :  
01
T =
00
nuk mund të diagonalizohet. Paraqitja diagonale diagonale garantohet për operatorët me
numër vlerash vetiake sa përmasa e hapësirës:
Teoremë C.2 Në qoftë se T mbi V ka dim V vlera vetiake të ndryshme, atëhere T zotëron
paraqitje diagonale në lidhje me një bazë të V .
Vërtetim. Prej teoremës C.1 vektorët vetiakë të vlerave vatiake të ndryshme janë linarisht
të pavarur. Meqë të tillë janë dim V , atëhere ato janë bazë e V . Në bazën e vektorëve
vetiakë T ka paraqitje diagonale. 2
E anasjella nuk është e vërtetë, i.e. në qoftë se T ka paraqitje diagonale, atëhere nuk rrjedh
se T ka dim V vlera vetiake. P.sh. operatori njësi në Cn ka paraqitje diagonale në bazën
standarte dhe zotëron vetëm një vlerë vetiake.
Torema e mëposhtëme, të cilën nuk do ta vërtetojmë, përcakton njëvlefshmërinë e paraqit-
jes diagonale me disa veti të operatorit në konsideratë.

– 31 –
Teoremë C.3 Le të jetë T mbi V me m vlera vetiake të ndryshme λ1 , . . . , λm . Atëhere po-
himet e mëposhtëme janë të njëvlefshme:

(a) T ka paraqitje diagonale në lidhje me një bazë të caktuar të V ;

(b) V ka një bazë të përbërë prej vektorëve vetiakë të T ;

(c) Ekzistojnë nënhapësirat njëpërmasore U1 , . . . , Un të V , secila invariante ndaj T , të tilla
që:
V = U1 ⊕ · · · ⊕ Un ;

(d) V = B1 ⊕ B2 · · · ⊕ Bm ku B1 , B2 , . . . , Bm janë bërthamat e operatorëve:

T − λ1 I , T − λ2 I , . . . , T − λm I ;

(e) dim V = dim B1 + dim B2 + · · · + dim Bm .

D Hapësirat vektoriale me prodhim skalar


Prodhimi skalar është funksioni që shoqëron dy vektorë v, w me një numër kompleks
a me anë të barazimit:
a = hv, wi ,
i tillë që të jetë i përputhshëm me gjatësinë e vektorit në rastin v = w. Vetitë e tij janë:

1. Pozitiviteti: hv, vi;

2. Vektori zero: hv, vi = 0 atëhere dhe vetëm atëhere në qoftë se v = 0;

3. Lineariteti: hu, v + wi = hu, vi + hu, wi;

4. Njëtrajtshmëria: hu, avi = ahu, vi , a ∈ C;

5. Simetria: hu, vi = hv, ui.

Shembulli më i rëndësishëm është prodhimi skalar Euklidian në Cn :

hu, vi = ū1 v1 + · · · + ūn vn ,

i cili, në formën e vektorëve shtyllë dhe rresht shkruhet në formën:
 
v1

 . 
hu, vi = u v = ū1 . . . ūn  ..  ,
vn

– 32 –
ku u∗ ≡ ūT .
Një shmebull tjetër i rëndësishëm është prodhimi skalar në hapësirën e funksioneve me
katror të integrueshëm: Z 1
hf, gi = f (x)g(x)dx .
0
Norma, ose gjatësia e vektorit, është funksioni që shoqëron një vektor v në numrat
realë jonegativë sipas barazimit: p
kvk = hv, vi .
Dy vektorë u, v quhen ortogonalë në qoftë se prodhimi i tyre skalar është zero, i.e.:

hu, vi = 0 .

Zbatimi i parë i ortogonalitetit eshtë teorema e Pitagorës, e zbuluar 2500 vjet më parë për
gjeometrinë në plan.

Ushtrimi D.1. Në qoftë se u, v ∈ V janë ortogonalë, atëhere ka vend


barazimi:
ku + vk2 = kuk2 + kvk2 .

Më tej do të vërtetojmë mosbarazimin Koshi-Shvarc. Për këtë do të na duhet të or-
togonalizojmë dy vektorë, v dhe u me kusht që v 6= 0. Për këtë shfrytëzojmë algoritmin
Gram-Shmid: le të jetë w vektori që kërkohet, pra vektori ortogonal me vektorin v. Për
këtë shprehim u si kombinim linear të v me w:

u = av + w

ku a është një numër kompleks. Prej ortogonalitetit të w me v gjendet:

hv, ui
0 = hu − av, vi = hu, vi − ā kvk2 ⇒ a= ,
kvk2

prej nga vektori u shkruhet në formën:

hv, ui
u= v+w.
kvk2

Mosbarazimi Koshi-Shvarc. Për u, v ∈ V ka vend:

|hv, ui| ≤ kvk kuk .

– 33 –
Vërtetim. Mosbarazimi është i vërtetë për v = 0, prandaj konsiderojmë rastin v 6= 0. Duke
ortogonalizuar vektorët v dhe u si më sipër, gjendet vektori w ortogonal me v, prandaj mund
të shkruajmë:
hv, ui
u= v+w.
kvk2
Prej teoremës së Pitagorës gjendet:

|hv, ui|2 |hv, ui|2


kuk2 = + kwk 2
≥ ,
kvk2 kvk2

prej nga rrjedh mosbarazimi. 2


Këtë leksion e mbyllim me një rezultat që përdoret shpesh, me mosbarazimin e trekëndëshit:

ku + vk ≤ kuk + kvk .

Vërtetimi bëhet duke ngritur në katror anën e majtë:

ku + vk2 = kuk2 + kvk2 + hu, vi + hv, ui ≤ kuk2 + kvk2 + 2 |hu, vi|

dhe duke zbatuar mosbarazimin Koshi-Shvarc:

ku + vk2 ≤ kuk2 + kvk2 + 2 kuk kvk = (kuk + kvk)2 .

– 34 –

Das könnte Ihnen auch gefallen